Syri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Syri i njeriut.

Syri i takon grupit te organeve shqisore, qe ka te beje me te parit(shikimin). Syri eshte organ shume i ndjeshem qe detekton driten (syri i thjeshte) dhe ngjyren (syri i komplikuar). Syri eshte i vendosur ne koke te gjallesave, me saktesisht ne zgavrat e kafkes. Gjallesat e ndryshme kane struktura te ndryshme ty syrit dhe aftesi te ndryshme e te parit.

Semundjet e syrit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Ne te folurin e perditshme shprehja syri i thate i dedikohet nje semundjeje, e cila manifestohet me pakesimin e sasise se loteve. Si pasoje e ketyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshem. Ne mjekesi kjo njihet si Sindroma Sicca.

Loti prodhohet ne gjendrren lotuese, derdhet ne mollezen e syrit dhe me levizjen e rregullt te kapakeve te syrit, shperndahet ne te gjitha anet duke mbajtur keshtu syrin gjithnje te njome. Shkaktaret kryesore te Sindroma Sicca jane te shumte. Prodhimi i lotit ne sasi te vogel, ndryshimi ne perberjen e tij dhe levizjet e dobesuara te kapakeve te syrit njihen si me kryesoret.

Po ashtu edhe kontraceptivet dhe antidepresivet e ndryshem, nderrimet hormonale, semundjet e gjendres teroide, infeksionet virale, mungesa e Vitamines A, Reumatizmi dhe Diabeti mund te shkaktojne tharjen e syrit.

Me te prekur nga kjo semundje jane te moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha po ashtu dhe faktoret klimatike, kondicioneret e ajrit, lendet kimike dhe tymi cigares ndikojne ne zvogelimin e sasise se lengut te syrit.

Ne SHBA tashme ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila, te rrezikuar jane ata qe kalojne ore te tera para monitorit dhe si pasoje e perqendrimit dhe shikimit te panderprere ne monitor, levizja e kapakeve te syrit behet me e rralle, duke thare keshtu siperfaqen e syrit.

Simptomat tipike jane te djegurit, kruarja e syve, dhembja, ndjenja e pluhurit ne sy si dhe ndjeshmeria ndaj drites. Nese nuk mjekohet ne kohe, atehere mund te shkaktoje crregullime te kornes, dhe si pasoje dobesimin e te parit.

Ne vijim disa keshilla per ata, qe vuajne nga kjo semundje :

- merrni rregullisht pika per sy,
- keni parasysh lageshtine e ajrit ne vendin e punes ose ne dhome,
- beni shetitje ne ajer te paster,
- shmanguni pirjes se cigares, rrymat e ajrit, vecanerisht keni kujdes nga ventilatori ne automjet,
- gjate punes me kompjuter beni pushime/pauza te shkurtra dhe levizni kapaket e syve me shpesh,
- kujdes duhet pasur gjate larjes se syve, e posacerisht ne venien e makjazhit.

Problemet e shikimit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur syri eshte normal, ka aftesi per ta bere grumgullimin e rrezeve te drites ne retine dhe pastaj formohet fytyra e objektit te verejtur. Mirepo, ne disa raste te tjera, kur objekti i verejtur nuk duket plotesisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit jane: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonismi.

Miopia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Eshte e mete e shpeshte e syrit qe shkaktohet ne rastet kur boshti i syrit eshte me i gjate sesa te syri normal. Ne kete rast shohim qartazi vetem objektet qe jane afer, kurse ato qe i kane larg nuk i shohin qarte meqe rrezet e drites priten perpara retines (e jo ne te). Njerezit e tille duhet te perdorin syze me thjerreza shperndarese - konkave.

Hipermetropia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Hipermetropia eshte situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit pertej retines. Keta individe nuk shohin qarte objektet e aferta ndersa veshtrimi ne largesi eshte normal. Korrigjimi i ketij problemi vjen nepermjet perdorimit te syzeve me thjerreza permbledhese - konvekse.

Prezbiopia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kjo eshte pasoje e humbjes se elasticitetit te thjerrezes se syrit per akomodim. Kjo e mete shfaqet tek njeriu rreth moshes 45-50 vjecare e manifestohet me humbjen e aftesise se syrit per te pare mire ne afersi. Korrigjohet me perdorimin e syzeve me thjerreza te forta permbledhese gjate leximit.

Astigmatizimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Astigmatizmi (gr: a = pa, stigma = (pike, pickim-) njolle, pra pa pike, astigmatizmi eshte ai crregullim vizual i cili karakterizohet nga crregullimi i harmonise se thjerrezes, kjo e fundit reflekton ne menyre te pa rregullt rrezet qe duhet te mberrijne ne retine keshtu qe vezhgimi i personit nuk eshte i qarte. Kjo e mete mund te korrigjohet me perdorimin e syzeve me thjerreza speciale.Kirurgjia eshte nje tjeter menyre per te zgjidhur kete problem.

Daltonizmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Daltonizmi ose verberia kundrejt ngjyrave eshte nje problem, ne pjesen me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund te shfaqet edhe nga deme ne nerva ne tru, madje edhe nga perdorimi ose prezenca i disa substancave kimike.

