Haki Stermilli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Fotoporteti
Emri Haki Stermilli
Lindur me 17 maj, 1895
Lindur ne Diber , Perandoria Osmane
Vdiq me 17 janar 1953
Vdiq ne Tirane , Republika Popullore e Shqiperise
Kombesia Shqiptare
Profesioni shkrimtar, politikan

Haki Stermilli ( Diber , 17 maj 1895 - Tirane , 17 janar 1953 ) ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i sherbimit sekret shqiptar ne kapercyell te 1923-'24 me dekret te Ahmet bej Zogollit ne ate kohe, [1] partizan ne Luften e Dyte Boterore , anetar i KANC-it, perfaqesues i Dibres ne Kuvendin Popullor dhe drejtor i Bibliotekes Kombetare . Ne shtyp dhe botime mbajti qendrime lidhur me te drejtat e shqiptareve te ngelur jashte kufijve te shtetit shqiptar, republikanizmit dhe te drejtave te femrave.

Autor i tre romaneve, mbi 30 tregimeve te shkurtera, pese pjeseve teatrale, dy ditareve dhe disa dyzina artikuj publicistike. [2] Vepra e tij me e njohur eshte Sikur t'isha djale (1936).

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne sheher te Dibres ku mori mesimet e para, shkollimin e mesem e nisi ne Manastir por nuk mundi ta perfundoje per shkak te Luftes Ballkanike . Mbasi qyteti i Dibres mbeti jashte kufijve, Hakiu u vendos ne Shqiperi dhe nisi pune si pjese e administrates shqiptare. Ne vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor ne Mat dhe Peshkopi , pastaj si sekretar i pare i nenprefektures se Matit, [1] e gjithashtu mesues personal i motrave Zogolli. [3]

Ne vitet 1920-1924 u perfshi ne levizjen demokratike, me 2 shkurt 1922 Zogolli i propozoi Kryeministrise emrin e Hakiut per sekretar te shifres. Keshilli i Nalte nuk e dekretoi Stermillin, por pas nje viti Zogolli minister e dekretoi me 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarise Sekrete . Propozimi do te miratohej nga Keshilli i Ministrave me 20 janar dhe 31 janar do te dekretohej nga Keshilli i Larte. Si kryetar i Sekretarise Sekrete, Hakiu qendroi deri me 16 prill 1924, e u largua perfundimisht pas largimit te Zogollit dhe emerimit te Shefqet bej Verlacit kryeminister dhe Minister i Brendshem.

Pas Levizjes se qershorit , Hakiu merr pjese ne Kuvendin e Jashtezakonshem te shoqerise "Bashkimi", ku u zgjodh sekretar i shoqates dhe ku u rivendos Ll. Fundo kryetar. Me rikthimin e Zogollit dhe Triumfin e Legalitetit mergon drejt Italise , Frances , Austrise , Gjermanise , Polonise dhe Lituanise . Per nje vit qendroi ne Bashkimin Sovjetik [1] ku u takua edhe me Ali Kelmendin , [3] bashkepunoi edhe me KONARE -n. [4] Me 1927 gjendet ne Jugosllavi , ku qendron ne Manastir . Ketu me 17 mars 1929 ne rrethana jo krejtesisht te sqaruara, debohet nga shteti jugosllav. I dorezohet autoriteteve shqiptare ne Bilisht , e vendosin ne Korce dhe pak dite me pas ne Tirane ku e shoqerojne ne burg. Aty e takon miku dhe pasardhesi i tij ne ate institucion qe tashme quhej Zyra Sekrete , Abedin Hoxha . Me 6 gusht 1929 u denua me 5 vjet burgim se kishte guxuar te propagandonte boterisht kunder regjimit dhe personit te mbretit. Me 28 nentor 1933 ne saje te nje telegrami qe i kishte derguar mbretit per amnisti, falet dhe lirohet. Pas lirimit hapi nje dyqan ne rrugen Mbretnore, mbasi kishte bere te mundur te punesohej te nje firme e huaj qe shiste ne Shqiperi llampat elektrike te firmes OSRAM. [4] Shkruan me 6 prill 1939 poezine Ti leve o yll perkushtuar princit Leka .

