Mongolia

Coordinates : 46°N 105°E  /  46°N 105°E  / 46; 105
Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

46°N 105°E  /  46°N 105°E  / 46; 105

Mongolia
Монгол Улс
Flamuri i Mongolise Emblema e Mongolise
Vendndodhja e Mongolisë
Vendndodhja e Mongolise
Vendndodhja e Mongolise     ( e gjelber e erret )
Himni Kombetar " Монгол улсын т?рийн дуулал "
Mongol ulsyn toriin duulal (Himni Kombetar i Mongolise)
Kryeqyteti Ulan Batori gjithashtu qyteti me i madh
Gjuha zyrtare Mongolisht
Krijimi
Perandoria Xiongnu
Perandoria Mongole
Pavaresia nga Dinastia Qing
Republka Popullore Mongole
Kushtetuta e tanishme

209 Para Krishtit
1206

29 dhjetor 1911

26 nentor 1924
13 shkurt 1992
Anetaresimi ne OKB 27 tetor 1961
Forma e qeverisjes Republike Gjysme Presidenciale
President Khaltmaagiin Battulga
Kryeminister Ukhnaagiin Khurelsukh
Monedha Togrog ( MNT )
Zona kohore
zakonisht
ne vere

UTC+7
UTC+8
Prefiksi telefonik +976
Kodi i internetit .mn
Kodi ISO 3166-1 MN

Mongolia ( mongolisht : Монгол улс, Mongol uls , ᠮᠣᠩᠭᠣᠯ ᠤᠯᠤᠰ) eshte shtet pa dalje ne det. Ndodhet ne Azine Lindore e Qendrore, mes Kines dhe Rusis e. Kryeqyteti Ulan Bator eshte vendbanimi me i madh ku jetojne 38% te popullsise. Sistemi politik i Mongolise eshte republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia eshte vendi i 19-te ne bote per nga madhesia dhe me dendesine me te ulet te banimit me afro 2,9 milion banore. Eshte poashtu shteti i dyte me i madh pa dalje ne det pas Kazakistanit . Toka mongole ka pak hapesire te punueshme dhe pjesa me e madhe e saj perbehet nga stepa te thata jopjellore, ku dallohen malet ne veri e perendim dhe shkretetira Gobi ne jug. Perafersisht, 30% e popullsise jane nomade ose gjysmenomade. Feja mbizoteruese ne Mongoli eshte budizmi tibetian, dhe shumica e popullsise jane mongole etnike, ndonese ne vend jetojne edhe kazaket, tuvanet dhe minoritete te tjera, sidomos ne perendim.

Gjate mbreterimit te Xhengis Hanit ne shek. XIII, mongolet krijuan perandorine me te madhe qe kishte pare njerezimi deri atehere. Ne shekujt vijues ishin pjese e Perandorise Kineze, ndersa gjate shek. XX rane nen sferen e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shenoi fillimin e rendit demokratik dhe ndertimin e ekonomise se tregut. Sot, Mongolia eshte vend ne zhvillim; ka zhvillim mesatar njerezor dhe ze vendin e 124-te ne bote sa i perket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD per koke banori. [1]

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Hapesira qe sot ngerthen Mongolia ka qene e sunduar nga perandori te ndryshme nomade, perfshire hunet e lindjes, coucanet, shianbejte, gokturqit e te tjeret. Perandoria Mongole u themelua nga Xhengis Kani me 1206 dhe perfshinte toka nga Lindja e Larget deri ne Evrope. Pas renies se dinastise Juan, mongolet iu kthyen avazit te meparshem te grindjeve te brendshme.

Ne shekujt XVI e XVII, Mongolia iu nenshtrua ndikimit budist. Ne fund te shekullit XVII, pjesa me e madhe e Mongolise ra nen sundimin e dinastise cing. Me rrezimin e kesaj dinastie me 1911, Mongolia shpalli pavaresine, por iu desh te perpiqej deri me 1921 per te vendosur pavaresine faktike dhe deri me 1945 per te gezuar njohje nderkombetare. Si rrjedhoje e ndikimit te eger ruso-sovjetik: me 1924 u shpall Republika Popullore Mongole, ndersa politika mongole po ndiqte brazden e sundimit sovjetik. Pas permbysjes se regjimeve komuniste ne Evropen Lindore ne fund te 1989-es, Mongolia jetesoi Revolucionin Demokratik ne fillim te viti 1990, filloi zbatimi i sistemit shumepartiak, kushtetuten e re te vitit 1992 dhe tranzicioni i veshtire ne ekonomi te tregut.

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mongolia eshte republike parlamentare. Kuvendi i zgjedhur nga populli, emeron qeverine. Kryetari i shtetit zgjidhet ne zgjedhje te drejtperedrejta. Kushtetuta e Mongolise garanton liri te plote te shprehjes, besimit, si dhe liri te tjera. Mongolia ka sistem politik shumepartiak, te mbizoterurar nga Partia Revolucionare e Popullit Mongol (PRPM) dhe Partia Demokratike (PD).

PRPM-ja qeverisi vendin prej 1921 deri me 1996 (deri me 1990 permes sistemit njepartiak) dhe prej 2000 deri me 2004. Prej 2004 deri me 2006, ishte pjese e nje koalicioni te gjere me PD-ne dhe dy parti te tjera, ndersa nga 2006 ka qene partia dominuese e dy koalicioneve tjera. Te dy ndryshimet ne qeveri pas 2004 ishin nisme e PRPM-se. PD-ja ishte forca mbizoteruese mes 1996 e 2000, si dhe partner gati i barabarte me PRPM-ne ne koalicionin 2004-2006. Zgjedhjet e fundit parlamentare u zhvilluan ne qershor 2008, ndersa rezultatet u kontestuan nga PD-ja dhe pas protestave te dhunshme u shpall gjendje e jashtezakonshme per nje afat katerditor. Me 2009, zgjedhjet presidenciale i fitoi udheheqesi i PD-se, Cahiagijn Elbegdorxh .

Njesite administrative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mongolia ndahet ne 21 ajmage (krahina), te cilat me pas ndahen ne 315 sume (rrethe). Kryeqyteti Ulan Bator administrohet ndaras si hot (komune) me status te krahines. Krahinat e Mongolise jane (te pershtatura per shqiptim ne shqip): Arhangai, Bajan-Olgij, Bajanhongor, Bulgan, Darhan-Uul, Drmod, Dornogovi, Dundogovi, Govi-Altaj, Govisumber, Hentij, Hovd, Hovsgol, Omnogovi, Orhon, Ovorhangaj, Selenge, Suhbaatar, Tov, Uvs dhe Zavhan.

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Relievi mongol

Pozita gjeografike e Mongolise perfshin piken strategjike mes Kines dhe Rusise. Per nga siperfaqja, Mongolia eshte 54 here me e madhe se Republika e Shqiperise dhe pak me e madhe se Gjermania, Franca e Spanja se bashku. Relievi eshte malor dhe me rrafshnalta kodrinore me shkalle te larte relievore. Ne pergjithesi, treva mongole zbret nga malet e larta Alltaj ne perendim e veri drejt rrafshinave dhe fushegropave ne lindje e jug, ku ndodhet edhe shkretetira Gobi. maja Hyjten ne skajin perendimor te Mongolise, ne kufi me Kinen, eshte pika me e larte (4.374 metra). Pike me e ulet eshte 560 metra, perndryshe nje hapesire e pashquar ne pllajen lindore te Mongolise. Vendi ka nje lartesi mesatare mbidetare prej 1.580 metrash. Peizazhi perfshin nje prej liqeneve me te medha ujembel te Azise (Liqeni Hovsgol), shume liqene te njelmeta, keneta, kodra rere, kullota te pjerreta, pyje alpine dhe akullnaja te perhershme malore. Mongolia veriore dhe perendimore jane zona aktive seizmike me termete te shpeshta, shume burime te ngrohta dhe vullkane te vdekura.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ekonomia mongole eshte e perqendruar ne bujqesi dhe xehetari. Mongolia ka nentoke te pasur me xehe; bakri, qymyri, molibdeni, kallaji, tungsteni dhe ari perbejne pjese te madhe te prodhimit industrial. Ka rreth 30.000 biznese te pavarura ne Mongoli, kryesisht te ndodhura ne kryeqytet. Shumica e popullsise jashte zonave urbane jetojne nga blegtoria; kopete perbehen zakonisht nga delet, dhite, lopet, kuajt dhe devet baktriane. Kulturat bujqesore perfshijne grurin, elbin, pataten, perimet, domaten, bostanin etj.

