한국   대만   중국   일본 
Filipinet - Wikipedia Jump to content

Filipinet

Coordinates : 13°N 122°E  /  13°N 122°E  / 13; 122
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Filipine )

13°N 122°E  /  13°N 122°E  / 13; 122

Republika e Filipineve
Republika ng Pilipinas
Flamuri i Filipineve Emblema e Filipineve
Vendndodhja e Filipineve
Vendndodhja e Filipineve

Moto Kombetare "Maka-Diyos, Maka-Tao, Makakalikasan at Makabansa" (Per Zotin, Popullin, Natyren dhe Vendin)
Himni Kombetar "Lupang Hinirang" (Toka e Zgjedhur)
Kryeqyteti Manila
Gjuha zyrtare Filipinase , anglisht
Krijimi
Deklarimi i Pavaresise nga Spanja
Veteqeverisja
Pavaresia nga SHBA

12 qershor 1898


24 mars 1934
4 korrik 1946
Anetaresimi ne OKB 24 tetor 1945
Forma e qeverisjes Republike Presidenciale
President Rodrigo Duterte
Monedha Peso (PHP)
Zona kohore UTC+8
Prefiksi telefonik +63
Kodi i internetit .ph
Kodi ISO 3166-1 PH

Filipinet ( lat. Philippinae ( Tagalog : Pilipinas )) - jane nje bashkesi ishujsh qe formojne nje shtet ne Oqeani. Zene nje siperfaqe prej 300 000 km 2 . Ne vitin 1977 Filipinet kishin 45,028 milion banore. Kryeqytet i republikes eshte Manila (Quezon City). Gjuhe zyrtare eshte gjuha Filipineze qe nga 1794-ta, ndersa si gjuhe e arsimit dhe ekonomise perdoren anglishtja dhe spanjishtja. Peso (P) eshte njesi monetare me qindarken e saj centavos (c) .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Historia e Filipineve

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Sistemi shteteror ne Filipine

Sipas kushtetutes eshte republike presidenciale. Kushtetuta e nxjerr me 14 maj 1935 eshte c'fuqizuar nga presidenti Marcos ne shtator te 1972-es dhe eshte vendosur gjendja e jashtezakonshme ushtarake. Pas nxjerrjes se kushtetutes se re me 7 prill 1973, ai mbetet me tej president me te drejta te pakufizuara (merr persiper edhe nxjerren e ligjeve) per kohe te pacaktuar. Si perfaqesuese e popullit, me 7 prill 1978, u zgjodh kuvendi kalimtar prej 200 delegateve. Ky kuvend kishte drejt nxjerre te ligje te perkohshme kalimtare.

Njesite administrative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Njesite administrative ne Filipine

Deri rreth viteve '80-ta, administrimi i shtetit behet ne 12 regjione pjeserisht autonome me 67 provinca.

Sipas te dhenave te fundit, tani hapesira e Filipineve ndahet ne tri zona gjeografike te quajtura Luzon , Visayas , dhe Mindanao . Keto zona gjeografike ndahen ne regjione, provinca, 118-te qytete, komuna dhe 41,994 njesi te quajtura barangay -et. [1]

Zyrat qendrore te qeverise operojne ne nivele regjionale edhe per provincat. Regjionet nuk paraqesin subjekte por jane infrastruktura administrative te provincave per kete edhe nuk kane ndonje qeverisje pervec Regjionit Autonom ne Mindanao - ne myslimane.

Ne vitin 2006 jane bere propozime per te krijuar pese mbi regjione ekonomike per te perforcuar zhvillimin ekonomik ne disa pjese.

Provincat dhe regjionet ne Filipine
Regjioni lloji qendra
Ilocos Regjion Reg.I San Fernando City , La Union
Cagayan Valley Region Reg. II Tuguegarao City , Cagayan
Central Luzon Regjion Reg. III City of San Fernando , Pampanga
CALABARZON Regjion ¹ ² Reg. IV-A Calamba City , Laguna
MIMARO Regjion ¹ ² ³ Reg. IV-B Calapan City , Oriental Mindoro
Bicol Regjion Reg. V Legazpi City , Albay
Western Visayas Regjion ³ Reg. VI Iloilo City
Central Visayas Regjion Reg. VII Cebu City
Eastern Visayas Regjion Reg. VIII Tacloban City , Leyte
Zamboanga Peninsula Regjion Reg. IX Pagadian City , Zamboanga del Sur
Northern Mindanao Regjion Reg. X Cagayan de Oro City
Davao Regjion Reg. XI Davao City
SOCCSKSARGEN Regjion ¹ Reg. XII Koronadal City , South Cotabato
Caraga Regjion Reg.XIII Butuan City
Autonomous Region in Muslim Mindanao ARMM Cotabato City
Cordillera Administrative Region CAR Baguio City
National Capital Regjion NCR Manila

¹ Pasi qe jane te ngjashme me qendren.
² Formuar nga regjioni Southern Tagalog , apo Regjion IV.
³ Palawan nga Regjion IV-B e njohur si MIMAROPA ne Regjion VI.

