Alan Turing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Alan Turing

Alan Mathison Turing [?æl?n ?mæθ?s?n ?tj????ŋ] ( 23 qershor 1912 ne Londer  ; † 7 qershor 1954 ne Wilmslow, Cheshire) ishte nje matematikan , logjikant , dhe kriptograf britanik. Ai pati shume ndikim ne zhvillimin e shkences kompjuterike, duke formalizuar konceptet e "algoritmit" dhe "kompjutimit" me makinen Turing , e cila mund te konsiderohet model i kompjuterit me perdorim te pergjithshem. Turingu konsiderohet gjeresisht te jete babai i shkencave kompjuterike dhe inteligjences artificiale .

Gjate Luftes se Dyte Boterore, Alan Turing punoi ne Shkollen e Qeverise per Kode dhe Shifra ne Blecli Parke, qendra e Britanise per thyerje te kodeve sekrete. Per nje kohe ai ishte kreu i Hut 8, seksionit pergjegjes per kriptoanalizimin e komunikimeve te flotes detare gjermane. Ai hartoi nje numer te teknikave per te thyer shifrat gjermane, duke perfshire metoden bombe , nje makine elektromekanike qe mund te gjente konfigurimet e makines Enigma.

Turing formuloi versionin Turing te tezes Curch-Turing, qe thote se cdo model kompjuterik ose eshte ekuivalent, ose nje nenbashkesi e mundesive te nje makine Turing. Me testin Turing, ai dha nje kontribut te rendesishem (dhe deri diku ngacmues) ne debatin mbi inteligjencen artificiale: nese eshte e mundur qe nje makine te jete e ndergjegjshme dhe te mendoje.

Pas luftes, ai punoi ne Laboratorin Kombetar te Fizikes, ku krijoi nje nga dizajnet e para per programin e pare kompjuterik te ruajtur ne memorie - Ace-in. Ne vitin 1948 Turingu iu bashkua Laboratorit te Kompjutimit te Maks Njumanit ne Universitetin e Mancesterit, ku ndihmoi ne zhvillimin e kompjutereve Mancester dhe fitoi interesim ne biologjine matematike. Ai shkroi nje studim mbi bazen kimike te morfogjenezes, dhe parashikoi reaksionet kimike osiluese te tilla si reaksionet Belousov-Zhabotinsky, te cilat jane vezhguar per here te pare ne vitet e 60-ta.

Homoseksualiteti i Turingut rezultoi ne ndjekje penale ne vitin 1952, kur aktet homoseksuale ishin ende te jashteligjshme ne Mbreterine e Bashkuar. Ai pranoi trajtim me hormone femerore (tredhje kimike) si nje alternative ndaj burgut.

Turingu vdiq ne vitin 1954, pak me shume se dy jave para ditelindjes se tij te 42-te, nga helmimi me cianid. Nje hulumtim ka konstatuar se vdekja e tij ishte vetevrasje; nena e tij dhe disa te tjere besonin se vdekja ishte aksidentale. Me 10 shtator 2009, pas nje fushate ne internet, kryeministri britanik Gordon Braun ka kerkuar ndjese zyrtare publike ne emer te qeverise britanike per "menyren tmerrshme se si ai u trajtua". Qe nga maji i vitit 2012 nje projekt-ligj eshte perpara Dhomes se Lordeve i cili nese miratohet do t'i jepte Turingut edhe falje ligjore pas vdekjes.

Cmimi Turing [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Per nder te tij eshte themeluar nje cmimi vjetor i dhene nga Shoqata per Makineri Kompjuterike  (ACM) per "nje individ te perzgjedhur per kontribute te natyres teknike te bere ne komunitetin e informatikes". Thuhet se "kontributet duhet te jete e qendrueshme dhe me rendesi te madhe teknike per fushen e kompjutereve". [1] Cmim Turing eshte i njohur ne pergjithesi si nderimi me i larte ne shkencat kompjuterike [2] [3] dhe si "Cmimi Nobel per informatike". [4] [5]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "A. M. Turing Award" (ne anglisht). ACM. Arkivuar nga origjinali me 12 dhjetor 2009 . Marre me 2007-11-05 .
  2. ^ Dasgupta, Sanjoy; Papadimitriou, Christos ; Vazirani, Umesh (2008). Algorithms (ne anglisht). McGraw-Hill . ISBN   978-0-07-352340-8 .
  3. ^ Bibliography of Turing Award lectures Arkivuar 2 janar 2015 tek Wayback Machine, DBLP
  4. ^ Steven Geringer (27 korrik 2007). "ACM'S Turing Award Prize Raised To $250,000" (ne anglisht). ACM press release. Arkivuar nga origjinali me 30 dhjetor 2008 . Marre me 2008-10-16 .
  5. ^ See also: Brown, Bob (6 qershor 2011). "Why there's no Nobel Prize in Computing" (ne anglisht). Network World . Marre me 3 qershor 2015 .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Alan Turing  ? Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale