Mbreti Zogu I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Zogu I
Mbreti i Shqiptareve
Mbreterimi 1 shtator 1928 ? 9 prill 1939
(i rrezuar zyrtarisht me 2 janar 1946) [1]
Paraardhes Vete ai si President
Pasardhes Viktor Emanueli III
Presidenti i Shqiperise
Ne zyre 31 janar 1925 ? 1 shtator 1928
Paraardhes Zyra u themelua (de facto)
Vilhelm I (de jure, si Prince)
Pasardhes Vete ai si Mbret
Kryeministri i Shqiperise
Mandanti i pare 26 dhjetor 1922 ? 25 shkurt 1924
Paraardhes Xhafer Ypi
Pasardhes Shefqet Verlaci
Mandanti i dyte 6 janar 1925 ? 1 shtator 1928
Paraardhes Ilias Vrioni
pasardhes Kostaq Kotta
Bashkeshort Geraldine Apponyi de Nagyappony
Femije Leka, Princi i Kurores se Shqiperise
Emri i plote
Ahmet Muhtar Zogolli
Shtepia Zogu
I ati Xhemal pashe Zogolli
E ema Sadije Toptani
U lind Ahmed Muhtar bej Zogolli
8 tetor 1895
Kalaja e Burgajetit , Burreli , Perandoria Osmane
Vdiq 9 prill 1961 (65 vjet)
Suresnes , Paris , France
Varrimi Mauzoleumi i Familjes Mbreterore
Besimi Islami Synit
Nenshkrimi

Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptareve ( Burgajet , 8 tetor 1895 ? Paris , 9 prill 1961 ) i lindur Ahmed Muhtar bej Zogolli , pas vitit 1922 thjesht Ahmet Zogu , ishte udheheqesi i Shqiperise nga 1922 deri me 1939. Ai se pari sherbeu si kryeminister shqiptar (1922?1924), pastaj si president (1925?1928), dhe se fundi si mbret (1928?1939).

I lindur ne gjirin e nje oxhaku derebejsh , Zogu qe aktiv ne ngjarjet e vendit qe ne moshe te re. Ne krye te matjaneve u nis te ndihmonte qendresen ne mbrojtje te Shkodres gjate Luftes se Pare Ballkanike , me tej gjate Luftes se Pare Boterore luftoi perkrah ushtrise austro-hungareze qe kishte pushtuar dhe administronte nje pjese te territoreve shqiptare. U syrgjynos prej autoriteteve te tyre ushtarake ne Vjene ku fitoi pervoje. Pas Kongresit te Lushnjes drejtoi ministri dhe iu besua formimi i nje kabineti. Ne 1924 u debua ne mergim pas kthesa demokratike e Levizjes se Qershorit . Por u kthye pas gjashte muajve i mbeshtetur nga britaniket, jugosllavet dhe nje njesi te ushtrise cariste. U rivendos kryeminister per pak kohe, me pas u vendos republika i se ciles u caktua president. Me 1928 Shqiperia u shpall mbreteri dhe Zogu mbret i saj. U martua me konteshen Geraldina Appony , se bashku paten nje djale, Leken .

Pas 1924, me dy paktet e Tiranes varesia fiskale e Shqiperise ndaj Italise u rrit duke kushtezuar disa vendimmarrje te brendshme, por duke lehtesuar presionin e fqinjeve ballkanike. Me 1928 u miratuan kodet e rendesishme ligjore per modernizimin dhe laicizimin e shtetit shqiptar. Perpjekja per shkollimin e te rinjve u rrit, duke themeluar gjimnaze te forta shteterore si ai i Shkodres dhe i Tiranes, duke u mundesuar disa bursa per studime kryesisht ne Austri, Itali dhe France. Kriza e viteve '30 e ngadalesoi ndjeshem ecurine e perpjekjeve modernizuese.

Pas pushtimit italian e shkoi jeten e tij ne mergim, sa ne Greqi, Turqi, Angli, Egjipt, Shtetet e Bashkuara dhe France ku nderroi jete.

Jeteshkrimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Prejardhja dhe hapat e pare politik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne kalane e Burgajetit , ne Perandorine Osmane , djali i dyte i Xhemal pashe Zogollit , por djali i pare nga gruaja e dyte, Sadije hanem Toptani . Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i derebejve te Matit, te njohur prej kater shekujsh si bajraktare te fiseve te atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekame te trasheguar si mekembes vendore te sanxhakbeut te Ohrit dhe pas 1840 te valiut te Shkodres . [2] Nga ana e nenes vinte nga Toptanet e Pishes, dege dytesore e bejler eve te Krujes dhe Tiranes . [3]

Si date e lindjes eshte dhene 8 tetori, kurse si vit i lindjes jane dhene 3 vite te ndryshme: 1891, 1895 ose 1898. Zogu konsideronte te sakte daten 8 tetor 1895. [4] Mesimet e para i mori ne vendlindje nga mesuesit private Hysen efendi Ceka nga Elbasani per gjuhen shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra per gjuhen turke , [5] deri ne moshen 13 vjecare. Me 1903, u largua per ne Stamboll me vetem nje shoqerues, [6] Lale Krosin , [7] dhe filloi studimet ne "Numenu Tereki", e me pas vazhdoi shkollen e oficereve. [8] Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj ne kryeqytetin perandorak. [9] [10] Qendroi ne Stamboll deri ne fund te pranveres te vitit 1912, kur mesimet shkollore u mbyllen per pushimet verore. [4] Kur u kthye ne vendlindje, me 17 gusht 1912, menjanoi me ngadale vellain, Xhelal beun , dhe i siguroi vetes paresine e krahines se Matit [11] duke marre titullin Myhtar . [12]

1912-1919 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne fillim te konfliktit ballkanik , megjithate per shkak te gjyshit dhe te babait respektohej si kreu i Zogolleve te Burgajetit te Matit, prandaj ishte njeri nder 3 perfaqesuesit e Matit qe moren ftese per te perfaqesuar krahinen e tyre ne Kuvendin e Vlores , se bashku me Riza Celen dhe Kurt Kadine. [4] [11] [13] Asnjeri prej tyre nuk arriti ne Vlore. Zogu dhe delegatet e Matit arriten ne Elbasan me 1 dhjetor, tri dite pasi ishte shpallur pavaresia, kurse me 2 dhjetor arriten ne Lushnje . Aty degjuan per mizorite e serbeve ne Lume dhe afrimin e ushtrive serbe ne Mat, prandaj e nderprene udhetimin drejt Vlores dhe u kthyen ne Mat. Nga Lushnja, Ahmet Zogu i dergoi nje telegram Ismail Qemalit dhe e porositi te nenshkruante deklaraten e pavaresise ne emer te tij, gje qe Qemali nuk e beri. [4] Gjate Luftes se Pare Ballkanike organizoi forcat e tij ne Kakarriq kunder forcave serbo-malazeze. [8]

Ne vitin 1913, ndermori nje vizite per ne Vlore per t’u takuar me Ismail Qemalin, por mbeti i zhgenjyer nga plani i Qeverise per reformat administrative moderne qe do te zbatoheshin ne tere Shqiperine, perfshire dhe Matin. Per Zogun, reforma te tilla nenkuptonin humbjen e pushtetit personal qe derebejte si oxhaku i Zogolleve ushtronin prej shekujsh ne krahinat e tyre. Prandaj u bashkua me kusheririn e tij, Esat pashe Toptanin. Zogu nuk pranoi qe autoriteti i Qeverise se Vlores te shtrihej ne Mat. Me te formuar Esati "Pleqesine e Durresit", u solidarizua me te, sepse Pleqesia njihte pushtetet lokale te qeveritareve krahinore. [4]

Shtatorin e 1914 ndihmoi kusheririn e tij, Esad pashe Toptanin , me 1500 matjane, te kryesuar nga i vellai, Xhelal beu, per te luftuar rebelet ne Kryengritjen e Shqiperise se Mesme , [14] por pesuan disfate prane Krujes dhe u kthyen ne Durres. [15] Me 1916 ndermori nismen qe te organizonte nje kongres kombetar ne Elbasan [8] me ndihmen e ushtrise bullgare te vendosur ne qytet me Aqif pashe Elbasanin . Perhapi lajmin ne parine shqiptare, duke synuar te perterinte punen e Kuvendit te Vlores, te pohonte besnikerine ndaj Princ Vidit dhe te rivendoste administraten shqiptare ne shpresen qe do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze qe ishin vendosur ne Shkoder. Nga karantina e vendosur ne qytet per shkak te shperthimit te murtajes, u terhoq ne Mat. Administrata austro-hungareze e bindi te rekrutonte dhe komandonte vullnetare kunder italianeve me graden e kolonelit te ushtrise mbreterore e perandorake. Por me vijimin e planeve per autonomine shqiptare, autoritetet austro-hungareze e merguan ne Austri ne janarin e 1917 duke e pare si te demshem per politiken austro-hungareze ne Shqiperi asokohe. [16] [17] Qe pjese e delegacionit ceremonial shqiptar, si perfaqesues i Matit, qe i ofroi nderimet kurorezimit te perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit ne degjese nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Ne pamundesi per te ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi te kthehej ne atdhe vetem pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore. [16] Qendroi deri ne dhjetor 1919 ne Vjene , ku fitoi pervoje te vecante ne oborrin perandorak austro-hungarez, [8] dhe u kthye duke zoteruar gjermanishten. [16]

1920-'24 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne Kongresin e Lushnjes u ftua te merrte pjese si delegat i Matit. [18] Ndryshe nga delegatet e tjere te cilet shkuan atje me revolver ne brez ose me 2-3 trima te armatosur, Zogu mori me vete ne Lushnje 100 matjane kurse 200 te tjere i la ne Tirane. [19] Kongresin e garantoi me besniket e tij matjane. [8] [20] U caktua Minister i Brendshem, per arsye se, e kishte te mundur ta krijonte brenda disa diteve xhandarmerine duke rekrutuar "vullnetaret" e tij. [21] Xhandarmeria me te cilen kishte lidhje personale, qe nga ky moment, u be pikenisje e forcimit te pushtetit te tij personal. Ai shtoi radhet e saj me ane te miqve te vet. Pati suksese ne vendosjen e rendit publik dhe ne organizimin brenda disa javeve te administrates shteterore ne gjithe vendin. [22] Me 20 shkurt 1920 beri t'i dorezohen arkivat nga Qeveria e Durresit dhe marsin vijues, hyri ne Shkoder me Hoxha Kadrine , duke e marre ne dorezim te qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes. [23] Si Minister i Brendshem dhe komandant i fuqive shteterore, u angazhua ne Luften e Koplikut . [24]

Me 5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partise Popullore ne Keshillin Kombetar. Me 4 nentor 1921 , u emerua nga qeveria e Pandeli Evangjelit komandant i operacioneve ushtarake per te shtypur rebelimin e Mirdites . Emerimi i tij pa lejen e Keshillit te Nalte shkaktoi krize politike ne dhjetor 1921. Me 14 dhjetor 1921 , pas tejkalimit te krizes u kthye ne Tirane. Me 25 dhjetor 1921 u emerua serish minister i Puneve te Brendshme ne qeverine e Xhafer bej Ypit. [25]

Me 2 dhjetor 1922 , [26] Zogu u emerua kryeminister duke mbajtur ne te njejten kohe postin e ministrit te brendshem. [27]

Zogu perkrahu orvatjet e Beogradit per te eliminuar Zonen Neutrale te Junikut ne Kosove ne fillim te vitit 1923, vend ku ishin strehuar udheheqesit e rezistences clirimtare te shqiptareve te Kosoves. Me 9 janar 1923, Ministria e Puneve te Brendshme e Shqiperise leshoi urdhrin qe Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhe Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udheheqesit e cetave kacake te vriteshin. Me 30 janar, me udher te Zogut, u hodhen nga Shqiperia ne Zonen Neutrale te Junikut forcat ushtarake shqiptare. Per te shmangur vellavrasjen, Hasan Prishtina, i keshilloi drejtuesit e cetave kryengritese shqiptare te terhiqeshin. Qe nga kjo kohe levizja kacake ne Kosove shkoi duke rene, per shkak se nuk kishte as mbeshtetje morale nga Tirana, as vend ku te strehoheshin kacaket. [28]

Gjate viteve si kryeminister dhe minister i brendshem, me ane te lidhjeve qe krijoi me kreret e institucioneve administrative te emeruara nga ai, vuri nen kontroll te tij mbare vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte te vendoste pushtetin personal. [27] Zogu i kushtoi rendesi vendosjes se rendit publik, duke mos kursyer asnje mjet. Gjithashtu ndermori edhe nje fushate carmatimi, e cila u shoqerua me dhune, gjithashtu shtypi revoltat qe shperthyen ne kete periudhe. [29]

Kriza politike e qeverise se Zogut u pershkallezua gjate fushates per zgjedhjet parlamentare qe u mbajten me 27 dhjetor 1923, kur Zogu, duke parandier humbjen, perdori falsifikimin e votave, korrupsion dhe terror ndaj zgjedhesve. [30]

Me tej dha doreheqjen, dhe, pas vrasjes se Rrustemit, gjendja u acarua. Ne maj?qershor 1924 opozita organizoi Levizjen e qershorit . Qeveria Vrioni qe u rrezua me 10 qershor 1924 e kishte emeruar ditet e fundit te saj, komandant per shtypjen e grushtit te shtetit ne veri. Ne qershor 1924 , u largua per ne Jugosllavi me qindra perkrahes te tij. Gjykata politike e kundershtareve te tij politike e denoi me vdekje ne mungese me 10 nentor te po atij viti. [31]

Zogu me ane te emisareve te tij u premtoi italianeve se po te rikthehej ne pushtet do te ndiqte nje politike te orientimit drejt Italise. [32]

I mbeshtetur nga Beogradi, [33] ne fillim te dhjetorit 1924, Zogu iu afrua anes jugosllave te kufirit me Shqiperine. [34] Hyri ne Shqiperi me perkrahjen e bjellogardisteve kunder-revolucionare te gjen. Vrangel , te drejtuar nga kol. Ullagaj [35] dhe me vullnetare shqiptare te rekrutuar ne viset shqiptare te zonave te ndikimit te Begollajve te Pejes , kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesen me te madhe te parise dibrane. [36]

Sundimi i tij, 1925-39 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me t'u kthyer ne Shqiperi, u rivendos qeveria Vrioni dhe u shpall " Triumfi i Legalitetit ". U vendos gjendja e jashtezakonshme, u hoq liria e fjales dhe e shtypit, u shperndane organizatat politike, u perndoqen kundershtaret e qeverise, u internuan familjet e te arratisurve dhe te atyre qe i strehonin. Me 6 janar 1925, Zogu qe kishte marre ne duar tere pushtetin u emerua prape kryeminister. [37]

Me 21 janar 1925 e shpalli Shqiperine republike. Dhjete dite me vone, Asambleja e shpalli kryetar te republikes, duke qene ne te njejten kohe edhe kreu i qeverise. [38]

Presidenti i pare i Republikes Shqiptare, Ahmet Zogu

President [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne dhjetor 1924, pasi u rikthye ne pushtet me parate dhe armet e serbeve, i duheshin para dhe krahe te forte per ta ruajtur dhe per te qendruar gjate ne pushtet. Midis Italise dhe Jugosllavise, zgjodhi Italine, e cila ishte me e forte dhe me e pasur se Jugosllavia. Gjate konsolidimit te pushtetit te Zogut ne vitet 1925-1928, kishte shume pragmatizem e shume pak kujdes per te mbrojtur interesin kombetar. Ne kembim te ndihmave financiare italiane, Zogu i dha Musolinit bazen juridike te kontrollit te ekonomise shqiptare, te kufizimit te sovranitetit ne politiken e jashtme dhe te drejten per te ruajtur integritetin territorial te Shqiperise. Traktatet e vitit 1926 dhe vitit 1927 per Aleancen mbrojtese, shenuan fillimin e proteksionizmit italian. [39]

Mbret i Shqiptarve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Keshilltari i tij ishte Mehmed Orhan . Per te siguruar vazhdimesine e sundimit te tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe per kete siguroi perkrahjen e Italise dhe Britanise se Madhe. [40] Per te hequr pengesat e brendshme, gjate viteve 1925-1927 eliminoi kundershtaret e brendshem nga kampi i artistokracise cifligare. Ne prag te shpalljes se mbreterise u sajuan disa rrethana te cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtaret e tij "zbuluan" ne disa qytete te Shqiperise persona te cilet gjoja kishin pergatitur atentate ndaj Zogut, te cilat me pas u ekzekutuan. [41] Me 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizane zogiste e shpalli Shqiperine mbreteri dhe Ahmet Zogun mbret. [40] Mbreteria shqiptare fale ndihmes se dhene nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeverite e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavise, por qeveria e Turqise nuk pranoi ta njihte dhe marredheniet mes dy vendeve u ftohen. [42]

Zogu betimin e beri mbi Kuranin dhe Biblen :

Une Zogu, Mbret i Shqiptareve, ne castin ne te cilin po hudh kamben mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr ne duer Pushtetin Mbretnuer, betohem perpara fuqise se Zotit me mbajte Bashkimin Kombetar, Independencen e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe te mbahem besnik ndaj Statutit dhe te veproj mbas pikave te tij dhe mbas ligjeve qe ndodhen ne zbatim, duke pas parasysh kurdohere te miren e popullit. Zoti me ndihmofte ”.

