Alija Izetbegoviq
(
Bosanski Shamac
,
8 gusht
1925
-
Sarajeve
,
19 tetor
2003
), kryetar i pare
Bosnjes dhe Hercegovines
se pavarur, themelues dhe kryetar i pare i Partise se Aksionit Demokratik.
Ne
Sarajeve
u shkollua dhe jeton qe nga viti 1927. Studimet i filloi per agronomi ndersa me 1954 kaloi ne fakultetin juridik. Diplomoi me 1956 ndersa me 1962 dha provimin e avokatures.
Alija Izetbegoviqi rridhte nga nje
familje myslimane
, me prejardhje nga
Beogradi
. Sipas tij, gjyshi i tij Alija, emrin e te cilit e ka trasheguar ai, ka lene Beogradin ne vitin 1868, vit kur te gjithe
myslimanet
braktisen Beogradin dhe u vendos ne Bosanski Shamac, Azizia e dikurshme, sipas
Sulltan
Azizit
, i cili u kishte fale tokat e kesaj krahine.
I lindur nga babai Mustafa dhe e ema Hiba. Ne vitin 1927 shperngulen ne Sarajeve. Alija ka qene i martuar me Haliden, baba i dy vajzave Sabines dhe Lejles, dhe
Bakir
.
Ai ishte per nje kohe te gjate kundershtar i flaket i komunizmit dhe per aktivitetet e tij
pan-islamike
dy here u burgos nga regjimi totalitar i
Jugosllavise
. Heren e pare me 1946 si anetar i organizates "Myslimanet e Rinj", me tre vjet burgim dhe me pas ne procesin e njohur te montuar gjyqesor me
1983
u denua me 14 vjet burgim, qe me vone u shkurtua ne 12 e ne fund ne 9 vjet. Asokohe u denua si autor i
Deklarates Islame
te shkruar me 1970. Nga burgu doli me 1988 mbas pese vjet e tete muaj. Kah fundi i vitit
1989
ngriti iniciativen per themelimin e nje partie myslimane ne Jugosllavi (
Partia e Aksionit Demokratik
) ndersa ne kuvendin themelues te kesaj partie te mbajtur ne
Sarajeve
me 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po ne ate vit ne zgjedhjet shumepartiake kjo parti fitoi mbi komunistet . Ai u be president i Bosnjes dhe Hercegivines. Gjate
holokaustit qe perjetuan myslimanet
gjate viteve '90-'95 Izetbegoviqi qendroi ne mesin e tyre pa leshuar zyren dhe apartamentin e tij. Pas presioneve nderkombetare dhe vuajtjeve te medha qe populli i tij po i perjetonte.entor te vitit
1995
, u detyrua te nenshkruaj marreveshjen e
Dejtonit
per paqe qe de fakto ndau Bosnjen dhe Hercegovinen. Ne shtatore 1996 ai u rizgjodh president i presidences treanetaresh te
Bosnjes
. Me 1999, ai shpalli vendimin e tij per doreheqje nga posti i presidentit te Bosnjes. Shendeti ne njeren ane, mosha e shtyre dhe me e rendesishmja ashtu si ai u shpreh percaktimi i komunitetit nderkombetare te dobesoj esencen islame te Bosnjes: "Komuniteti nderkombetare po i shtyne gjerat perpara ne Bosnje... por eshte duke e bere kete ne kurriz te
popullit mysliman
. Une e ndiej kete si nje padrejtesi", "Keto jane gjera qe une nuk mund te jetoj me to". Alija Izetbegoviq eshte gjithashtu edhe mendimtare dhe shkrimtare i respektuar. Ai eshte i mirenjohur per librin e tij "Islam ndermjet lindjes dhe perendimit" qe i cilesuar si me i miri i viteve te 80-te.itin 1997 u laborua me cmimin
Feisal
, cmim ky qe i dedikohet autoreve islam me te suksesshem te vitit. Kjo hyrje ne gjendjen njerezore analizon mohimin e perendimit
islamin
dhe kontributin e dhene nga myslimanet ne komparacion te civilizimeve islame dhe shekullare. Ai tregon se ku te dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua me 1984 kur Izetbegovici ishte ende ne burg. Libri Evropian me i shitur, u vleresua nga autori britanik Asad Yawar si" libri me i shkelqyer qe u publikua ne Evrope ne 1980-tat".
Pervec librit te lartpermendur eshte autor edhe i librave "Deklerata Islame", "Mundimet ne Burg" si dhe permbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegoviq shume i respektuar nga bota perendimore per krenarine dhe mosfshehjen e identitetit te tij islam dhe nga
bota myslimane
si ideolog dhe shkrimtar i madh do te mbetet si nje personalitet i madh dhe me ndikim ne boten e pare si politikan i afte e ne te dyten ndoshta personaliteti islam me i shquar i ketij fundmileniumi.
Alia Izetbegoviqi eshte fitues i Cmimit per te Drejtat e Njeriut i qytetit te
Izmirit
(1994), eshte dekoruar me medaljen kroate "Mbreteresha Katarina" (1995), me 1997, Doktor Nderi i Universitetit Marmara te
Stambollit
, Doktor Nderi i Universitetit te
Riadit
, Medaljen e Lirise e
Republikes se Turqise
, me 1998, Medaljen e Pavaresise te
Katarit
dhe Karten e Paqes te Liges Nderkombetare Humaniste, shperblimin e Forumit "Crans Montana" per promovimin e te drejtave te njeriut (1999).