Animimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Animimi ( latinisht : animare , "ringjallue"), eshte cdo teknike ku pamjet dhe figura perpunohen per te dhene idene e levizjes. Ne metoden tradicionale te animimit, panelet filmike dhe sfondet vizatohen me dore ne filma transparent ( celuloid ) dhe fotografohen . Fotografite e nje pas njeshme perbejne panelet filmike qe ngjiten ne shiritin filmik perfundimtar i cili kur luhet ne projektor krijon idene e levizjes. Ne kohen e sotme eshte shume e perhapur teknika e pamjeve prej perllogaritjeve numerike qe krijojne pamje me shume detaje ne tre (3D) apo ne dy dimensione (2D). Teknika te tjera edhe me te hershme se ajo tradicionale jane ajo e kukullave, figurave prej balte, e letrave te prera etj.

Nje person i cili merret me animim, emertohet animator .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per qindra vite me pare, para se te arrinim ne teknologjite e fundshekullit te XIX-te, animimi ishte gjithsesi i zhvilluar ne trajta me te thjeshta si ajo e levizjes se kukullave, lojes se hijeve, aparateve automatike, projeksionet e para me llampa dhe lente etj. [1]

Me shpikjen e teknologjive me te perparuara per shiritat filmik dhe projektoret, si dhe me themelimin e ndermarresise se filmit dikur rreth 1895, paralelisht lind edhe ndermarresia e filmave te animuar si pjese e saj. Ajo do te linde si nje ndermarresi e mirefillte pas shpikjes se printimeve litografike [2] me ngjyra qe perdoreshin per te krijuar laqe filmike qe perseriteshin pafund ne projektoret e posacem. Keto vizatime kryesisht beheshin duke vizatuar permbi imazhe te fotografuara. Kjo teknike qe do coje me pas ne shpikjen e rotoskopit qe do perdoret shume ne tekniken tradicionale te animimit deri nga vitet 1950.

Filmi i pare i animuar i suksesshem eshte ai ne 1907, " Hoteli me fantazma " ( anglisht : " The Haunted Hotel "), nga J.Stuart Blackton [3] . Ky film i animuar u realizua me tekniken ndal-levizje. Filmi " Fantazmagorie " i Emile Cohl eshte filmi i pare i njohur ne tekniken tashme tradicionale te vizatimit me dore te cdo paneli filmik. [4] Ladislas Starevich ka krijuar filmat e pare me tekniken e kukullave [5] .

Filmi i pare i animuar me ze eshte " Shtepia ime e vjeter ne Kentaki " (titulli origjinal ne anglisht "My Old Kentucky Home") nga Max Fleischer ne vitin 1926. Filmi i pare i animuar me ngjyra eshte " Lule dhe Peme " (titulli origjinal ne anglisht " Flowers and Trees ") ne vitin 1932 nga Walt Disney me teknologjine e re technicolor [6] .

Filmi i pare i plote (ose me metrazh te gjate, ose kino film) eshte " El Apostol " nga italo-argjentinasi Quirino Cristiani ne vitin 1917 [7] . Te gjithe filmat e animuar perpara tij ishin filma te shkurter. Ky film u ralizua ne tekniken me kartona.

Filmi i pare i animuar i prodhuar ne Shqiperi eshte " Vajza me pata " nga " Kinostudio Shqiperia e Re " ne vitin 1975 [8] . Ky film ishte realizuar ne tekniken me kukulla dhe eshte film i shkurter.

Filmi i pare i animuar i realizuar ne Kosove eshte filmi i shkurter " Molla e Kuqe " [9] nga Cak Consulting (Mentor Berisha) ne 2010 me mbeshtetjen e Qendres Kinematografike te Kosoves .

Filmi i pare i animuar i realizuar ne Maqedonine e Veriut eshte " Embrio № M " (jo ne gjuhen shqip) ne 1971 por filmi i animuar shqip eshte i pazhvilluar. Gjithahstu filmi i animuar eshte i pazhvilluar ne Mal te Zi ne pergjithesi dhe per komunitetin shqiptar po ashtu.

Ne vitet 1950 filmat e animuar filluan te shfaqen ne ekranet televizive pervec kinemave. Ne vitet 1970 zhvillimet ne perllogaritjet numerike me makina (pamje te perllogaritura elektronikisht - ne anglisht CGI) kishin arritur piken e tille qe mund te zbatoheshin per podhimin e pamjeve te filmave te animuar. Filmi i pare i prodhuar krejtesisht me tekniken e perllogaritjeve elektronike eshte "Shpetimtaret nga poshte" (titulli origjinal ne anglisht " The Rescuers Down Under ") nga Walt Disney ne 1990. I gjithe prodhimi qe dikur behej me vizatime ne celuloid dhe fotografimi me kamera ne kete film u be me kompjuter.

Vlera Tregut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sot ndermarresia ne animim vleresohet te kete nje vlere tregu boteror prej qindra miliard dollareshe, rreth 270 miliard dollare ne 2020 [10] .

Per sa i perket tregut shqipfoles, ai eshte shume me i madh se shtetet e vecanta te cilat po te merren se bashku perbejne territorin e banuara nga shqiptare. Pervec ketij territori ne Ballkanin perendimor ku ka poullsi shqipfolese ka edhe nje popullsi po aq te madhe shqipfolese qe jeton jashte shtetit Shqipetar, Kosovar, Maqedonise se Veriut apo Malit te Zi, pra ne emigracion neper bote.

Por vlera me e madhe prodhimeve ne animim eshte fakti se tregu global vjen gjithnje duke u shkrire ne nje te vetem, fale zhvillimeve teknologjike. Edhe perkthimet e filmave nga nje gjuhe ne tjeter behen me shpejte dhe produktet, filmat, jane me te gjendshem prane shikuesve.

2030 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • 2034 - Toka

Ndermarresi te nderlidhura: mjete te tjera komunikimi, mallra dhe parqe tematike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shpesh filmat burojne nga mjete te tjera komunikimi si librat apo vizrrefejat. Shume shpesh idete testohen ne keto mjete perpara se te ndermerren nisma per te nisur procesin per kthimin ne nje film te animuar, proces qe zakonisht eshte i kushtueshem. Rast i tille eshte ai i vizrrefejave te prodhuara ne ShBA dhe Japoni. Vizrrefejat me te sukseshme kthehen ne filma te animuar (seriale ose me metrazh te gjate) si ato te studiove Marvel Comics ne ShBA, krijuesit e vizrrefejes Spider-Man apo Bird Studio ( Akira Toriyama ) ne Japoni, krijuesit e vizrrefejes Dragon Ball .

Gjithashtu suksesi dhe fama e personazheve te filmave ka cuar ne krijim me sukses te mallrave nga me te ndryshmet qe bartin imazhin e personazheve te filmave te animuar. Mallra te tilla si veshje, canta etj. qe ne shimicen e rasteve i drejtohen grupmoshave te femijeve dhe te rinjve qe jane dhe shikuesit e ketyre filmave.

Nje tjeter ndermaresi me shume treg te madh sot ne bote qe nderlidhet me filmat e animuar jane lojerat per gjithe grupmoshat. Permendim ketu lojerat me letra apo edhe lojrat elektronike. Shume shpesh filmat e animuar jane krijuar enkas per te tregetuar produkte lojerash elektronike si video lojera etj. Rasti i Pokemon eshte shembulli tipik ne historine e filmave te animuar [11] .

Gjithashtu nje ndermarresi shume e lidhur me boten e animimeve eshte ajo e parqeve tematike ku parqet ndertojne argetime te bazuara ne peisazhet, ambjentet dhe personazhet e shfaqura ne filmat e animuar. Shebulli tipik ketu eshte ai i parqeve te Walt Disney Company ne disa qytete neper bote [12] .

Lloji sipas formatit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Seria [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shume nga filmat e shkurter te prodhuar ne periudhen e arte te animimit (1900-1950) ishin ne formen e serialeve ku episodet nuk kishin vazhdimesi ne tregimin qe paraqesnin. Pra ishin seriale episodike. Te tille neper bote mund te permendim filmat e Walt Disney " Komedite e Lizes " ne 1924 (titulli ne origjinal anglisht " Alice Comedies" [13] ) etj. gjithashtu edhe seriali te mevone si Simpsons ne 1989 etj. [14]

Me perhapjen e televizionit dhe transmetimit e filmave te animuar, si dhe me permiresimin e teknikave te prodhimit te filmave te animuar, fillojne te shfaqen edhe filma te animuar si seriale ku tregimi eshte i vazhdueshem nga episodi ne episod. Pra pervec harkut te vet episodit, tregimi ndjek edhe nje hark me te madh qe zhvillohet pergjate gjithe episodeve te nje sezoni. Zakonisht episodet e reja te sapo prodhuara nxirren ne transmetim nje here ne jave. Ne varesi te teknikes se animimit te perdorur, puna per krijim e episodeve mund te kete nisur muaj perpara se te arrihet ne perfundimin etij dhe transmetimin. South Park eshte nje nga shembujt me te mire ku skenari dhe realizimi me teknikat kompjuterike (qe rikrijojne tekniken e kartonave ne kompjuter) arrihet vetem ne disa dite [15] . Kjo e mundeson South Park te jete nje serial qe trajton ne episodet e tij edhe materiale nga ndodhite qe kane ndodhur vec disa dite me pare duke e bere nje nga serialet me aktual me ngjarjet e javes apo edhe dites.

