Shangai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Shanghai )
Shangai
上海
Qytet
Pamje e Pudongut, Bundi, Parku JuJuan, Rruga Nanjing, Expozitë
Pamje e Pudongut, Bundi, Parku JuJuan, Rruga Nanjing, Expozite
Popullsia
 ? Gjithsej 23,019,148
{{{postal_code_type}}}
200000?202100
Faqja zyrtare www.shanghai.gov.cn

Shangai (anglisht: Shanghai) eshte qyteti me i madh ne Kine, dhe nje nga zonat me te medha metropolitane ne bote, me mbi 20 milion banore. I ndodhurr ne bregun lindor te Kines qendrore ne delten e lumit Jangce, qyteti administrohet si nje bashki e Republikes Popullore te Kines me status ne nivelin e krahines.

Fillimisht nje qytet peshkimi dhe tekstili, Shangai u rrit ne rendesi ne shekullin 19 per shkak te vendndodhjes se tij te favorshme si port dhe si nje nga qytetet e hapur per tregtine e jashtme nga Traktati i Nankinit i vitit 1842. Qyteti lulezoi si qender e tregtise midis lindjes dhe perendimit, dhe u be nje qender shumekombeshe e finances dhe biznesit nga 1930. Pas vitit 1990, reformat ekonomike te paraqitura nga Ten Hsiao Pin rezultuan ne ri-zhvillim intensiv dhe financim ne Shangai, dhe ne vitin 2005 Shangai u be porti me i madh i mallrave ne bote. Shangai mbajti World Expo 2010 , ngjarja me e madhe ne Kine qe prej Olimpiades se vitit 2008.

Qyteti eshte nje destinacion turistik i njohur per monumentet e tij historike si Bund dhe Tempulli i Zotit i Qytetit, qendra moderne e tij, ne zgjerim te vazhdueshem, Pudong qe perfshin Kullen Orientale Pearl, si dhe per reputacionin e tij te ri si nje qender kozmopolitane e kultures dhe projektimit. Sot, Shangai eshte qendra me e madhe e tregtise dhe financave ne Kinen kontinentale, dhe ka qene pershkruar si shembull i ekonomise se madhe me rritjen me te shpejte ne bote.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjeografia dhe klima [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shanghai ndodhet ne delten e lumit Jangce ne bregun lindor te Kines, dhe eshte pothuajse i baraslarguar nga Pekini dhe Hong Kongu . Bashkia si nje teresi perbehet nga nje gadishull midis lumit Jangce dhe Gjirit te Hangzhout, ishullit Congming ishulli i trete me i madh i Kines, dhe nje numer ishujsh te vegjel. Ai kufizohet ne veri dhe perendim nga provinca Jiangsu, ne jug nga Provinca Zhejiang, dhe ne lindje nga Deti i Kines Lindore. Qyteti ndahet me dysh nga Lumi Huangpu, nje dege e lumit Jangce. Qendra historike e qytetit, zona Puksi, ndodhet ne anen perendimore te lumit Huangpu, ndersa sektori i ri financiar, Pudong, eshte ndertuar ne bregun lindor lindor te lumit.

Pjesa me e madhe e siperfaqes se Shangait (6.218 km²) eshte e rrafshte, pervec disa kodrave ne qoshen jugperendimore, me nje lartesi mesatare prej 4 m mbi nivelin e detit. Pika me e larte 103 m eshte ne kulmin e ishullit Dajinshan. Qyteti ka shume lumenj, kanale, perrenj e liqene dhe eshte i njohur per burimet e pasura me uje si pjese e zones kullimit Taihu.

Shangai ka nje klime subtropikale me lageshti dhe ka kater stine te ndara. Ne dimer, ererat e ftohta te veriut nga Siberia, mund te shkaktojne qe temperatura naten te bjere poshte ngrirjes, edhe pse per shume vite ka pasur vetem nje ose dy dite reshje bore. Vera ne Shangai eshte shume e ngrohte dhe e lagesht, me permbytje te rastit apo stuhi forta. Qyteti eshte gjithashtu i ekspozuar ndaj Tajfuneve, asnje nga te cilet ne vitet e fundit nuk ka shkaktuar deme te konsiderueshme. Stinet me te bukura jane ato te pranveres dhe te vjeshtes, e cila ne pergjithesi eshte me diell dhe e thate. Shanghai ka mesatarisht 1.878 ore me diell ne vit, me temperaturen me te nxehte te regjistruar ndonjehere 40 °C (104 °F), dhe me te ulet -12 °C (10,4 °F). Numri mesatar i diteve me shi eshte 112 ne vit, me muajin te lagesht qershorin.

Economia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]