Andoni i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shen Andoni i Madh i Egjiptit

Andoni i Madh i cili kremtohet nga Kisha Ortodokse dhe besimtaret e krishtere me 17 janar , i mbiquajtur "Babai i Murgjve", kish lindur ne qender te Egjiptit rreth vitit 251 pas Krishtit, dhe ishte i biri i prinderve te krishtere qe jetonin si fermere ne fshat. Ne vitin 269 ai degjoi Ungjillin teksa lexohej ne kishe dhe ia aplikoi vetes fjalet e Ungjillit: "Shko dhe shit gjithcka ke dhe te ardhurat jepua te varferave dhe hajde..." Ai ia perkushtoi veten nje jete me asketizem nen udheheqjen shpirterore te nje plaku prane fshatit te tij qe jetonte i izoluar nga bota. Ne vitin 285 shkoi vetem ne shkretetire qe te bente nje jete ne vetmi te plote. Reputacioni i tij terhoqi pasues qe u vendosen prane tij, dhe ne vitin 305 Andoni doli nga izolimi per t'u bere ati i tyre shpirteror. Pas pese vjetesh ai u terhoq perseri ne izolim e vetmi. Ai e vizitoi Aleksandrine te pakten dy here, njehere gjate kohes se persekutimit te te krishtereve, dhe heren e dyte per te mbeshtetur peshkopin Athanas kunder herezise. Andoni i Madh nderroi jete ne moshen 105 vjecare. Jeta e tij u shkrua nga Shen Athanasi dhe ishte me shume influencuese ne perhapjen e idealeve te monasticizmit ne gjithe Boten e Krishtere.