Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Organizata Boterore e Tregtise
(
shk.
OBT
/
anglisht
:
World Trade Organization
;
shk.
angl.
WTO
) eshte nje
organizate nderkombetare
me qender ne
Gjeneve
te
Zvicres
, e cila merret me nxitjen dhe venien ne zbatim te ligjeve dhe rregulloreve tregtare nderkombetare. OBT ka autoritetin te administroje dhe mbikeqyre marreveshjet e tregtise se lire dhe praktikat tregtare boterore, si dhe te shqyrtoje dhe rregulloje mosmarreveshjet tregtare midis vendeve anetare.
OBT u themelua ne vitin 1994 kur vendet anetare te
GATT
-it firmosen nje pakt te ri tregtar. OBT u krijua per te zevendesuar GATT-in.
OBT filloi pune me
1 janar
1995
. GATT-i dhe OBT-ja bashkejetuan deri ne
dhjetor
1995
kur vendet antare te GATT-it u mblodhen per here te fundit. Edhe pse OBT zevendesoi GATT-in, marreveshjet tregtare te arritura ne kuader te tij deri ne
1994
jane pjese e Marreveshjes se OBT. Kjo e fundit ka nje kuader shume me te gjere se GATT-i, i cili perpiqej te rregullonte vetem tregtine e mallrave. OBT e zgjeroi kuadrin e GATT-t duke perfshire edhe tregtine e sherbimeve dhe mbrojtjen e prones se intelektuale. OBT eshte gjithashtu nje organizate e strukturuar ne menyre formale rregullat e te ciles jane te detyrueshme per zbatim nga vendet anetare. Organizata perfaqeson edhe nje trupe gjykuese ne tregtine nderkombetare. Vendet anetare mund ti referojne mosmarreveshjet e tyre para nje paneli arbitrazhi te perbere nga zyrtare te OBT. Me tej ekziston edhe nje trupe apelimi ku vendet anetare mund te apelojne vendimet e arbitrazhit. Vendimet e apelit jane te formes se prere. Te gjitha mosmarreveshjet duhet te zgjidhen brenda afateve te caktuara ne rregulloret e funksionimit te OBT.