Rene Dekart

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Rene Descartes

Rene Descartes , lexo: Rene Dekart (ose latinisht Renatus Cartesius , 31 mars , 1596 ne La Haye en Touraine , France - 11 shkurt , 1650 ne Stokholm , Suedi ), ishte filozof francez , matematikan , dhe shkrimtar i cili pas rinise se tij shkoi te jetoje ne Holande . Konsiderohet themelues i filozofise moderne sidomos i filozofise perendimore. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me vemendje sidomos libri i tij Meditaticione filozofike vazhdon qe te jete tekst standard ne shume universitete. Descartesi dha kontribute te cmueshme ne matematike Sistemi koordinativ i Descartesit i cili lejon qe figurat gjeometrike te shprehen me ndihmen e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrise analitike . Descartesi eshte figure kyce ne te ashtuquajturin Revolucion shkencor .

Konsiderohet themelues i drejtimi filozofik racionalizmi . Fushat e interesit kane qene metafizika , epistemologjia , matematika gjithmone i ndikuar nga Platoni , Aristoteli , Alhazeni , Avicenna , al-Ghazali , St. Augustine , Thomas Aquin , Mersenne , Michel de Montaigne , Duns Scotus , Baruch Spinoza , Thomas Hobbes , Blaise Pascal , John Locke , Gotfried Leibniz , Immanuel Kant etj. Ndjekes ose pasues te Descartesit jane filozofet : Edmund Husserl , ?i?ek , Chomsky , Stanley , Dirck Rembrantsz van Nierop etj.

Thenia e tij e famshme eshte: Cogito ergo sum (frengjisht Je pense, donc je suis ) ; (anglisht I think, therefore I am ose I am thinking, therefore I exist ) ose ne shqip: Mendoj pra jam, te cilen e gjejme ne pjesen e katert te librit te tij Discourse de la Methode . Kjo thenie e permban thelbin e filozofise racionaliste.

Principia philosophiae , 1685

Rene Dekarti (Rene Descartes - Cartesius Renatus), lindur me 31 mars 1596 ne La Haje prane Turit (i quajtur me pas La Haje-Dekart, pastaj Dekart), ishte femija i trete i juristit Joakim Dekart dhe e gruas se tij, e cila vdiq nje vit me vone. Rreth moshes dhjetevjecare, djali i ri u cua ne kolegjin e jezuiteve te La Fleshes, ne Anzhu, ku mesoi mes te tjerash fiziken, matematiken dhe filozofine. Pas tete vitesh studimi, mesoi per drejtesi ne Puatie, ku u formua si jurist. Atehere Dekarti ndermori udhetime te gjata permes Evropes. Gjate nje qendrimi ne Vendet e Uleta, u fut ne ushtrine e princit Moris de Naso, ndersa pas nje viti kaloi ne ate te Maksimilianit te Bavarise. Takimi me mjekun dhe natyralistin Isak Bekman e nxiti te interesohej per ceshtje shkencore. Gjate nje nate dimri te vitit 1619, kur ndodhej ne garnizon ne rrethinat e Ulmit, Dekarti pa tri endrra, qe duhet te kene ndikuar thelle ne rrjedhen e jetes se tij, sic e ka treguar vete, sepse i zbuluan prirjen e tij shkencore. Ai braktisi jeten prej ushtari mercenar dhe rifilloi udhetimet permes Gjermanise, pastaj ne Vendet e Uleta dhe ne Itali. Nga 1625 deri me 1628 jetoi ne Paris, ku pati takime me matematikanin Maren Mersenen dhe rrethin e tij shkencor. Atehere iu perkushtua ne menyre te vecante ceshtjeve te optikes, algjebres dhe teorise se ndijimit. Ne fund te vitit 1628, per t'u shpetuar telasheve dhe rendeses se censures fetare dhe politike, Dekarti emigroi ne Holande, ku do te qendronte njezet vjet, ne vende te ndryshme, me se shpeshti ne fshatra te vecuara, per te punuar mbi kerkimet dhe shkrimet qe kishin te benin me matematiken, fiziken, mjekesine (kryesisht anatomine) dhe filozofine. Vepra e pare u botua ne frengjisht me 1637 - ne fillim pa autor - nen titullin e plote Diskutimi i metodes per ta prirur mire arsyen e saj dhe per te kerkuar te verteten te shkencat, si dhe Dioptrika, Meteore dhe Gjeometria, qe jane sprova te kesaj metode; ai gjeti shume shpejt nje rreth te gjere lexuesish. Kjo veper u pasua me 1641 nga Persiatje metafizike, qe perben vepren e tij kryesore. Tre vjet me vone u botua Principia philosophie (Parimet e filozofise), nje lloj doracaku ne te cilin permblidheshin ne kater pjese themelet e mendimit te tij dhe te kerkimeve qe kishte kryer deri atehere.

