Friedrich Hayek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
F. A. von Hayek

Friedrich August von Hayek ( 8 maj 1899 ? 23 mars 1992 ) eshte nje nga ekonomistet me eminente te shkolles Austriake (te ekonomise), dhe nje nga anetaret themelues te Mont Pelerin Society . Fitues i Cmimit Nobel per Shkencat Ekonomike ne vitin 1974. [1]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Origjinat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Von Hayek lindi ne Vjene , ne nje familje aristokratike me intelektuale te rendesishem. Gjyshi i tij Gustav von Hayek ishte nje ornitolog dhe natyralist. I ati August von Hayek ishte nje botanist i rendesishem i njohur per studimet e tij mbi fitogjeoografine korologjike. E ema ishte kusherire e filozofit te famshem Ludwig Wittgenstein .

Me shperthimin e luftes ne 1914, von Hayek u fut ne ushtrine austro-hungareze, pavaresisht se nuk e kishte akoma moshen anagrafike. I mbijetoi luftes pa demtime te rendesishme dhe u dekorua per kurajon e tij. Pasi largohet nga ushtria rifillon studimet, duke u regjistruar ne universitetin e Vjenes. Ne vitin 1921 dhe 1923, perkatesisht, fitoi doktorate ne jurisprudence dhe ne shkenca politike , dhe njekohesisht studioi prikologji dhe ekonomi. Mendimi ekonomik hayekian u ndikuar fortesisht nga mesimdhenes si Ludwig von Mises dhe Friedrich von Wieser , dy nga eksponentet me te medhenj te liberalizmit ekonomik te kohes se vet.

Nga viti 1923 ne 1924 punoi si ndihmes profesor i Jeremiah Jenks-it ne New York University. Me pas ndihoi qeverine austriake te kalkulonte detajet ekonomike dhe ligjore te traktateve nderkombetare qe shenjuan fundin e Luftes se Pare Boterore .

Ludwig von Mises e ndihmoi te organizonte Institutin austriak per studimin e ciklit ekonomik, te cilin e drejtoi von Hayek (nga viti 1927 me bashkepunimin e Oskar Morgenstern-in). Ne shkurt te vitit 1931 Lionel Robbins e ftoi te mbante disa seminare ne London School of Economics and Political Science (nga keta seminare u perftua vepra Prices and Production, 1931).

Transferimi ne Angli [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Periudha ne Amerike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mendimi ekonomik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teoria e ciklit ekonomik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teoria austriake e ciklit ekonomik ( Austrian business cycle theory ) eshte nje teori ekonomike e zhvilluar nga ekonomistet e Shkolles Austriake te ekonomise , qe merret me fenomenin e cikleve ekonomike, se si ndodhin dhe se nga cfare shkaktohen.

Teoria i pati fillesat e veta ne vepren e ekonomisteve si Ludwig von Mises dhe Friedrich Hayek. Ne vitin 1974 von Hayek fitoi cmimin Nobel per Ekonomine, pjeserisht fale punes se tij mbi kete teori.

Ekonomistet e shkolles austriake argumentojne se bankat qendrore jane shkaktaret e te ashtuquajturit cikel ekonomik, nepermjet nje rritje konstante te ofertes se monedhes ( inflacioni monetar ) fale sistemit monetar te Fiat Currency (rritje artificiale e kreditit bankar). Rezultatet e nje politike te tille monetare jane norma interesi te ulura dhe te mbajtura ulur ne menyre artificiale. Kjo ulje artificiale e normave te interesit shkakton te ashtuquajturat boom -e qe karakterizohen nga nje kerkese me e madhe per investime te cilat ne nje situate zhvillimi ekonomik normal (pa nderhyrje shteterore, te bankes qendrore) nuk do te mund te zhvilloheshin. Boom-et karakterizohen nga nje kolokim deficitar dhe i rreme i investimeve ( malinvestment ). Korrektimi i nje situate te tille te krijuar nga nderhyrja qeveritare, ndodh ne te ashtuquajturat recesione, ne te cilat ndodh nje rikolokim apo ripozicionim optimal i resurseve.

Filozofia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Citime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Nje kerkese per barazi te pozitave materiale mund te permbushet vetem nga nje qeveri me fuqi totalitare. - F.A.Hayek,  Law, Legislation, and Liberty

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime dhe shenime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]