Xhorxh Uashington

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
George Washington
George Washington
Presidenti i pare i Shteteve te Bashkuara
30 prill 1789 ? 4 mars 1797
Pasardhesi: John Adams
Oficeri i Larte i Ushtrise
13 korrik 1798 ? 14 dhjetor 1799
Paraardhesi: James Wilkinson
Pasardhesi: Aleksander Hamilton
Kryekomandant i Ushtrise Kontinentale
15 qershor 1775 ? 23 dhjetor 1783
Pasardhesi: Henry Knox
Te dhenat personale
Lindi me: 22 shkurt 1732
Lindi ne: Qarku Uestmoreland , Virginia , British Amerika
Vdiq me: 14 dhjetor 1799 (67 vjec)
Vdiq ne: Mount Vernon, Virxhinia , SHBA
Profesioni: Politikan, Ushtarak
Bashkeshortja Martha Dandridge (m.1759)
Feja: Kisha Episkopale
Nenshkrimi
George Washington


Gjorgj Vashington ( sqt. Xhorxh Uashington , 22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] - 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i pare i Shteteve te Bashkuara te Amerikes (1789-1797), Komandant i Pergjithshem i Ushtrise Kontinentale gjate Luftes Revolucionare Amerikane, dhe nje nga Eterit Themelues te Shteteve te Bashkuara. Ai kryesoi konventen qe hartoi Kushtetuten aktuale te Shteteve te Bashkuara dhe gjate jetes se tij u quajt "Babai i vendit te tij". Ai nuk i takonte asnje partie.

I admiruar gjeresisht per cilesite e tij te forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president ne dy zgjedhjet e para kombetare. Ai mbikeqyri krijimin e nje qeverie te forte te mire-financuar kombetare, qe ndejti asnjanese gjate Lufterave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikaneve te te gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shume precedente, ende ne perdorim sot, te tilla si sistemi kabinetit, ceremonia peruruese, dhe titullin zoti President. Terheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi nje tradite qe zgjati deri ne vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi nje mandat te trete te paprecedent. Amendamenti i 22-te (1951) tani e kufizon presidentin ne dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, qe kishte ne pronesi plantacione duhani dhe skllever te cilet ai i trashegoi. Ai kishte qindra skllever gjate gjithe jetes se tij, por pikepamjet e tij mbi skllaverine ndryshuan gradualisht drejt heqjes se skllaverise . Ne rinine e tij ai u be nje oficer i larte britanik ne milicine koloniale gjate fazave te para te Luftes se franceze dhe indiane. Ne 1775 Kongresi i Dyte Kontinental e emeroi Washingtonin si komandant te pergjithshem te Ushtrise Kontinentale ne Revolucionin Amerikan. Ne kete komande, Washingtoni i detyroi britaniket te lene Bostonin ne vitin 1776, por u mund dhe per pak u kap rob me vone ate vit, kur ai humbi ne Nju Jork Siti . Pas kalimit te lumit Delleuer ne mes te dimrit, ai mundi britaniket ne dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzes se Patrioteve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale per te kapur dy ushtrite e medha britanike ne Saratoga ne 1777 dhe ne Yorktown ne 1781. Historianet vleresojne Uashingtonin per perzgjedhjen dhe mbikeqyrjen e gjeneraleve te tij, komandimin e ushtrise, koordinimin me Kongresin, me guvernatoret shteterore dhe milicite e tyre, dhe per kusgtimin e vemendje per furnizimet, logjistiken dhe trajnimet. Pas arritjes se fitores ne 1783, Uashingtoni dha doreheqjen si kryekomandant, duke deshmuar kundershtimin e tij ndaj diktatures dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.

Arsimi dhe rinia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nga George Washington harte e krijuar e nje sheshi ne Ohio River , Ohio , 1754

Nga prejardhja Washingtoni ishte pjese e ekonomikes dhe elites kulturore te pronareve te plantacioneve qe kane mbajtur skellver ne shtetin Virxhinia . Babai i George Washingtonit, Augustine Washington ( 1693 deri 1743 ), ishte anglez, ndersa per nenen, Mary Ball ( 1708 deri 1789 ), nuk ka informacioneete saktaeper prejardhjen Ne moehen njembedhjete vjecare George humbte i atin e tij dhe u rrit me gjysme-vellain e tij Lawrence.

Deri ne moshen pesembedhjete vjecare Washingtoni vizitoi shkollen ne Williamsburg, ku pati nje shkollim te thjeshte dhe ku ishte shume aktiv ne matematike. Pas 1749 ai se pari ishte gjeometer aktiv ne luginen e Shenandoah.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]