Wikipedia : Udhezimi per arsyetimin e permbajtjes jo te lire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Kur media jo te lira (pamje, video, dhe audioklipet) perdoren ne Wikipedia, nje shpjegim per shfrytezimin e vet, quajtur nje arsyetim per media jo te lira , duhet te prezantohet ne pershkrimin e skedes, duke shpjeguar se si perdoret skeda ne nje menyre konform kritereve te permbajtjes jo te lire. Ky arsyetim do t'i ndihmoje edhe perdoruesit te tjere qe te vendosin nese kjo deklarate e perdorimit jo te lire i zbatohet perdorimeve te shumta apo atyre te rralla. Ky edhe ndihmon nese deklarimi i perdorimit jo te lire eshte i pershtatshem per Wikipedian ne radhe te pare.

Nese po perdorni pamje apo media tjera jo te lira, duhet te perfshihen dy gjera ne faqen e pershkrimit:

  1. Nje etikete e pershtatshme autoriale duke e pershkruar deklarimin themelor te perdorimit jo te lire.
  2. Nje arsyetim i detajuar per perdorimin jo te lire . Nje arsyetim perkates dhe i hollesishem duhet shtuar sadohere perdoret skeda ne nje artikull. Emri i artikullit ku perdoret skeda duhet te perfshihet ne arsyetim.

Kujdesuni qe t'i shfletoni udhezimet mbi permbajtjen jo te lire para se ta ngarkoni skeden. Politikat e Wikipedias jane me strikte se ato te Shteteve te Bashkuara per sa i perket asaj qe lejohet dhe s'lejohet.