한국   대만   중국   일본 
Sotir Kolea - Wikipedia Jump to content

Sotir Kolea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Sotir Kolea ( Berat , 4 shtator 1872 - Elbasan , 3 korrik [1] 1945 ) qe leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Levizjes Kombetare dhe drejtor i Bibliotekes Kombetare ne vitin 1928 . Ka lene ne doreshkrim nje fjalor.

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne lagjen Gorice te Beratit, me 4 shtator 1872. Babai i tij Kristo Kolea ishte jurist qe punonte si keshilltar ligjor per kompanine franceze "La Regie Des Tabacs", qe mbante monopolin e prodhimit te duhanit ne Perandorine Osmane . Ne moshen nente vjecare Sotiri shkoi ne Manastir , ku jetonte xhaxhai i tij Ilia, nje tregtar duhani i kompanise. Pas diplomimit nga gjimnazi lokal ne gjuhen greke, ai u punesua nga kompania "La Regie Des Tabacs" dhe punoi ne degen e Ohrit te kompanise.

Me 1896 ai punoi si mesues i gjuhes shqipe ne komunitetin shqiptar te Kavalles . Mes 1899 dhe 1902 ai u transferua ne deget e kompanise ne Drama dhe Kavalla.

Ne vitin 1911 zgjidhet sekretar i shoqates “Bashkimi” ne Egjipt, se bashku me dr. Mihal Turtullin , inxh. F. Shiroken , A. Xhuvanin , etj. Merr pjese ne dergaten e Londres bashke me Rasih bej Dinon dhe Mehmet bej Konicen [2] . Organizon tok me Faik Konicen Kongresin e Trieshtes , ne Austro-Hungari ne periudhen 27 shkurt ? 6 mars 1913 [3] .

Ne vitin 1914, pas takimeve ne Brindisi dhe Lece , me rrethet e patrioteve shqiptare, Kolea vendoset ne Lozane ku ne 1915 drejton ne gjuhen frenge gazeten “L'Albanie” me bashkepunetorin e vjeter dr. Turtullin, Hilmi Kelcyren e P. Calen .

Mban daten 29 qershor, 1919 promemoria qe Kolea i drejton poetit italian D’Anuncio , ku i ben thirrje ndergjegjes se poetit dhe artistit qe te pengoje etjen pushtuese te Italise. Ne 26 mars, 1920 Kolea akuzon ne nje artikull kryeministrin e Italise, Nitti per manipulimin e shtypit italian rreth te vertetes se sjelljes se Italise ndaj Shqiperise. Merr pjese ne Konferencen e Paqes , po me te kuptuar mosmarreveshjet e medha te forcave te ndryshme politike shqiptare mes tyre, etjen per pushtet te gjithsecilit, i lodhur dhe i zhgenjyer, Sotir Kolea i kushtohet jetes private. Ne nje leter drejtuar mikut te tij, Mit'hat Frasherit ne 25 Mars 1920, Kolea shkruan se “ kam frike se do na mbetet zakon ne kete te lumtur Shqiperi se gjithe qeverite qe shkuan gjer me sot, hengren, pine, lane duart, e dolen ”. Ne kete periudhe largohet ne Madagaskar, e me pas, ne Marseje (France) ku merret me tregti.

Ne 20 dhjetor 1927 me nje leter, Mit’hat Frasheri i njofton i pari vendimin e Keshillit te Ministrave, qe emeronte Sotir Kolean drejtor te Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar. “ Jeni emnue drejtuer i Bibliotekes kombetare. Nisuni. Ministri i Arsimit, Xhafer Ypi ”, shkruhet ne telegramin derguar nga qeveria shqiptare Sotir Koleas, ne janar 1928.

Ne vitet 1928-1945 kontribuon ne zhvillimin e vlerave kulturore kombetare dhe vetjake. Eshte merite e tij ngritja e Muzeut Kombetar, venia ne baza shkencore dhe pasurimit te fondit te librave dhe dokumentave me vlera te vecanta kombetare te Bibliotekes Kombetare si drejtor. Nga 4.000 qe ishte numri i librave ne Biblioteken Kombetare ne janar 1928 kur mori detyren dhe deri ne 1937, kur mbreti Zog e nxori ne pension, Kolea shtoi fondin e librit me 14.000 tituj te rinj, botoi periodike te shumte vjetore mbi veprimtarine e bibliotekes me pershkrimet perkatese bibliografike te shume veprave me interes per studime. Kolea ka merita te vecanta per mbedhjen e dokumenteve te rendesishme me vlera historike, nder te cilat, prezantimi i pare per doreshkrimin e Koste Beratit, historise se origjines se flamurit kombetar te ngritur ne Vlore ne 28 nentor 1912, zbuloi dhe mblodhi dokumente per Skenderbeun , te dhena bibliografike per Shtjefen Gjecovin , Jani Vruhon , Jani Vreton , Fan Nolin , Shiroken, etj, fondet qe jane sot pasuri kombetare fale punes se tij. Kolea beri mjaft kerkime ne biblioteka te huaja per dokumente me vlera historike dhe kulturore per Shqiperine. Nen kujdesin e tij, Muzeu Kombetar u be qendra ku nisen te grumbulloheshin objekte te vjetra historike dhe ai vete, nje nder luftetaret me te vendosur per mbrojtjen e tyre nga arkeologet e huaj, qe moren jo pak vlera dhe zbulime arkeologjike ne Butrint, Apolloni, Lezhe, Shkoder, e gjetke. Me 1937 Sotir Kolea doli ne pension dhe koha per te mori kuptimin e punes per organizimin, perpunimin, botimin e gjithe kerkimeve dhe studimeve te nisura qe ne rini ndaj vendoset ne Elbasan, qytet ku jetonin nje grup studjuesish te njohur te gjuhes si Aleksander Xhuvani, Simon Shuteriqi , Lef Nosi , Kristo Floqi , etj. Me 8 prill 1940 qe nder anetaret e Institutit te Studimeve Shqiptare me shume intelektuale bashkekohes. [4] Vdiq ne Elbasan 1945. Nekrologjia e tij u shkrua nga gjuhetari Mahir Domi .

Punime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Puna me e madhe, me e plote studimore mbetet hartimi i 5 fjaloreve, ku me kryesori ai i gjuhes shqipe, ende i pabotuar, per te cilin punoi qe nga viti 1905 e deri ne fund te jetes duke perdorur metoden e krahasimit per cdo fjale te shqipes me fjaloret me te medhenj te botuar ne gjuhet greke e frenge. Gjate 30 viteve punoi per hartimin e fjalorit Shqip-frengjisht, nje per Orientalizmat, qe jane jo te pakta ne gjuhen shqipe. Nga 1909 ne Aleksandri dhe deri ne 1915 ne Lozane, Kolea hartoi fjalorin Shqip-Greqisht, me 68.963 fjale, qe gjendet si doreshkrim, nje tjeter per shqip-turqisht, etj. Studjues me disipline te forte pune, ka lene fjalorin e botanikes, vec doreshkrimeve me studime per etnografine, zbulimin e Butrintit, toponomastiken e Shqiperise, etj. Kontributi i Koleas ka peshen e vet te madhe ne zhvillimin e disiplinave shkencore shqiptare si leksikografi, folkloristike, shkencave te natyres, etj. Te gjitha ne doreshkrime te shumta, qe ndodhen sot ne arkivin e Shtetit ne fondin “Kolea”, nje nga me te medhenjte, qe eshte perdorur nga shume studjues. Ne vitin 1944 u botua ne Tirane vepra e tij "Nje tufe proverba." me ndihmen e Lef Nosit [1] .

Nderime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 2002 ne 90-vjetorin e Pavaresise, Presidenti Alfred Moisiu dekoroi Sotir Kolean me urdhrin "Naim Frasheri" i Arte .

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Mano N., Kur Sotir Kolea botonte "Nje tufe proverbash" : ['44 del botimi me kujdesin eLef Nosit], Gazeta Shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 4900, 18 prill, 2010, f. IV - V.
  2. ^ Asllani U. Shqiptaret e Egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre Arkivuar 15 tetor 2018 tek Wayback Machine Metropol . - Nr. 706, 6 qershor, 2006, f. 16.
  3. ^ Mano N., Sotir Kolea, dhunimi i nje patrioti (pas vdekjes), Gazeta Shqip , 3 korrik 2010.
  4. ^ AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.