한국   대만   중국   일본 
Azia Jugperendimore - Wikipedia Jump to content

Azia Jugperendimore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
regjioni i Azise jugperendimore

Azia jugperedimore perfshine pjesen jugperendimore te Azise , gjegjesisht “Lindjen e Aferme” dhe “Lindjen e Mesme”. Ze nje siperfaqe afro 6.7 milion kilometra katror ose 28 % te siperfaqes se Azise.

Azia Jugperendimore ose e Perparme eshte regjion gjeografik, i cili shtrihet midis Detit Mesdhe , ne perendim, dhe Afganistanit ne lindje, Detit te Zi , ne veri, dhe gjirit te Adenit, ne jug. Kjo hapsire ne literaturen gjeografike njihet edhe si Lindje e Afert dhe ajo e Mesme , te cilat, varesisht nga nocioni, perfshijne nje teritor me te vogel apo me te gjere. Azia Jugperendimore eshte hapsire gjeografike , e cila perfshine shtetet: Turqine , Qipron , Iranin , Irakun , Sirine , Izraelin , Libanin , Jordanine , Arabine Saudite , Kuvajtin , Bahrejn , Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe , Omanin , Jemenin dhe Republiken Demokratike e Jemenit . Me nocionin Lindje e Afert kuptojme te gjitha shtetet e permendura, pa Afganistanin , por ne kuader te saj bejne pjese edhe Egjypti e Libia ne kontinentin e Afrikes .

Pozita gjeografike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Azia Jugeperendimore ka pozite shume te favorshme gjeografike, pershkak se gjendet ne qender te Botes dhe lidhet me te gjitha rruget e Botes.Rruget trans detare me anije eksporti dhe importi jane rruget me te shpejta te transportit te te mirave materiale me gjithe boten mbare sidomos naften.

Vecorite fiziko-gjeografike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vecorite fizike-gjeografike - relievi i llojllojshem i perbere prej maleve, rrafshlartave,shkretetirave dhe ultesirave. Ne pjesen veriore te ketij rajoni shtrihen malet e reja te rrudhosura, Taurus dhe Pontike. Malet Taurus ne jug te Turqise, ndersa malet Pontike shtrihen pergjat brigjeve te Detit te Zi dhe liqenit Kaspik shtrihen malet Kaukaz dhe ne Afganistan shtrihen malet Hindokush.

Mes maleve Taurus dhe Pontike shtrihet rrafshanalta e Anadollise, e Armenise, e Iranit, ndersa ne jug rrafshnalta e Arabise. Ndermjet tyre shtrihet fusha e Mesapotamise, e cila ne drejtim te jugut vazhdon drejt Gjirit Persik. Ajo eshte e perbere prej shtresave aluviale dhe mjaft pjellore. Shkretetirat me te njohura jane Nefudi i madhe dhe i vogel Rubel-Hali etj.

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Popullsia e Azise Jugperendimore eshte shume e llojllojshme dhe e larmishme si per nga racat dhe kombesite ashtu edhe per nga gjuhet dhe perkatesia fetare. Nje llojllojshmeeri e tille eshte rezultat i shume proceseve dhe levizjeve te ndryshme , perzirjeve te popullsise dhe te kulturave ne periudhae te gjate historike.

Ne aspektin regjional veriu i regjionit dallohet si hapsire me e larmishme gjuhesore, ndaj asaj jugore, e cila eshte me homogjene. Ne pjesen veriore te Azise Jugperendimore flitet turke, armene, kurde dhe shum grupe tjera etnike dhe gjuhesore., posacerisht ne Iran dhe ne Afganistan. Perkundrazi ne pjesen jugore te regjionit te Azise jugperendimore dominon gjuha dhe kultura arabe. Lindja e mesme eshte gjithashtu origjina gjeografike e tri feve kryesore ?Judaizmit, Krishterimit, dhe Islamit. Pjesa me e madhe e ketyre shteteve eshte e besimit islam, e ato u takojne sekteve te shumta.

Zhvillimi ekonomik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne rajonin e Azise Jugperendimore , dege kryesore e ekonomise ka qene bujqesia. Megjithese nje pjese e madhe e populllsise aktive ka qene e inkuadruar ne bujqesi, pershkak te kushteve natyrore jo te volitshme rendimntet kane qene te vogla dhe nuk kane plotesuar nevojat e populsise. Mirpo, koheve te fundit me zbatimin e masave agroteknike ne bujqesi, kjo dege e ekonomise cilesohet me prodhim te shtuar te grurit, te orizit, te duhanit, te pambukut, te ullirit, te kallamit te sheqerit dhe te agrmeve.

Blegtoria eshte nomade dhe gjysemnomade ne gadishullne Arabise. Ky rajon kryesisht njihet me rritjen e deleve, te dhve, te deveve e me pak te gjedheve.

Me zbulimin e naftes filloi te nderroj edhe struktura ekonomike e ketij rajoni. Nafta shteteve te ketij rajoni u mundesoi te fillojne procesin e industrializimit dhe nderrimin e struktures ekonomike ne pergjithesi. Viteve te fundit risi ne zhvillimin ekonomik, sidomos industrial, kane bere disa shtet si : Arabia Saudite, Iraku, Irani, Izraeli, Siria, Turqia etj. Me zhvillimin e ndustrise u be i mundshem ndertimi i naftesjelleseve, i rrugeve bashkohor, i aeroporteve , i qendrave te perpunimit te naftes, i zhvillimit te qendrave urbane etj.

Ne kete rajon jane te zhvillura edhe industria ushqimore, industria kimike, industria e tekstilit dhe metalurgjia. Gjithashtu Azia Jugperendimore ka reth 213 miljard euro.

shih edhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]