Abas Ermenji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Abas Ermenji
( 1913 - 2003 )
U lind ne 12 dhjetor , 1913
Ermenj, Skrapar
Vdiq 10 mars 2003
Kombesia shqiptar
Profesioni shkrimtar

Profesor Abas Ermenji (Ermenj, 12 dhjetor 1913 - 10 mars 2003 ) ka qene arsimtar, veprimtar i Ballit Kombetar dhe publicist shqiptar. Ai kishte qendrime social demokrate dhe gjate jetes se tij kundershtoi monarkine, fashizmin, komunizmin dhe cdo forme te totalitarizmit. [1]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Studimet fillore i kreu ne Berat , kurse studimet e mesme ne gjimnazin e Shkodres. Gjate viteve 1934 - 1938 kryen ne Sorbone , Paris , Fakultetin e Letersise me specializim Historine.

Kthehet ne Shqiperi ne vitin 1938 dhe emerohet profesor ne Liceun e Korces ku jep mesim deri ne muajin nentor te vitit 1939. Arrestohet nga italianet si nje nga organizatoret e rinise korcare ne manifestimet e 28 nentorit te vitit 1939 kunder pushtimit fashist dhe internohet ne ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet ne vitin 1941.

Sapo kthehet ne Shqiperi merr pjese ne organizimin e rezistences se armatosur kunder pushtimit te huaj ne zonen Skrapar-Berat dhe arrin ta mbaje Beratin te lire prej italianeve. Ishte nje nga organizatoret e Ballit Kombetar dhe anetar i Komitetit qendror te tij.

Pas fitores se revolucionit komunist ne Shqiperi, detyrohet te largohet nga atdheu dhe te marre rrugen e gjate te mergimit. Vendoset ne Paris ku drejton Komitetin Kombetar Demokrat "Shqiperia e Lire", i cili ka lozur nje rol te madh ne perpjekjet per nje Shqiperi te lire nga regjimi komunist si dhe per clirimin e Kosoves nga shtypja dhe tirania e Serbise.

Pas rikrijimit te Ballit Kombetar ne Shqiperi ne vitin 1991, zgjidhet kryetar i kesaj partie dy here radhazi ne vitet 1994 dhe 1998. Gjate kesaj periudhe, megjithe moshen e tij te madhe, ka dhene nje kontribut te madh ne ngritjen e ndjenjes kombetare te shqiptareve nepermjet nje serie konferencash ne te gjithe Shqiperine.

Ermenji ka qene nje mbrojtes i flakte i ceshtjes dhe kombesise shqiptare, me artikuj te shumte, te botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek permbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij eshte studimi "Vendi qe ze Skenderbeu ne Historine e Shqiperise" - nje apologji madheshtore e kombesise shqiptare.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Ermenj, Abaz Ermenji Informacione Personale Emer/Mbiemer: Abaz Ermenji Vendlindja:; Internimit: 1940, Skrapar Datelindja: 1915 Profesioni: Historian Date Vdekja: 1998 Vend Vdekja: Paris Internimi Data e. "Abaz Ermenji" . kujto.al | Arkiva Online e Viktimave te Komunizmit ne Shqiperi . Marre me 2019-03-29 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Emra shifrore: lista e autoreve ( lidhja ) Mirembajtja CS1: Pikesim shtese ( lidhja )