Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes eshte libri i shtate dhe i fundit i serise Harri Potter, i shkruar nga shkrimtarja Britaneze J. K. Rowling. Libri eshte hedhur ne shitje me 21 korrik, 2007 ne oret e mesnates, dhe ka thyer rekordet boterore. Dhuratat e Vdekjes ne nje menyre eshte vazhdimesia e librit te gjashte Princi Gjakperzier, sepse Harri Poter e vazhdon detyren shume te rendesishme qe ia ka lene profesor Urtimori: t’i gjej dhe t’i shkaterroj Horkrukset e mbetur te Lordit Fluronvdekje.

Dhuratat e Vdekjes eshte botuar ne gjuhen shqipe nga shtepia botuese Dituria dhe ka dalur ne shitje me 20 maj, te cilin e ka perkthyer Amik Kasoruho.

Ngjarja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pergjithesisht libri pritet ne fillim qe te shfaq sa me shume informata ne lidhje me Horkrukset e fshehur te Lordit Floronvdekje, dhe shkaterrimit te tij final, por faktikisht libri merr kahje krejtesisht tjeter ne martesen e Bilit dhe Flerit ku Xenofilius Lovegud duke e mbajtur nje steme me nje simbol te cudtishme, zgjon kureshtjen e Hermiona Granxherit, e cila me ndihmen e librit per Tregimet e Tre Vellezerve qe ia kishte lene ne testament Albus Urtimori, zbulon se ekziston nje e fshehte ne lidhje me kete simbol. Pasi qe takojne Xenofilius Lovegudin (babain e Lunes), ai ua qarteson se njeri nga tregimet ne liber flet per tre vellezer dhe Dhuratat e Vdekjes te cilat jane tri: Shkopi i Shtogut, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmerise. Ketu gjithcka ndryshon, dhe kuptohet se ajo cfare deshiron me shume se cdo gje ne keto caste Fluronvdekja, eshte Shkopi i Shtogut, i cili te ben te pamposhtur ne cdo aspekt. Harri gjate gjithe librit lufton per grumbullin e gjithe Horkrukseve, por edhe kontrollimin e mendjes se Fluronvdekjes, dhunti te cilen e kishte fituar pasiqe Fluronvdekja kishte deshtuar ta vriste. Harri kupton se Fluronvdekja deshiron nje nga Dhuratat e Vdekjes, dhe ne fund bien ne duart e tij pikerisht tri Dhuratat e Vdekjes: Shkopi i Madh, te cilin ia ka marre Drako Mallfoit dhe i cili faktikisht eshte Shkopi i Madh sepse fuqite e tij merren vetem kur zoteruesi i Shkopit te Shtogut carmatoset, dhe kete gje e ka bere Drako Mallfoi ne librin e gjashte Princi Gjakperzier. Pastaj Harri ka Mantelin e Padukshmerise te cilin ia ka dhene Albus Urtimori ne librin e pare Guri Filozofal, edhe Gurin e Ringjalljes, te cilin Urtimori ia ka fshehur ne Topthin e Arte dhe ia ka lene ne testament, duke ia ka lene te shkruar ne forme enigmatike “Hapem ne mbyllje” cka do te thote se vetem atehere kur Harri do te jete i gatshem per te vdekur dhe kur ta kuptoj se eshte nje Horkruks i Fluronvdekjes, Topthi i Arte do te hapet dhe do ta tregoj Gurin e Ringjalljes. Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes permbane mese 52 vdekje gjithsej, duke perfshire personazhe kryesore sikurse Severus Pitoni, Remus Lupini, Nimfadora Tonks, Fred Uezli dhe me i rendesishmi Lordi Fluronvdekje te cilin Harri e quan ne castet e fundit te betejes Tom Ridell.

