Afganistani
, zyrtarisht
Emirati Islamik i Afganistanit
, eshte shtet ne Azine qendrore qe nuk laget nga asnje det dhe qe kufizohet ne perendim me
Iranin
, ne veri me
Turkmenine
,
Uzbekistanin
dhe
Taxhikistanin
, ne verilindje me
Kinen
dhe ne lindje dhe jug me
Pakistanin
. Afganistani eshte vendi i gjashte me i varfer i botes.
Afganistani ka qene nje pike perqendruese e lashte e
Rruges se Mendafshit
dhe migracionit njerezor. Arkeologet kane gjetur deshmi te banimit te njeriut qe nga periudha e Paleolitit te Mesem. Qyteterimi Urban mund te kete filluar ne zone qe nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur ne nje vend te rendesishem gjeostrategjik qe lidh kulturen e Lindjes se Mesme me Azine Qendrore dhe nenkontinentin indian, Afganistani ka qene vend i popujve te ndryshem nder kohera dhe deshmitar i fushatave te shumta ushtarake, sidomos ato te
Aleksandrit te Madh
,
Xhinxhiz Kanit
, dhe ne kohet e sotme te forcave lindore e perendimore. Aganistani gjithashtu ka sherbyer si nje burim nga i cili Greko-Baktrianet, Kushanet, Heftalitet, Samanidet, Safaridet, Gaznavidet, Goridet, Mugalet, Hotaket, Durranet, dhe te tjere jane ngritur per te formuar perandorite e medha.
- Artikulli kryesor
Historia e Afganistanit
Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin me 1747. Vendi sherbeu si nje amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavaresine nga kontrolli joreal britanik me 1919. Nje perjetim i shkurter i demokracise mbaroi me grushtin e shtetit te vitit 1973 dhe me nje kunder-grusht komunist me 1978. Bashkimi Sovjetik u perpoq ta pushtonte me 1979 per te mbeshtetur regjimin ne shkaterrim afgan komunist, duke u hedhur ne nje lufte te gjate dhe shkaterruese. BRSS u terhoq me 1989 pas nje presioni te paperkulshem prej rebeleve anti-komuniste muxhahedine qe mbeshteteshin nderkombetarisht. Nje seri lufterash civile qe erdhen me pas bene qe Kabuli me ne fund te binte ne duart e talebaneve (nje levizje e vijes se ashper e mbeshtetur nga Pakistani qe u krijua per t'i dhene fund luftes civile dhe anarkise ne vend) me 1996. Pas sulmeve terroriste te 11 shtator 2001 ne Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., nje aleance ushtarake e SHBA me Aleancen Veriore rrezoi regjimin taleban per shak te strehimit te Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-se, ne 2001 krijoi dhe vendosi nje program per rindertimin politik qe perfshinte adaptimin e nje kushtetute te re, zgjedhjet presidenciale te vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblese Kombetare te vitit 2005. Ne dhjetor 2004, Hamid Karzai u be presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike ne Afganistan dhe Asambleja Kombetare u inaugurua dhjetorin e ardhshmem. Karzai u rizgjodh per nje mandat te dyte ne nentor 2009. Pavaresisht nga perforcimi i nje qeverie te qendrueshme qendrore, talebanet e rigjalleruar dhe paqendrueshmeria e vazhdueshme ne zonat rurale - sidomos ne jug dhe lindje - mbeten sfida serioze per Qeverine Afgane.
- Artikulli kryesor?:
Sistemi shteteror
Forma e regjimit te Afganistanit eshte
Republike
me nje qeveri te perkohshme te perbere nga 30 Ministra 4 zevendes kryetare (te miratuar nga kuvendi “
Loja Xhirga
”). Vendi ndahet ne 34 njesi administrative.
Ndarja administrative
Redakto
- Artikulli kryesor
Njesite territoriale
Qe nga
13 gushti
2004
, Afganistani eshte i ndare administrativisht ne 34 provinca (vilajete ), ku cdo krahine ka kryeqytetin e saj dhe nje administrate provinciale. Provincat ndahen me tej ne rreth 398 komuna, secila prej te cileve normalisht mbulon nje qytet ose nje numer fshatrash. Secila komune perfaqesohet nga nje kryetar i komunes.
Kryetari i provinces (Valiu) emerohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunes zgjidhet nga kryetari i provinces. Kryetaret provinciale jane perfaqesues te qeverise qendrore ne Kabul dhe jane pergjegjes per te gjitha ceshtjet administrative dhe formale brenda provincave te tyre. Ka edhe keshilla provinciale te cilat zgjidhen nepermjet zgjedhjeve te drejtperdrejta dhe te pergjithshme per nje periudhe prej kater vjetesh. Funksionet e keshillave provinciale jane per te marre pjese ne planifikimin e zhvillimit provincial dhe ne monitorimin dhe vleresimin e institucioneve te tjera te qeverisjes provinciale.
Sipas nenit 140 te Kushtetutes dhe te dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetaret e bashkive te qyteteve duhet te zgjidhen me ane te zgjedhjeve te lira dhe te drejtperdrejte per nje mandat kater vjecar. Megjithate, per shkak te kostove te medha zgjedhore, zgjedhjet per kryetar bashkie dhe komune asnjehere nuk jane mbajtur. Ne vend te kesaj, kryetaret e komunave kane qene te emeruar nga qeveria. Sa per kryeqytetin e Kabulit, kryetari emerohet nga Presidenti i Afganistanit.
Me poshte eshte nje liste e te gjitha 34 provincat ne renditje alfabetike:
- Artikulli kryesor
Gjeografia e Afganistanit
Afganistani gjendet ne Azine jugore, ne veri dhe perendim te Pakistanit dhe ne lindje te Iranit. Gjendet ne koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.
Ka nje siperfaqe totale prej 652,230?km katror, pak me i vogel se Teksasi, duke e bere vendin e 41-te me te madh ne bote. Ka nje kufi 5,529?km. Ka kufi me Kinen (76?km), Iranin (936?km), Pakistanin (2,430?km), Taxhikistanin (1,206?km), Turkmenistanin (744?km) dhe Uzbekistanin (137?km). Nuk dalje ne det.
Klima eshte aride ne gjysmearide; ka dimera te ftohte dhe vera te nxehta. Terreni eshte kryesisht i perbere nga male te thyera, por edhe fushor ne veri dhe jugperendim.
Pika me e ulet eshte Amu Darya, 258 m, ndersa pika me e larte Noshak 7,485m.
Zoteron shume burime natyrore. Nder to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe guret gjysme te cmueshem.
- Perdorimi i tokes:
- toke e lerueshme: 12.13%
- te korra te perhershme: 0.21%
- te tjera: 87.66%
- Toke e ujitur:
- 27,200?km katror
- Burimet totale ujore te riperteritshme:
- 65?km kubike
- Shperndarja e ujit te paster (shtepiake/industriale/bujqesore):
- gjithsej: 23.26?km kubike per vit (2%/0%/98%)
- per banor: 779 m kubik per vit
- Artikulli kryesor
Klima e Afganistanit
Klima e Afganistanit eshte kryesisht e thate, pasi qe pjesa me e madhe e vendit ndodhet ne nje rripe te thatesise qe shtrihet ne Azine qendrore. Karakteristike e kesaj klime kontinentale eshte ndryshimi i madh i temperaturave ne mes te nates dhe dites si dhe te stineve te vitit. Ererat perendimore ne dimer sjellin reshje mesatare te shiut ndersa ne vere sjellin thatesira po thuajse ne tere vendin perpos ne verilindje te Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu.
Klima e pjeses jugore e vendit eshte nxehte ku kultivohet palma Date (
lat
.
Phoenix dactylifera
). Po ashtu Afganistani pas
Birmanise
(int. Myanmar) eshte prodhuesi me i madh i Opiumit ne bote.
- Artikulli kryesor
Ekonomia e Afganistanit
Pas disa dhjetevjecareve te luftes, ekonomia e ketij vendi zhvillohet po thuaj se ne nivel te fshatrave. Si do qe te merret partneret kryesore te Afganistanit jane Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrezimit te regjimit te Talibaneve ende vazhdon dhe eshte produkti me i eksportuar i Afganistanit ne bote perendimore.
- Artikulli kryesor
Demografia e Afganistanit
Afganistani eshte shtet me popullsi shume kombesie dhe me pakica kombetare. Historikisht populli i Pashtuneve ka qene shpesh kombesi shtet formuese. Ne vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milione banore. Ndarja e perkatesise etnike te popullsise se Afganistanit eshte e veshtire, keshtu ndarja sipas gjuhes, religjionit apo sipas vecorive te grafike te vizatuara ne trupat e banoreve te disa popujve si te mongoleve (Hazara) mund te behet vetem duke pasur parasysh qe keto nderthuren ne mes veti. Te dhenat e me poshtme japin vetem nje parafytyrim per llogaritje te perafert te struktures se popullsise
- Pashtunet (Pashtun), - Afganet etnike, jane themeluesit dhe paguesit e vendit. Perbejne 40% te popullsise se Afganistanit
- Ne perberjen e ketij populli hyne disa fise nomade, nder te cilet me te dalluarit jane Kuci (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesetare. Ky fis eshte i mbrojtur dhe pajisur me privilegje ne baze te artikullit 14 te kushtetutes se Afganistanit te cilat i japin edhe drejten ne qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjese e Pashtuneve nuk jane Pashtun.
- Tagjiket (ang. Tajik) ? jane banoret perse te regjionit. Perbejne 30% te popullsise se pergjithshme te Afganistanit
- Nder grupet me te njohur te Tagjikeve jane Kiszibashet (ang. Qizilbash). Ky grup perbehet nga pasardhesit e ushtareve turko-perse nga koha e sundimit te Safireve (ang. Safavids ) .
- Hazaret (ang. Hazara) ? jane pasardhesit e ushtrise se Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhen perse dhe perbejne 20% te popullsise se pergjithshme te Afganistanit.
- Uzbeket (ang. Uzbek) ? nje nder popujt e shumte turk te Azise qendrore dhe perbejne 5% te popullsise se pergjithshme te Afganistanit
- Po ashtu ka shume grupe te popujve te ndryshem si Amiaket, Nuristanet dhe Baloshet (ang.Baloch)
Popullsine e Afganistanit e perbejne shumica fshatare me rreth 78%.
- Artikulli kryesor?:
Kultura ne Afganistan
Lloj-llojshmeria e popullsise vetvetiu qe ka sjelle nje kulture te begatshme. Mirepo lufterat e shumta kane shkaktuar qe per nje kultur te mirefillte per gjithe Afganet te mos kete kultur.
-
Jeta budiste
-
Abdur Rahman Khan
-
Feja
Marredheniet mes Afganistanit dhe
Shqiperise
Redakto
Me date
16 gusht
2006
, ne mbeshtetje te nenit 100 te
Kushtetutes
dhe te nenit 15, te Ligjit nr.9095, date
3 korrik
2003
, "Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise", me propozimin e Ministrit te Puneve te Jashtme,
Keshilli i Ministrave
vendosi lidhjen e
marredhenieve diplomatike
me Republiken
Islame
te Afganistanit.
Nderkaq, Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise jane te pranishme ne Afganistan, si pjese e operacionit "
Liri e Perhershme
" (
Enduring Freedom
), ne kuadrin e misionit
ISAF
te Koalicionit Nderkombetar kunder terrorizmit qe nga
gushti
2002
. Kontigjenti i 8te perbehej nga nje
toge
me 22 vete nga
Batalioni i Operacioneve Speciale
dhe eshte ngarkuar me detyra patrullimi ne rajonin e
Kabulit
. Me date 16 gusht u dergua kontigjenti i 9-te ne Afganistan. Ky kontigjent perbehet nga 22 vete: 3 oficere, 12 nenoficere dhe 7 ushtare profesioniste te Batalionit te 3-te te Kembesorise. Ai ishte ne perberje te Kontigjentit Turk. Ky eshte kontigjenti i trete ne Afganistan nga rradhet e Batalionit te 3-te te Kembesorise i di
slot
kuar ne
Poshnje
te
Beratit
.
Ne Dhjetor te vitit 2016, Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise, derguan ne Afganistan misionin e pare paqeruajtes RSM-1 Resolut Support Mission, prane Komandes se Trajnimit Keshillimit dhe Ndihmes. Kontigjenti i drejtuar nga Kapiten Leonard Gjuta, perbehej nga 40 ushtarak te batalionit te dyte te kembsorise. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe siguria e bazes Force Protection.
Burimi i te Dhenave
Redakto
Lidhje te jashtme
Redakto