Meksika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shtetet e Bashkuara Meksikane

Estados Unidos Mexicanos
(spanjisht)
Emblema - Meksika
Meksika Meksika
Vendndodhja - Meksika
Vendndodhja - Meksika

' Shtetet e Bashkuara te Meksikes qe njihet zakonisht si Meksika eshte nje republike kushtetuese federale ne Ameriken e Veriut. Meksika ka nje siperfaqe prej 2 milion km² duke qene keshtu vendi i peste ne kontinentin amerikan dhe i katermbedhjeti ne bote per nga siperfaqja. Me nje popullsi prej 111 milion banoresh Meksika renditet si vendi i 11-te ne bote. Meksika eshte nje shtet federal i perbere nga 31 shtete dhe nje Distrikt Federal. Kryeqytet i Meksikes eshte Qyteti Meksiko .

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Meksika ben pjese ne Ameriken e Veriut. Ajo kufizohet me SHBA , Guatemalen dhe Belizen . Laget nga oqeani Paqesor dhe Gjiri i Meksikes. Territori i Meksikes ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perendimore, nga veriu ne jug duke perfshire edhe pllajen qendrore. Ne jug, rrafshnalta ndahet nga Paqesori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore eshte zone sizmike me vullkane aktive (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaciuatl, 5286 m).

Bregu i Paqesorit perbehet nga ultesira te ngushta bregdetare: per rreth 1300 km shtrihet gadishulli i Kalifornise se Poshtme. Brigjet e gjirit te Meksikes jane te uleta dhe vijedrejta deri ne gadishullin Jukatan. Lumi Rio Grande per 1800 km shenon kufirin me SHBA dhe derdhet ne gjirin e Meksikes. Rrjedhat e tjera te ujit zbresin ne anen atlantike dhe grumbullohen ne liqenet e kripur. Ne anen e Paqesorit rrjedhat e ujit jane te shkurtra e te rrembyera.

Pjesa me veriore e vendit ka nje klime shume te nxehte dhe te thate, sepse malet pengojne ererat oqeanike. Ne pjesen me te madhe te pllajes qendrore, klima tropikale zbutet nga lartesia. Mbi 2000 m lartesi klima eshte malore. Ne zonat bregdetare dhe ne Jukatan klima eshte tropikale, me temperatura te larta.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Meksika eshte nje vend i industrializuar dhe i pasur me burime natyrore. Eshte vendi i pare ne bote per prodhimin e argjendit, zoteron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Eshte e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe perpunimi i naftes dhe bien ne sy investimet te kapitaleve te huaja (sidomos ShBA), qe terhiqen nga krahu i lire i punes.

Ne sektorin e bujqesise eshte e punesuar rreth 1/4 e popullsise, por rendimentet ne bujqesi nuk jane te larta. Rreth 10 % e tokave bujqesore eshte ne pronesi te ndermarrjeve te medha, qe bazohen ne nje bujqesi moderne dhe prodhojne per eksport (pambuk, kallam sheqeri, kafe, kakao), por pjesa tjeter eshte e ndare ne eksporte te vogla qe bazohen ne bujqesine tradicionale (grure, fasule, miser). Ne Meksike ndodhen kompani te rendesishme si Pemex, kompania me e rendesishme ne Ameriken Latine dhe e 7 ne bote, Cemex e treta kompani me e zhvilluar ne bote dhe kryesorja ne Ameriken Latine. Meksika eshte e dyta ekonomi ne Ameriken Latine pas Brazilit, dhe e 12 ne bote.

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Popullsia perbehet nga te bardhet (rreth 10 %), sidomos me prejardhje spanjolle, 30 % nga indigjenet, ndersa pjesen me te madhe e perbejne metiset. Gjate dyzet viteve te fundit vendi ka pesuar nje rritje te madhe te popullsise. Per shume meksikane e vetmja shprese mbeti emigrimi drejt ShBA.

Gjuha zyrtare eshte spanjishtja, qe flitet nga rreth 90% e popullsise ; jane te perhapura edhe gjuhe te ndryshme amerinde (nahua, maja, etj.). Feja me e perhapur eshte katolicizmi me mbi 90 % te popullsise.

Zonat me te populluara te Meksikes jane pllaja qendrore kufiri me SHBA. Qytetet kryesore jane Qyteti Meksiko , Guadalahara, Monterrej, etj.

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Rrjeti rrugor eshte mjaft i ngjeshur. Per t'u permendur eshte Karretera Panamerikane, qe pershkon vendin nga veriu ne jug. Po shtohet perdorimi i rrjetit hekurudhor dhe transporti ajror; portet detare kryesore ndodhen ne gjirin e Meksikes. Sektori i sherbimeve ka pesuar nje zhvillim te madh. Ketu prin turizmi. Zhvillimi i vendit demtohet nga borxhi i jashtem shume i larte. Prej vitit 1994 Meksika, Kanadaja dhe SHBA, kane krijuar nje zone te shkembimit te lire te mallrave, NAFTA.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Meksika  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Meksika  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale