Vincent van Gogh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Autoportret i tij (1887)

Vincent Willem van Gogh ( shqip : Vincent Villem van Gog ; lindi me 30 Mars 1853 ne Groot-Zundert te Breda, † 29 korrik 1890 ne Auvers-sur-Oise, France ) ishte nje piktor hollandez dhe nje nga themelueset me te rendesishme te modernes.

Vincent Van Gogh u lind me 30 mars te vitit 1853 ne Groot-Zundest, nje fshat i vogel ne jug te Holandes . I ati ishte pastor dhe xhaxhallaret e tij-shitesa veprash te artit . Edhe ai vete nisi te punoje qe ne moshen 16-vjecare ne Hage si nje shites i veprave te artit per kompanine. Pikturat e tij paten qene gjithnje te erreta, por kohe pas kohe nisen te perkeqesoheshin deri me 1886, kur nisi serish studimet ne Cormon dhe u takua me piktoret impresioniste, mes te cileve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresioniste, te cilet zgjidhnin ngjyra te celura edhe ai nisi ta celte disi paletin e te pikturonte me dore me te vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shume nervoz e bente ate njeri te veshtire. Me 27 korrik te vitit 1890 ai shkoi ne nje fushe me grure dhe qelloi veten me arme ne kraharor, me pas u kthye ne dhome, ku vdiq dy dite me pas. Van Gogh e kaloi te gjithe jeten e tij te shkurter duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Crregullimet nervore, nje kompleks i femijes se zevendesuar, qe e ndoqi pas gjithe jeten dhe absurditeti i epokes se artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shume, e shtyne shpesh drejt akteve skizofrenike . Nje nga historite me tipike, e famshmja histori e veshit te tij.

Sipas biografeve, nje te diel ne mbremje, me 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atehere 35 vjec, preu veshin dhe shkoi ne nje hotel te dores se dyte ku kerkoi nje prostitute me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shume kujdes. Biografe te tjere pohojne se ky episod ka ndodhur gjate nje grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, ne shenje proteste ndaj piktorit qe ishte i shurdhet, lidhur me vete Van Gogh.

Mes gjenialitetit dhe cmendurise se Van Gogh-ut [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nje artist qe lekundet mes fese , piktures, dashurise dhe cmendurise. Nje jete ne zgrip te varferise dhe nje vdekje e papritur e mbetur mister, per t’u vulosur me perjetesi veprat e tij absolutisht te persosura. Kur flitet per Van Gogh, nuk mund te mos flitet edhe per dikotomine gjeni-cmenduri, misheruar me se miri ne kete motor te piktures origjinale, unike.

Ekzistojne mijera hipoteza semundjeje. Ata qe bazohen ne biografi flasin per nje lloj semundjeje veneriane, ose per sifilizin te trasheguar nga i ati, ose per skizofreni, depresion etj. Ata qe bazohen ne artin e tij, shohin ne pikturat e tij karakteristika te perbashketa me mijera paciente te tjere qe vuajne nga semundje te trurit .

Me mjetet aktuale cdo supozim eshte i mundur, por asnje nuk mund te jete absolutisht i vertete. Ajo qe na lejohet te themi eshte se arti i Van Gogh-ut eshte ndricues dhe figura e tij e dobet, e vogel dhe vetmuar shpaloset ne nje realitet gjigant dhe te fuqishem ne historine e artit dhe te ndjenjave njerezore. Van Gogh lindi ne Groot-Zundert, nje fshat holandez , me 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant , dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashte vellezerve, pas vdekjes se te parelindurit te familjes, qe mbante gjithashtu emrin e tij dhe qe vdiq pas lindjes ekzaktesisht nje vit para tij. Vincent do te kujtoje gjithmone varrin pas shtepise, mbi te cilin shihte te shkruar emrin e tij. Ai ka pasur nje femijeri te trazuar edhe per shkak te shetesimeve te herepashershme te prinderve te tij dhe jeta e tij ngjan nje ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Ne vitin 1857 lindi vellai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, qe do te kishte nje rendesi shume te madhe ne jeten e tij.

Udhetimi ne Evrope [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nga viti 1861 deri ne 1868-en frekuenton shkollen e vendit te tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku meson frengjishten , anglishten , gjermanishten dhe artin e vizatimit. Ne vitin 1869 fillon te punoje ne nje dyqan arti ne Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohen e lire e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon nje korrespondence me vellain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prinderit ne vendin e tij te lindjes. Vitet qe pasojne shenojne per Van Gogh nje udhetim te vazhdueshem nga nje filial ne tjetrin ne dyqanin e artit te xhaxhait, transferime qe do ta cojne ne Bruksel , Londer e Paris . Nje nga punimet e tij me te rendesishme eshte edhe “Kafja e nates”.

Predikues mes minatoreve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 1876-en e le punen perfundimisht dhe niset ne nje vend afer Londres, ne Ramsgate, ku punon si mesues i perkohshem, duke marre si shperblim vetem ushqim dhe strehim. Behet edhe ndihmes predikues dhe gjithmone e me shume deshiron qe t’ia dedikoje jeten fese, por gjate nje vizite tek prinderit e tij keta te fundit ngelen te tronditur nga kushtet ne te cilat jetonte i biri dhe nuk duan qe ai te niset serish per ne Londer.

Xhaxhai Vincent i gjen nje tjeter pune, kesaj radhe si shites ne nje librari te Dordrecht-it. Van Gogh fillon te jetoje serish vetem, frekuenton kihen e vendit dhe perkthen pjese nga Bibla. E bind te atin qe ta lejoje te frekuentoje nje shkolle per predikues, por shume shpejt i nderpret studimet, te cilat u bene shume te veshtira per te. E megjithate, ne 1879-en punon si predikues ne minierat e karbonit ne Easmes te Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton ne nje varferi te skajshme dhe shqetesohet per kushtet ne te cilat punoje minatoret, te cilet perpiqet t’i ndihmoje me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakenaqesi tek punedhenesit e tij qe e pushojne nga puna duke e konsideruar te papershtatshem dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon te ndjeke prirjen e tij pa marre asnje kompensim. Jeton ne kushte te veshtira dhe vazhdon te lexoje dhe te vizatoje. Ne kete periudhe duhet te kene filluar krizat qe do te shenonin te ardhmen e tij. Vellai Theo e kritikon per menyren se si eshte katandisur jeta e rij dhe Vincenti i nderpret marredheniet me te, per t’i rifilluar serish pas nje viti.

Egoist per dashuri [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit te vazhdoje me pikturen. Keshtu, Vincent shkon ne Bruksel dhe frekuenton shkollen e artit, ku njihet me shume piktore dhe duke u bere ne vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Ne kete periudhe realizon kopje te veprave te Jean-Francois Millet.

Ne vitin 1881 dashurohet me kusheriren Kate, vejushe prej pak kohesh dhe me nje femije, po pa arritur te kete nje lidhje me te. Pas nje kerkese per martese, ai merr refuzimin e saj. I deshperuar Van Gogh djeg njeren dore ne flaken e nje llambe duke kerkuar te tregoje forcen e dashurise se tij. Duke refuzuar edhe nje here tjeter nje ndihme ekonomike nga prinderit e tij, Van Gogh riniset per ne Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me te marredheniet shkaterrohen, sepse Vincent nuk kishte deshire te punonte me gips.

Rikthim ne shtepi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne kete periudhe Vincent njeh nje prostitute rrobalarese te alkoolizuar, Sien Hoornik (qe do te jete edhe modelja e tij) dhe shkon te jetoje me te dhe me djalin e saj. Shendeti i saj fillon t’i hape probleme dhe ne kete periudhe semuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizoterohet nga dehjet emocionale te te riut Vincent, i cili per shkak te egersise se jetes se tij do te mbetet gjithmone i ngurtesuar ne mes te cmendurise dhe dashurise me te paster. Nga ky pasion i pare do te mbetet piktura e mrekullueshme "Sorroe". Xhaxhi i tij ben nje porosi per njezet piktura peizazhesh. Kjo do te jete vetmja pune e tij me porosi. Fillon te pikturoje me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vellai i tij i paguan materialet. Deshironte te martohej me Sien-en, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshem per t’u ndare me te pas nje viti bashkejetese.

Nga viti 1883 deri ne 1885 jeton me prinderit ne Nuenen dhe ne harkun e ketyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shume dashuri per te emen, e cila kishte thyer njeren kembe dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston nje lidhje midis ngjyres dhe muzikes. Sajon nje atelie ne nje ahur te shtepise-famulli te babait te tij, i cili vdes nga nje goditje apopleksike me 26 mars 1885. Ne kete kohe pikturon “Ngrenesit e patateve”.

Parisi dhe piktoret e "Petit Boulevard" [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Viti tjeter e gjen Van Gogh te semure rende per shkak te mosushqyerjes dhe duhanit. Nderkohe nuk e nderpret per asnje moment leximin leksionet e piktures. Nje agjent shitjesh i blen nje seri pikturash, por shet vetem njeren prej tyre per disa qindarka, duke i hedhur te tjerat ne zjarr. Ne Paris lidh miqesi me Paul Gauguin, dhe bashke me te e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojne te ashtuquajturin grupin e Piktoreve te Petit-Boulevard, per t’u dalluar nga grupi i piktoreve te Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), qe perfaqesoheshin ne galerine e Theo-s.

Ngjyrat e Arles-it [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me pas i duhet te lere Parisin dhe te transferohet ne Arles, ku gjen nje shtepi dhe vendos te pikturoje fasadat e verdha. Ne qytetin francez pikturon mes te tjerash disa prej kryeveprave te tij kryesore qe karakterizohen nga ngjyra te shndritshme plot jete nder te cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e nates” dhe “Shtepia e verdhe”. Pikerisht gjate qendrimit ne Arles ndodh nje nga episodet me te diskutuara dhe dramatike te jetes se Van Gogh. Naten e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majte dhe e con ne nje shtepi publike, per t’ia dhuruar nje prostitute me te cilen ishte dashuruar. Nderkohe shtrohet ne spital me diagnozen e epilepsise, alkoolizmit dhe skizofrenise dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.

Qe nga ai moment Van Gogh do te kete gjithmone e me shume kriza halucinacionesh dhe do te shtrohet here pas here ne spital per t’u kuruar nga semundjet mendore. Ne kete periudhe pikturon “Iris” dhe “Pemet e qiparisit”. Pas krizes se fundit kurohet ne maj te 1890-es ne Auvers-sur-Olse. Ketu njihet me mjekun-piktor qe e kuron, Paul Gachet, te cilin e portretizon ne nje pikture shume te famshme. Pikturat e kesaj periudhe pershkohen nga nje ndjenje e forte depresioni. Ndjeshmeria e tij e le te plagosur pas cdo veshtrimi dhe komenti, qe njerezit nuk ua kursejne kurre personave te cuditshem.

Goditja fatale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 27 korrik 1890 shkon tek cifti i pronareve te hanit ku jetonte. Ndihej shume keq dhe u tregon se ishte qelluar me nje revolver nga nje fshat aty prane varrezave ne Auvers-sur-Oise, ndersa pikturonte vepren e tij te fundit. Vdiq me 29 korrik dhe u varros nje dite me pas ne po ate varreze ku u qellua. Ne funeralin e tij ishin te pranishem i vellai Theo, doktor Gachet dhe shume artise. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj me pas, me 25 janar 1891, vdiq i vetevrare edhe i vellai, Theo.

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]