Drama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Drama- , ose Dramaturgjia , eshte fjale nga gjuha greke drama qe do te thote "veprim" e cila pos epikes dhe lirikes eshte shtylla e trete e letersise, veprat dramatike njihen edhe si drama. Drama eshte teater i shprehur me fjale. Me termin e pergjithshem Drama nenkuptojme ate krijimtari letrare qe shkruhet per tu shfaqur ne teater.Per kete arsye autoret i perfillon rregullat e saj te ngurta , pa zbatimin e se cilave ajo nuk mund te jete e suksesshme ne skene. Drama eshte nje nga gjinite kryesore te letersise artistike.Tekstet e shkruara per teater i quajme drame. Ashtu si perralla, tregimi, romani edhe drama ka nje ngjarje kryesore.

Ne koherat e hershme mbizoteronte shkrimi i drames ne vargje por sot ajo shkruhet ne proze, pasi proza i ofron asaj me shume mundesi shprehese se sa poezia. Tematika e drames eshte e afert me ate te prozes (teme historike, teme shoqerore, teme erotike, teme filozofike etj.). Ne varesi te tematikes kemi disa lloje dramash: drame historike, drame shoqerore etj. Konfliktet e drames jane konflikte te zakonshme qe ndodhin ne jeten e perditshme njerezore.

Si nder tri dramat e para shqiptare jane: Emira (1885) e Anton Santorit , Sofonisba e De Rades , dhe Besa e Samiut . Autore te tjere te drames Pashko Babi , Shtjefen Gjecovi , Mihal Grameno , Namik Delvina , Kristo Floqi , Gjergj Fishta , Anton Pashku , Haqif Mulliqi, Nebi Islami , Ekrem Kryeziu , Rexhep Qosja , Teki Dervishi , Azem Shkreli , Ymer Shkreli , Flamur Hadi, Fadil Hysaj, etj.

Veprat dramatike ne pergjithesi ndahen ne disa lloje:

Biseda ne Drame mund te jete Monolog dhe Dialog .

  • Monologu eshte atehere kur flet vetem nje personazh i mbetur ne skene.
  • Dialogu eshte atehere kur flasin dy e me teper personazhe

Pervec tekstit qe do te flasin aktoret , pjeset perberese e drames jane edhe didaskaliet , me te cilat pershkruhet pamja e skenes , veprimet dhe gjestet e personazheve , zhurmat qe do te degjohen etj., te cilat vihen zakonisht midis kllapave.

Varsisht nga mjedisi se ku ato luhen, per qellim seleksionim keto mjedise ndahen ne:

  • Filmi
  • Drama televizive (ndryshe e quajtur edhe Tele drama)
  • Drama audio (qe zakonisht thirret Radiodrama pasi qe eshte menyre klasike e shfaqjes se tyre.)

Drama Klasike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Drama Klasike (greke e romake) eshte shkruar ne vargje dhe eshte luajtur neper amfiteater , disa prej se cilave ruhen edhe sot (Si ne Butrint , pershembull qe ishte koloni greke). Drama Klasike kishte nje ndertim te ngurte , mbeshtetur ne rregulla te forta , prandaj kompozicioni i saj kalonte domsdo neper klto faza : Ekspozicioni , Thurja , Pika Kulmore , Peripecia dhe Zgjidhja.Nje veper dramatike zakonisht ndahet ne pjese me te vogla qe quhen Akte , prandaj kemi drame me pese akte , tri akte , me nje akt ... , nderkaq njesi edhe me e vogel eshte Skena , e cila shenon cdo hyrje e dalje te aktoreve ne skene.Meqe cdo drame ngrihet mbi nje konflikt , ai e ben edhe gjuhen e drames specifike , me dinamike , me emocionale , jo te zakonshme.Vetem Drama moderne arrit ta sillte ne skene njeriun , jeten dhe gjuhen e rendomte

Tek ne shikimi i teledramave ka humbur per nga interesi, ndersa ndegjimi i radiodramave per dashamiret e saj ka mbetur ne te njejtin nivel si me pare. Emitues i rregull i tyre [1] qe nga koherat e themelimit te radiostacionit te Prishtines ishte vete ky radiostacion si dhe disa radiostacione lokale (Radio Gjakova). Tani duket qe traditen e emitimit te tyre e ka pervetesuar Radio Kosova Live.


Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Sipas Hipi Zhdripit se paku nga 1983-84

Ne keta shekuj, edhe pas tyre, heronjte e tragjedise e te komedise nisin te dallojne nga ata te drames, pasi heroi i drames eshte individ qe e ndjen thellesisht vuajtjen dhe me gjithe shpirt lufton per t’i zgjidhur ceshtjet e medha jetesore