Ndihme : Kategoria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Kategorite bejne te mundur ndarjen e artikujve te Wikipedia ne grupe sipas karakteristikave kryesore te tyre per perdorim me te thjeshte. Nje artikull mund te jete pjese e disa kategorive te cilat nga ana e tyre mund te jene te nenrenditura ne kategori te tjera.

Lista e plote e kategorive mund te gjendet ketu .

Si mund te krijoj nje kategori?

-Perpara se te krijoni nje kategori sigurohuni te shikoni pemen aktuale te kategorive me siper. Kategoria qe ju kerkoni mund te ekzistoje ne nje forme shume te perafert cfare do e bente te panevojshme krijimin e saj. Nje arsye tjeter per te pare pemen e kategorive esht per te zbuluar kategorite meme ku do te nenrenditet kategoria juaj. Pasi te keni vendosur se ku do ta kategorizoni kategorine tuaj eshte koha per ta krijuar ate.

-Nje kategori krijohet si cdo artikull i zakonshem me ndryshimin e vetem se emri i saj duhet te nise me Kategoria: dhe fill pas dy pikave te vije emri i kategorise. Ne faqen e kategorise shkruhet nje shpjegim i shkurter per kategorine dhe perdorimin e saj. Nese kategoria eshte ne lidhje me nje teme teper te gjere qe priret te ndahet ne nenkategori te tjera, mund te perdorni shabllonin e meposhtem per shpjegimin e saj duke zevendesuar pjesen me kllapave gjarperore me temen e kategorise (mos harroni te fshini kllapat gjarperore me pas).

Kjo eshte kategoria dedikuar artikujve ne lidhje me { }. Ju lutemi, mundohuni te mos shtoni artikuj te vecuar ketu. Artikujt e vecuar duhet t'i shtoni te nenkategorite perkatese. Nese kategoria nuk priret te ndahet ne kategori te tjera bija, mund te perdorni shabllonin e meposhtem duke zevendesuar pjeset ne kllapa me temat perkatese (mos harroni te fshini kllapat gjarperore me pas).

Kjo eshte kategoria dedikuar artikujve ne lidhje me { }. Per te shtuar nje artikull ketu shkruani [[Kategoria:{ }]] ne fund te artikullit. Pasi te keni vendosur shpjegimin e kategorise mbetet vetem per te percaktuar kategorizimin e saj ne kategorite meme. Perseri ketu veprohet njelloj sic do veprohej me kategorizimin e nje artikulli te zakonshem. Nje rresht me poshte shpjegimit vendosim [[Kategoria:{ }]] ku pjesa mes kllapave gjarperore zevendesohet me kategorine meme. (mos harroni te fshini kllapat gjarperore me pas).

-Per kategorite e teknike eshte mire qe te mos u shfaqen perdoruesve te zakonshem duke qene se shpeshhere nuk jane te interesuar per pjesen teknike te projektit. Per kete arsye, gjate krijimit te ketyre kategorive, ne fund te faqes vendoset fjala magjike __HIDDENCAT__ qe ben te mundur automatikisht qe kategoria te renditet te kategorite e fshehura dhe emri i kategorise te mos shfaqet ne artikujt ku ajo perdoret. Pas kesaj mjafton ta ruani dhe kategoria juaj do jete gati per tu perdorur neper artikuj.