Vitet 1990

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shekulli XX : Vitet 1900 - Vitet 1910 - Vitet 1920 - Vitet 1930 - Vitet 1940


Vitet 1950 - Vitet 1960 - Vitet 1970 - Vitet 1980 - Vitet 1990

Ngjarje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kosove

Ne vazhden e faljeve te gjaqeve qe kulmoj me falje masive te “Verat e Llukes”, ishte ajo e Drenices, ku qindra familje u pajtuan ne vitit 1990.

Ne kete falje e iniciuar nga Anton Ceta, shume familje shqiptare i shtrine doren njera tjetres, duke i fale gjakun.

Ajo qe bije ne sy, eshte edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, qe ishte ne pjesen e publikut. Komandanti shihet disa here ne kete video-arkiv gjate emisionit “Arkivi” ne RTK.

Shqiperi

Ja 20 ngjarjet kryesore 1990-1991, qe cuan ne zgjedhjet e 31 marsit 1991

1. 14 janar 1990: Zhvillohet ne Shkoder demonstrata e pare antikomuniste ne Shqiperi. Mijera shkodrane dalin ne qender te qytetit dhe perpiqen te hedhin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria arrijne te shperndajne turmen. Dhjetera protestues arrestohen dhe dhunohen barbarisht ne burgje. 2. 26 mars 1990: Zhvillohet nje demonstrate masive antikomuniste ne Kavaje. Forca te shumta policore e shtypen me egersi kete demonstrate. Masivisht fyhet diktatori Hoxha. 3. 2 korrik 1990: Fillon hyrja masive ne ambasada. Me mijera te rinj hyjne ne ambasada ne kerkim te azilit politik. Ambasadat me me shume persona jane ajo gjermane dhe ajo italiane. Te vetmet ambasada ku nuk pati azilante ishin ajo kineze dhe ajo kubane. TVSH transmeton pamje ku azilantet kerkojne te dalin, por nuk i "lejojne" autoritetet e ambasadave. Fillojne demonstratat antikomuniste ne gjithe vendin. 4. korrik-nentor 1990: Demonstrata antikomuniste zhvillohen ne gjithe vendin e vecanerisht ne Tirane, Durres, Kavaje, Shkoder, Elbasan dhe Korce. Kerkesa kryesore e demonstruesve eshte hapja e Shqiperise dhe rrezimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italise me ane te anijeve. Mbi 20.000 shqiptare largohen me mjete ujore. Policia Kufitare vret shume te rinj shqiptare qe po arratiseshin drejt nje jete me te mire. 5. 8 dhjetor 1990: Studentet e Universitetit te Tiranes formojne Partine Demokratike te Shqiperise, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udheheqesit kryesore jane Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksander Meksi, Eduart Selami dhe Gramoz Pashko. Partia e re bazohet mbi idealet e "demokracise, lirise, pluralizmit dhe tregut te lire". 6. 11 dhjetor 1990: Studentet takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Aline. Ata i bejne te ditur atij kerkesat e tyre. Alia nuk pranon t'i plotesoje ato. 7. 12 dhjetor 1990: Zgjidhet kryetari i Partise Demokratike. Me shumice votash fiton Sali Berisha njeri nga doktoret me te njohur te vendit. 8. 5 janar 1991: Fillon botimi i gazetes "Rilindja Demokratike", organ i Partise Demokratike. 9. 20 shkurt 1991: Demonstruesit, pasi perleshen me policine, rrezojne bustin e diktatorit Hoxha, i cili sundoi vendin per 40 vjet nen diktaturen komuniste me te ashper ne bote se bashku me ate te Kamboxhias. 10. 21 shkurt 1991: Situata per regjimin behet shume kritike. Jep doreheqjen kryeministri i vendit, Adil Carcani. Ne krye te qeverise vjen Fatos Nano. 11. 31 mars 1991: Mbahen zgjedhjet e para pluraliste. Kodi Zgjedhor dukshem favorizon PPSH. Me shume manipulime fiton PPSH. Ne qytetet e medha fiton Partia Demokratike. PPSH fiton ne zonat fshatare, ku PD ende nuk ka mundur te arrije. Vete Ramiz Alia humbet ne zonen ku ne vitin 1941 u formua Partia Komuniste Shqiptare. Por ai zgjidhet President i Republikes me votat pro te PPSH dhe ato kunder te PDSH. 12. 2 prill 1991: Pas nje demonstrate paqesore vriten ne Shkoder 4 aktiviste te PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti nje vale te re protestash. Demonstruesit e egersuar djegin Komitetin e Partise se Shkodres. 13. prill 1991: Zhvillohen greva dhe demonstrata te fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen me te rende pikerisht nga punetoret, te cilet hyjne masivisht ne greva. 14. 4 qershor 1991: Jep doreheqjen kryeministri Fatos Nano per shkak te protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi. 15. 10 qershor 1991: Ne nje Kongres historik PPSH (Partia e Punes e Shqiperise) ndryshon emrin ne PSSH (Partia Socialiste e Shqiperise). Ndryshon edhe udheheqja e Partise. 16. qershor-nentor 1991: Zhvillohen demonstrata antikomuniste. Thirrjet e demonstruesve jane "Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa!", "Liri-Demokraci!", "Enver-Hitler!", "Poshte komunizmi"! etj. Ne cdo qytet rrezohen bustet e Enver Hoxhes, Leninit dhe Stalinit, simbole te diktatures se eger komuniste. Kerkohet ndryshimi i emrave te institucioneve te ndryshme qe kane emrin e Enver Hoxhes, Leninit, Stalinit ose daten e krijimit te PKSH. Ushtria demonstron forcen, duke levizur tanket neper qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijera te rinj kerkojne nje jete me te mire drejt vendeve perendimore. 17. 6 dhjetor 1991: Jep doreheqjen qeveria e koalicionit per shkak te largimit nga qeveria e ministrave te PD. 18. janar-mars 1992 19. janar 1992: Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit qe do te pergatise vendin per zgjedhjet e parakohshme. 20. 22 mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me nje rezultat te thelle fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit eshte 90%. Ne krye vjen nje qeveri e djathte, e para qeveri e djathte qe nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President te Republikes zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (me perpara kane qene Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur ne menyre demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.

Lindje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vdekje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Roland Qafoku, drejtues i emisionit “Debat ne Channel One”, ka bere nje hulumtim ku ka rreshtuar 50 krimet me te renda nga 1990-2014.

Nga 1990 deri me sot kane ndodhur 6400 vrasje. Shtate krime te renda tronditen opinion publik vetem ne 6 muajt e fundit.