OPEC

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Qendra e OPEC ne Vjene

OPEC eshte akronim per "Organization of the Petroleum Exporting Countries" (Organizata e Shteteve Nafte-Eksportuese). Ajo u themelua me 14 shtator 1960 ne Bagdad ( Irak ).

Qe prej vitit 1965 e ka qendren ne Vjene . Antaret e pare ishin Irani , Iraku , Kuvajti , Arabia Saudite dhe Venezuela . Me vone ju bashkangjiten edhe Katari , Indonezia , Libia , Emiratet e Bashkuara Arabe , Algjeria dhe Nigeria . Ekuadori ishte anetare prej vitit 1973 deri me 1992 kurse Gaboni ishte anetare prej vitit 1975 deri me 1994 .

Shtetet e OPEC-ut prodhojne 40% te naftes ne mbare boten dhe zoterojne 3/4 e rezervave te naftes boterore.

Sa i fuqishem eshte OPEC-u? Sasia e nxjerrjes se naftes nuk do te ndryshoje Vendet e OPEC jane shqetesuar nga renia e cmimit te naftes. Presioni eshte i larte, pasi preken buxhetet e tyre. Por sa fuqi ka OPEC te kontrolloje cmimin e naftes? naftes): sa me i ulet te jete cmimi i naftes aq me te uleta do te jene te ardhurat e 12 shteteve anetare (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Irani, Iraku, Nigeria, Libia, Angola, Algjeria, Ekuadori dhe Venezuela). Te gjitha keto vende sebashku prodhojne me shume se nje te treten e naftes dhe kane nje pjese te madhe te rezervave te saj. OPEC u themelua ne vitin 1960 me qellim qe te ndikoje ne cmim permes koordinimit te furnizimit. Shume prodhim, pak kerkese Ka nje arsye te thjeshte se pse cmimi i naftes ra ne 64 euro per fuci: prodhimi eshte me i madh se kerkesa. Ne shume vende te botes rritja ekonomike ka qene me e ulet se sa ishte parashikuar, cka do te thote se nevojitet me pak nafte.

Ne te njejten kohe, Shtetet e Bashkuara ne vecanti, qe konsumon nje pjese te madhe te energjise boterore, po drejtohet tek burime te tjera dhe ka rritur sasine e naftes se prodhuar. Duke perdorur tekonologjine e ashtuquajtur frakturimi hidraulik ose "fracking". Kjo lloj tekonologjie ben te mund nxjerrjen e naftes dhe gazit nga shtresa te thella shkembore, cka me pare nuk ishte e mundur. Sipas vleresimeve te Agjencise Nderkombetare te Energjise (IEA), SHBA qe nga viti tjeter mund te prodhoje me shume nafte se Rusia dhe Arabia Saudite sebashku. Cmimi i naftes ka rene me 30% qe nga qershori i vitit te kaluar, pavaresisht krizave gjeopolitike si konflikti ne Ukraine, sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusise dhe rritja e terrorizmit te organizates "Shteti Islamik" ne Siri dhe Irak. Per vende te industrializuara qe nuk kane burime nafte te tyret, ulja e cmimit konsiderohet si nje bekim. Ne vitin e ardhshem bizneset dhe familjet gjermane, do te mund te kursejne rreth 35 miliard euro, sipas perllogaritjeve te bankes Unicredit. "Kjo shume eshte e barabarte me 1% te prodhimit te brendshem bruto (GDP)," tha per agjencine Rueters Andreas Rees, shef i bankes gjermane. "Ky eshte nje lehtesim per biznesin, por edhe do te rrise fuqine blerese." Tarifa me te uleta prodhimi?

Por per vendet qe prodhojne naften, do te thote te ardhura me te pakta. Kjo mund te sjelle probleme serioze per disa vende, duke perfshire Rusine, pasi ata mund te financojne buxhetet e tyre vetem nese cmimi i naftes arrin nje nivel te caktuar. Ne mbledhjen e zhvilluar te enjten ne Vjene (27.11.2014) ata vendosen qe te mos ndryshoje sasia e prodhimit. Zyrtarisht grupi prodhon 30 milion fuci nafte ne dite, me 159 litra nafte secila. Kjo sasi nuk ka ndryshuar prej tre vitesh. Por jo te gjithe vendet ruajne kuotat e tyre. Sipas Agjencise Nderkombetare te Energjise grupi prodhon 550 000 fuci nafte ne dite me shume se sa marrveshja e arritur. Eshte OPEC-u me pak i fuqishem nga cmendojme? Jeff Colgan, ekspert i shkencave politike prane Brown University ne SHBA dhe autor i librit "Petro-Aggression: How Oil Makes War", thote se dyshon nese OPEC mund te kontrolloje cmimin e naftes. "Arabia Saudite eshte vendi qe mund te kete ndikim ne cmimin boteror te naftes duke ndikuar ne sasine e naftes se prodhuar," shkruan Colgan ne nje artikull te Washington Post. Por sipas tij kjo eshte fuqi individuale e nje vendi dhe jo OPEC si organizate, sepse anetare te tjere si Nigeria, Iraku apo Venezuela po shesin me shpejtesi prodhimin e tyre, pa mbajtur asnje rezerve. Ne mbledhjen e zhvilluar te enjten nuk pati te dhena se Arabia Saudite do te ule kuotat e prodhimt. Per kete arsye po spekulohet per dy skenare se pse Arabia Saudite po ben kete: Ata kane interes te mbajne cmimin e ulet te naftes ne menyre qe invsteimet ne teknoligjine fracking ne SHBA te jene me te medha? Apo ata po mbeshtesin SHBA dhe BE ne sanksionet kunder Rusise, sepse renia e cmimit te naftes godet me shume Mosken?