Xhamahiria Libiane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Flamuri i Xhamahirise Libiane
Stema e Xhamahirise Libiane

Xhamahiria e Madhe Arabe Popullore Socialiste e Libise ( arab . ?????????? ??????? ??????? ??????? ?????????? ??????, shk. lat . Al-Jam?h?riyyah al-?Arabiyyah al-L?biyyah a?-?a?biyyah al-I?tir?kiyyah al-?U?m? ) ishte emri zyrtar i Libise nga viti 1977 deri ne vitin 2011, nen udheheqjen e Muamer el Gadafit .

Me nje siperfaqe prej 1.800.000 km² , Xhamahiria Libiane ishte shteti i katert sipas madhesise ne kontinentin afrikan dhe i 17-ti ne bote. [1] Kryeqyteti Tripoli ishte shtepia e 1,7 milion banoreve, nga 6,4 milion banoret e Libise. Tre rajonet tradicionale te ketij shteti ishin Tripolitania, Fezani dhe Kirenaika. Xhamahiria Libiane kishte nje nder PPB -te me te medha per koke banori ne Afrike, kryesisht per shkat te rezervave te naftes dhe popullsise se vogel. [2] Kishte indeksin me te larte te zhvillimit human ne kontinent.

Ne krye te shtetit qe nga viti 1969 ishte Muamer el Gadafi , i cili u quajt si udheheqesi vellazeror ose si udheheqesi i Revolucionit te Nje shtatorit.

Shiko dhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ U.N. Demographic Yearbook, (2003), "Demographic Yearbook (3) Pop., Rate of Pop. Increase, Surface Area & Density" , United Nations Statistics Division .
  2. ^ Annual Statistical Bulletin, (2004), "World proven crude oil reserves by country, 1980?2004" Arkivuar 11 korrik 2012 tek Wayback Machine, O.P.E.C.