Monako

Coordinates : 43°26′N 7°15′E  /  43.44°N 7.25°E  / 43.44; 7.25
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

43°26′N 7°15′E  /  43.44°N 7.25°E  / 43.44; 7.25

Principata e Monakos
Principaute de Monaco
Principatu de Mu?negu
Flamuri i Monakos Stema e Monakos
Flamuri Stema
Moto : latinisht: Deo Juvante
shqip: Me nimen e Zotit
Himni kombetar : Hymne Monegasque
 
Situata e Monakos
Situata e Monakos
 
Kryeqyteti Qyteti i Monakos
Gjuha zyrtare frengjishtja
President Princi


Kryeminister Kryeministri
Pavaresia
8 janar 1297
Siperfaqja Vendi i 256-te
1.95 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendesia
Vendi i 188-te
31,842  ( 2005 )
18292 banore/km²
Monedha Euro
Zona kohore
 • ne vere
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .mc
Prefiksi telefonik +377
Pamje panoramike e Principates se Monakos . Fundi i shekullit XIX
Pamje panoramike e Principates se Monakos . Fillimi i shekullit XXI .

Principata e Monakos eshte nje shtet ne pjese jugperendim te Evropes, ndodhet buze Detit Mesdhe e rrethuar nga Franca . Shteti me dendesine me te vogel ne bote jo vetem qe eshte i njohur si terheqes per pasaniket e rruzullit, por eshte edhe vendi sovran me i vogel ne planet pas Vatikanit .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Qyteti i themeluar nga fenikasit Monako, ne kohen romake thirrej Herculis Monoeciportus . Cezari lundroj drejt saj per te luftuar Pompein. Oxhaku Grimaldi, te cilet ne Monak erdhen ne fuqi me 1612, qe nga viti 1641 ishin nen mbrojtjen e francezeve. Me 1814 Franca e anektoj Monakon, ndersa me 1814 u kthye ne krye te principates Honore V. i cili deri me 1813 qendroi ne sherbim te napoleoneve. Pas akteve te kongresit te Vjenes dhe ne baze te tyre me 1815 patronatin mbrojtes te principates e morri Mbreteria e Sardineve. Me 1861 Menton-i dhe Roquerbrune-n e ndau per vete nga Monako, Franca, keshtu qe siperfaqja e principates u zvglua nga 21,6 km², ne 1,5 km². Ne kete kohe vendosen nje union dogane me Francen, mirepo mbajten sovranitetin.

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Njesite administrative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Monako eshte shteti i dyte me i vogel (nga madhesia) ne bote, pasiqe me i vogel se Monako eshte Vatikani. Monako eshte monarki dhe nje nder vendet me dendur te populluara.

Shteti perbehet nga nje komune. Nuk ka asnje dallim gjeografik midis qytetit dhe shtetit te Monakoes, mirepo dallimi qendron ne qeverisjen pasiqe ajo qeveriset ne nivel shteterore, por edhe ne ate (nivel qyteti), apo komunal. Sipas kushtetutes se vitit 1911, principata ishte e ndare ne tre komuna.

Monaco (Monako ? Ville) , qyteti i vjeter i vendosur ne nje kep shkembor i cili ne gjuhen frenge quhet Le Rocher (Shkembi), ku ndodhet pallati i Monte Karlos, zona e banimit si dhe nje numer i madh i kazinove ne lindje dhe verilindje.

La Condamine , seksion qe gjendet ne pjesen veriperendimore duke perfshire zonen e tregut si dhe te portit. Port Herkule u shkri gjate vitit 1917, pas akuzave se qeveria ishte duke vepruar ne perputhje me moton “percaj dhe sundo”, dhe ata ishin akorduar statusin e reparteve (quartiers), ku pas kesaj Fontville u shtua si reparti i kater. Kjo zone e re u ndertua rishtas me pamje kah deti pergjat viteve 1970. Moneghetti u be si reparti i gjashte i njohur si zona e banimit ne pjesen veriperendimore, e krijuar nga nje pjese e La Condamine. Plazhat e njohura te Larvotto-s u ben reparti i gjashte, i krijuar nga nje pjese e Monte Karlos. La Ruse , Saint Romake (duke perfshire La Tenaoa) u ben reparti i shtate, poashtu te krijuara nga nje pjese e Monte Karlos. Monte Karlo ofron vende kulturore te sofistikuara, shume muze, disa prej hoteleve me te bukura dhe me luksoze te botes, shume restorante me oferte te begatshme.