Pas shpalljes se mbreterise, me 5 shtator u krijua qeveria e pare e Mbreterise Shqiptare. [42] Gjate viteve te monarkise administrata shteterore u forcua me teper megjithese jo me rruge demokratike, por me mjete autoritare. Pluralizmi politik u asgjesua. Pati perndjekje politike, burgosje dhe internime. Vendi u shoqerua me trazira te brendshme. Ne vitin 1932 ndodhi levizja e Vlores, me 1935 Kryengritja e Fierit, me 1937 rebelimi i Delvines. [43]

Pushtimi i Shqiperise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mengjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kunder Shqiperise. [44] Nje ore e gjysme para sulmit, mbreti e nisi mbretereshen me te birin per ne Greqi. [45] Mengjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur ne shtepi. Nga aty i dha udhezimet e fundit perfaqesuesit qe u nis per te biseduar me gjeneralin italian Guxoni ne Durres. Me pas Zogu urdheroi te hartohej nje thirrje drejtuar shqiptareve e cila u transmetua ne Radio Tirane afer drekes, pasi kishin arritur njoftimet per pushtimin e Durresit, Vlores, Sarandes dhe Shengjinit. Thirrja akuzonte Italine se kishte shkelur traktatet ne fuqi, marredheniet miqesore midis dy vendeve dhe pavaresine e Shqiperise. Mbreti ftoi popullin te bashkohej per shpetimin e atdheut dhe pavaresise, per t'u mbrojtur deri ne piken e fundit te gjakut. [46] [44] Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Tri ore pasi u kishte bere thirrje qytetareve per te luftuar dhe ishte betuar qe qeveria do te luftonte per cdo pellembe toke, mbreti Zog u largua nga Tirana ne krye te nje karvani te madh qeveritar. Naten arriti ne Zemblak ku qendroi per te pushuar dhe mesditen e 8 prillit kaloi kufirin ne Kapshtice . [47]

Ne mergim mbajti qendrim te rezervuar ndaj rezistences antifashiste shqiptare. [48]

Mergimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sapo kaloi kufirin e shperndau qeverine duke e lene Shqiperine pa qeveri antifashiste ne mergim. [49] Mberriten ne Follorine dhe ndenjten tri jave ne menyre qe Mbreteresha Geraldine te merrte veten nga lindja. Me 2 maj ia mbajten per ne Stamboll me 115 mergimtare, ku qendruan dy muajt e ardhshem. Me 15 qershor lajmerohet qe i ishte siguruar azil politik ne Britanine e Madhe, per ku u nis me 30 qershor me 19 shoqerues nga Stambolli per ne Konstance. Nga Konstanca per ne Varshave , Gdinja , Rige , Stokholm, Oslo, Anverse dhe Paris ku mberriten me 8 gusht. U vendosen ne Chateau de la Maille ne Versaje , ku qendruan deri kur shpertheu Lufta e Dyte Boterore , ne shtator dhe me pas u vendosen ne Bretanje . Me avancimin e trupave gjermane, Zogu me tashme 35 shoqeruesit e tij u larguan me veture drejt Bordose, ku u ndihmuan te iknin me anije nga komandanti Ian Fleming , i sherbimit sekret te marines britanike dhe mberriten ne Britani me 26 qershor 1940. [50] Ne mesin e 1940 Mbreti Zog mberriti ne Britanine e Madhe me eskorten e vet te perbere nga 35 vete, u vendos ne hotelin "Ritz". [50] [51]

Para largimit, Zogu nuk i shpalli lufte Italise dhe kjo coi ne trajtimin e Zogut ne Perendim si emigrant i zakonshem dhe jo si kryetar i nje shteti demokratik. [49] Ne mergim Zogu u perball me problemin e legjitimitetit. Asnje qeveri nuk e njihte si lider te nje qeverie ne ekzil ose lider te shqiptareve. [52] Njohja e tij si sovran ne mergim kundershtohej nga Moska dhe Uashingtoni. [48]

Me kalimin e viteve intrigat e Zogut per tu kthyer ne pushtet u bene gjithnje e me te deshperuara. Ne nje interviste te dhene ne janar 1944 Shoqerise Ango-Hebraike, Zogu premtonte qe do te sponzorizonte nje plan per vendosjen e hebrenjve ne Shqiperi ne shkembim te ndihmes per tu kthyer ne fron. [52]

Me 12 shkurt 1946, u nis ne Egjipt mbasi merr nje ftese nga ambasadori egjiptian ne Mbreti Faruk i Egjiptit. Ne qendrimin e tij nga shkurti i 1946 e deri ne veren e 1955, organizoi Levizjen e Legalitetit dhe u perpoq te fitonte mbeshtetjen e shqiptareve antikomuniste ne mergim. Ne kete hulli me 25 korrik 1951 udhetoi per ne New York me Princ Tatin me ftese te sherbimeve sekrete amerikane, me crast edhe bleu nje prone ne Long Island , por iu pamundesua nga autoritetet e emigracionit ne Amerike per shkak te shqiptareve qe donte te merrte me vete. Asokohe, i semure nga kanceri ne mushkeri, donte te levizte nga Egjipti qe kishte ardhur duke u bere i paqendrueshem politikisht. Korrikun e 1955 oborri mbreteror i organizuar nga mbreteresha u zhvendos per ne France, ku u vendosen ne Ville St Blaise ne Kane, buze Rivieres. [50]

Ahmet Zogu nderroi jete me 9 prill 1961 ne spitalin Foche ne Suresnes, prane Parisit. U shti ne dhe ne varrezat ne Thiais. I biri, Princ Leka, u shpall mbret i shqiptareve ne nje ceremoni ne mergim ne hotelin Bristol ne Paris. [50]

Riatdhesimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per qindvjetorin e pavaresise, qeveria Berisha e rehabilitoi Mbretin Zog duke riatdhesuar eshtrat e tij ne mauzoleumin e ri ne Tirane. [53]

