Interneti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Ai eshte nje rrjet i rrjeteve qe perbehet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fusheveprim lokal deri ne global, te lidhura nga nje koleksion i gjere elektronik, wireless , dhe teknologjite e rrjeteve optike. Interneti mbart nje game te gjere te burimeve te informacionit dhe sherbimeve, te tilla si dokumentet e nderlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike , telephony , dhe rrjetet peer-to-peer per file sharing .

Origjina e internetit daton heret ne hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve te Bashkuara ne vitet 1960 per te ndertuar rrjete kompjuterike te fuqishme per komunikim me tolerance te defekteve . Paraardhesi kryesor i rrjetit, ARPANET , fillimisht ka sherbyer si nje shtylle per nderlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake ne vitet 1980. Financimi i Rrjetit te Fondacionit Kombetar te Shkences si nje shtylle e re ne vitet 1980, si dhe financim privat per zgjerimet e tjera komerciale, coi ne pjesemarrjen ne mbare botes ne zhvillimin e teknologjive te reja te rrjeteve, si dhe bashkimin e shume rrjeteve. Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndermarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shenon fillimin e tranzicionit ne Internetin modern, dhe gjeneroi nje rritje te qendrueshme eksponenciale duke pare qe gjeneratat e kompjuteret institucional, personal , dhe telefonat u lidhen ne rrjet. Interneti qe ne e njohim dhe e perdorim ne jeten e perditshme, u be publik me 30 Prill te vitit 1993 ( 30.04.1993 )

Shumica e mediave tradicionale te komunikimit, duke perfshire telefonine, radion, televizionin, posten ne leter dhe gazetat, riformesohen, ripercaktohen, apo edhe anashkalohen nga interneti, duke sjelle ne jete sherbime te reja si emaili, telefonia ne internet, televizioni ne internet, muzika online, gazetat dixhitale dhe faqet e internetit te transmetimit te videove. Gazetat, librat dhe botimet e tjera te shtypura po pershtaten me teknologjine e uebsajtit, ose jane riformuar ne blogje, burime ne internet dhe grumbullues lajmesh ne internet. Interneti ka mundesuar dhe pershpejtuar forma te reja te nderveprimeve personale nepermjet mesazheve te castit, forumeve te internetit dhe sherbimeve te rrjeteve sociale. Blerja ne internet eshte rritur ne menyre eksponenciale per shitesit e medhenj, bizneset e vogla dhe sipermarresit, pasi u mundeson firmave te zgjerojne pranine e tyre te "tullave dhe llacit" per t'i sherbyer nje tregu me te madh apo edhe per te shitur mallra dhe sherbime teresisht online. Sherbimet nga biznesi ne biznes dhe ato financiare ne internet ndikojne ne zinxhiret e furnizimit ne te gjitha industrite.

Interneti ka si te mirat po ashtu dhe te keqijat e tij. Pershembull ai na ndihmon per komunikimin kur ne jemi larg njeri-tjetrit. Ky ishte nje ndikim i mire i tij por e keqja e tij eshte se sa me shume kohe kalon aq me te varur po behen njerezit ndaj tij.

123098Interneti eshte sistemi i rrjeteve kompjuterike te nderlidhur qe perdor Suiten e Protokollit te Internetit (TCP/IP) per te lidhur miliarda pajisje ne te gjithe boten. Ai eshte nje rrjet i rrjeteve qe perbehet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fusheveprim lokal deri ne global, te lidhura nga nje koleksion i gjere elektronik, wireless, dhe teknologjite e rrjeteve optike. Interneti mbart nje game te gjere te burimeve te informacionit dhe sherbimeve, te tilla si dokumentet e nderlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer per file sharing.


Pamje e disa rrugeve ne nje pjese te Internet-it. Origjina e internetit daton heret ne hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve te Bashkuara ne vitet 1960 per te ndertuar rrjete kompjuterike te fuqishme per komunikim me tolerance te defekteve[a].[1] Paraardhesi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka sherbyer si nje shtylle per nderlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake ne vitet 1980. Financimi i Rrjetit te Fondacionit Kombetar te Shkences si nje shtylle e re ne vitet 1980, si dhe financim privat per zgjerimet e tjera komerciale, coi ne pjesemarrjen ne mbare botes ne zhvillimin e teknologjive te reja te rrjeteve, si dhe bashkimin e shume rrjeteve. [2] Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndermarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shenon fillimin e tranzicionit ne Internetin modern,[3] dhe gjeneroi nje rritje te qendrueshme eksponenciale duke pare qe gjeneratat e kompjuteret institucional, personal, dhe telefonat u lidhen ne rrjet.