Vepra, e botuar ne fillim ne latinisht, u perkthye ne frengjisht qe ne vitin 1647. Pas nje ngurrimi te gjate, ne veren e vitit 1649 Dekarti pranoi ftesen e mbretereshes Kristina te Suedise dhe shkoi ne Stokholm per t'i dhene asaj mesime filozofie. Por mori shume shpejt nje pneumoni qe i dha fund jetes se tij me 11 shkurt 1650, ne moshen pesedhjet e kater vjecare. Pak formulime filozofike jane bere aq te famshme sa cogito ergo sum "Une mendoj, pra une jam" - e francezit Rene Dekart, e shprehur me 1644 ne Principia philosophioe (Parime te ftlozofise). Filozofi rimerr ketu arsyetimin e tradites skeptike: asnje perceptim i shqisave nuk eshte i sigurt; madje une nuk di nese nje "gjeni i lig nuk eshte duke me genjyer me nje bote te rreme ; e si ta di me siguri te plote qe thjesht nuk e enderroj ate qe perceptoj ? E vetmja gje per te cilen jam i sigurt eshte ajo qe mendoj, qe kryej ne vetvete, me vetedije dhe lirisht, veprimet shpirterore ekzistenca e te cilave eshte per mua me e sigurt se ajo e botes materiale, duke perfshire ketu edhe vete trupin tim. Edhe sikur vetem te enderroj, mendimi im tek endrra do te jete dicka. Nga e gjithe siguria e pare - "une mendoj" - rrjedh detyrimisht siguria e dyte - "une jam" ; keshtu, ka dicka qe ekziston, nje te Qene, qe eshte vetja ime.

Te Persijatje metafizike, Dekarti e con deri ne fund mendimin qe kishte prekur me 1637 tek e famshmja Diskutim per metoden : te mendosh dhe te arsyetosh shkencerisht, nuk mund te pohosh se asgje nuk mund te shfaqet persosurisht e sigurt dhe e qarte ; duhet t'i shperbesh ceshtjet ne aq perberes sa do te jete e nevojshme per te mundur te flasesh me siguri per secilin prej tyre.

Fjalet e qarta dhe te thjeshta lejojne te ndertosh pak nga pak gjerat me te nderlikuara. Per te provuar efikasitetin e metodes se tij - bazuar para se gjithash mbi proceset e ndertimit te gjeometrise - Dekarti shtoi si aneks te Diskutimi tri "sprova" shkencore: nje mbi perthyerjen e drites (dioptrik) ; nje mbi meteorologjine (meteores) ; dhe nje te trete (gjeometria),ku shtjellonte gjeometrine analitike qe kishte shpikur dhe qe mbetet aktuale, sipas se ciles ekuacionet algjebrike pasqyrohen ne figura gjeometrike fale sistemit te koordinatave "karteziane" dhe anasjelltas.