Trashegimia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Politike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njefare stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shteteror dhe luajtur rol te rendesishem ne formesimin e ndergjegjes kombetare shqiptare. [54] Qershorin e 1925 organizoi ne Namazgjah te Tiranes pritjen e 540 krereve tradicionale te bajrakeve e maleve, edhe armiq te betuar te Presidentit te ri, dhe u kerkoi besen qe te rronin paqesisht me njeri-tjetrin, te dorezonin armet, te mos benin vetegjyqesi, por t'ia linin shtetit tagret e se drejtes, [55] duke arritur keshtu stabilitetin duke u ujdisur me kreret e tjere vendore, si bejleret dhe shehleret; [56] i perkrahu komunitetet fetare, duke i cmuar edhe si mur mbrojtes kundrejt bolshevizmit. [57] Rikthimi i tij ne pushtet dhjetorin e 1924 eshte konsideruar nga ndonje historian si "pengesa me serioze per perhapjen e komunizmit ne Shqiperi". [58] Zgjedhja president u shoqerua me nje amnisti te gjere per shume te arratisur dhe te burgosur, duke u perpjekur te pajtonte te kaluaren me te tashmen. [55] Vazhdimi i amnistive me 1927, 1932 qe baza e asaj qe Zogu quante "pajtim kombetar"; me 10-vjetorin e Mbreterise Shqiptare ne shtator 1928, u shpall falja e pergjithshme per te arratisur politike. [59]

Te tjere e kane hedhur poshte argumentin e stabilitetit duke vene ne pah se vendi u trondit disa here nga trazira dhe kryengritje. [60] Po keto e shohin se de facto e shnderroi Shqiperine ne monarki absolute. Ai perqendroi ne duart e veta, diku haptazi e diku terthorazi, pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqesore. [61] Gjate sundimit te tij, Shqiperia u be koloni ekonomike e Italise dhe kjo e fundit kishte edhe ndikim politik. [62]

Arratisja e Zogut ne prill 1939 pas sulmit te Italise fashiste eshte kritikuar ashper dhe eshte quajtuar dezertim. Ikja e tij e pazakonte e demtoi popullaritetin e tij te mbetur. Sipas Fischer, po te kishte qendruar dhe po te kishte organizuar rezistencen do t'i kishte bashkuar shqiptaret dhe do te kishte lene pershtypje me te mire ne histori, mirepo pas zbarkimit te italianeve dhe ikjes se mbretit pothuajse tere shqiptaret iu dorezuan fatit te pashmangshem. Zhdukja e Zogut dhe kolapsi i rezistences u mundesoi italianeve qe me 8 prill ta marrin Tiranen pa u shkrepur asnje plumb i vetem. [63] Arratisja e Zogut eshte denuar edhe nga lidere te se djathtes shqiptare, te cilet e akuzojne per prerje ne bese te shqiptareve. Po te kishte qendruar, thote Abas Ermenji, forcat e reja do t'ishin mbledhur rreth Zogut, do t'ishte krijuar nje tjeter bosht perqendrimi dhe do t'i ishte prere Udha komunizmit. [64]

Socio-ekonomike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 1939, kur mbreti Zog iku ne mergim, Shqiperia mbetej vendi me i varfer, me i izoluar dhe me i prapambetur ne Evrope. Mungesa e talentit konstruktiv te Zogut, paaftesia e tij per te kuptuar ekonomine moderne ose per te gjetur keshilltare qe e kuptonin dhe deshtimi i tij per te zgjidhur ceshtjen e bujqeve e lane Shqiperine shume prapa vendeve tjera evropiane. Me shume se 80% e popullsise merrej me bujqesi dhe blegtori ne nje vend ku vetem 11% e tokave ishin te punueshme. Bujqesia dhe blegtoria ishin ne nivel mesjetar. Perpjekjet e pasuksesshme te Zogut per te bere reforma agrare e lane pjesen derrmuese te tokave ne duart e feudaleve myslimane dhe urdhrave fetare . 60% e tokave te punueshme ne Shqiperi ishin ne duart e vetem 150 pronareve te medhenj. Te pakten 40% e fshatareve ishin pa toke dhe jetonin ne varferi te skajshme. [65]

Edhe kushtet shoqerore mbeten ne nivel primitiv. Ne veri ende bente kerdine gjakmarrja . Ne jug, tosket e varfer trajtoheshin si bujkrober nga feudalet myslimane . [65] 15% e popullsise jetonte ne qytete. Vetem Durresi, Vlora dhe Tirana dukeshin si qytete evropiane, sidomos kjo e fundit ishte rritur shume shpejt pasi u caktua kryeqytet i Shqiperise dhe ne vitin 1939 numeronte 30 mije banore. Ne qender te Tiranes ishin ngritur nga italianet disa ndertesa qeveritare dhe Hotel Dajti . [65] Parate e huave italiane nuk u shpenzuan ne menyre te duhur; udhet dhe urat e konstruktuara i sherbenin ne radhe te pare qellimeve ushtarake italiane; godinat e ndertuara nuk ishin te domosdoshme duke perfshire godina qeveritare fashiste mburravece dhe nje pallat per mbretin Zog. Nuk u investua ne kanalet e ujitjes dhe ne kanalizime, te cilat ishin nevojat kryesore. [66]

Kushtet e jeteses ishin te mjera. Te ushqyerit ishte i dobet, sherbimet e shendetit publik nuk ekzistonin, njerezit ishin te rrezikuar nga semundjet. [65] Zija e bukes ishte dukuri kronike ne Shqiperi. Ne vitin 1935 mori permasa me te medha. Me mijera burra, gra dhe femije te uritur dhe te zhveshur grumbulloheshin para dyerve te prefekturave dhe kerkonin miser. Rruget mbusheshin me turma femijesh te uritur qe lypnin buke. [67] Si pasoje e keqesimit te gjendjes ekonomike te popullit, te mungeses se ushqimit dhe te gjendjes se rende sanitare ne vend u perhapen tuberkulozi , malarja , skarlatina , fruthi , sifilizi etj. U rrit vdekshmeria e femijeve. [68] Edukimi ishte i manget. Shqiperia kishte shkallen me te larte te analfabeteve ne tere Evropen, me 85%. Ne Shqiperi nuk kishte universtet dhe kishte fare pak shkolla te larta. [65] Per arsimin dhe kulturen shpenzoheshin shuma te vogla te buxhetit te cilat per shkak te krizes ekonomike u shkurtuan edhe me shume per te mbuluar deficitin buxhetor. [67]

Censura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shtypi ishte nen kontrollin e Ministrise se Brendshme. Ne shtyp mund te kritikoheshin nepunesit e vegjel por jo Mbreti, Qeveria, parlamenti apo gjykatat. Zogu nuk lejoi te krijohen parti politike opozitare. [69]

Kosova [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Figurat politike kosovare si Bajram Curri , Hasan Prishtina dhe Hysni Curri e akuzonin Zogun si filoserb . [70] Pasi Komiteti i Clirimit te Kosoves doli nga Komiteti i Clirimit Nacional me 1930, kreret e KCK-se kthehen ne atdhe dhe Zogu kerkoi te zgjedhe rrugen e marreveshjes me ta. Nepermjet njerezve te tij te besuar, si Salih Vuciterni dhe Dom Gjon Bisaku , Zogu e futi ceshtjen e Kosoves ne tabanin kombetar, perkrahu perkujtesen "Gjendja e pakices shqiptare ne Jugosllavi" qe kleriket katolike D. Bisaku, D. Shtjefen Kurti dhe D. Luigj Gashi ua nisen sekretarit te Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve, Erik Drymund. Zogu perkrahu gjithashtu te perkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin , e qe shtypej ne Rumani, e qe sherbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit te Kosoves. [71]

Hebrenjte [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nga 1932 u bene perpjekje diplomatike disapaleshe per nisjen e strehimit te hebrenjve perpjestimisht me territorin dhe popullaten shqiptare. Qindra hebrenj hyne ne territorin shqiptar gjate periudhes 1932-1939 me viza te rregullta te leshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administrates se Zogut vijoi edhe ne mergimin e tij perfundimtar, ku pati premtuar se, po te rikthehej ne pushtet, ne kembim te mbeshtetjes dhe simpatise britanike " do te mundesonte strehimin e mbi 25 mije familjeve hebraike ne vendin e tij ". [72]

Mergimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne Perendim si emigrant i zakonshem dhe jo si kryetar i nje shteti demokratik. U largua nga Shqiperia pa bere asnje deklarate dhe sapo kaloi kufirin e shperndau qeverine duke e lene Shqiperine pa qeveri antifashiste ne mergim. [49] Ikja e tij krijoi ne Shqiperi vakuum institucional, i cili i dha mundesi Musolinit per te manipuluar statusin politik te Shqiperise sipas interesave te Italise fashiste. Me 12 prill nje Asamble Kombetare e perbere nga kolaboracioniste te rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste ne emigracion shpalli se ne Shqiperi nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetem nderrim i kreut te shtetit. [73] Qe mjaftueshem aktiv ne shtypin perendimor, ne te cilin numeroheshin dhjetera intervista dhe shkrime per te ne gazetat me te njohura britanike. Ne nje interviste per gazeten Manchester Guardian me 12 shtator 1942, lakoi mundesine per nje Federate Ballkanike. [51] Njohja e tij si sovran ne mergim kundershtohej nga Moska dhe Uashingtoni. [48]

Komiteti i Fshehte i Stambollit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vjeshten e 1940 disa perkrahes te Zogut ne Stamboll formuan Komitetin e Fshehte, te organizuar nga kol. Sterling me pjesemarres Konicen , Merxhanin , Hiqmet Delvinen , A. Sylen dhe Dibren . Detyra e tij ishin te merreshin me ceshtjet shqiptare si dhe anglezet te kishin nje organ informativ. Per komitetin kishte dijeni Musa Juka . Komiteti paguhej nga nje zyre angleze qe quhej EAC (Economic Advisory Committee). [74]

Monumenti i Mbretit Zog ne Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.

Atentatet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 23 shkurt 1924 per shkak se Zogu me ane te nje koalicioni me independentistet siguroi nje shumice te re, iu organizua nje atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjate hyrjes i beri prite Beqir Valteri . Dorasesi qelloi tri here e Zogu mori dy plumba kalimthi, njeri ne kofshe dhe tjetri ne baqth. Plaget iu lidhen perkohesisht nga dr. Simonidhi . [75] Pasi atentatori mori garancine personale, doli perzierja e Avni Rustemit ne atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vete dhe u burgosen nder organizatoret Sali Hoxhe Elbasani (Hidri), Sejfulla Maleshova , Omer Nishani , etj. [76]

Me 1927 deshton ne embrion nje atentat i organizuar nga jugosllavet. [77]

Me 20 shkurt 1931 ne nje vizite ne Viene, pasi ndoqi operen "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i behet nje atentat nga Aziz Cami e N. Gjeloshi . Atentatoret qelluan nente here mbi mbretin dhe suiten e tij, duke vrare majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohoven , te dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe qe ndihmoheshin nga " Bashkimi Kombetar ". [78]

Me 1933 sipas deshmise se Ibrahim Celos , Hasan Prishtina u perpoq ta bindte qe t'i bente atentat Zogut. [79] Mars 1939 deshton plani italian per nje atentat kunder tij. [77]

Bashkekohesit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur u kurorezua, Noli e denoncoi si “ nje krim i urryeshem ndaj shqiptareve ” nga Viena. Monarkia zogiste ishte nje “ nje farse e pergatitur ne Rome dhe e vene ne jete ne Tirane ”. Bejleret e debuar ne levizjen rivale “Bashkimi Kombetar” ishin po aq te indinjuar.

Historiografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me mungese te burimeve dokumentare dhe te ndikuar nga romanticizimi nacionalist, biografistet e mbretit Zog perdoren narrativa gojedhanore per ta lashtesuar origjinen e familjes deri ne kohen e Skenderbeut. Dy prej tyre, 10 vjet mbretni, 1928-1938 nga Zoi Xoxa dhe Nga notimet e Zogut I Mbretit te shqiptareve nga adjutanti i tij, kol. Hysen Selmani permbajne eulogji, mitndertimin e heroit rreth figures se tij si dhe nxjerrjen e origjines te familjes amesore te Toptaneve nga Topiajt. [80]

Sipas disa historianeve, me 7 prill 1939 grabiti arken e finances shteterore. [81] Mbi shumen e sakte ka pasur gjithnje debate. Sipas disa historianeve, thesari i Shqiperise gjate mbreterimit te Zogut ndodhej ne Rome, ndersa sasia e arit e terhequr ishte e barazvlefshme me rrogen vjetore duke i shtuar perfitimin e shitjes se nje pylli ne vendlindje. [82] Sipas italianeve mori 550 mije franga ari, te tjere flasin per 18 arka me flori, ndersa burime tjera flasin qe mori me vete 50 mije sterlina por kishte depozituar jashte shtetit edhe 2 milione dollare. Eshte e dokumentuar zyrtarisht qe mengjesin e 7 prillit para se te largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit nje shume te madhe ne ar dhe monedha ari qe arrinin ne 183kg ar. [83]

Ne librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime te tilla te gabuara si "Esat Pasha ishte daje i Ahmet Zogut". Ne te vertete gjyshi i Zogut nga e ema ishte kusheri i dyte me Esad Pashen. [84] Neper librat e historiografise komuniste do te permendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u permendur se kush e beri sepse Valteri qe nder te denuarit me vdekje nga Gjyqi Special . [85]

Jeta private [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ceremonia martesore

Muajin kur u emerua kryeminister per here te pare hoqi prapashtesen osmane "-olli" nga mbiemri, duke e ndryshuar mbiemrin nga Zogolli ne Zogu . [86]

Si mbret, Zogu u nderua nga qeverite e Italise, Luksemburgut, Egjiptit, Jugosllavise, Frances, Rumanise, Greqise, Belgjikes, Bullgarise, Hungarise, Polonise, Cekosllovakise dhe Austrise. [87]

Zogu ishte i fejuar me te bijen e Shefqet bej Verlacit para se te behej mbret. Sidoqofte, pasi u be mbret ai nderpreu lidhjen qe kishte.

Me 27 prill 1938 u martua me konteshen Geraldina Appony me martese civile. [88] Femija i tyre i vetem Princi i Kurores Leka, lindi ne Shqiperi me 5 prill 1939. Lindja u lajmerua me te shtena topash. [89]