Disa seriale te famshme neper bote edhe ne territoret shqiptare:

Titulli Fillimi Fundi Shteti SQ
American Dad 2005 ShBA
Dragon Ball 1986 1989 Japonia
Angry Beavers
Drawn Together 2004 ShBA
Family Guy 1999
2005
2002
-
ShBA
Futurama 1999 2003 ShBA
Kim Possible 2002
Robot Chicks 2005
Simpsons 1989 ShBA
Spongebob Squarepants 1999
South Park 1997 ShBA
The Fairly OddParents 2001

Filmi i pare seri i animuar ne Shqiperi eshte " Pipiruku " ( Pipiruku pret dy "miq" - 1983; Pipiruku ne pallat - 1985; Pipiruku ne hambar - 1988) dhe " Zogu pushbardhe " (gjashte episode 1983-1986). Ne te dy rastet kemi te bejme me seriale episodike ku episodet nuk kane detyrimisht vazhdimesi por ekzistojne si histori me vehte.

Filmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Filmi i animuar i plote, me metrazh te gjate, konkuron bindshem me filmin e aktruar jo vetem per nga cilesite artistike por edhe per te ardhurat qe fitojne. Rast me ekstrem eshte ai i tregut kinematografik te Japonise ku filmat a animuar krijojne me shume te ardhura se filmat e aktruar [16] .

Filmat a animuar vazhdimisht konkurojne me filmat e aktruar neper festivale apo cmime, si ato Oscar, duke u shpallur si konkurent ne shume prej kategorive.

Disa nga filmat e famshen ne historine e filmave te animuar:

Titulli Viti i prodhimit Shteti SQ
Finding Nemo 2003 ShBA
Incredibles 2005 ShBA
Madagascar 2005 ShBA
Shrek 2001 ShBA
Shrek 2 2004 ShBA

Teknika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Epoka e re e animimit qe lindi qysh ne vitin 1908 ne thelb kishte nje metode: krijim e cdo paneli filmik dhe luajtja e tyre per te krijuar idene e levizjes. Per krijim e ketyre paneleve jane perdorur disa teknika.

Vizatim [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne tekniken e vizatimit (ang. traditional animation ose ang. cel animation ose se fundmi ang. 2D animation per ta dalluar nga teknikat me te fundit kompjuterike ang. 3D animation ) personazhet vizatohen me dore per cdo panel filmik.

Rotoskop [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per te permiresuar cilesine e vizatimeve dhe per te rritur shpejtesine e krijimit te vizatimeve, Max Fleischer shpik rotoskopin ne 1915 qe lejonte vizatimin panel per panel te filmave te aktruar te meparshem [17] . Pra levizjet e personazheve aktroheshin me aktore dhe filmoheshin pastaj krijoheshin vizatimet duke pare levizjet ne keto filma te aktruar. Kjo jepte vertetesi dhe shpejtesi ne krijimin e vizatimeve dhe perfundimin e filmit vizatimor.

Aktrim dhe vizatim [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teknika e aktrim dhe vizatimit (ang. live-action/animation ) perfshin kombinimin e filmimeve te aktrimit te aktoreve me filmime te vizatimeve te animuara. Kjo teknike eshte perdorur shume sidomos ne fillimet e filmave te animuar per te terhequr dhe per te krijuar pershtypje tek publiku: ne film shfaqej piktori qe niste vizatimin ne leter dhe vizatimi merrte jete nepermjet animimit dhe si piktori/aktori dhe personazhet beheshin pjese e filmit. Edhe me vone kjo teknike eshte perdorur me sukses, p.sh. filmi Kush futi ne kurth Lepurin Roxher (titulli origjinal ne ang. Who Framed Roger Rabbit ) nga Ualt Diznej .

Ndal-leviz [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teknika ndal-leviz ( ang. stop-motion ) bazohet ne pozicionimin e objekteve dhe personazheve ne pozicionin e duhur dhe fotografimin. Keshtu krijohet nje panel filmik. Pastaj per panelin e radhes objektet levizen ne pozicionin e ri dhe pastaj fotografohen serish. Keshtu krijohet paneli i dyte. Keto veprime perseriten derisa krijohen te gjitha panelet e nevojshme per te krijuar shiritin filmik. Kjo teknike perfshin disa nen lloje si filma me kukulla, filma me plasteline etj.

Kukulla [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teknika me kukulla (ang. puppet animation ) perdor kukulla te vendosura ne sfonde 3 dimensionale dhe vendosen ne pozicionin e duhur per cdo panel dhe fotografohen. Filmi i pare i animuar shqip u realizua me tekniken me kukulla, filmi " Vajza me pata " ne 1975.