Pasi me cogito ergo sum gjeti nje te vertete metafizike te thjeshte, me te njejtin kuptim dhe teper te kufizuar, perseri Dekarti ben nje kthese nepermjet teologjise, per te nxjerre sigurine e aksiomave matematike, si dhe sigurine e vete trupit te tij dhe te botes se jashtme: une gjej ne mendimet e mia idene e nje qenie te perkryer, domethene te Zotit. Kjo ide eshte ketu sepse e mendoj, por nuk mund te vije prej meje perderisa jam i papersosur dhe se persosuria - aksiome e rimarre nga Dekarti nga tradita antike dhe skolastike qe, per vec te tjerash, e perbuz - nuk mund te vije nga papersosuria. Pra, jashte meje duhet te kete Zot, dhe meqenese Zoti ne persosurine e tij nuk mund te me mashtroje, nuk ka vend per zhgenjim: une kam fare mire nje trup, ka fare mire nje natyre rreth meje, dhe "dy edhe dv bejne kater", si i thote Don Zhuani Sganarelit (Don Zhuani III, skena I). Pasi i dha shkences natyrore nje bazament metafizik te pacenueshem (sipas tij), dhe pasi siguroi ne kete menyre "metoden" e tij te kerkimit, Dekarti mundi te shtjellonte fiziken e tij mekanike. Ashtu si mendimi perbehet nga njohja dhe deshira, po ashtu edhe bota materiale perbehet nga trupa pak a shume te shtrire dhe nga levizja e ketyre trupave. Mbare universi eshte mbushur nga therrmija te pjesetueshme ne pafundesi, me trupa dhe forma te ndryshme ; meqenese nuk ka zbrazeti, as edhe hic, keta trupa ndajne se bashku ne qendrueshmeri levizjet e tyre, ashtu si ne nje ore nje rrote me dhembeza formon ingranazh me nje rrote tjeter. Vete Zoti eshte si energjia, qe mban ne levizje kete ore te universit. Ne shekullin XVII, nuk sherbente vetem ora si model per shpjegimin e natyres, por edhe loja e ujerave ne parqet e senjoreve te medhenj. Gjendra epifike e trurit (ose epifiza), qe per Dekartin eshte qendra e sistemit nervor, funksionon, sipas tij, si stacioni rele-nderrese shperndares i lojerave te ujit. Pershtypjet qe japin shqisat arrijne aty si vale te vogla te trysnise; prej andej, me ndermjetesine e fijeve nervore qe veprojne si nje sistem hidraulik, shtytjet u percillen muskujve te trupit dhe shnderrohen ne levizje muskulore. Trupi i njeriut, ashtu si universi, eshte nje makine. Mbetet qe zot i kesaj makine te jete shpirti i qenies njerezore.

Dekarti, ne shtjellimet e tij mbi moralin, tregon si shpirti meson tere shkathtesi te zoteroje pasionet e trupit; se vullneti njerezor mund te ngadhenjeje mbi kete te fundit. Shpirti mendimtar dhe qe fiksohet me deshire te qellimet, mbetet per te rrenjesisht i ndare nga bota materiale - krejt ndryshe nga sistemi materialist i Tomas Hobsit. Dekarti riperteriu keshtu dualizmin e vjeter platonik te shpirtit dhe te trupit, por ne menyre te tille qe do te linte gjurme ne filozofine e koheve moderne : shpirti eshte subjekti i njohjes - kuptohet qe Dekarti nuk perdor ende konceptin "subjekt" ne kete kuptim - perballe te cilit ngrihet bota materiale e objektit. Edhe trupi njerezor i perket kesaj bote te objektit. Por nje ceshtje mbetet pezull e qe Dekarti nuk mund ta zgjidhe dhe per kete keshillon te merret si e dhene: ceshtja e ingranazhit midis trupit material dhe shpirtit jomaterial. Kjo ceshtje do te vazhdoje edhe ne metafiziken moderne. Mendimi (shpirti) eshte gjithmone per Dekartin dicka vetjake: shprehja e tij "une mendoj (dhe dua)", mbetet pikenisja e metafizikes se tij. "Uni", qe mbreteron mbi trupin dhe qe synon gjithashtu te sundoje natyren e jashtme me anen e makinave, eshte nje koncept i ri ne historine e mendimit. Ai dallohet krejtesisht nga "uni" mesjetar, i ngulitur ne traditat e qendrueshme, por edhe i lire ndaj nevojave dhe deshirave te natyrshme. Ai dallohet po ashtu nga "uni" i Rilindjes italiane, qe kerkonte shpalosjen e lire te pasioneve te tij fizike. Shekulli XVII i kundervuri kesaj nje etape te rendesishme ne shtjellimin e mendimit, qe sociologu gjerman Norbert Elias (1897-1990), e pagezoi "proces i qyteterimit". Fisniket franceze pranuan disiplinen dhe etiketen e jetes se Oborrit qe i mobilizonte; tregtaret holandeze dhe angleze mesuan t'i kalonin ne plan te dyte kerkesat e castit, per te grumbulluar kapitalin e percaktuar ne transaksionet e ardhshme. Ata duhej te disiplinonin keshtu vetveten, pa kercenimin e nje dhune te drejtperdrejte, me nje fjale ta ndanin "unin" e tyre nga nevojat dhe pasionet fizike. Ky "un" "modern" shfaqet ne filozofine e Dekartit, ne dramat e Kalderonit (1600-1681), si dhe ne autoportretet e Rembrandit. Sistemi i Dekartit, duke lene menjane "problemin e shpirtit dhe trupit", eshte me i perpunuar se ai i Hobsit, konkurrenti i tij i mundshem, por edhe me pak i hapur ndaj pervojave te reja.

Kjo "konkurrence" midis racionalizmit "kartezian"francez dhe empirizmit pragmatik te anglosaksoneve eshte perjetesuar deri ne ditet tona, megjithese qe te dy kane nje zanafille te perbashket ne kundershtine e tradites skolastike me nje vule te theksuar aristotelizmi dhe e vleresuar shume lart nga Kishat. Dekarti dhe Hobsi shpresonin nepermjet nje metode kerkimi me racionale dhe me afer realitetit, qe t'u jepnin fund grindjeve dhe smires midis autoriteteve shpirterore, qe per ta ishin shkaktaret reale te lufterave te tmerrshme te fese ne kohen e tyre. Synimi i tyre nuk qe pa sukses , sepse "shkenca" u be shume shpejt autoriteti me i fuqishem, ndersa konfliktet fetare kaluan shume shpejt brendaperbrenda vete kishave.

Dekarti e pagoi shtrenjt betejen kunder autoriteteve shpirterore tradicionale: ai u detyrua ta kalonte jeten e tij ne Holanden kalviniste, qe ishte atehere - te pakten per mysafiret e saj - vendi me modern dhe me liberal i Europes. Pavaresisht kesaj, ai i qendroi besnik Kishes Katolike, madje edhe gjate qendrimit te tij te fundit ne Suedine luteriane. Feja ishte pjese perberese e "une mendoj" dhe nuk lejoi asnjehere te diktohej mendimi i tij nga cilido autoritet.

Kureshti nga jeta e filozofit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Dekarti ishte njeri me ndjenja shume bujare. Nje here e pyeten se pse nuk ishte hakmarre me nje person qe e kishte fyer.

- Kur dikush me fyen - u pergjigj filozofi, - une ngrihem me shpirtin tim aq lart, sa qe fyerja nuk me arrin dot.

  • Duka Duras e ngacmonte Dekartin, te cilit i pelqenin shume drekat dhe darkat e mira.

- Ju besoni se natyra i ka bere gjerat e mira vetem per te paditurit ?

  • Dekartin e pyeten njehere per gjerat me te rralla dhe me te cmuara: - Tri jane, - u pergjigj filozofi i madh, - nje orator i persosur, nje liber i mire dhe nje grua pa te meta.
  • Dekarti ishte pak i dobet nga shendeti. Megjithate ai i bente te gjitha detyrat dhe ishte gati per cdo sakrifice per t'i plotesuar ato. Nje miku i tij, qe mrekullohej me te, mori kete pergjigje prej Dekartit :

- Po c'te bej ? Kur e kam shume te sigurte jeten, atehere merrem me mjetin tjeter te sigurte qe te mos druhem nga vdekja.

