Libia

Coordinates : 27°N 17°E  /  27°N 17°E  / 27; 17
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

27°N 17°E  /  27°N 17°E  / 27; 17


Libia
?????
Flamuri i Libisë Stema e Libise
Flamuri Stema
Himni kombetar : "????? ????? ?????"
Libia, Libia, Libia
 
Situata e Libisë
Situata e Libise
 
Kryeqyteti Tripoli
32°52′N 13°11′E
Gjuha zyrtare Arabishtja
Forma e qeverise Qeveri e Perkoheshme
President Kryetare


Kryeminister Abdullah al-Thani
(Tobruk)
Khalifa al-Ghawi (Tripoli)
Pavaresia
24 dhjetor, 1951
Siperfaqja
1,759,541 km²
Popullsia
 • totale
 • dendesia

6.6 milion  ( 2011 )
4 banore/km²
PBB (2010)
 • totale
 • per banor

90.84 miliarde
$13,846
IZHNJ (2010) 0.755
Monedha Dinari libian (LYD)
Zona kohore
 • ne vere
EET UTC +2
UTC
Kodi i internetit .
Prefiksi telefonik +281

Libia ndodhet ne pjesen veriore te Afrikes dhe pergjate pjesen veriore te vendit ka dalje ne Detin Mesdhe . Perndryshe siperfaqja e ketij vendi kufizohet ne lindje me Egjiptin , ne jug-perendim nje pjese te vogel me Sudanin , ne jug me Cadin e Nigerin , ne pjesen perendimore me Algjerin dhe ne pjesen veri-perendimore me Tunizin e pas se cilit vije vija bregdetare ne Detin Mesdhe.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Historia

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Kushtetuta daton nga 1 shtator 1969 si rrjedhe e statutit te po ketij viti qe kishte ushtruesi fuqiplote i Keshillit te Revolucionit. Me 23 nentor 1976, me pelqimin e disa ndryshimeve te formuluara ne nje ligj nga ana e Kongresit te Pergjithshem Popullor, Kryetar shteti eshte Prisi i Keshillit te Revolucionit, te cilit perkrahe tij ka nje Sekretar Gjeneral dhe nje Sekretare. Ligji krijonte nje Demokraci Direkte Popullore ne baze te Kongresit Popullor, te Komitetit Popullor, te Sindikatave si dhe organeve perfaqesuese te larta te Kongresit te Pergjithshem Popullor. Stema ka nje shirit ne te cilin, ne gjuhen arabe eshte shkruar emri i Federates se Republikave Arabe. Grada e ish-Mbretit ka disa nivele, Urdhri Idris-I (1947, i klases I-re), Urdhri Mohammed-ibn-Ali-el-Senussi (1951, i klases IV-te), Urdhri i Pavaresise ( Istiqlal - 1952, i klases V-te), Urdhri i Republikes (1969, i klases I-re), Urdhri i Trimerise (1969, i klases I-re). Ushtrimi i administrates shteterore lokale ne Libi, ushtrohet nepermjet 10 provincave. E drejta civile eshte futur me ligj ne vitin 1945, kodifikuar sipas shembelltyres nga Egjipti. Sa i perket te drejtes familjare dhe asaj te trashegimise, ne fuqi eshte e drejta islame per myslimanet sipas ritit malekiticeve, dhe zbatohet nepermjet gjyqeve te sheriatit. Forca ushtarake per baze ka obligimin e pergjithshem ushtarak 4 vjecar. Numri i pergjitheshem i trupave diku rreth 37 000 vete. Ne armat 30 000 trupa qe ne dispozicion nder tjera kane po nja 2000 tankse sovjetike te tipeve T-54-55 dhe T-62. Por si duket per to nuk ka trupa vetjake te nevojshme. Forcat ajrore perbehet nga 4000 trupa (me ta edhe rezervistet) te cilet ne dispozicion kane po nja 178 aeroplan luftarak modern te vitetve 1980, si nga lindja dhe perendimi. Nder ta dallohen ata rus te tipit "MiG-23", dhe francez te tipit "Mirage III E". Po ashtu forcat ajrore jane te pajisura edhe me 3-re regjimente raketore kunderajrore. Thuhet qe modernizimi i pajisieve ka qene ne nivelin e shteteve arabe (38 aeroplan te porositur te tipit "Mirage F-1). Forcat detare perbehen nga 3000 trupa qe kane 3 Fregata moderne ('78), 3 Nendetese, 8 anije te shpejta te pajisura me raketa dhe 12 njesi te vogla manovruese ('80, jane porositur 19 anije te pajisura me raketa). Nder tjera, furnizimi me pajise e sisteme te medha i forcave te armatosura te Libise nga ana sovjetike ka qene po thuja se i rregullt.

Njesit administrative [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Njesit administrative

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Gjeografia e Libise

Siperfaqja e pergjithshme e Libise eshte 1,759,540 km 2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V , 17 00 L .

Libia ka nje bregdet te gjate 1.770 km ne detin Mesdhe dhe vije kufitare tokesore 4.348 km.

Klima e Libise eshte mesdhetare pergjate bregdetit dhe shume e nxehte ne pjesen shkretinore.

Relievi i Libise eshte i djerret, perbehet nga fushat e gjera shkretinore te cilat ngriten dhe ulen ne forma valore. Pika me e ulte e relievit eshte -47 m ne vendin e quajtur Sabkhat Guzauil ( ang. :Sabkhat Ghuzayyil) dhe ajo me e larta ne lartesi mbidetare prej 2,267 metrave ne endin e quajtur "Biku Biti" ( ang. :Bikku Bitti).

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Ekonomia

Libia pas vitit 1958 nga nje vend i vobekte e i prapambetur u ngrit si nje vend i rendesishem eksportues i naftes. Nepermjet angazhimit te te ardhurave nga eksporti i naftes, ne zhvillimin e industrise dhe bujqesise, shteti kerkonte pavaresimin e tyre dhe te vete nga eksportimi i lendes se pare. Keshtu prodhimi i pergjithshem i brendshem brutto nga viti 1973 qe ishte 2246 milion, ne vitin 1975 arriti ne 3897 milion dollar. Ne perberje te kesaj hynte ekonomia ruale me 2,7 %, me rreth 26,9 % te te zeneve ne pune, xehtaria dhe rrethina e saj ekonomike 50,6 %, me rreth 1,8 % te te zeneve ne pune, ndertimtaria me 11,6 %, me ~12,6 % te te punesuarve. Nga 691 000 te punesuar ne ekonomin e Libise, sa kishte ne maj te vitit 1976, 224 800 persona ishin punetore mysafire. Angazhimi i tyre ishte pasoje e mungeses se madhe te punetoreve pasi qe siq thuhet popullsia vendase ishte e angazhuar me shume ne sherbimin ushtarak. Plani qendrore per zhvillim u fut ne perdorim qe nga viti 1963. Thuhet qe te jete vepruar me plane pese vjecar se paku deri ne vitin 1980. Buxheti shteteror ne vitin 1975 kishte te hyra rreth 1997,6 milion dollar, (vaj mineral 1284 m.D), te dalurat 2323,5 milion dollar. Libia eshte anetare e OPEC-ut dhe e OAPEC.

Per agrokultur nuk mund te flitet, ka nje ekonomi ruale e cila per shkaqe natyrore te pa pershtatshme (mungesa e ujit, vite thatesie te shpeshta, fryma dhe rera e shkretetires, kriposja, mundesit e vogla te transportit) edhe eshte veshtire te perparoje. Vetembajtaj me ushqim te produkteve nga kjo ekonomi ruale eshte e pamundshme. Rreth 60 % e ushqimit primar importohet, vetem 1 % perqind e siprfaqes mund te shfrytezohej per qellime kultivimi te bujqesise. Nje e dheta e siperfaqes eshte, si te thuhet e perdorshme, 80 % jane shketetire, 0,3% pyje. Ka ca ndermarrje te vogla vendore, disa pakesa me te medha te ngrituara nga italianet, u shtetezuan me 1970. Per perfitimin e ujit te perdorshem dhe te pijshem, jane ndertuar pendale buze detit, ne te cilat behet filtrimi i ujit te detit. Eshte gjetur nje zgjidhje e till qe per kete filtrim perdoren qendra energjetike. Pjesa tokesore me te mbjellura ndodhet pergjate bregdetit dhe ate kryesish ne rrethinen e Tripolit, Bengasit si dhe ca oazave. Mbillet disa sorte te veqanta te dridherave, thekres, misrit, kallamoqit pastaj mbillet edhe patate, ullinjte, disa fara te quajtuara kokrra te mandeles , datelnes , fikut , agrumeve , kikiriki , si dhe duhani. Mbajtja e gjedheve behet kryesisht nga endacaket nomad ne veri ne anet e stepeve si dhe aty ku eshte i mundshem punimi i tokes. Mund te verehet mos perdorimi i brigjeve te pasura me peshke. Thuhet te jene pregatitur plane per nderhyrje te shtetit edhe ne kete segment te ekonomise.

Pasurit nentokesore shquhen per rezervat e tyre te medha te naftes me perqindje te vogel squlfuri, rezerva keto qe shtrihen kryesish tek barkusha Syrt dhe qe me cmim te voliteshem mund te transportohen. Nafta, gjegjesish rezervat e gjetura ne vitin 1958, kane filluar te perdoren qe nga viti 1961. Ne vitin 1970 thuhet te jete arritur nje pike kulminante e nxjerrjes e cila arrinte ne 159,2 milion tonelata. Me pas ka pesu ramje, keshtu qe me 1977 eshte regjistruar shuma prej 100,7 milion tonelatave. Ne vitin 1970 u themelua edhe korporata e quajtur "Libyan National Oil Corp", nje vit me vone vije deri te shtetezimi i saj. Vende te derivimit, perpunimit te lengut te nxjerrur behet ne rafinerite e pakta qe kryesisht ndodhen ne vendin e quajtur "Sauija" ne afersi te limanit te naftes "Suwaitina", tek Misreta. Ne "fushat" e naftes gjenden edhe rezerva te gazit. Nje godin me sistemin per sjelljen e gazit ne gjendje te lenget ndodhet ne Marsa el-Brega. Si pasuri nentokesore tjera dallohet edhe xehe hekuri, gur kalku, mella, kripa e kalkut dhe e gurit si dhe rezerva squlfuri. Thuhet te kete edhe rezerva me fosfate dhe uran.

Industria merret kryesish me perpunimin e ushqimit, me tej edhe pake me perpunimin e duhanit, te drurit, te bojerave si dhe dallohet dhe punimi i oredive. Verehet zgjerimi i industrise edhe ne drejtime dhe segmente tjera si b.f. ne petrokimine. Zona apo hapesira te dalluara industriale merren te jene ne Bengasi, Sauija dhe Tripolis. Shumica e ndermarrjeve jane transportuese. Sundon nje veprimtari e rrall, jo e shpeshte e ndertimit. Per furnizimin me rrym elektrike sherbejne termocentralet.

Tregetia e jashtme mund te paramendohet, importuese e makinave te qendrueshme dhe transportuese, importe ushqimore, si dhe me 1976 verehet fillimi i importimit te celikut dhe hekurit. Vlera e mallrave te importuara ne vitin 1976 kapte shumen 3950 milion dollar amerikan. Mallrat e importuar vinin kryesisht nga Italia, Republika Federale Gjermane, Franca, Japonia. Eksporti ne kete periudhe regjistronte shumen ne vlere prej 8438 milion dollar amerikan, kryesisht nafte ne drejtim te ShBA-se, Italise dhe RFGj-se.

Rrjeti i komunikacionit te personave dhe mallrave nuk dallon shume. Vije rrugesh te asfaltuara llogaritet te ishin 8700 kilometra duke perfshire edhe pistat e ndryshme 20 000 km. Keto shtrihen kryesish ne anen e bregdetit, verehet magesia ne brendi te siperfaqes se Libise. Vija hekurudhore e vetme qe kishte, pushoj se punuari me 1964. Ka nje rrjete koxha te mire te perqueseve te lengjeve nentokesore. Porte detare te dalluara ndodhen ne Tobruk, Tripolis, Bengasi dhe Darna. Pos tyre ka dhe porte te specializuara per ngarkim shkarkim te naftes. Nga viti 1972, Libia ka dhe floten e tankereve. Ne Tripoli dhe Bengasi jane ngritur portet ajrore ndekomtare, ndersa ne Sabha nje port ajror per qellime te brendshem. Anash ketyre ka dhe pista aterrimi. Ka nje shoqeri te fluturimeve te quajtur "Libyan Arab Airlines" qe daton nga viti 1965.

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Demografia

Si arab identifikohen rreth 34 % e popullsise se pergjithshme, 30 % identifikohen si arab bereber qe dallonin per nga disa zakone te jetes dhe pernga gjuha. Dallime qe sot duket te jene zhdukur. Keto dy grupe perbejne pjesen kryesore te popullsise e cila njeherit eshte e koncentruar ne brigje te detit. Fiset bereber, gjegjesisht 25 % e tyre, jane te perqendruar ne pjesen e pjelleshme ne veri (nder tjera ne Djebe Nefusa), e me tej shperbehen neper oaza. Ne Fessan enden nomadet e fiseve Tuareg dhe Tubu qendra e te cileve duket te jete ne Tibesti. Me poshte jetojne fise te tjera negride. Neper qytete italianet (shumica nga 120 000 veteve sa ishin me 1939 ja kane there me 1945 prej atyhi), arabet e Maghrebit dhe te Egjiptit. Nga viti 1960 verehet nje levizje e grekeve dhe egjiptianeve ne drejtim te Libise. Jahudit me vendqendrim ne veri, kryesisht ne e perreth Tripolit, ja kane ther ne Izrael qe nga viti 1948. Rritja e popullsi brenda vitit, ne periudhen 1963-72, ishte 3,7 %, dhe radhitej nder me te lartat ne planet. Po thuaj se 50 % e popullsise se Libis ne kete periudhe ishte nen moshen 15 vjecare.

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Artikulli kryesor : Kultura

Arsimi i pergjithshem obligativ fillon nga mosha 6 vjecare deri ne moshen 15 vjecare. Ka nje sistem edukimi federal me 6 vite shkolle fillore dhe shkolle kuranore, 6 vite shkolle te pergjithshme sekondare (nga 3 vite, te mesme dhe te larte). 2-4 vite shkolle te orientuar ne zanate, si dhe shkolla te larta teknike nen ombredhen e dy universiteteve ne Tripolis (them. 1973) dhe ne Bengasi (them. 1955). Kuota e analfabetizmit ne vitet '80-ta sillej rreth 61,6 (1973). Shuma e te dhenave materiale per ceshtje publike te edukimit ne vitin 1975 kapte shumen 128 milion dollar (9,1% e Buxhetit te pergjitheshem shtetror).

Feja e myslimaneve sunit si me e perhapur ne Libi njeherit eshte e deklaruar edhe si fe e shtetit. Bereberet jane te pekatesis Ibadite (Carixhite). Me ndikim eshte "Vellazeria Senussi". Pakica e krishterte pas ikjes se italianeve po thuaj se eshte shuar.

Shiko dhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Libia  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Libia  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale