Kanali i Panamase

Coordinates : 9°05′N 79°41′W  /  9.08°N 79.68°W  / 9.08; -79.68
Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

9°05′N 79°41′W  /  9.08°N 79.68°W  / 9.08; -79.68

Kanali i Panames

Kanali i Panamase eshte i gjate 82 kilometra dhe kalon neper Ngushticen e Panamase duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqesor . Gjeresine me te madhe arrine 350 m ndersa ne pjesen me te ngushte eshte i gjere vetem 91.5 m. ka thellesi 13.7 m. Pas Kanalit te Suezit paraqet nje nder arteriet detare me te rendesishme ne bote. Eshte ndertuar me 10 tetor te vitit 1913 . Ky kanal e ndan Ameriken Veriore me ate Jugore.

Kanali i Panamase qe ndane dy kontinente ai ne fakt lidh dy oqeanet Atlantik dhe Paqesor. Kalimi i pare neper kanalin ujor eshte inauguruar ne vitin 1914 , ne te cilin punimet per ndertimin e tij kane filluar ne vitin 1904, dhe vitin 2014 ka festuar 100 vjetorin e hapjes se tij. Nen administrimin e SHBA-ve ishte deri ne vitin 1999. Brenda vitit neper kete kanal kalojne 14.000 anije. Ne vitin 1901 Shtetet e Bashkuara arrijne marreveshje me qeverine kolumbiane (ku ne ate kohe Panamaja ishte pjese e Kolumbise se Madhe) per te ndertuar dhe sistemuar kanalin per 100 vjet, por ne 1903 qeveria e Kolumbise permbyset dhe nuk e ratifikohet marreveshja.

Shtetet e Bashkuara protestuan ne ate kohe dhe Panamaja u be nje Republike e pavarur nen mbikeqyrjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e cila i dha SHBA-ve lejen per te administruar dhe filluar punen per ndertimin e kanalit.

Me shume se 75 mije punetore punuar per 10 vjet per te realizuar ndertimin e Kanalit, shume prej tyre te ardhur nga Spanja dhe Italia. Rreth 25 mije punetor vdiqen gjate punes, te infektuar edhe nga malaria dhe i verdheza. Puna gjithashtu u nderpre shpesh here per shkak te shirave te forta tropikale.

Kanali i Panamase eshte nje nga veprat ndertimore me te rendesishme ne Bote per sa i takon struktures prej cimentoje, nje nga metodat e paperdorura me pare deri atehere. Ne fillim te vitit 1914 kanali ishte gati. Anija e pare qe kaloi aty transit ishte anija Ancon. Per Kanalin e Panamase eshte projektuar projekti i ri nga SHBA-te, i cili do te filloje te aplikohet ne vitin 2015.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]