Kartona [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sipas teknikes me kartona (ang. cutout animation ) objektet, sfondet, peizazhet dhe personazhet vizatohen ne leter te trashe ose kartona dhe kartonat priten sipas konturit. Keto kartona pastaj levizen dhe fotografohen per cdo plan filmik. Ndryshe nga teknika me vizatim kjo teknike kursen kohe sepse nuk rivizatohet objektet dhe personazhet. Por kjo teknike nuk lejon ate zhdervjelltesi ne levizje apo ate rrjedhshmeri si teknika e vizatimit. Nje nga filmat e pare te animuar me metrazh te gjate ne bote eshte realizuar me kete teknike, filmi "Ndodhite e Princ Ahmetit" (titulli origjinal Die Abenteuer des Prinzen Achmed ) ne 1926 nga Lotte Reiniger.

Plasteline [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teknika me plasteline (ang. clay animatio ose ang. plasticine animation ose ang. claymation ) objektet, sfondet, peizazhet dhe personazhet krijohen prej materialit te pplastelines. Keto sende plasteline ndryshohen ne pozicionet e reja dhe fotografohen per cdo plan filmik. Kjo teknike ka me shume levizshmeri sesa ajo me kukulla fale plastelines dhe vetive deformuese te saj.

Pamje te perllogaritura elektronike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teknika me pamje te perllogaritura elektronike (ang. computer graphic imagery ose shkurt ang. CGI ) perfshin te gjithe programet qe perdoren per te krijuar panelet filmike. Pra ne kete teknike gjithcka mund te jete e perllogaritur elektronikisht me programe. Keto programe mund te zevendesojne teknikat e lartpermendura. Vizatimi me dore dhe fotografimi zevendesohen me vizatimin ne kompjuter dhe vendosja e vizatimeve ne programe per te krijuar filmin perfundimtar. Teknika e kartonave dhe ndal-leviz mund te rikrijohet me programet 3 dimensionale krejtesisht ne kompjuter.

Teknika te kombinuara [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Filmat e animuar mund te perdorin edhe kombinime teknikash per te arritur rezultatin perfundimtar.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 8. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  2. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 15. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  3. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 26. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  4. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 31. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  5. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 72. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  6. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 99. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  7. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 87. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  8. ^ "Vajza me pata" . AQSHF . Arkivuar nga origjinali me 10 mars 2021 . Marre me 2021-03-03 .
  9. ^ "MOLLA E KUQE - Film i Animuar | Qendra Kinematografike e Kosoves | QKK" . web.archive.org . 2021-01-18. Arkivuar nga origjinali me 18 janar 2021 . Marre me 2021-03-05 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  10. ^ "? Global animation market value 2017-2020 | Statista" . web.archive.org (ne anglisht). 2020-08-17. Arkivuar nga origjinali me 17 gusht 2020 . Marre me 2021-03-06 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  11. ^ Clements, Jonathan (2015). The anime encyclopedia : a century of Japanese animation (ne anglisht). Helen McCarthy (bot. 3). Berkeley, California. ISBN   978-1-61172-909-2 . OCLC   904144859 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  12. ^ "Amusement and Theme Parks Market Size, Share, Trends And Forecast" . web.archive.org (ne anglisht). 2021-02-04. Arkivuar nga origjinali me 4 shkurt 2021 . Marre me 2021-03-06 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  13. ^ Lenburg, Jeff (2009). The encyclopedia of animated cartoons (ne anglisht) (bot. 3). New York, NY: Facts on File/Checkmark Books. fq. 18. ISBN   978-0-8160-6599-8 . OCLC   145396632 .
  14. ^ Webb, Graham (2011). The animated film encyclopedia : a complete guide to American shorts, features and sequences, 1900-1999 (ne anglisht) (bot. 2). Jefferson, N.C. fq. 11. ISBN   978-0-7864-4985-9 . OCLC   701672515 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  15. ^ "6 Days to Air: The Making of South Park - Season 1 - TV Series | Comedy Central US" . web.archive.org (ne anglisht). 2021-02-03. Arkivuar nga origjinali me 3 shkurt 2021 . Marre me 2021-03-06 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  16. ^ "?代ランキング - CINEMAランキング通信" . web.archive.org (ne japonisht). 2021-03-05. Arkivuar nga origjinali me 5 mars 2021 . Marre me 2021-03-06 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: BOT: Gjendja e adreses origjinale eshte e panjohur ( lidhja )
  17. ^ Bendazzi, Giannalberto (2016). Animation : a world history (ne anglisht). Boca Raton. fq. 44. ISBN   978-1-138-94307-0 . OCLC   934475892 . {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )