Wikipedia : Jo sulme personale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Dd

Pse sulmet personale jane te demshme [ Redakto nepermjet kodit ]

Kontribuesit shpesh deshirojne qe te perfshijne pikepamjet e tyre ne artikuj. Nepermjet debateve te aresyeshme, kontribuesit mund ti permbledhin keto pikepamje te ndryshme ne nje artikull te vetem, dhe kjo krijon nje artikull me te mire, me shume asnjanes per te gjithe. Cdo person i cili redakton nje artikull eshte pjese e te njejtit komunitet te madh - ne jemi te gjithe Wikipediane. Ndalimi kunder sulmeve personale vlen njesoj per te gjitha Wikipedianet. Eshte aq e papranueshme per te sulmuar nje perdorues me nje histori sjelljeje te vrazhde ose jo te zgjuar, nje perdorues qe ka qene i bllokuar, apo nje perdorues qe ka qene subjekt i veprimeve nga ana e Komitetit te Arbitrazhit, ashtu sic eshte per te sulmuar cdo perdorues tjeter. Wikipedia inkurajon nje komunitet pozitiv ne internet. Njerezit bejne gabime, por ata jane te inkurajuar per te mesuar prej tyre dhe te ndryshojne rrugen e tyre. Sulmet personale jane ne kundershtim me kete fryme dhe te demshme per punen e ndertimit te nje enciklopedie.

Shmangni sulmet personale [ Redakto nepermjet kodit ]

Si nje ceshtje e shprehjes se sjellshme dhe efektive, komentet nuk duhet te jene te personalizuara. Pra, ato duhet te drejtohen ne permbajtjen dhe veprimet dhe jo mbi njerezit. Ne diskutime, fjala "ju" duhet te shmanget kur eshte e mundur. Megjithate, kur ka mosmarreveshje rreth permbajtjes, referimi me miresjellje ndaj redaktoreve te tjere nuk eshte nje sulm personal. Nje shprehje qe thote se "deklarata e juaj ne lidhje me X eshte e gabuar per shkak te informacionit ne Y", ose "Paragrafi qe keni futur ne artikull nuk mbeshtetet ne ndonje burim informacioni", nuk eshte nje sulm personal.

Redaktoret duhet te jene te sjellshem kur pershkruajne mosmarreveshjet. Pergjigjja me e pershtatshme ndaj nje deklarate gjaknxehte eshte ti adresoheni ceshtjes e permbajtjes e jo te akuzoni personin tjeter per shkelje te rregullave. Te akuzosh dike per berje sulmesh personale, pa ofruar arsyetim per akuzen tuaj konsiderohet gjithashtu nje forme e sulmit personal.

Cfare konsiderohet sulm personal [ Redakto nepermjet kodit ]

Nuk ka asnje rregull qe eshte objektive dhe jo i hapur per interpretim ne ate qe perben nje sulm personal ne krahasim me diskutime konstruktive, por disa lloje komentesh nuk jane te pranueshme:

  • Epitete qe kane te bejne me fene, moshen, racen, krahinen, gjinine, orientimin seksual, perkatesine politike, etnicitetin, apo te tjera (te tilla si kunder njerezve me aftesi te kufizuara) te drejtuara kunder nje tjeter kontribues. Mosmarreveshjet mbi ate cka perben nje feja, raca, orientimi seksual apo etnicitetin nuk jane te justifikueshme.
  • Perdorimi i perkatesise se dikujt si nje percmim nenkupton perjashtimin ose diskreditimin e pikepamjeve te tyre, pavaresisht nese perkatesia e tij eshte e pranuar gjeresisht. Nje shembull mund te jete "ju jeni nje shofer autobuzi dhe nuk e keni idene e modes?"
  • Vendosja e lidhjeve te jashtme apo materiale te tjera fyese, me qellimin per te sulmuar nje redaktor tjeter.
  • Krahasimi redaktoreve te tjere me nazistet, diktatoret, apo persona te tjere famekeqe.
  • Akuzat per sjelljen personale pa paraqitur fakte. Akuzat e renda kerkojne prova serioze.
  • Kercenimet, duke perfshire, por jo kufizuar ne:
    • Kercenimet e veprimit juridik
    • Kercenimet e dhunes (vecanerisht kercenimet me vdekje)
    • Kercenimet e vandalizmit ndaj faqes se perdoruesit apo faqes se diskutimit te tij.
    • Kercenimet apo veprime te cilat qellimisht ekspozojne redaktoret e tjere te Wikipedias ne perndjekjen politike, fetare apo te tjera nga qeveria, punedhenesi i tyre apo cfaredo te tjeter. Shkeljet e ketij lloji mund te rezultojne ne nje bllokim per nje periudhe te zgjatur kohe, qe mund te zbatohet menjehere nga cdo administrator pas zbulimit. Adminstratoret qe aplikojne sanksione te tilla duhet ne menyre konfidenciale te njoftojne anetaret e Komitetit te Arbitrazhit per ate qe ata kane bere dhe pse.