Mbas pushtimit te Italise gazeta "Fashizmi ne listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anetaresimi e Haki Stermillit ne Partine Fashiste, ne te njejten dite kur ishte anetaresuar M. Kruja , B. Valteri , etj. Per Stermillin shenohej se "merrej me pune private".

Ne biografine e tij shenohej se me 31 korrik 1943 ishte hedhur ne ilegalitet, kur kishte qene ne Tirane. Me vone do te zgjidhej ne organet paralele te pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit ne shtator 1943 e deri ne anetar i dalur nga kongresi komunist te Permetit. Perfaqeson levizjen komuniste ne mbledhjen e Mukjes . [5] Per kete shkak u zgjodh me 2 dhjetor 1945 dhe me 28 maj 1950 deputet. Pas 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nenkryetar i Komitetit Ekzekutiv per Qarkun e Peshkopise . Vdiq me 17 janar 1953 i semure pas nje lengate te gjate, [3] duke qene edhe deputet i Rrethit te Peshkopise ne Kuvendin Popullor , [1] zevendesuar prej Jashar Menzelxhiut . [6]

Vepra [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me gjithe veprimtarine e tij si shef i pare i sherbimit inteligjent shqiptar, ne kujtesen e njerezve, Stermilli do te njihej me teper si shkrimtar. Botoi veprat Dibranja e mjerueshme (1923), Dashuni e besnikri (1923), Agimi i lumnueshem (1924), Burgu (1935), Sikur t'isha djale (1936), Fyelli i Dibres permbledhje qe u botua ne serine "Visaret e Kombit" (1944), Trashegimtaret tane (1950) ndersa pas vdekjes u botuan ditari " Shtigjet te lirise " (1966) dhe " Kaloresi e Skenderbeut " (1968). [1]

Romani Sikur te isha djale eshte ndoshta i vetmi roman “me i shitur” me ribotimet periodike neper vite. Romani eshte nje apoteoze e fuqishme artistike per te drejtat e njeriut ne pergjithesi dhe te femres ne vecanti. Ai zgjoi kersheri dhe luajti nje rol te pazevendesueshem ne masen e lexuesve ne te gjitha trevat shqiptare. Ne vitet ’30, ne vitet ’50 dhe deri ne dhjetevjecarin e pare te shek. 21, romani ka njohur mbi 12 ribotime: ne Tirane, Prishtine e Shkup , duke shenuar nje rekord te paarritshem ne historine e letrave shqiptare. Romani “ve gishtin” ne nje lemi te ndjeshme ne jeten shoqerore shqiptare - tragjizmin e jetes se femres. [5]

Wikisource ka nje koleksion punimesh te Autorit :

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (23 tetor 2014) [2007]. "Haki Stermilli, kryetari enigmatik i sherbimit sekret shqiptar" . explorerunivers.albanianforum.net .
  2. ^ Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Albania (ne anglisht). Scarecrow Press. fq. 431. ISBN   9780810873803 .
  3. ^ a b c Peci, Admirina (1 nentor 2015). "Letrat e panjohura: Haki Stermilli nga burgu, i lutet Zogut per meshire" . shqiptarja.com .
  4. ^ a b Hoxha N ., Kujtime nga femijeria (4) [ lidhje e vdekur ] - Pjese e shkeputur nga libri “Kosova e Lire”, ne pervjetorin e 95-te te autores , [ lidhje e vdekur ] epokaere.com, 11 shkurt 2016.
  5. ^ a b Abazi, Xhezair (26 mars 2015). "Haki Stermilli ? I harruari i madh" . ata.gov.al . Intervistuar nga Flora Nikolla. Arkivuar nga origjinali me 15 dhjetor 2015 . Marre me 2 shtator 2022 .
  6. ^ "Ligjvenesit shqiptare ne vite" (PDF) . parlament.al . Arkivuar nga origjinali (PDF) me 3 maj 2021 . Marre me 2 shtator 2022 .