한국   대만   중국   일본 
Sinjali analog - Wikipedia Jump to content

Sinjali analog

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Sinjal analog cilesohet nje sinjal, kur fuqia e tij (amplituda) merr ne menyre te vazhdueshme cdo vlere midis nje minimumi dhe nje maksimumi. Ketu behet fjale per pothuaj te gjitha proceset dhe gjendjet reale. Teorikisht eshte e mundur te regjistrohet cilido ndryshim i vogel i sinjalit (perimeter shume i madh dinamik). Sinjalin Analog. Gjate perpunimit problemet shfaqen zakonisht permes shushurimes dhe jolinearitetit te konvertuesit te matjes gjate dallimit te sinjaleve te ruajtura analoge ose gjate transmetimit permes akumulimit te tepert te nderhyrjeve. Ne varesi te pikesynimit mund te jete shnderrimi ne sinjale digjitale me efikas ? p.sh. ne ruajtjen e muzikes, ne transferimin e te dhenave neper distanca te largeta ? ose dhe joefikas, p.sh. ne kujtesen e gjate ose te sistemet kritike, te te cilat konvertimi do te hante shume kohe ose do te ishte teper i ndjeshem ndaj gabimeve per shkak te konvertimit nga analog-digjital.

Detaje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me sinjal analog zakonisht nenkuptojme nje sinjal elektrik, shumicen e rasteve tensionin elektrik ose fuqine elektrike te korrentit dhe me rralle frekuencen ose ngarkesen. Por njihen gjithashtu edhe sinjalet analoge nga sistemet mekanike, pneumatike, hidraulike dhe te tjera. P.sh. nje barometer perdor ndryshimin e diametrit apo trashesise si sinjal, per te transmetuar informacione mbi shtypjen (presionin/trysnine).

Cdo informacion mund te transmetohet nepermjet rrugeve analoge, shpeshhere si reaksion i llogaritur mbi ndryshimet e fenomeneve fizike, si drita, temperatura ose shtypja, te cilat kapen nga nje zbulor (sensor). Keshtu p.sh. gjate incizimit analog te tingullit, luhatja e shtypjes e nje tingulli, e kapur nga nje mikrofon, shkakton nje luhatje qe ka lidhje ne tensionin e krijuar te modulimit. Nje shtypje e rritur e nderrimit te tingullit krijon gjate “ritmit” te njejte gjithashtu nje tension edhe me te larte.

Disavantazhi kryesor i sinjaleve analoge jane luhatjet e rastesishme, te cilat shfaqen ne menyre te pashmangshme, per shkak se nuk ka sistem qe punon pa probleme, dhe te cilat, ne ndryshim nga sinjalet digjitale, nuk mund te korrigjohen me ndihmen e biteve verifikues. Ketu vlen: sa me shpesh te kopjohet nje sinjal, ose sa me e gjate te jete rruga e sinjalit, aq me teper do te mbizoteroj sinjali i shushurimes. Keto humbje te sinjalit dhe zvetenime (shtremberime/coroditje) te sinjalit jane te paprapesueshme, per shkak se nje perforcim i sinjalit do te shtonte edhe me teper shushurime.

Nje metode tjeter per transmetimin e sinjaleve analoge eshte modulimi. Ketu ndryshohet nje veti e nje sinjali bartes (p.sh. nje vale ne forme sinusi). Gjate modulimit te amplitudes modifikohet amplituda e nje tensioni ne forme sinusi permes informacioneve burimore, dhe ne modulimin e frekuences ndryshon frekuenca e sinjalit bartes. Mundesia e trete e nje modulimi eshte modulimi i fazave, tek e cila ripunohet faza e sinjalit fillestar.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]