I pari qe pershkruajti ne 1794 kete patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : "Extraordinary facts relating to the vision of colors" pasi vuri re paaftesine e tij ne dallimin e ngjyrave.

Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valesh. Theksojme qe verberia kundrejt ngjyrave mund te jete minimume ose e plote. Ngjyrat, qe behen shkaktare te diagnozes te problemeve te perditshme te individit daltonik jane e kuqja dhe jeshilja (ne te gjitha nuancat e tyre).

Daltonizmi, zakonisht i quajtur deficenca e se parit te ngjyrave, ka te beje me shume probleme ne lidhje me dallimin e ngjyrave dhe toneve te ndryshme te ngjyrave. Ne menyre qe te kete vizion normal ngjyrash, disa receprote te specializuar te quajtur kone jane te rendesishem. Tre tipet e koneve u pergjigjen ngjyrave te kuqe, blu dhe jeshile, te cilat na lejojne te shohim spektrin e ngjyrave. Nje abnormalitet ose deficence ne njerin lloj koni rezulton ne daltonizem, i cili eshte i shkaktuar ne 9% te te gjithe njerezve. Daltonizmi nuk eshte aspak nje forme qorrimi, por nje deficence ne menyren se si nje person sheh ngjyrat. Me kete problem, personi ka veshtiresi kur do te dalloje te kuqen nga jeshilja ose te verdhen nga bluja. Deficenca midis ngjyres se kuqe dhe jeshile eshte me e perhapur. Daltonizmi blu eshte paaftesia e te dalluarit te dy ngjyrat :te verdhen dhe blune, te cilat jane pare si e bardhe ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia) eshte mungesa komplete e koneve ne retine dhe eshte shume i rralle. Njerezit lindin daltonike, sepse konet nuk fillojne te funksionojne derisa femija eshte rreth 4 muajsh. Nje ne 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetem nje ne disa qindra femra eshte daltonike. Daltonizmi eshte i trasheguar, domethene, nje difekt gjenetik. Por jo cdo problem me ngjyrat eshte i trasheguar. Plakja, disa mjekime, dhe probleme te nerves retinore mund te shkaktojne mungesen e se parit te ngjyrave.

Nuk ka kure per deficence te se parit te ngjyrave nese kjo ka ndodhur qe me lindjen. Disa raste qe kane filluar me vone mund te ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh, ose trajtim te semundjes qe e shkaktoi daltonizmin. Sidoqofte, nese dikush ka probleme me te parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet te konsultohet me nje okulist. Trajtimi i shpejte mund te parandaloje probleme gjate viteve shkollore.

Trakoma [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Trakoma eshte semundje ngjitese e syve qe shkaktohet nga virusi qe sulmon mukozen e kapakeve te syrit.Si pasoje shkaktohen deformitete te ndryshme ne kapaket e syrit , ata kthehen nga kokerdhoku(molleza) i syrit , qerpiket gervishin kornene dhe sklerotiken . Nga kjo gjendje mund te shkaktohet verbimi . Semundja perhapet duke i fshire syte me te njejtin peshqir , duke i lare faqet me te njejten ene , duke i perdorur te njejtat mjete shkollore.

Katarakti [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Katarakti shfaqet per shkak te humbjes se tejdukshmerise se thjerzes.Rralle trashegohet , paraqitet per shkak te pleqerise , lendimeve ose semundjeve . Thjereza e trubulluar duhet te hiqet me operacion.Pas operaciont njeriu mund te shohe , por duke bartur syze qe e zevendesojne thjerzen e syrit. KERATOKONUS. (Kornea e syrit e deformuar ne forme koni) Eshte nje semundje jo shum e rrezikshme e cila mund te jet gjenetike ose jo. Kjo shkaktohet si pasoj e deformimit te kornes se syrit ne forme koni. Kornea eshte e rrumbullaket, e cila eshte pjesa kryesore e syrit qe ben te mundur futjen e drites dhe me pas qe pasqyrohet ne shikim. Kjo lloj semundje ka 5 faza. Nuk sherohet por thjesht duhet parandaluar. Parandalimi i kesaj behet me trajtime te ndryshme, si psh trajtim me rreze ultravjolet dhe me hedhjen e nje vitamine ne sy.

Te shikuarit venger (Strabizmi) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Shprehja te shikuarit venger (Strabismus, gr.: στραβ?? strabos ?i fiksuar venger“) eshte perdorur per te dhene dukurine e mangesise se barazpeshimt te muskujve te syrit gjegjesisht koordinimin motorrik mengesor te te dy syve. Ne kete rast shmanget drejtimi i akseve te tyre te shikimit gjate fiksimit te nje objekti me momente te caktuara ose ne menyre te vazhdueshme. Masa dhe forma e ketij pozicionimi defektoz mund te jene shume te ndryshme. Keto jane te matshme relativisht sakte me metoda te ndryshme dhe japin si rezultat nje ose disa kende te te shikuarit venger.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]