  • "Jeta eshte nje enderr", ky eshte titulli i nje pjese teatrore te dramaturgut te madh spanjoll Pedro Kalderon, shkruar kur Rene Dekarti perpunonte filozofine e tij. Nje princi, qe i ishte grabitur trashegimi, ia mbushin mendjen se po jetonte thjesht nje enderr. Ate e ndihmon vetem urtesia filozofike: duhet te veproje ne menyre te virtytshme, qofte ne enderr apo zgjuar. "Uni" sigurohet per qenien e tij duke u ngritur mbi mashtrimet e botes se jashtme, pasioneve dhe dobesive te trupit te tij. Kjo perputhet ne menyre te perkryer me shfaqjen etike te cogito- s kartezian, sipas se ciles Uni qe mendon, sundon trupin dhe boten fizike.
  • "Prova ontologjike", Zoti ekziston, sepse nuk do te mund ta kapja persosurine, po te mos ekzistonte - kjo eshte ajo qe e quajne "prove ontologjike" e ekzistences se Zotit, formuluar per here te pare ne shekullin IX nga Shen Anselmi i Kanteberit. Shen Thoma d'Akuini nuk shkoi aspak me larg, sepse perziente regjistrat e mendimit dhe te qenies. Por me te arritur Dekarti ne nje perfundim logjik te mendimit per ekzistencen e qenies, prova ontologjike e ekzistences se Zotit u be e kapshme.
  • Rene Dekarti vlereson se asnje nga perceptimet tona jeteshkurtra nuk mund te mbarte siguri. Siguria e vetme eshte qe "une jam" dhe qe "une mendoj". Sigurite e tjera mund te jene shtjelluar duke filluar nga ketej, me ndihmen e matematikes ; nga ana e saj, ajo na lejon te veme rregull ne boten e dukjeve te jashtme. Keshtu mund te permblidhet shkurtimisht kartezianizmi : "Une mendoj, pra une jam"
  • Dekarti, ≪babai i filozofise se kohes se re≫, eshte nje nga mendimtaret me te medhenj racionaliste te te gjitha koheve. Pas disa kaptinave kryesisht biografike te cilat ne realitet jane teza hyrese - ne pjesen e katert te Trajteses mbi metoden te njohur te tij - liber i cili u botua ne frengjishte, dhe jo ne gjuhen tradicionale latinishte arrin te qendrimi fundamental i tij, problematika dhe zgjidhja e te cilit paraqesin skeletin e tere filozofise se tij, kurse me vone edhe te racionalizmit te kohes se re. Pakenaqesia ndaj gjithe gjendjes se deri atershme te shkencave shnderrohet ne dyshim qe perfshin tere permbajtjen e vetedijes. Te gjitha gjerat qe kane hyre ne vetedijen time si permbajtje e saj, mund te jene gjithashtu rezultat i fantazimit dhe i genjimit te shtremberuar, sikur eshte per shembull genjimi qe e perjetojme ne gjume. Mund te supozoj dhe te perfytyroj se nuk kam trup, se nuk ekziston as bota, as vendi mbi te cilin qendroj. Per me teper, mund te dyshojme edhe ne perendine dhe te supozojme se jemi krijuar ne nje menyre e cila do te na genjente gjithmone. Gjithcka, cdo permbajtje mund ta perfytyrojme: se nuk ka as toke, as qiell, se jemi pa duar, pa kembe, pa trup. Mirepo ne te njejten kohe kur keshtu mendojme, derisa keshtu dyshojme, e vetmja gje per te cilen nuk mund te dyshohet eshte vete ky dyshim, domethene mendimi, sepse edhe derisa mendohet se gjithcka eshte e shtrember, medoemos ai qe mendon eshte, ekziston: Cogito, ergo sum. Ketu, pra, eshte zbuluar per te paren here baza e sigurt, e kjo eshte ai ≪fillimi i kulluar≫ (Hegeli), mbi te cilin me vone u ndertua tere sistemi, ketu eshte thene se fryma nuk njeh asgje, as perpara as me mire as me qarte nga vetvetja. Rezultati, pra, i skepses metodike te Dekartit nuk eshte i njejte si te skeptiket, dyshimi, por vertetesia. Mendimi eshte pikenisje e botes, esenca e tij dhe mundesia e vete sigurise se njohjes. Kjo eshte ajo forme e clirimit te njeriut, e cila karakterizohet me pavaresimin mijevjecar nga stagnimi spekulativ i filozofise kishtare dhe e cila ne kete mendim te ri dhe te cliruar, vetvetes i shtron ligjesi qe ne to per vete te clirohet vete.
  • Pervec zbulimeve gjeniale matematike te veta dhe te njohjes ne fushen e fizikes, Dekarti ndikoi dukshem edhe ne zhvillimin e psikologjise. Psikologjia e tij e pasioneve eshte perpjekje e pare e nje teorie te ndjejshmerise, te bazuar ne pikepamjen e tij mbi fiziologjine dhe teorine e shpirtrave animale.
  • Me gjithe kufizimet e teresishme te kushtezuara nga gjendja e atehershme e shkences, si dhe ne pergjithesi nga rrethanat dhe tendencat shpirterore te kohes ne te cilen jetoi, me gjithe tezat e tij vulgaro-mekanike dhe njean-shmerisht racionaliste, filozofia e Dekartit paraqiste nje epoke te re ne zhvillimin e te menduarit njerezor. Thelbi i revolucionit filozofik te Dekartit qendron ne pohimin se kurrgje s'ka te drejte te kete nje autenticitet te tille sikurse qe kane njohjet njerezore te qarta dhe te kuptueshme. Te gjitha pohimet e tjera duhen reduktuar ne keto njohje dhe te verteta njerezore, per t'u bere edhe vete te verteta. Duke provuar guximshem keto njohje si njohje te vetme autentike, Dekarti ne studimet e tij njekohesisht hodhi poshte paragjykimet mijevjecare, besimin ne autoritete, ne mistike dhe ne genjeshtra duke ndertuar mbi themelet e skolastikes se rrenuar, ne menyren e vet edhe sot te fresket, interesante dhe te gjalle te te menduarit, nje filozofi te besimit racional ne mundesite njohese te njeriut, nje filozofi optimiste te arsyes njerezore.