Ali Sokoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Ali Sokoli
( 1921 - 1974 )
U lind ne 8 Maj , 1921
Vdiq 23 Shtator 1974
Prishtine ,
Kosove
Kombesia Shqiptar
Profesioni Pulmolog

Ali Sokoli lindi me 8 maj te vitit 1921 ne Rahovec dhe vdiq me 23 shtator te vitit 1974 . Ishte pulmolog i njohur shqiptar.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ali Sokoli lindi ne vitin 1921 ne Rahovec ne nje familje qe merrej me bujqesi. Ishte i treti prej kater femijeve te babait Sulejmanit dhe nenes Hatixhes. Nuk dihet data e sakte e lindjes por data me e besueshme eshte 8 maj e vitit 1921 .

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ne gjuhen serbe per shkak se ne ate kohe nuk kishte shkolla shqipe ne Kosove . Per shkak te suksesit ne mesime gjate shkolles fillore, prijesit fetar te kohes ia mundesuan vazhdimin e shkollimit ne Medresene e Shkupit nga viti 1933 deri ne vitin 1941 kur e perfundoi shkollen e mesme. Gjate kohes kur ai ishte ne vitin e fundit, filloi Lufta e Dyte Boterore .

Pas fillimit te Luftes Se Dyte Boterore, ai u kthye ne Rahovec . Nxenesit kosovar u ftuan nga Ministria e Arsimit e Shqiperise qe t’i vazhdonin studimet ne Itali . Ne vitin 1941 e regjistroi fakultetin e bujqesise ne Pizza te Italise ku u dallua si student, por kur Italia kapitullon, studimet per vitin e katert i vazhdon ne Viene , ku nuk mund te kryeje edhe vitin e fundit te studimeve per shkak te kapitulimit te vendeve fashiste . Disa here u burgos nga kuislinget italiane per shkak te veprimtarive antifashiste gjate pushimeve.

Me 15 qershor u kthye nga Viena ne Rahovec per te punuar pune administrative ne Komunen e Rahovecit dhe me pas ne Prishtine e paraqiti kerkesen per mundesimin e vazhdimit te studimeve te agronomis e jashte Kosoves . Kjo kerkese iu refuzua, mirepo iu dha bursa per te studiuar Medicinen ne Universitetin e Beogradit me kusht qe pas studimeve te kthehej ne Kosove . Atje ai u martua me nje vajze rumune dhe ka dy femije (arkitekt dhe teknologe) .

Ne pranveren e vitit 1946 u denoncua nga komunistet serbo-sllav dhe u perjashtua nga Fronti Popullor (me vone Lidhja Socialiste Jugosllave ) dhe iu mor shtetesia jugosllave . Per shkak te rrezikut qe i kanosej, u detyrua qe per nje kohe te fshihej ne Beograd . Per te siguruar ekzistencen e vet, ne Beograd punoi pune te renda fizike .

Ne vitin 1947 , derisa ishte me studime ne Beograd , OZN -ja bastisi shtepine e prinderve te tij ne Rahovec per te gjetur deshmi te veprimtarise se tij antikomuniste por nuk gjeten asgje pervec deftesave te shkollimit dhe nje makine te shkrimit .

Ne vitin 1949 u ftua ne nje mbledhje te NDSh -se (Partia Nacional Demokratike Shqiptare) ne Rahovec , ne te cilen do te zgjidheshin udheheqesit e partise dhe te shtetit te ardhshem te Kosoves , ku ai do te zgjidhej Minister i Jashtem per shkak te arsimimit te tij dhe sepse njihte mire gjashte gjuhe te ndryshme. Ai niset me tren nga Beogradi dhe vjen deri ne Fushe Kosove , mirepo per shkak te pamundesise se udhetimit deri ne Rahovec ate dite, ai e kalon ate nate ne Prishtine . Ky del te jete fat i mire per shkak se te nesermen kupton se te gjithe 45 anetaret e mbledhjes se NDSh -se jane zene dhe burgosur nga OZN -ja, keshtu qe te nesermen kthehet ne Beograd .

Gjate kohes kur qendroi ne Beograd provoi te kryente provimet qe i kishin mbetur nga viti i fundit i fakultetit te bujqesis e, mirepo nuk iu pranuan vitet e perfunduara te fakultetit per shkak se i kishte kryer ne nje vend fashist . Per kete arsye, qe te regjistronte fakultetin e mjekesise ne Beograd (ku diplomoi pas vetem kater vitesh) , u detyrua qe disa here te kerkonte pranimin e shtetesis e jugosllave nga kryetari i atehershem qe ta merrte diplomen .

Busti i Dr. Ali Sokolit ne Shkollen e Mesme te Mjekesise ne Prishtine e cila mban emrin e tij
Sherbimi ushtrarak

Menjehere pasi kreu fakultetin ne moshen 29 vjecare, nga regjimi u detyrua te kryente sherbimin ushtarak nje vjecar ne Nish , edhe pse me ligjet e kohes, pas moshes 27 vjecare sherbimi ushtarak nuk ishte i detyrueshem. Gjate kohes kur kryente sherbimin ushtarak u denoncua disa here nga shpifje te ndryshme per shkak te kombesise se tij dhe faktit se i kishte studiuar ne vende fashiste.

Veprimataria

Pasi kryen sherbimin ushtarak kthehet ne Kosove dhe punesohet ne Spitalin e Prizrenit , ne repartin e semundjeve te mushkerive , ku se bashku me Daut Mustafen beri arritje te larta sidomos ne terren me keshillimin e popullates me qellim te crrenjosjes se tuberkulozit , semundje e cila ne ate kohe po merrte shume jete njerezish .

Pas disa vitesh pune ne Prizren , shkon ne Beograd per t’u specializuar per semundjet e mushkerive, prej te cilave dallohej tuberkulozi . Si specialist i semundjeve te mushkerive hap repartin e semundjeve te mushkerive ne Gjakove (punoi atje per 3 vjet), ku gjithashtu ishte perhapur shume tuberkulozi .

Vitet e fundit te jetes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rreth viteve 1960 shkon ne Prishtine per te vazhduar luften kunder tuberkulozit ne spitalin e mushkerive (ndertesa e Ministrise se Shendetesise se Kosoves ) ku rregullisht ishin te shtruar rreth 100 paciente. Atje u emerua drejtor i repartit per semundjet e mushkerive dhe tuberkulozin. U dallua si nje luftues i ashper kunder tuberkulozit, qe ne ate kohe po merrte shume jete njerezish, sidomos ne vendet e varfra si Kosova . Ne Prishtine gjithashtu punoi si mesimdhenes ( Docent ) ne fushen e Pulmologjise .

Puna ne kete spital ishte mjaft e veshtire sepse punohej me aparature te para Luftes se Dyte Boterore . Aty ai punoi deri ne vdekje me 23 shtator te vitit 1974 , nga nje sulm ne zemer.

Eshte interesante te thuhet se asnje pjese te shkollimit nuk e kreu ne gjuhen shqipe mirepo ishte njohes i mire i letersise dhe historise shqiptare. Pervec shqipes dinte shkrim-lexim edhe serbisht , gjermanisht , italisht , turqisht e arabisht , ndersa per pune studimore perdorte edhe anglishten dhe frengjishten

Mirenjohjet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per punen e tij gjate gjithe jetes, pas vdekjes iu dha cmimi “ Primarus Docent ” nga Fakulteti i Mjekesise ne Prishtine dhe per punen e tij shkruan shume shkencetare eminent te kohes. Per te arriturat dhe perpjekjet e medha ne lufte kunder tuberkulozit dhe semundjeve tjera te mushkerive, iu dha Medalja e Punes nga Qeveria e atehershme, dhe per nder te tij shkolla e mesme e mjekesise ne Prishtine mban emrin Ali Sokoli.