William Shakespeare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
William Shakespeare
U lind me 23 prill 1564
Stratford
Vdiq me 23 prill 1616
Stratford-upon-Avon , Warwickshire , Angli
Emri i letrave Shakespear
Kombesia Anglez
Gjinite letrare Drame

William Shakespeare ( shqiptimi : Uiljem Sheikspie , ne letersine shqipe i njohur si Uiliam Shekspir ) ishte nje dramaturg anglez qe lindi me 23 prill 1564 ne Stratford mbi Avon dhe vdiq me 23 prill 1616 ne po te njejtin qytet.

Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik ne majat me te larta. Kur flitet per te shume pak autor i qendrojne perkrah dhe asnje persiper. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij jane te panumerta, por perfundimi eshte i njejte: vepra shekspirane eshte e admirueshme si teresi dhe ne te tere perberesit e vecante. Vepra e tij se bashku me Biblen dhe Deklaraten e te Drejtave te Njeriut jane shtyllat ne te cilat ngritet identiteti i Evropes historike.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari me i shkelqyer i gjuhes angleze, ne menyre absolute, nje nder shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave. Njeri nder shkrimtaret me te famshem ne bote. Ai ka qene komediograf, dramaturg , por edhe aktor . Ai jo vetem qe shkroi disa tragjedi te jashtezakonshme te cilat hyne ne historine e letersise boterore, por edhe shume komedi defryese qe nuk u shfaqen kurre neper skenat angleze.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ishte i biri i nje tregtari jo fort te pasur dhe lindi ne familje me shume femije ne Stratford-mbi-Ejven, me 23 prill 1564. Uiliami ishte femija i trete i John dhe Mary Shakespeare. Nga tete femijet e tyre mbijetuan kater, dy prej te cileve u bene aktore: Uiliami dhe vellai i tij me i vogel Edmund i lindur me 1580, i cili shkoi me te ne Londer. Dihet se studioi ne shkollen e vendlindjes, ku u njoh me mjeshtrat greqishtfoles dhe latine, por nuk dihet se deri ne cilin vit e vazhdoi shkollimin aty. Pengese per vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa ne moshe te re kur ishte vetem 18 vjec me Ana Hethuejn, qe ishte disa vite me e madhe se ai. Me te shoqen kishte 3 femije: nje djale me emrin Hamnet i cili vdiq ne moshen 11 vjecare duke i lene prinderit shume te pikelluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita te cilat Shekspiri i donte shume. 4 vite pas marteses u largua perfundimisht nga vendlindja dhe u vendos ne Londer. Per vitet e para te qendrimit te tij ne Londer nuk ka dokumentime te sakta. Por ne vitin 1592 del se emri i tij njihej ne Londer, si autor dramatik dhe aktore. Vepra e tij e pare drama historike, Henriku VI u shfaq po ne kete vit. Shekspiri perparoi shpejt ne mjedisin londinez fale mbeshtetjes se kontit Sauthemton. Me 1597 bashkethemeloi teatrin “Globus” ku do te ishte dhe aktore e ku do te luheshin pjeset e tij me te medha. Londra ishte e mbushur me teatro por me i suksesshmi dhe me namin me te madh ishte teatri “Globus”. Deri ne vitin 1612 kur ai u largua nga Londra per t’u terhequr ne Straford, per studiuesit jeta e tij do te jete e barabarte me veprimtarine skenike. Me 1616 ai perpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas nje muaji, u varros ne vendlindje.

Teatri Elizabetian [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua ne kuader te teatrit elizabetian dhe ka si kuader historik mbreterimin e Elizabetes I (1558 ? 1603). Kjo epoke njihet dhe si epoka e arte e teatrit anglez. Perkrah teatrit klasik, ky teater perben dukurine me te rendesishme e me te mrekullueshme per teatrin boteror ne pergjithesi. Ne kete periudhe levrohen te gjitha llojet e dramatikes me te njejtin sukses madje pasurohen me elemente te reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjet para konfliktesh e dilemash te skajshme, prej te cilave dilet me vullnet e force shpirterore te paepur ose dalja nuk ekziston fare.

Teatri Shekspirian [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjate krijimtarise se tij, Shekspiri realizoi 37 vepra per teatrin, nga te cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjeter e krijimtarise perfshine 154 sonete qe mbahen si realizimi poetik me i cmueshem i gjithe kesaj periudhe dhe 2 poema te gjata.

Periudhat kryesore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh kater periudha kryesore:

  • Periudha e rinise: mbizoterojne dramat historike dhe komedite. Titujt me te njohur jane: ?Endrra e nje nate vere” dhe ?Romeo dhe Zhuljeta“.
  • Periudha e pjekurise: mbahet si periudha e komedive te medha te tilla si: ”Shume zhurme per asgje” dhe “Nata e dymbedhjete”.
  • Periudha e pesimizmit: gjate kesaj periudhe shkroi disa nga tragjedite me te medha qe jane kurora me e cmuar e teatrit shekspirian. Titujt me te njohur jane: “Hamlet”,“Makbeth” dhe “Otello”.
  • Periudha e pajtimit : eshte periudha e fundit kur dramaturgu i madh i terhequr ne vendlindje, shkruan pjeset e njohura si tragjikomedi. 

Aftesia e tij qendronte ne te hedhurit e rrefimit pertej, per te pershkruar keshtu pamjet e brendshme dhe te thella te natyres njerezore. Mendohet se pjesen me te madhe te veprave te tij t’i kete shkruar midis viteve 1585 1611 , edhe pse kronologjia e veprave qe i atribuohen atij nuk njihen me saktesi, duke shkaktuar keshtu mangesi ne lidhje me hartimin e nje biografie te thelle dhe te plote per kete figure madheshtore te letersise.

Vepra te shquara [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kuriozitete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shekspiri perdori rreth 20 mije unitete gjuhesore nderkohe qe fjalori aktiv i njeriut te epokes nuk permbante me shume se 1500 fjale. Kishte nje gjuhe jashtezakonisht te gjalle dhe te pasur. Perdorte neologjizmat, lojerat e fjaleve dhe fjale me shume kuptime.

Shiko edhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Veprat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Romeo and Juliet Hamlet Macbeth Othello A midsummer night’s dream Julius Caesar Antony and Cleopatra

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]