Interneti ka si te mirat po ashtu dhe te keqijat e tij. Pershembull ai na ndihmon per komunikimin kur ne jemi larg njeri-tjetrit. Ky ishte nje ndikim i mire i tij por e keqja e tij eshte se sa me shume kohe kalon aq me te varur po behen njerezit ndaj tij.Gjithashtu interneti per her te par u perdor ne shba gjate vitetve 1960-1961

Rrjete informative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

LAN (Local Area Network) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Eshte sistem i rrjetes kompjuterike ne te cilen kycen/lidhen kompjuteret dhe pajisjet periferike te nje zyre ose kompanie. Pajisjet gjenden ne nje distance te vogel fizike .Kjo lidhje behet me qellim te shfrytezimit te perbashket te burimeve, pra ndarjes se tyre (pershembull nje printer perdoret prej disa shfrytezuesve) Rrjeti lokal LAN perbehet nga dy ose me shume kompjutera te lidhur se bashku ne nje zone te kufizuar pershembull rrjeti ne shtepi shkolla etj.

MAN (Metropolitian Area Network) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur Kompjuterat qe gjenden ne distanca te medha jane te lidhur mes tyre permes rrjetes kompjuterike, atehere kemi te bejme me MAN. Shembull mund te jete nje kompani qe zyrat i ka ne dy qytete te largeta dhe shfrytezuesit kane mundesi qe te bejne shkembimin e informatave nga te dy zyrat.

Client/Server [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje arkitekture e rrjetit ne te cilin cdo kompjuter ne rrjet eshte ose klient ose server. Serverat jane kompjutera te fuqishem te dedikuar per menaxhimin e disqeve, shtypseve ose trafikun ne rrjet. Serverat sigurojne te dhenat per te gjithe kompjuteret qe jane brenda rrjetit. Klientet ne anen tjeter jane kompjuter personale (PC), ne te cilet shfrytezuesit i perdorin programet aplikative. Klientet lidhen ne servera me qellim te shfrytezuesit te resurseve ,sic jane dosjet (file) dhe pajisjet per fuqi procesuese.

Puna e kompjutereve te lidhur ne grup (Workgroup) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Disa kompjutera te lidhur ne rrjet paraqesin nje grup punues. Ne kete rast shfrytezuesit mund te bejne ndarjen e shtypesit, modemit, skanerit, por edhe te informatave te tyre neper kompjutera. Shfrytezuesit mund t'u japin qasje shfrytezuesve te tjere ne resurset e tyre. Workgroup i ka edhe te metat e veta, pasi qe ne rast te futjes te me shume shfrytezuesve ne nje kompjuter, ai do te ngadalesohet shume, me pas siguria eshte me e vogel dhe ne rast se gabohet ne dhenien e te drejtave, mund te shkoje edhe deri te keqperdorimet e ndryshme.

Rruga e krijimit te internetit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rrjeti ARPA [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Zanafilla e idese per ndertimin e rrjetit, qe per ne eshte i njohur me emrin " internet " rrjedh nga koha e luftes se ftohte ne vitet ´60. Si iniciatore te nje rrjeti te tille jane qarqet ushtarake te ShBA-se, te cilat sot nga disa prezantues ne internet kritikohen per mbajtjen sekrete te internetit.

Qe ne fillim te viteve ´60, ushtaraket amerikane mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe ne rast te ndonje sulmi atomik nga kundershtaret. Si zgjidhje me e mire e ketij problemi shihej nje rrjet elektronik . Me kete rrjet duhej qe te dhenat e njejta te regjistroheshin dhe te shperndaheshin ne kompiutere qe gjendeshin ne largesi. Ne rast ndryshimi apo futjes se te dhenave te reja, duhej qe ndryshimet te beheshin ne te gjithe kompiuteret e lidhur ne ate rrjet. Secili nga kompiuteret e lidhur duhej te komunikonte ne disa lidhje me kompjuteret tjere. Vetem ne kete menyre ishte e mundur vazhdimesia e komunikimit ne rast te shkaterrimit te ndonjerit nga kompjuteret, ose shkeputjes se ndonje lidhjeje. Sidoqofte, ne vitin 1964 Forcat Ajrore te ShBA-se angazhojne firmen RAND Corporation per ndertimin e projektit te quajtur " Rrjeti i decentralizuar ". Kjo firme nuk u angazhua per ate qe ne sot e njohim si paraardhes te internetit. Per shkak te shume veshtiresive, ky projekt nuk u realizua, kurse vete ideja per nje " rrjet te decentralizuar ", ku bartja e te dhenave do te behej ne forme paketash, mbeti ne kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA) , qe nga viti 1958 sherbente per zhvillimin shkencor per ushtrin amerikane, vendosi qe me 1966 te nderlidhe rrjetin me llogaritesin ARPA . Me kete rast ideja per " rrjetin e decentralizuar " u zhvillua edhe me tej dhe mori nje forme paksa me te kuptueshme. Ne vitin 1969 ne rrjetin ARPA-Net ishin te lidhur kater llogarites. Tre vite me vone ne ARPA-Net ishin te lidhur 40-te llogarites. Duhet theksuar se edhe ne kete kohe ARPA-Net ishte nje rrjet i mbyllur . Nga ky rrjet i mbyllur ARPA-Net do te ndertohej me vone si rrjeti i internetit .

Te arriturat shkencore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ideja per lidhjen e llogaritesve ne nje rrjet, ishte interesante jo vetem per qarqet ushtarake por edhe per ato shkencore. Ne te vertet per shkencetaret nuk ishte shume interesante mundesia e sinkronizimit te te dhenave nder kompjutera, por se vete bartja dhe shkarkimi i te dhenave nga nje kompjuter ne tjetrin. Pasi qe ARPA-Net kishte nje aftesi per t´u hapur nuk ishte problem per te zgjeruar edhe ne fushat e tjera. Me ndihmen e ketij rrjeti shkencetareve, qe ne vitet e `70 ju jepej mundesia e shkarkimit te informatave nga institutet e lidhura ne ARPA-Net .

Numri i llogaritesve te lidhur ne kete rrjet rritej dita-dites, llogaritesit e lidhur kishin sisteme te ndryshme operative. Llogarites te fabrikanteve te ndryshme, Unix e me vone edhe kompiuteret personale filluan te lidhen ne kete rrjete. Disa nga keta llogarites kishin lidhje te drejtperdrejte ndersa te tjeret lidheshin me ndihmen e telefonit dhe te modemit. Me kete paraqitet nevoja e nje protokollimi te ri te bartjes se te dhenave. Ky protokoll duhej te mos jete i bazuar ne sistemin operativ te kompjutereve te lidhur dhe shpejtesine e bartjes se informatave. Si rezultat i kesaj nevoje lindi protokolli TCP/IP , me kete u be edhe i mundeshem bartja e informatave ne rrjetin ARPA-Net ne menyre te standardizuar per te gjithe llogaritesit e lidhur ne kete rrjet.

Merita shkencore ne ARPA-Net kane edhe studentet, te cilet e zbuluan kete rrjet ne menyren e vet. Deshira e tyre ishte nje tablo informative ku behet kembimi i informatave ne mes tyre. Si rezultat i kesaj pune krijohet i ashtuquajturi " Usenet " ( rrjeti i perdoruesve ). Me kete u vendos edhe nje gur ne ndertimin e internetit.

Rrjeti i rrjeteve (Peer to peer) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nevoja e dallimit te botes shkencore dhe asaj ushtarake te lidhur ne ARPA-Net , per shkak te sekreteve ushtarake solli qe ne fillim te viteve `80 nga ARPA-Net te ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net , ndersa ARPA-Net mbet ne duar te shkencetareve. Ne pjesen civile te ketij rrjeti ne vitet ´80, behet katapultimi i numrit te kompiuterve te lidhur ne te. Shkaktar i rritjes se numrit te lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizate arriti qe te gjithe llogaritesit e qendrave te rendesishme shkencore ne ShBA t'i lidhe ne kete rrjet. Keshtu me kete lidhje u be e mundshme qe nga rrjete te vogla te kycen ne rrjetin e madh dhe nga ai ne ndonje rrjete apo kompjuteri tjeter. Me kete edhe u krijua " rrjeti i rrjeteve " (peer to peer) per te cilin per nje kohe te shkurter merr dhene fjala " internet " . Me kete edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerezve rreth viteve ´80.

Ne te njejten kohe ne Europe ndiqeshin zhvillimet ne kete drejtim. Mirepo ato ishin te bazuara ne Normat OSI . Pasi qe modeli amerikan TCP/IP nuk ishte norme e ISO -se ata edhe nuk e pranonin ate. Ne vitin 1986 themelohet organizata RARE (Reseaux Associes pour la Recherche Europeenne) me qellim te koordinimit te iniciativave per krijimin e nje sistemit te lidhjeve te kompjutereve ne nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.

Inciativa evropiane ju perkul suksesit te TCP/IP -se ne Amerike dhe me ne fund vendosen per te krijuar nje rrjet multi-protokollar qe nder te tjera e pranonte protokollin TCP/IP . Ky sistem i lidhjes u emertua EuropaNet dhe ne te u lidhen qendra te ndryshme shkencore te Evropes.

Tani me ekziston lidhja transatlantike e Europes ne Backbone te ShBA-se. Koordinimi i komunikimit ne internet per zonen Europiane ju besua organizates RIPE (Reseaux IP Europeens). Edhe ne Europe ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nenrrjetet dhe quhet Ebone (Europeischer Internet-Backbone ). Firme e cila per shkak te bankrotit u desh te mbyllet ne vitin 2002. Ne kontinentet e tjera ka iniciativa dhe zhvillime te ngjashme me ato te Europes.

Sot kur ne themi " Internet ", atehere nenkuptojme jo vetem nje rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve te ndryshme te vogla (organizatave, institucioneve etj.) ne Backbone.

Funksionimi i internetit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Te gjithe i keni degjuar fjalet URL dhe WWW . Por, c’do te thone keto fjale? URL ? Uniform Resource Locators s’eshte asgje tjeter, por vetem adrese e nje faqeje ne internet qe permban informacionin e shkembyer standard te shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), qe ju e shkruani ne cdo adrese qe doni ta shihni ne Internet. Hypertext do te thote nje tekst i regjistruar ne nje forme elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve.

C'eshte WWW (World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem Boteror. Imagjinoni nje rrjete merimange gjigante qe vazhdon te thurret edhe ne momentet kur ti je duke lexuar kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA, kurse kembet gjithandej neper bote.

Mund te keni degjuar edhe per FTP (File Transfer Protocol), qe eshte standarti i percimit te skedareve, kur programi skedar-percues duhet te mbeshtese dergimin e skedarit ne nje server interneti.

ISP (Internet Service Provider) eshte serveri qe mban faqet dhe na ben te mundur lidhjen me internetin nga shtepia.

Serveri eshte nje kompjuter qe ben te mundur lidhjen me internetin. Pra, eshte vetem nje mbeshtetes qe vete eshte i lidhur me nje server tjeter, kurse edhe ai tjetri vete me nje tjeter.

Hosti (pritesi) eshte server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te mundur qe edhe te tjeret ta shohin ate. Kuptojeni ate si nje dyqan me qira, per te cilin duhet t'i paguani qiradhenesit.

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, versione te reja te HTML .

Interneti eshte nje rrjet privat kompjuteresh me hyrje te kufizuar vetem per nje organizate, por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe Interneti.

Prapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe eshte per faqet me qellime dhe permbatje tregtare, .org do te thote organization per organizata, .edu do te thote education dhe eshte per universitete dhe shkolla et,.

Shiko dhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhjet e jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shenime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

^ Toleranca e defekteve eshte nje vecori qe i mundeson nje sistemi te vazhdojne te veprojne si duhet ne rast te defekteve (ose gabimeve) ne disa nga komponentet e tij.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]