Disa nga hotelet jane “de luz” me pese yje, si hoteli Hotel de Paris Monte Carlo, me restorantin tij “Luigji i XV" , pastaj, Hermitage, i ngritur ne stilin “Belle Epoque" dhe hoteli i rinovuar se voni “Metropol Monte Carlo me restorantin “Robuchon Monte Carlo”. Pastaj ketu jane Fairmont Hotel, Meridien Beach Plaza, i vetmi me plazh privat, Port Palace ne limanin Herkul, Columbus hotel ne Fontvil, kuart i ngritur ne vendin qe dikur ishte i mbuluar nga deti, Monte Carlo Beach Hotel ne France, matane kufirit, hoteli Miramar Monte-Carlo, aty prane stazes per “Formula 1”, hoteli Tulip Inn Terminus.

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Siperfaqja e pergjithshme e Monakos eshte 1.95 km 2 , shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43° 44' V , 7° 24' L .

Vija bregdetare e Monakos eshte e gjate 4,1 km.

Klima e Monakos eshte klime e kontinentale, me dimer me temperatura mesatare dhe vere te nxehte.

Pjesa me e madhe e relievit te Monakos eshte malor. Pika me e ulte e relievit gjendet pergjate bregdetit ne detin e Mesdheut (0 m) dhe ajo me e larta ne lartesi mbidetare prej 140 metrave ne vendin e quajtur maja e Exhel ( ang.  : Mont Agel).

Transporti Monakoja ka nje rrjet shume te vogel te rrugeve dhe ate 50 km rruge te shtruar qe kryesisht jane neper repartet apo lagjet moderne te Monakos dhe rruget qe e lidhin ate me Francen, ne total mbrenda kufijve te shtetit ka 50 km rruge te asfaltuar. Ajo ka te zhvilluar shume komunikacionin detar, ku vlen te permenden portet ai i Monte Karlos, i Fontville te cilet jane te rregulluar me standardet me te larta ku pervec anijeve tregtare ne keto porte zbarkojne edhe anijet e turisteve.

Flota tregtare dhe detare eshte e regjistruar me se me shume se 54 vendeve. Monako eshte shtet i cili nuk ka airoport, sherbimet fluturuese behen nga aeroporti i Nices, ndersa ne shumicen e rasteve perdoren helikopter per transportin e udhetareve. Transferimet behen ndermjet airoportit nderkombetar te Nices si dhe fushave te helikoptereve ne Monte Karlo dhe Fontville.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pozita e mire gjeografike, dalja ne Detin Mesdhe, kufizimi me Francen, e ka bere Monakon nje vendpushim popullor per terheqjen e turisteve ne kazinote e shumta. Klima e saj e kendshme gjithashtu ka ndikuar ne zhvillimin e deges se turizmit. Ne vitin 2001 nje projekt i madh i ndertimit te skeles se zgjatur per anijet turistike ka bere qe te terhjek nje numer te madh turistesh. Principata pervec turizmit si dege primare ajo ka korur nje sukses te diversifikuar ne sherbimet e vogla me vlere te larte ne industri. Shteti nuk ka tatime dhe taksa shume te larta mbi te ardhurat dhe kjo e ka bere qe shume investitore te ndertojne vendbanime ekskluzive, duke e ngritur keshtu ekonomine e vendit. Monakoja ka monopol mbi industrine e duhanit, postes, biznesit zyrtar, rrjetit telefonik etj. Standardi i jeteses eshte shume i larte i krahasuar perafersisht me zonat metropolitane te begata, dhe te njohura. Ne lidhje me te ardhurat nderkombetare Monakoja asnjehere nuk i publikon ato te vertetat. Vleresimet qe do ti japim me poshte jane jashtezakonisht te peraferta. Tjetra, institucione me rendesi ekonomike jane tregtia dhe sektori bankar, ku jane hiq me pak se 45 banka.

GDP ? 976,3 miliard $ (2006) GDP (rritja reale e ekonomike) 0,9 % GDP (te ardhurat per koke te banorit) 30.000 $ Te ardhurat kryesisht nga : bujqesia 0 %, industria 4,9 %, sherbimet 95,1 % (2001) Fuqia punetore ? 44.000 (2005) Norma e papunesise ? 0 % (2005) Konsumi ? <10 %, >10 % Inflacioni ? 1,9 % Buxheti ? te ardhurat 518 miliard $, shpenzimet 531 miliard $ Energjia elektrike importohet nga Franca Monedha ? Euro (€)

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne principaten e Monakos jetojne 30 000 banore te huaj, 30 000 te huaj punetor te perkohshem dhe 7600 popullsi vendase (2004).