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Gjeografia e Filipineve

Pellgu i Filipine perbehet nga 7.641 ujdhesa, nga te cilat 4.300 jane te pa emra dhe te pa banuara. Dy ujdhesat e medha, Luzo dhe Mindanao perbejne 2 / 3 e siperfaqes se tokes. Ujerat ne mes te ujdhesave i takojne territorit te shtetit te Filipineve. Ne lindje te Mindanaose dhe Samares ndodhet gropa Filipineze.

Filipinet perbehen nga tri hapesira gjeografike te medha: 1) Luzon - me Mindoro dhe Palawan , 2) Ujdhesat Visayan - me 7 krye-ujdhesat e tyre: Masbate, Panay, Negros, Cebu, Bohol, Samar, Leyte , dhe 3) Mindamao - me pellgun Sulu .

Brendia e ujdhesave eshte e dendur me shkembinje te cilet arrijne piken me te larte ne vullkanin e quajtur Mount Apo - 2 954m, ne Mindanose . Vullkane tjera te vecuara jane dhe vullkanet: Arayat, Isarog, Taal, Pangasun, Cagua, Mayon, Bulusan , dhe Balut .

Filipinet kane 6 laguna te medha te cilat quhen: Laguna de Bay, Lana, Taal, Mainit, Naujan dhe Buluan , si dhe 53 liqe te vegjel.

Kima. Filipinet ndodhen ne tropet e brendshme. Dy hapesirat gjeografike, Luzon dhe Visayan , ne vere shpesh perfshihen nga furtuna tajfun . Dallimi i klimes eshte i madh ne mes te lindjes dhe perendimit te vendit, ana lindore perfshihet nga te reshura te ashpra e te shpeshta ndersa dimri ne anen veri-lindore eshte dimer karakteristike per vendet e oqeanit indian. Perjashta rripit te tajfunit ndodhet Mindanao dhe ka klime ekuatoriale - pyje te dendura, xhungel. Shperndarja e gjelberimit i shkon pershtati zonave te klimes. Ana perendimore, e cila ne dimer ka klime te thate eshte pjeserisht me pyje te uleta.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Ekonomia e Filipineve


Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Demografia e Filipineve

Ka nje popullsi te perziere, ku vecohen popujt e fares se races se mongoleve jugor - indonezid, palemongolid, te njohur si filipineze. Grupet me te medha te ketyre, qe perbejne 50% te popullsise jane te njohur nen emrat: visaja - sipas ujdheses ku jetojne, tagalen - qe jetojne ne hapesirat Luzon dhe Mindoro ; iokano - qe jetojne ne veri-perendim te Luzon -es; Po ashtu ne Luzon jetojne edhe numer i vogel i atyre qe hyne ne grupin Negritos - Areta . Ne qytete, kryesisht jetojne kinezet, amerikanet e larget, spanjollet, arabet dhe pjesetar te popujve te ardhur nga India.

Dendesia e popullsise dallon nga ujdhesa ne ujdhese. Mesatarja e vendit me 1970 ishte : 122,4 banore per k, 2 . Ne provinca, mesatarja ishte si vijon: La Union 250,3; Pamganga 416; Cavite 404; Rizal 1530; Fush-Agusan 19,5; Palawan 15,9. Gjate viteve '70-ta, shtimi natyrore i popullsise ishte ne nje shkalle te larte. Nga 1948-ta, kur i kishte 19,2 milion deri me 1973, eshte dyfishuar numri i banoreve ne 40,2 milion. Shtimi natyror vjetor i popullsise ishte 3,01%. Ka popullsi te re, 5% nen moshen 20 vjecare.

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Kultura ne Filipine


   * 
Telekomunikacioni

   * 
Transporti

   * 
Ushtria

Obligimi ushtarak zbatohet sipas seleksionimit. Numri i pergjithshem i trupave te armatosura, ishte 99 000 (rreth 1980): 63 000 trupa tokesore; 16 000 trupa ne flote ajrore me 111 aeroplan luftarak; flota detare perbehej nga 20 000 trupa me 19 fregata korvet dhe 192 njesi te vogla. Forcat paramilitare perbeheshin nga 65 000 polic e milic.

   * 
Pushime

Burime te thena [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Informata te pergjithshme per Filipinet Arkivuar 22 tetor 2007 tek Wayback Machine Gov.Ph Arkivuar 1 janar 2012 tek Wayback Machine. Gjendja me 31 dhjetor 2006

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Filipinet  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Filipinet  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



Gazeta elektronike