Antonio Vivaldi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Piktura e nje muzikanti te pa njohur te shekullit XVIII , qe njihet si portret i Vivaldit

Antonio Lucio Vivaldi lindi me 4 mars 1678 ne Venedik , Itali . Mesoi violinen nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) qe punonte si berber. Pas nje periudhe mesimi, at e bir bene nje turne rreth Venedikut . Vivaldi kishte nje problem shendetesor, te cilin e quante ngushtim te kraharorit. Behej fjale per astme qe me gjithe shqetesimet ne frymemarrje nuk e pengoi te mesonte te luante ne violine, te kompozonte dhe te merrte pjese ne aktivitete muzikore. Ne moshen 14 vjecare, nisi te studionte ne nje shkolle biblike. Ne vitin 1703 , perfundoi studimet dhe u emerua prift, me emrin fetar "Prifti i Kuq," per shkak te ngjyres se flokeve.

Me 1704 , per shkak te shendetit te tij, Vivaldi nuk mundi te drejtoje meshen e Ujit te Shenjte dhe dy vjet me vone, u be profesor violine ne Jetimoren per vajza, Pio Spitali i Meshires, ne Venedik. Ne jetimore ai kishte shume pergjegjesi per detyra te ndryshme. Shume shpejt, pasi ishte bere mesues, jetimet paten sukses edhe jashte shtetit. Vivaldi ka shkruar per ta shumicen e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Ne 1705 u publikua permbledhja e pare me punet e tij, e titulluar “Raccolta”. Ne 1707 u njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), te cilen e konsideronte si muza frymezimi. Ne vitin 1713 , Vivaldi u be pergjegjes per aktivitetet muzikore te institutit.

Vivaldi u emerua ‘maestro de' concerti’ ne vitin 1716 . Gjate ketyre viteve, ai shkroi pjesen me te madhe te veprave muzikore, ku perfshihen disa opereta dhe koncerte (vepra muzikore per violine). Gjate viteve 1723 - 1729 , Vivaldi kishte kompozuar 140 koncerte. Nje fakt i rendesishem eshte rizbulimi i pjeses me te madhe te repertorit te tij, ne fillim te shekullit XX , ne Torino dhe Gjenove. Muzika e Vivaldit eshte inovatore, pasi ka thyer traditen ne menyren e te kompozuarit. Ai permirsoi strukturen e koncerteve, ku kerkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema te reja interpretimi. Vivaldi ishte ne gjendje te kompozonte dhe muzike jo-akademike, e cila pelqehej nga pjesa me e madhe e publikut. Ky popullaritet e beri te njohur edhe ne shtete si Franca gjate asaj periudhe e njohur si liberale ne shijet muzikore.

Vivaldi njihet si nje prej artist eve qe solli muziken Baroke. BAHU , u ndikua jashte mase prej muzikes se Vivaldit. Bahu transkriptoi nje sere koncertesh per piano dhe nje sere pjesesh muzikore per orkester ku perfshihet ‘Koncerti i Famshem per Kater Violina dhe Violincele’. Megjithate, jo te gjithe muzikantet shfaqen te njejtin mendim kundrejt Vivaldit.

Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi mund te kete pasur lidhje dashurie, njera prej te cilave mendohet te kete qene me kengetaren operistike veneciane Ana Xhiraud (Anna Giraud), me te cilen ai do te punonte materiale prej operes se vjeter venedikase, duke ia pershtati vokalit te kengetares. Sidoqofte, nuk gjenden fakte konkrete qe mund te vertetoje ndonje lidhje romantike te Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shume kompozitoreve te tjere te asaj periudhe, ishte e zhytur ne varferi. Per te siguruar te ardhurat, per tu shperngulur ne Vjene, Vivaldi u detyrua te shiste nje pjese te madhe te veprave te tij. Arsyet e largimit te tij prej Venedikut nuk jane shume te qarta, por mendohet se deshironte te takonte Karlin e VI-te, i cili i adhuronte kompozimet e tij. Ne vitin 1727 , Vivaldi i kushtoi Karlit te VI-te, vepren muzikore ‘La Cetra’ e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbreteror”.

Pak pas mberritjes se Vivaldit ne Vjene , Karli vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbreterore. Vivaldi u detyrua te shiste me shume doreshkrime te veprave te tij muzikore dhe ne vitin 1741 ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros ne nje varr te thjeshte, vendndodhja e te cilit eshte ne Kishen e Karlit ne Vjene. Pas vdekjes se tij veprat e Vivaldit mbeten ne erresire deri ne fillim te shekullit XX . Shtepia ku Vivaldi jetoi ne Vjene eshte shembur, sidoqofte per Vivaldin jane vendosur plakate perkujtimore ne Miljen e Muzikes Vjeneze si dhe ne Sheshin Ruzvelt (Roosevelt Square).

Vivaldi eshte pa dyshim nje nga kompozitoret me te medhenj italiane dhe ne kurrikulumin e tij rezultojne mbi 500 koncerte (210 prej te cilave ishin per violine ose violoncel) 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzike dhome ( disa sonata per fyell) si dhe Muzike te Shenjte. Vepra e tij me e famshme eshte “Kater Stinet”, kompozuar ne vitin 1723. Ne thelb, ajo ishte si nje poeme per natyren, ku ai u mundua te realizonte tingujt e kater stineve. Pranvera eshte nje pjese, qe shpesh perdoret per ceremoni te rendesishme dhe vazhdon te konsiderohet nje nga perlat e muzikes klasike.