Prodhimi vendor bruto (PVB) per banor me 2006 ishte 2.100$. [2] Sipas shenimeve te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar, PVB per krye banori eshte rritur ne 3.541 me 2009. [1] Megjithese PVB-ja eshte ngritur bindshem prej 2002-es ne shkalle 7,5% sipas nje vleresimi zyrtar me 2006, qeveria po perpiqet te menjanoje nje deficit te konsiderueshem tregtar. Nje borxh i rende prej 11 miliard dollare ndaj Rusise u la nga qeveria me 2004 me nje pagese prej 250 milione dollaresh. Me gjithe rritjen ekonomike, vleresohet se nen nivelin e varferise jetonin 35,6% te popullsise me 1998, 36,1% me 2002-2003 dhe 32,2% me 2006, [3] ndersa shkalla a papunesise dhe inflacionit jane relativisht te larta: 3,2, perkatesisht 6%. Deri me 2006, 68,4% te eksportit mongol u drejtua kah Kina, ndersa nga Kina ishte burimi i 29,8% te importit. [4]

Bursa Mongole, e themeluar me 1991 ne Ulan Bator, eshte bursa me e vogel ne bote sipas kapitalizimit te burses.

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sipas vleresimeve amerikane te korrikut 2007, Mongolia ka 2.951.786 banore dhe radhitet e 138-a ne bote. Vleresimet mongole dhe ato te Kombeve te Bashkuara flasin per 2,6 milion banore. Shumica e banoreve te Mongolise jane me perkatesi etnike mongole (85%), nje pjese jane kazake, tuvane, tungusike, kineze e ruse. Rritja e popullsise qendron ne 1,2%. Dy te tretat e popullsise jane nen moshen 30 vjec.

Gjuhe zyrtare eshte mongolishtja e bazuar ne dialektin halha dhe shkruhet me alfabetin cirilik. Kazaket, tuvanet e te tjeret flasin edhe gjuhet e tyre amtare.

Historikisht, Mongolia ka qene vater e budizmit tibetian, fe qe sot ndiqet nga 50% e popullsise, sipas statistikave te CIA-s; 40% jane te renditur ateiste( nuk besojne ne perendi), 6% si shamane e te krishtere dhe 4% si myslimane. Sidoqofte, te dhenat e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit nenvizojne se 94% jane budiste, 6% myslimane dhe 2% te krishtere e shamane.

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Te kultura mongole verehet ndikim i thelle i menyres nomade te jeteses. Ndikim ka pasur edhe nga Tibeti dhe budizmi tibetian, si dhe nga Kina. Prej shek. XX, kultura ruse dhe, permes Rusise, kultura evropiane-perendimore kane lene vragen e tyre ne Mongoli. Jo vetem Xhingis Kani, por edhe popujt nomad kane qene me ndikim ne artet e bukura mongole.

Tradita e festivalit Naadam ne Mongoli ngerthen ne vete sportet kombetare te mongoleve: qitjen, garen me kuaj dhe mundjen. Mundja japoneze ka fituar popullaritet ne mesin e mongoleve dhe zhvillohet si sport nderkombetar, ndersa luhet edhe futbolli dhe prej vitit 1990 Mongolia ka marre pjese ne gara nderkombetare te ketij sporti. Ne Lojerat Olimpike 2008, mongolet fituan nje medalje te argjente ne qitje me pistolete.

Nder banore te Mongolise jane te perhapura banesat e tipit jurt (mongolisht: ger), lloj tentash qe kane mundesuar zhvillimin e kultures nomade dhe kane sherbyer njeheresh edhe si faltore budiste. Sot, arkitektura mongole numeron ndikesa te shkolles sovjetike dhe se fundmi asaj bashkekohore boterore.

Si pjese e kultures mongole shquhet kendimi fytor, i njohur si homei, sidomos ne pjesen perendimore te vendit. Vallja cam eshte gjithashtu e popullarizuar. Nderkaq, prej zhanreve boterore, mongolet ende vecojne grupin Soyol-Erdene, qe duke imituar Beatlesat ne vitet 1960 sfiduan me mjeshtri cenzuren sovjetike qe kishte ndikim te gjere ne Mongoli.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Mongolia  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Mongolia  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Fondi Monetar Nderkombetar, "Mongolia" n. 22.04.2009.
  2. ^ CIA World Factbook: Mongolia Arkivuar 29 dhjetor 2010 tek Wayback Machine
  3. ^ Statistical Yearbook of Mongolia 2006, National Statistical Office, Ulaanbaatar, 2007
  4. ^ Morris Rossabi, Beijing's growing politico-economic leverage over Ulaanbaatar Arkivuar 19 tetor 2008 tek Wayback Machine, The Jamestown Foundation, 2005-05-05, (retrieved 2007-05-29)