Fundi i serise Harri Poter [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harry Potter and the Deathly Hallows ishte nje nder gjerat me intriguese qe u kishte ndodhur ndonjehere adhuruesve te ketyre librave. Shume gjera kishin mbetur te pathena, madje per Deathly Hallows, qe ne shqip do te thote Dhuratat e Vdekjes askush s’kishte degjuar me pare, dhe ishte nje mister i vertete dhe njekohesisht befasi e madhe. Me padurim pritej 21 korriku i vitit 2007, dhe fati i gjithe personazheve do te merrej vesh menjehere: profesor Pitoni a e kishte vrare profesor Urtimorin me qellim, apo nuk kishte asnje marreveshje mes tyre? A ia kishte kerkuar vete Urtimori profesor Pitonit qe ta vriste? Pse ne fund te librit te gjashte i tha “Severus … te lutem …”, a do t’i pergjerohej dikujt Urtimori ne castet e vdekjes? Nje magjistar i tille?! Pastaj, cili ishte kujtimi me i hidhur i Dadllit kur ishte mesyre nga Marrosesit ne librin e peste? A kishte Dadli me te vertete ndonje kujtim te hidhur kur dihej se ai ishte nje femije jashtezakonisht i llastuar? Si dhe misteri me i madh ishte a do te vdiste Harri Poter? Si do te mbijetonte? A ishte vraga ne shenje vetetime ne ball te Harrit, Horkruksi i Fluronvdekjes? Te gjitha keto u kuptuan ne librin e shtate dhe te fundit te serise Harry Potter.

Permbajtja e librit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjithesej jane 37 kapituj, i fundit eshte nje Epilog.

Lordi Fluronvdekje fuqizohet edhe me teper! [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fillimi i librit hapet me paraqitjen e Pitonit dhe nje hamorti tjeter, te cilet jane duke shkuar per ta takuar Lordin Fluronvdekje per t’ia bartuar disa informata. Pitoni e informon Fluronvdekjen sakte lidhur me nisjen e Poterit nga Privet Drajvi. Pastaj ngjarja kalon te Harri Poteri, i cili ngaterrohet me nje filxhan caji ne prag te deres dhe menon se eshte nje nder teket e Dadlit per ta kurthuar, por pastaj e merr vesh se Dadli e ka bere ne shenje perkujdesje ndaj Harrit. Ndoshta Marrosesit kane ndikuar ne Dadlin qe te ndryshoj paksa? Sidoqofte, Derslit kishin vendosur qe ta pranonin oferten e Urdhrit te Feniksit per t’i strehuar ne nje vend me te sigurt, sepse Harri druhet se sikurse Fluronvdekja qe i ka torturuar gjer ne vdekje prinderit e tij, do t’ia beje te njejten gje edhe Derslive. Ata pranojne, pas disa hamendjeve, dhe Harri ndahet nga ta thuja pergjithmone, sepse ne vijim e pret nje aventure shume e rrezikshme, per jete a vdekje.

Shtate Poteret [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur Derslit largohen nga shtepia, Harrin vijne per ta marre shume persona, te cilet Harri i ka shume per zemer: Roni, Hermiona, Hagridi, profesor Mesysh Mudi, Fredi, Xhorxhi, Fleri, Billi, zoti Uezli e shume te tjere. Keta kane bere plan qe t’i krijojne shtate Potera, duke e pire Shurupin Shumelengjesh me perberje te Harrit, dhe duke u shnderruar shtate persona ne forme te Harrit. Mirepo Harri nuk pranon, sepse kjo mund te jete gje shume me rrezik per ta, por askush s’e degjon dhe kerkojne nga Harri qe t’ua jap ca floke per ta mbaruar shurupin. Te shtate Poteret, gjashte prej te cileve jane te rreme shnderrohen, dhe nisen per t’u larguar nga Privet Drajvi bashke me Harrin e vertete, por fatkeqesisht informata e Pitonit qe ia kishte dhene Fluronvdekjes kishte qene e sakte dhe Hamortet i sulmojne ne ajer. Behet lufte e madhe, madje edhe vete Fluronvdekja perfshihet ne perleshje, por deshton qe ta vrase Harrin sepse serish shkopat e tyre magjike nuk funksionojne karshi njeri-tjetrit sic duhet. Ne kete beteje profesor Mesysh Mudi e peson dhe vdes, ndersa te tjeret shpetojne.

Plani per hulumtimin e Horkrukseve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harri mberin shendoshe e gjalle ne Shtrofken ku banon Roni, shoku i tij, dhe aty fillojne ta bejne planin e hulumtimit te Horkrukseve. Harri nuk kerkon nga Roni dhe Hermiona qe te vijne me te, por ata vecce ishin pergatitur kohe me pare per t’i qendruar prane. Diskutojne per personin mister i cili kishte marre nje nder Horkrukset e Fluronvdekjes, qe perdorte akronimin R.A.B., dhe mundesine per ta gjetur Horkruksin qe kishte marre ai ne raste se nuk e kishte shkaterruar.

Testamenti i Urtimorit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Papritmas vie per vizite ne shtepine e Ronit, Ministri i Magjise Ulerimsi, dhe i njofton Harrin, Ronin dhe Hermionen se Urtimori u kishte lene ne testament vetem atyre tri gjera: Ronit nje Deluminator, Harri Topthin e Arte te Kuidicit dhe Hermiones nje liber me perralla.

Horkruksi ne duart e "zhabes" [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pastaj Billi dhe Fleri martohen, por fatkeqesisht Hamortet i sulmojne dhe ketu fillon beteja e madhe. Harri, Roni dhe Hermiona trupezohen, dhe shkojne ne shtepine e Sirius Blekut, nunit te ndjere te Harrit. Aty qendrojne per ca kohe, dhe krejt papritur Harri zbulon se R.A.B., personi misterioz, eshte vellau i Siriusit! E pyet menjehere xhuxhin shtepia, Kricerin, se a mos dinte ndonje gje lidhur me Regulus Blekun, dhe Horkruksin qe kishte marre nga Fluronvdekja, dhe Kriceri i tregon gjithcka zoterise se tij Harri Poterit, madje edhe vete Kriceri kishte qene i perfshire ne kete mesele. Regulus Bleku dikur kishte nderruar mendje per ate qe kishte bere, dhe e kishte vjedhur Horkruksin e vertete duke e zevendesuar me nje tjeter te rreme. Harri e pyet Kricerin ne mos e di se ku ndodhet Horkruksi, por Kriceri i tregon se e ka vjedhur Mundungus Fletceri. Harri kerkon nga Kriceri qe te shkoj, ta gjej dhe ta sjell menjehere ketu Mundugusin nese eshte e mundur, dhe Kriceri thote se eshte e mundur dhe u bindet urdherave te zoterise se tij. Pas disa diteve, Kriceri kthehet ne shtepi se bashku me Mundungusin, por fatkeqesisht ai s’e ka me Horkruksin sepse ia kishte shitur nje gruaje me fytyre sikur zhabe! Harri menjehere e kupton kush eshte ajo, shpirtekazma Dolores Umbrixh.

Pastrimi i gjakperzierve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harri, Roni dhe Hermiona bejne plan qe te futen ne Ministrine e Magjise per ta gjetur Dolores Umbrixhin dhe per t’ia marre ne cilendo menyre Horkruksin, dhe duke perdorur Shurupin Shumelengjesh, shnderrohen ne tri punonjes te Ministrise se Magjise, dhe keshtu arrijne te futen brenda Ministrise pa asnje problem. Ne Ministrin e Magjise ndodhin gjera te kobshme, vriten magjistaret te cilet jane gjakperzier apo kane prejardhje nga familje babanacesh, dhe ajo qe i merr ne pyetje eshte pikerisht Doloresi! Harri arrin te futet ne salle ku maltretohen te gjoret gjakperzier, dhe e sulmon Doloresin duke e kalamendur dhe ia merr Horkruksin qafore qe e kishte vene rreth qafes.

Arratisja e Ronit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me shume sekrete zbulohen, dhe Rita Skiter i fut hundet ne punet e Albus Urtimorit duke ia shpalosur disa te verteta te pathena, te cilat tronditin Harrin. Urtimori ne moshen e Harrit, kishte planifikuar qe te mbisundonte mbi babanacet se bashku me Grindelualdin, per te cilin Urtimori kishte patur me shume se ndjenja miqesore. Sidoqofte, Harri e harron punen e Urtimorit sepse shoku i tij ngushte Roni e le vetem ne mal, dhe arratiset sepse s’mundet ta duroj me kete gjendje te pa plane. Roni deshperohet dhe i duket e kote ajo cfare po bejne ata, andaj kerkon qe ata te kthehen ne shtepi dhe t’i lejne Horkrukset, por Harri kurrsesi nuk pranon dhe Roni hidherohet e largohet, duke e lene te vetem Harrin me Hermionen.

Gufalla e Godrikut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harri dhe Hermiona shkojne ne Gufallen e Godrikut per ta vizituar shtepine e prinderve te tij, dhe varret e tyre. Ne varrin e prinderve te tij e gjen te shkruar “Armiku i fundit qe duhet shkaterruar, eshte vdekja”, dhe Harri e keqkupton dhe mendon se edhe prinderit e tij kishin menduar njejte sikurse Hamortet per ta mbisunduar vdekjen, por Hermiona ia shpjegon se me ate cfare kane menduar prinderit e tij ishte pikerisht mbisundimi ndaj frikes per vdekjen. Pastaj Harri takon Batilda Bagshotin, e cila ka shkruar Historine e Hoguortsit, dhe jeton ne Gufallen e Godrikut, por per cudi ajo asnje fjale se nxjerre nga goja ne prani te Hermiones dhe i kerkon Harri qe te flasin sy me sy te vetem. Harri pranon, dhe shkon larte ne dhomen e saj per te biseduar, por fatkeqesisht ajo nuk ishte Batilda e vertete, por gjarperi i Fluronvdekjes Nagini i cili kishte marre formen e Batildes, dhe per kete arsye s’kishte mundur te fliste ne prani te Hermiones, sepse ajo nuk e merr vesh gjuhen e gjarperishtes kurse Harri po, dhe ai s’do ta merrte vesh kurre se me cilen gjuhe po i fliste. Harri shpeton, por Hermiona pa dashje, me nje shorti ia ndane ne dy pjese shkopin magjike te Harrit!

Shkaterrimi i Horkruksit te pare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Harri i deshperuar qe s’ka me shkop magjike, e merr nganjehere ate te Hermiones. Duke menduar se si ta shkaterroj Horkruksin e pare qe kishin marre, e sheh nje patronus ne forme drenushe, dhe e ndjek pas. Patronusi drenushe e con te nje pellg brenda te cilit ndodhet Shpata e Godrig Grifartit. Harri hidhet ne pellg, por uji vec qe s’e ngrin sepse jashte ben shume ftohte. Ndoshta do te kishte mbaruar jeten aty, po te mos e kishte shpetuar ai qe e nxori jashte! Ishte Roni, i cili i doli ne ndihme bash ne castin e duhur. Harri ia jap Ronit Shpaten qe kishte nxjerre nga pellgu, dhe i thote se ti e meriton ta shkaterrosh Horkruksin e pare. Roni duke u matur ta shakterroj, Horkruksi si duket e ndjenje se po i vie fundi, dhe krijon shembelltyra te Harrit dhe Hermiones te cilat i flasin Ronit se jane kenaqur pa te, se jane bere te dashur etj. Roni ne fillim ngel si i ngurtesuar duke mos ditur cfare te beje, nga njera ane i mberthyer nga xhelozia dhe nga ana tjeter nga miqesia per Harrin, vendos qe t’i meshoj Horkruksit dhe e shkaterron. Harri i thote se fjalet qe sapo u thane jane te paverteta, dhe Roni i beson dhe gjithcka kthehet ne normale.

Dhuratat e Vdekjes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje nder tri gjerat qe kishte lene Urtimori, ishte libri me perralla qe i takonte Hermiones, dhe ajo aty e zbulon se ne nje perralle qe flete per tre vellezerit, shihet nje simbol te cilin ia kishin pare edhe Xenofilius Lovegudit ne steme, dhe vendosin qe te shkojne dhe ta takojne e t’u tregoje gjithcka di per te. Xenofiliusi i tregon trios se Tregimi per Tre Vellezerit flet per Dhuratat e Vdekjes te cilat jane: Shkopi i Shtogut, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmerise. Madje Xenofiliusi kembengul duke thene se te tria keto ekzistojne, ndersa Hermiona e kundershton teresisht! Harri behet kureshtare te mesoje me shume per to dhe kupton se ai qe i posedon te tria behet vete Mjeshtri i Vdekjes, te cilin askush s’mundet ta mposhte. I kujtohen endrrat qe kishte pare se fundmi me Fluronvdekjen dhe kupton se ate qe po kerkonte tani Fluronvdekja ishte pikerisht Shkopi i Shtogut! Dhe Harri nderron mendje, s’deshiron me te kerkoje Horkrukset, por Dhuratat e Vdekjes, mirepo Hermiona e bind duke i treguar se po te kishin patur rendesi, Urtimori do t’i kishte treguar dhe pikerisht Urtimori kishte kerkuar nga Harri qe t’i kerkonte vetem Horkrukset dhe asgje tjeter.

Cifligu i Mallfojve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Duke qendruar te strehuar ne pyll nen nje stende te tre shoket, Harri pa dashje e permend emrin e Fluronvdekjes dhe per fat te keq ai emer ishte bere Tabu dhe kush e perdorte ishte e njejte sikur te kapej ne radar. Harri, Roni dhe Hermiona kapen nga disa Hamorte menjehere, dhe dergohen ne Cifligun e Mallfojve. Atje Hermiona torturohet teper nga Belatriks Lestejnxhi, ndersa Harri dhe Roni qendrojne te ndryre ne bimse se bashku me disa persona te tjere qe i njohin: Lunen, shitesin e shkopinjeve magjike Ollivanderin, dhe disa te tjere. Harri rastesisht kupton se e ka marre me vete nje copez te pasqyres se thyer te cilen ia kishte dhuruar Siriusi para se te vdiste, dhe ne te e sheh te refelktuar nje sy te kalter i cili ia shkel syrin, dhe Harri cuditet sepse i duket sikur i Urtimorit. I lutet qe t’i ndihmoj kushdo qofte, dhe pas disa casteve ne bimse Trupezohet Dobi, xhuxhi shume i dashur shtepiak. Ai arrin t’i nxjerre jashte Ronin dhe Harrin, por per t’u larguar duhet qe ta marrin edhe Hermionen, dhe duke rrezikuar me veshtiresi te medha e kapin Hermionen, dhe Harri e gjen nje shkop magjike aty prane i cili qellon te jete i Drako Mallfoit, e merr dhe se bashku me Dobin, Ronin dhe Hermionen trupezohen te villa e Billit dhe Flerit. Por Dobi ne castin e Zhdukjes nga Cifligu i Mallfojve ishte goditur nga Belatriks Lestrejnxhi me thike, dhe nderron jete. Harri e varros Dobin, dhe ia shkruan siper varrit “Ketu shtrihet trupi i Dobit, xhuxhit te lire”.

Banka e Gringotit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjate torturave qe kishin perjetuar ne Cifligun e Mallfojve, Harri degjon Belatriksin duke e permendur banken Gringot dhe kupolen e saj edhe kupton se aty duhet te ndodhet ndonje thesare i cmuar i Fluronvdekjes per te cilin natyrisht ai askujt s’i kishte treguar se cfare ishte ? nje Horkrukse! Harri, Roni dhe Hermiona prape duke perdorur Shurupin Shumelengjesh dhe Mantelin e Padukshmerise futen ne banken Gringot, ku Hermiona shnderrohet ne pamje te Belatriksit sepse per fat te mire gjate torturave qe ia kishte bere Belatriksi Hermiones, ajo kishte arritur t’ia shkul disa floke te cilat i hyne ne pune per Shurupin Shumelengjesh dhe shnderrimin ne pamje te saj. Arrijne te futen me sukses ne kupolen e Belatriksit dhe e gjejne Horkruksin e Fluronvdekjes, por i zbulojne se jane vjedhes dhe nuk i lejne qe te largohen goblinet. Por Harri rrezikon dhe e kap njerin prej dragojve aty prane, i cili qellon te jete i verber, dhe i thote Ronit e Hermiones qe te hipin siper. Se bashku, thejne muret e bankes dhe arratisen.

Beteja e Hoguortsit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Keshtu Horkruks pas Horkruksi, Harri arrin t’i gjeje dhe i fundit qe i nevojitet eshte ai ne Hoguorts. Harri futet ne shkolle me ndihmen e vellaut te Urtimorit, Aberforthit, dhe Horkrusin e fundit e gjene ne Dhomen e Nevojave. Lufta fillon ne Hoguorts, dhe Fluronvdekja me te mire kerkon nga Harri duke e perdorur nje shorti zeplotus qe te dorezohet dhe te dale jashte shkolles, ne rast se nuk deshiron qe ta pesojne edhe shoket e tij per faj te vet.

Shkopi i Shtogut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Askush s’pranon qe Harri te dale, dhe lufta fillon te zhvillohet. Hamortet thyejne shkollen, te gjithe luftojne. Fluronvdekja edhe njehere i thote Harrit se e pret ne Pyllin e Ndaluar. Harri shkon, sepse e kupton se duhet te vdese. Pervec Naginit, ai ishte Horkruksi tjeter, i shkaktuar aksidentalisht naten kur mallkimi i tij u kthye mbrapsht ne Gufallen e Godrikut kur donte te vriste Harrin. Ne Pyllin e Ndaluar Harri takon shume Hamorte dhe Fluronvdekjen edhe ne vend vritet nga Fluronvdekja! Por, ne njefare bote tjeter, Harri takon Urtimorin me te cilin qarteson shume gjera dhe prape kthehet ne jete, por te gjithe mendojne se Harri ka vdekur! Narcisa Mallfoi genjen Fluronvdekjen se Harri ka vdekur, ndersa shfrytezon rastin qe ta pyes Harrin “A eshte Drako gjalle?” dhe Harri i tregon se eshte gjalle. Dhe keshtu, Fluronvdekja dergon trupin e “pajete” te Harrit ne shkolle, dhe te gjithe ia plasin vajit. Por Harri pastaj levize dhe fshihet nen Mantelin e Padukshmerise. Fluronvdekja cmendet! Harri zbulohet dhe te gjithe prape cuditen!!! Fluronvdekja s’mund ta besoje dhe ketu Harri i tregon Fluronvdekjes se sa gabim e ka patur, se Severus Pitoni kishte qene njeri koke e kembe i Urtimorit, se ate e kishte vrare me marreveshje dhe se Shkopin e Shtogut e kishte marre pikerisht Harri, sepse ai qe e kishte patur i fundit Shkopin e Shtogut, ka qene Urtimori dhe fuqite e atij shkopi ia kishte marre Mallfoi kur e ka carmatosur Urtimorin, ndersa Shkopin e Mallfoit e ka Harri! Dhe Fluronvdekja ne cast shperthen ne meri duke e thene shortine e vrasjes “Avada Kedavra” drejt Harri, kurse Harri thote shortine carmatosese. Shkopi i Fluronvdekjes fluturon nga dora e tij, shkon ne doren e Harrit dhe shortia vrasese e Fluronvdekjes i kthehet mbrapsht dhe e vret vete ate. Ketu edhe perfundon libri, dhe gjithcka i kthehet jetes normale.

Shpjegimet dhe qartesimet e Roulingut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas publikimit te librit te fundit, J. K. Rouling ka vendosur qe t’i tregoj detajet e pashkruara ne libra online ne nje chat qe e ka zhvilluar pas botimit te librit Dhuratat e Vdekjes. Ajo ka treguar se:

? Harri eshte bere Aurore i Ministrise se Magjise. E mbane motocikleten magjike te nunit te tij Siriusit, te cilen e ka ndrequr Artur Uezli, babai i Ronit.

? Roni punoi ne dyqanin e vellaut te tij Hokat e Uezlive per nje kohe te shkurter, pastaj i eshte bashkangjitur Harrit si Aurore ne Ministrine e Magjise.

? Hermiona ne fillim filloj te punoj ne Ministrine e Magjise, ne Departamentin per Rregullimin dhe Kontrollimin e Krijesave Magjike, pastaj ka kaluar ne Departamentin e Zbatimit te Ligjit Magjike.

? Dolor Umbrixhi eshte e burgosur per krimet qe i ka bere ndaj gjakperzierve.

? Nevill Longbotomi eshte bere mesues i lendes se Herbologjise.

? Femijet e Harrit i kane emrat Xhejms Sirius Poter, Albus Severus Poter, dhe Lili Luna Poter.

? Kingsli Shekellbollt eshte bere Minister i Magjise.

Perzgjedhja e titullit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Para publikimit te emrit te librit, Roulingu ka treguar se i ka menduar tri tituj per librin e shtate. Pervec titullit qe e ka publikuar me 21 dhjetor 2006, dy te tjerat kane qene Harri Poter dhe Shkopi i Madh edhe Harri Poter dhe Objektet e Peverelleve .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]