Templaret

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Stema e tempullareve. Dy kalores ne nje kale tregon varferine qe ishte me pare.
Kryqi i perdorur nga tempullaret.

Bashkeluftetare te varfer te Krishtit dhe te Tempullit te Solomonit ( latinisht : Pauperes commilitones Christi Templique Solomonici ) gjithashtu i njohur si Urdhri i Tempullit te Solomonit ose thjesht Tempullaret , ishin nje urdher ushtarak katolik i themeluar ne vitin 1119, me seli ne Malin e Tempullit ne Jeruzalem . Urdhri ishte aktiv deri ne vitin 1312 kur u shtyp pergjithmone nga Papa Klementi V nga letra e papes Vox in excelso .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje dite te premte, me 13 tetor 1307 oficeret e Mbretit Philip IV te Frances bene arrestime ne mase gjate nje sulmi te befte pa aguar mire dita, ku mijera Tempullareve - iu hodhen zinxhiret e u akuzuar si heretike, mekatare, te perdale, e homoseksuale. Asnje nga keto akuza nuk u vertetua madje as ne France - ne vende te tjera nderkohe Templaret u konsideruan te pafajshem. Ne shtate vitet qe pasuan, me qindra Templare duruan tortura cnjerezore ne menyre qe te nxirrnin "te verteten" e me shume se 100 prej tyre vdiqen si pasoje e dhunes ose u dogjen ne turren e druve.

Nje shkrese e quajtur Dokument Rubant i bazuar mbi nje tekst te datuar 11 prill 1308, deftone, midis te tjerash, se Filipi i Bukur ( Mbreti i Frances ), sic quhet ne dokumentet tempullare, pa e kuptuar, ishte vene ne zotrim te riprodhimeve te shkelqyera , nxjerre ne drite shume kohe me pare, ne rast se organizohej nje sulm i pakontrollueshem dhe i paperballueshem kunder Urdherit. Sipas ketij dokumenti le te kuptohet mangesia e dokumentimit te veprimeve te urdherit. [1]

Thuhet qe ky urdher kishte krijuar nje rrjete te forte finaciare te cilen rrjete pushtetaret evropiane se bashku me kleriket e asaj kohe e kane shkaterruar. Nga kjo kohe deri me tani mbi ekzistencen e pas ardhesve dhe te thesait spekulohet me te madhe. Keshtu flitet qe me 18 mars 1314, ne Paris, ne ishull te vogel te lumit Sena jane pare per here te fundit i quajturi Mjeshtri i Madh i Kaloresve Tempullare, Zhak de Moli (Jacques de Molay) se bashku me disa kalores te tjere. Rreth tyre jane shkruar nje numer i jashtezakonshem librash. Te shumte jane misteret qe e rrethojne kete Urdher te fuqishem prifterinjsh-luftetare.

Temat me te cilat merren librat mbi Tempullaret jane te ngjajshme me pyetjet: Ku konsiston ky sekret i tmershem i tyre ? Ekziston valle thesari perrallor i Urdherit ? C´fare dihet sot per keta kalores te famshem.

Organizata [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Tempullaret u organizuan si nje urdher monastik i ngjashem me Urdhrin Cistercian te Bernardit, i cili konsiderohej si organizata e pare efektive nderkombetare ne Evrope. Struktura organizative kishte nje zinxhir te forte autoriteti. Secili vend me nje prani te madhe Tempullaresh (Franca, Poitou , Anjou , Jeruzalemi, Anglia , Aragona ( Spanje ), Portugalia , Italia , Tripoli , Antiokia , Hungaria dhe Kroacia ) kishin nje Mjeshter te Urdhrit per Tempullaret ne ate rajon.

Te gjithe ata i nenshtroheshin Mjeshterit te Madh, te emeruar per tere jeten, i cili mbikeqyri si perpjekjet ushtarake te rendit ne Lindje ashtu edhe zoterimet e tyre financiare ne Perendim. Mjeshtri i Madh ushtroi autoritetin e tij permes vizitoreve te pergjithshem te urdhrit, te cilet ishin kalores te caktuar posacerisht nga Mjeshtri i Madh dhe manastiri i Jeruzalemit per te vizituar provinca te ndryshme, per te korrigjuar keqperdorimet, per te futur rregullore te reja dhe per te zgjidhur mosmarreveshjet e rendesishme. Vizitoret e pergjithshem kishin fuqine te hiqnin kaloresit nga detyra dhe te pezullonin Masterin e provinces ne fjale.

Nuk ekzistojne ndonje numer i sakte, por vleresohet se ne kulmin e porosise kishte midis 15,000 dhe 20,000 tempullare, nga te cilet rreth nje e dhjeta ishin kalores te vertete.

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Arben Nelku : Sekretet e Urdherit Mistik te Tempullareve amza:osdir.com Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]