Republika e Kongos

Coordinates : 1°26′24″S 15°33′22″E  /  1.44°S 15.556°E  / -1.44; 15.556
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

1°26′24″S 15°33′22″E  /  1.44°S 15.556°E  / -1.44; 15.556


Republique du Congo
Emblema - Republika e Kongos
Flamuri Stema
Moto Kombetare : Unite, Travail, Progres
( Frg. : Bashkimi, Puna, Progresi)
Vendndodhja - Republika e Kongos
Vendndodhja - Republika e Kongos

Republika e Kongos ( frengjisht : Republique du Congo , kongo: Repubilika ya Kongo , lingala: Republiki ya Kongo ), e njohur edhe si Kongoja ose Kongo , Kongoja e Vogel , Kongo-Brazzaville , eshte vend i pavarur ne Afriken qendrore. Kufizohet ne perendim dhe veriperendim me Gabonin , ne veriperendim me Kamerunin , ne veri me Afriken Qendrore , si dhe pergjate lumit Kongo ne lindje dhe ne jug me Republiken Demokratike te Kongos dhe me eksklaven e Angoles, Kabinda. Ka dalje ne Oqeanin Atlantik permes Gjirit te Ginese ne perendim. Ka siperfaqe prej 342 mije kilometrash katrore dhe popullsi prej gati 3,7 milion banoresh. Brazzaville eshte kryeqyteti i vendit.

Ish-koloni franceze e njohur si rajoni i Kongos se Mesme, vendi u shpall shtet i pavarur me 1960 me emrin zyrtar Republika e Kongos. Pas nje grusht shteti me 1963, ne Kongo u vendos rendi marksist dhe nga viti 1970 deri me 1992, vendi njihej si Republika Popullore e Kongos. Me 1992, u mbajten zgjedhje demokratike, por kontestimi i tyre coi nje vit me vone ne lufte civile. [1] Ish-kryetari marksist Denis Sassou-Nguesso u rikthye ne pushtet me 1997, por konflikti vazhdoi deri me 2003, duke shkaktuar krize humanitare qe vazhdon edhe sot. [2] Ne jug te vendit, mbeten disa grupe te armatosura te njohura si ninxhat, te cilat akoma nuk i jane dorezuar qeverise. [1]

Kongoja ishte dikur nder eksportuesit me te medhenj te naftes ne Afrike, por viteve te fundit ka shenuar renie te dukshme te prodhimit. [2] 70 perqind e popullsise jeton ne varferi. Qeveria eshte akuzuar per korrupsion ne shkalle te larte, per cfare me 2006 iu vonua nje pakete ndihme nga Fondi Monetar Nderkombetar. [1] Autoritetet jane akuzuar edhe per tregtimin e diamanteve te luftes, te cilet nxirren ne miniera nen kushte mizore ose sigurohen permes konflikteve te armatosura. [1]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b c d BBC News, “Country Profile: Republic of the Congo”, vendosur me 8 shtator 2010
  2. ^ a b [ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/cf.html Arkivuar 31 gusht 2020 tek Wayback Machine CIA, “Republic of the Congo”, The World Factbook , vendosur me 8 shtator 2010]

Nga Atdhe Bali edhe GJIZA ma mir mos ta kallxomi klasen se na marin ftyren

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Republika e Kongos  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Republika e Kongos  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale