Wikipedia : Miresjellja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Miresjellja eshte pjese e kodit te sjelljes ne Wikipedia dhe nje nga pese shtyllat e Wikipedias. Politika e miresjelljes eshte nje standard i sjelljes qe percakton se si redaktoret e Wikipedias duhet te bashkeveprojne. E thene thjesht, redaktoret gjithmone duhet te trajtojne njeri-tjetrin me konsiderate dhe respekt. Ne menyre qe te perqendrohen ne permiresimin e enciklopedise dhe per te ndihmuar ne ruajtjen e nje mjedisi te kendshem redaktimi, redaktoret duhet te sillen me edukate e me qetesi, dhe te jene te arsyeshem, madje edhe gjate debateve te nxehta.

Kjo politike pershkruan standardet e sjelljes qe kerkohen nga perdoruesit kur ata nderveprojne, dhe menyrat e duhura per t'u perballur me problemet qe mund te lindin. Kjo vlen per te gjithe redaktoret dhe te gjitha nderveprimet ne Wikipedia, duke perfshire faqet e diskutimeve te artikullit dhe te secilit perdorues, Kuvendin , dhe ne cdo diskutim tjeter me ose rreth perdoruesve te tjere.

Bashkeveprimi dhe Miresjellja [ Redakto nepermjet kodit ]

Dallimet e mendimit jane te pashmangshme ne nje projekt bashkepunues. Kur diskutojme keto dallime disa redaktore mund te duken ne menyre te panevojshme te ashper. Redaktore te tjere mund te jene shume te ndjeshem kur u sfidohen pikepamjet e tyre. Fjalet pa kuptim te qarte ne faqet e diskutimeve dhe ne Kuvend mund te mos transmetojne plotesisht nuancat e nje bisede gojore, duke cuar ndonjehere ne keqinterpretimin e komenteve te nje redaktori. Nje verejtje e bere ne menyre te paqyteteruar mund ta shkallezoje diskutimin e gjalle ne nje grindje personale qe nuk fokusohet objektivisht mbi problemin ne fjale. Shkembime te tilla harxhojne kot perpjekjet tona dhe minojne nje mjedis pune pozitiv e produktiv. Zgjidhini dallimet e mendimit permes diskutimeve civile; paraqitni kundershtimet pa e fyer bashkebiseduesin. Diskutimi mbi redaktoret e tjere duhet te kufizohet ne nje shprehje te sjellshme rreth veprimeve te tyre.

Redaktoret shpresohet te jene te arsyeshem e bashkepunues, te mos bejne sulme personale, te punojne brenda rregullave te wikipedias, dhe te jene te pergjegjshem ndaj pyetjeve qe kane qellim te mire. Mundohuni t'i trajtoni redaktoret e tjere si kolege te respektuar me te cilet jeni duke punuar ne nje projekt te rendesishem. Te jeni vecanerisht mikprites dhe te durueshem ndaj perdoruesve te rinj. Mireprisni njerez te tjere per te redaktuar ne menyre konstruktive artikuj.

Shmangja e sjelljeve te padeshiruara [ Redakto nepermjet kodit ]

Sjellja e padeshiruar - apo paraqitja e pasjellshmerise - zakonisht lind nga mosmarreveshjet e nxehta.

  • Shpjegoni veten. Redaktimet e shpjeguara ne menyre te pamjaftueshme mund te perceptohen si te pasjellshme, nese ky eshte qellimi i redaktorit apo jo. Perdorni faqen e diskutimit per te diskutuar redaktimet.
  • Tregohuni i kujdesshem me stampat paralajmeruese . Jini te kujdesshem ne lidhje me vendosjen e stampave paralajmeruese per redaktoret me te cilet ju jeni perfshire ne nje mosmarreveshje, dhe tregoni kujdes gjithashtu kur perdorni stampat paralajmeruese per te sapoardhurit. Eshte me mire te dergoni nje mesazh personal, ne vend qe te vendosni nje stampe paralajmeruese.
  • Mundohuni te mos beheni shume i ndjeshem. Njerez te tjere mund ta marrin pasionin tuaj si sulm personal. Beni kujdes te madh per te shmangur pamjen e te qenit i ashper ose sikur jeni mbi te tjeret. Askujt nuk i pelqen te urdherohet nga nje redaktor qe mendon se eshte "mbi te tjeret", askujt nuk i pelqen te ofendohet nga te tjeret.
  • Shmangni redaktimin kur nuk jeni ne humor te mire . Kjo do te reflektohet ne redaktimin tuaj.
  • Kontrolloni veten. Shkeputuni per nje cast, per te vleresuar ate qe ju jeni gati per te thene (ose qe sapo keni thene). Te pyesesh veten: "Si do te ndihem, nese dikush do te ma thote kete gje mua?" shpesh nuk eshte e mjaftueshme, shume njerez mund ta kalojne lehte kete, dhe harrojne. Pra, per te marre nje perspektive me te mire, pyesni veten: "Si do te ndihem, nese dikush do t'ia thote kete gje dikujt qe une e dua dhe qe nuk mund ta kaloje lehte ate?" Nese mendoni se kjo eshte papranueshme, atehere mos e thoni ate. Nese e keni thene, kerkoni te falur.
  • Vetem per shkak se ne jemi online dhe punojme falas, nuk do te thote qe ne mund te sillemi keq me njeri-tjetrin. Njerezit qe punojne se bashku ne nje zyre gazete nuk mendohet qe duhet te zihen me grushta ne redaksi, nese nuk pajtohen rreth asaj se si duhet formuluar dicka ose rradha e kujt eshte per te bere kafene. Ne fakt, askund nuk lejohet qe njerezit qe punojne se bashku per te bere dicka te mire te zihen me grushta, te shkulin floket e njeri tjetrit, ose te fyejne njeri-tjetrin. E njejta gje vlen edhe ketu.
  • Dikush fare mire mund te jete nje idiot. Por duke u thene atyre kete, nuk do e rrise inteligjencen e tyre, e as do te permiresoje aftesine tuaj per te komunikuar me ta.
  • Pa marre parasysh se sa i revoltuar jeni, mos u thoni njerezve "je i papjekur" ose "je analfabet", apo te perdorni shprehje arrogante si p.sh. "kjo nuk eshte kopsht femijesh" ne mesazhet tuaja.
  • Te jeni te kujdesshem me shpjegimin e redaktimit qe keni bere. Shpjegimet per redaktimin jane komente relativisht te shkurtra, dhe keshtu potencialisht subjekt per keqinterpretim. Ato nuk mund te ndryshohen pasi ke shtypur "Kryej ndryshimet", dhe jane shkruar shpesh ne nxitim, vecanerisht ne situata stresuese. Mos harroni te shpjegoni redaktimin tuaj, sidomos kur gjerat jane duke u ndezur, per te shmangur komentet personale per ndonje redaktoret me te cilin keni mosmarreveshje , dhe perdorni faqen e diskutimit per shpjeguar me gjere pikepamjen tuaj.

Sjellja e padeshiruar [ Redakto nepermjet kodit ]

Sjellja e padeshiruar ose mungesa e miresjelljes, perbehet nga nje ose me shume prej sjelljeve te meposhtme, vecanerisht kur kryhet ne menyre agresive: sulme personale, komente me mungese respekti dhe me fyerje. Keto shpesh armiqesojne redaktoret dhe prishin projektin nepermjet konflikteve joproduktive dhe te panevojshme. Ndersa disa incidente te vogla e te ashpra qe askush nuk ankohet nuk jane domosdoshmerisht nje shqetesim, nje vazhdimesi e fyerjeve dhe mungeses se respektit eshte e papranueshme. Nese veprimet e pasjellshme jane ngacmime te perseritura apo sulme skandaloze personale kunder nje ose me shume individeve, atehere ato mund te rezultoje ne bllokime . Edhe nje akt i vetem i nje veprimi te rende te pasjellshem mund te rezultoje ne bllokim, per shembull, nje episod i vetem i fyerjeve personale apo fjaleve abuzive vulgare te drejtuara nje kontribuesi tjeter, ose nje kercenim ndaj nje personi tjeter.

Ne pergjithesi, jini mirekuptues dhe jo hakmarres kur perballeni me sjellje te padeshiruara. Nese te tjeret jane te paqyteteruar, mos iu pergjigjni me te njejten menyre. Mos i perfillni shembujt e izoluar te keqsjelljes, dhe thjesht vazhdoni me tej me ceshtjen e permbajtjes. Nese eshte e nevojshme, theksoni ne menyre te sjellshme qe ju mendoni se komenti mund te konsiderohet i paqyteteruar, dhe beni te qarte se ju doni te vazhdoni te perqendroheni ne thelbin e ceshtjes. Wikipedia redaktohet nga njerez me prejardhje te ndryshme, dhe standardet ndryshojne.

Kjo politike nuk eshte nje arme per te perdorur kunder kontribuesve te tjere. Te insistosh qe nje redaktor te denohet per nje veprim te vogel te izoluar, te permendesh ne menyre te perseritur veprimet e gabuara te kryera kohe me pare nga nje perdorues, pasi ai e ka korrigjuar sjelljen e tij, ose per te trajtuar kritika konstruktive si nje sulm, eshte gjithashtu potencialisht percares, dhe mund te rezultoje ne paralajmerime ose edhe bllokim nese perseritet.