Nderime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjate qendrimit te tij ne Vjene, u dekorua nga perandori Karli I me Kryqin e Komandantit te Urdhrit te Franc Jozefit I. [16]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Zog I, King of Albania
  2. ^ Vlora, Eqrem bej ; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmese per historine e sundimit turk ne Shqiperi . Vell. 2. Tirane: 55. fq. 208. ISBN   978-99943-56-89-8 .
  3. ^ Selmani, Hysen (2008). Nga notimet e Zogut I, mbretit te Shqiptareve . Kristalina-KH. fq. 19?20. ISBN   9995665085 .
  4. ^ a b c d e Frasheri, Kristo (2013). "Si e manipuluan historine biografet e Ahmet Zogut" . shqiptarja.net . Marre me 10 gusht 2020 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  5. ^ Ushtelenca, Ilir (1995). Diplomacia e Mbretit Zogu I-re (1912-1939) . Tirane: Ermir. fq. 22. OCLC   654712082 .
  6. ^ "King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania" . albanianhistory.net (ne anglisht). 1933 . Marre me 9 janar 2019 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  7. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (ne anglisht). I.B.Tauris. fq. 257. ISBN   9781780764313 .
  8. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet . Tirane: 55. fq. 259?260. ISBN   9789994356225 .
  9. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashe Toptani: njeriu, lufta, pushteti . Tirane: Uet press. fq. 140nb. ISBN   978-9928-190-91-8 .
  10. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874?1913 (ne anglisht). London: IB Tauris. fq. 34. ISBN   9781845112875 .
  11. ^ a b Vlora 2003 , pp. 452-453
  12. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918 . Tirane: ASH, Instituti i Historise. fq. 288nb. ISBN   978-99956-10-04-3 .
  13. ^ Nosi 2007 , p. 185.
  14. ^ Ikonomi 2016 , p. 367.
  15. ^ Akademia 2007 , p. 68-69.
  16. ^ a b c d Hoxha, Donika (shtator 2010). "Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)" (PDF) . uniroma1.it (ne anglisht). fq. 29?30. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 8 janar 2020 . Marre me 9 janar 2019 .
  17. ^ Blumi, Isa (8 tetor 2014). "Albania" . 1914-1918-online (ne anglisht). {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  18. ^ Frasheri 2014 , f. 35-36.
  19. ^ Frasheri 2014 , f. 36-37.
  20. ^ Frasheri 2014 , f. 37.
  21. ^ Frasheri 2014 , f. 38.
  22. ^ Frasheri 2014 , f. 39.
  23. ^ Tocci, Terenzio (2018) [1938]. Mbreti i Shqiptareve . Tirane: Reklama. fq. 79?80. ISBN   9789928256331 .
  24. ^ Kelcyra 2012 , p. 89.
  25. ^ Hoxha 2010 , pp. 54-55.
  26. ^ Tocci 2018 , p. 95.
  27. ^ a b Frasheri 2014 , f. 40.
  28. ^ Akademia 2007 , f. 465-467.
  29. ^ Frasheri 2014 , f. 40-41.
  30. ^ Frasheri 2014 , f. 53.
  31. ^ Krasniqi, Afrim (26 qershor 2014). "Dokumentet ekskluzive: dekretet e Nolit per gjyqet politike, shtetrrethimin dhe propaganden" . Shqiptarja.com . 149 : 18?19.
  32. ^ Akademia 2007 , f. 238.
  33. ^ Frasheri 2014 , f. 68-69.
  34. ^ Akademia 2007 , f. 242.
  35. ^ Врангелове команде у Вра?у и Скоп?у ( shqip. Komanda e Vrangelit ne Vranje dhe Shkup) . // Politika , 4 Dhjetor 2017, fq. 19.
  36. ^ Daci, Fatos (5 shtator 2015). "Si e solli Jugosllavia Ahmet Zogun ne fron" . Koha Jone . Arkivuar nga origjinali me 9 janar 2016 . Marre me 8 janar 2019 .
  37. ^ Akademia 2007 , f. 247.
  38. ^ Frasheri 2014 , f. 69.
  39. ^ Milo 2014 , f. 20-21.
  40. ^ a b Frasheri 2014 , f. 112.
  41. ^ Akademia 2007 , f. 286-287.
  42. ^ a b Akademia 2007 , f. 289.
  43. ^ Frasheri 2014 , f. 115.
  44. ^ a b Juka, Gezim H. (2018). Shkodranet e 7 prillit dhe te 29 nentorit . Tirane: Reklama. fq. 20?21. ISBN   9789928440358 .
  45. ^ Akademia 2007 , f. 363.
  46. ^ Milo 2014 , f. 35.
  47. ^ Milo 2014 , f. 36.
  48. ^ a b c Frasheri 2014 , f. 128.
  49. ^ a b c Frasheri 2014 , f. 123-124.
  50. ^ a b c d Elsie 2013 , pp. 508-509.
  51. ^ a b Kapri, Erald (2017). "Sekretet e Luftes: Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike". Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skendo". fq. 491?498. ISBN   978-9928-4416-3-8 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh |url= ( Ndihme! ) Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  52. ^ a b Fischer 1999 , f. 241.
  53. ^ Kolstø 2016 , p. 204.
  54. ^ Kolstø, Pal (2016). Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe (ne anglisht). Routledge. fq. 201. ISBN   9781317049357 .
  55. ^ a b Vlora 2003 , p. 542.
  56. ^ Clayer, Nathalie (2007). "Saints and Sufis in post-Communist Albania". permbledhur nga Kisaichi, Masatoshi (red.). Popular Movements and Democratization in the Islamic World (ne anglisht). London/New York: Routledge. fq. 34. ISBN   9781134150618 .
  57. ^ Jordan, Peter (2015). "An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity". permbledhur nga Brunn, Stanley (red.). The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics (ne anglisht). Vell. 1?5. Springer. fq. 1588. ISBN   9789401793766 .
  58. ^ Hoxha, Celo (2013). Fillimet e Diktatures Komuniste ne Shqiperi 1944-1948 . Tirane: Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit. fq. 8. ISBN   9789928168115 .
  59. ^ Juka 2018 , p. 17.
  60. ^ Frasheri 2014 , p. 115.
  61. ^ Frasheri 2014 , p. 117.
  62. ^ Fischer 1999 , p. 6-7
  63. ^ Fischer 1999 , pp. 25-26
  64. ^ Abas Ermenji, Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise, 472-473.
  65. ^ a b c d e Fischer 1999 , pp. 33-34.
  66. ^ Fischer 1999 , f. 6-7.
  67. ^ a b Akademia 2007 , f. 295.
  68. ^ Akademia 2007 , f. 296.
  69. ^ Frasheri 2014 , f. 117.
  70. ^ Akademia 2007 , p. 186.
  71. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Levizja komuniste ne vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-se . Tirane: 55. fq. 62?63. ISBN   978-9928-106-38-4 .
  72. ^ Sinani, Shaban (2009). Hebrenjte ne Shqiperi ─ Prania dhe shpetimi . Tirane: Naimi. fq. 93, 96?97. ISBN   978-99956-800-2-2 .
  73. ^ Frasheri 2014 , f. 125.
  74. ^ Dervishi, Kastriot (16 dhjetor 2015). "Margaret Hezllak dhe sherbimi i saj ndaj ceshtjes shqiptare". 55 . 6315 : 16?17.
  75. ^ Vlora 2003 , pp. 503-504.
  76. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikes . Tirane: 55. fq. 222?223. ISBN   978-99943-56-43-0 .
  77. ^ a b Dervishi 2010 , p. 220.
  78. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39 (ne anglisht). I.B.Tauris. fq. 331. ISBN   9781845110130 .
  79. ^ Dervishi 2010 , p. 114.
  80. ^ Frasheri, Kristo (2013). "Kristo Frasheri: Ju rrefej Ahmet Zogun e vertete" . shqiptarja.net . Marre me 10 gusht 2020 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  81. ^ Frasheri 2014 , f. 170.
  82. ^ Dervishi, Kastriot (2 shkurt 2003). "Si u grabit ari shqiptar: [Ne kohen e Mbretit Zog]" . 55 . 27 : 12?13.
  83. ^ Milo 2014 , f. 37.
  84. ^ Ikonomi 2016 , p. 489.
  85. ^ Dervishi 2010 , p. 224.
  86. ^ Akademia 2007 , f. 186.
  87. ^ "The House of Zogu" . royalark (ne anglisht). {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  88. ^ Akademia 2007 , p. 353-354
  89. ^ Akademia 2007 , p. 363

Literatura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Akademike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Akademia e Shkencave te Shqiperise (2007). Historia e popullit shqiptar . Vell. 3. Tirane: Toena.
  • Frasheri, Kristo (2014). Ahmet Zogu: Veshtrim historik . Tirane: M & B.
  • Fischer, Bernd (1996). Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi . Cabej.
  • Fischer, Bernd Jurgen (1999). Albania at War, 1939-1945 . C. Hurst & Co. Publishers. ISBN   978-1-85065-531-2 .
  • Milo, Paskal (2014). Shqiptaret ne luften e dyte boterore . Toena.

Kujtime dhe publicistike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]