Shumicen e popullsise e perbejne Francezet , me 47 %, ndersa popullsia vendase ( Monakienet ) dhe Italianet perbejne 16 % te popullsise. Pjesen tjter prej 21 % e perbejne pjesa tjeter e 125 pakicave te ndryshme te cilat jetojne ne Monako. Gjuhe zyrtare eshte gjuha frenge , por gjitheashtu eshte e perhapur edhe gjuha italiane dhe gjuha angleze bashke me gjuhen vendase monakiene. Feja zyrtare eshte ajo katolike , ndersa me kushtetute jane te lejuara edhe fete e tjera. Mosha mesatare ne Monako eshte 42,25 vjet. Tek femrat eshte 47,19 vjet, ndersa te meshkujt 43,27 vjet. Shkala e rritjes se popullsise eshte 0,43 %. Shkalla e lindjeve eshte 9,26 lindje ne 1000 banore, shkalla e vdekjes eshte 12,71 vdekje ne 1000 banore, ndersa shkalla neto e migrimit eshte 7,71 migrant ne 1000 banore (2005).

Shkalla e vdekshmerise se foshnjeve te gjalla eshte 5,43 vdekje ne 1000 banore. Vdekshmeria te foshnjet meshkuj eshte 6,29 vdekje ne 1000 banore, ndersa tek femrat 4,53 vdekje ne 1000 banore. Jetegjatesia ne total eshte 79,57 vjet. Tek meshkujt jetgjatesia arrin deri ne 75,7 vjet, ndersa tek femrat 83,63 vjet. Koeficienti i fertilitetit eshte 1,76 lindje te femijve nga nje grua. Ne kete mbreteri jetojne njerez te me shume se 108 nacionaliteteve, te cilet kane mundesi qe femijet e tyre t’i arsimojne ne shkolla te ndryshme. Edukimi dhe diplomat jane njesoj si ne France, me nje dallim se femijet ne Monako mesojne ne gjuhen angleze qysh nga shkolla fillore, por ehe gjuhen tradicionale dhe historine e Monakos.

Sport dhe Argetim [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Qe nga viti 1929, Grand Prix Monako eshte mbajtur cdo vit neper rruget e Moankos. Ajo eshte konsideruar te jete e dyta per garat me automobila pas asaj te Indianapolisit. Rruget e ngushta, skajet e perthyera, nje tunel e bene ket ndoshta pisten me te veshtire dhe mete kerkuar per Formula 1. Qarku i kesaj piste ka shume lartesi te ndryshme dhe lakime. Gjate historise se Grand Prix te Monakos dy shofer kane pasur aksident njeri ka qene Alberto Ascari ne vitin 1955 eshte hedhur ne portin e Monte Karlos ku pas kater diteve ka ndruar jete ne Monza, si dhe tjetri ishte Paul Haukins, i cili poashtu pesoi aksident ne vitin 1965. Edhe pas kesaj ky teren ende ngelet nga nje me te preferuarit e shume piloteve te Formula 1.

Mirepo nuk duhet vecuar edhe pjesen tjeter te Monakos, ketu po ashtu ka shume akademi te artit - Rainier III Academy of Music, Academy of Classical Dance, si dhe Princess Grace Plastic Art School. Banoret e ketij shteti nuk mund te marrin pjese ne garat nderkombetare, por perkunder kesaj ata aktivisht merren me sport. Stadiumi “Luigji II” eshte hapur ne vitin 1985 dhe eshte nikoqir i Kupes se liges se pare franceze, por edhe i shume garave ne atletike. Ka edhe pajisje per ping-pong, boks, sporte luftarake, salle per ngritesit e peshave, ate per basketboll, volejboll dhe not.

The Rainier III Nautical Stadium eshte pishine olimpike rekreative me pirgun e larte per kercime ne uje. Monte - Carlo Country Club me 40 terrenet e tij ofron hapesira te medha per turne ne tenis dhe per kete arsye eshte shnderruar shtepi e sportisteve te njohur. Ne Monako ndodhet selite e organizatave te rendesishme sportive - ATP, Federata nderkombetare e atletikes, Asociacioni nderkombetar i federatave sportive dhe Asociacioni nderkombetar i sporteve jo te dhunshme. Per shkak se nuk ka tatime dhe sigurise se plote, Monakoja eshte shenderruar ne vendin e njerezve me xhepa te thelle.

Te tjera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Monako  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Monako  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]