한국   대만   중국   일본 
Ray Charles - Wikipedia Jump to content

Ray Charles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Ray Charles Robinson (23 shtator 1930 - 10 qershor 2004), i njohur profesionalisht si Ray Charles , ishte nje kengetar amerikan, tekst-shkrues, muzikant dhe kompozitor. Charles ishte i verber qe nga mosha shtate vjeqare.Charles e cilesoi Nat King Cole si inspirimin kryesore per muzike,por megjithate muzika e tij influencohej edhe nga zhanrre tjera si jazz dhe blues.Frank Sinatra e quajti si i vetmi gjeni i vertete ne show-biz.
Ne vitin 2004 Rolling Stone e renditi Charles te 10-in ne listen e 100 artisteve me te medhenje te te gjitha kohrave,kurse ne nentore te vitit 2008 u rendit i 2-ti ne listen e 100 kengetareve me te mire te te gjitha kohrave.

Ray Charles
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Ray Charles Robinson
Data lindjes:      23 shtatore 1930
Origjina:      Greenville, Florida, U.S.
Vdiq:        10 qershor, 2004 (73 vjeq)
Websajti:         www.raycharles.com

Jeta dhe karriera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ray Charles Robinson ishte biri i Bailey Robinson [1] , i cili punonte si riparues i hekurudhave dhe si mekanik. Kur Charles ishte i mitur, familja e tij u zhvendos nga vendlindja e tij ne Albany Gjeorgjia, dhe u kthye ne vendlindjen e nenes se tij e Greenville, Florida.
Ne vitet e tij te hershme Charles tregoi nje kureshtje te madhe per objektet mekanike ,madje ai shkonte qdohere tek fqinjet e tij ti shikonte duke punuar ne makinat e tyre bujqesore. Kurioziteti i tij muzikor u nxit ne Red Wing Cafe te pronarit Wylie Pitman, e kur Pitman luante boogie woogie ne nje piano te vjeter ,ai me pas mesoi Charles se si te luaje piano vetem. Charles dhe nena e tij ishin gjithmone te mirepritur ne Red Wing Cafe , dhe madje edhe ka jetuar aty kur ata ishin duke perjetuar veshtiresi financiare. Charles filloi te humbiste shikimin e tij ne moshen kater ose pese vjeqare, [16] dhe ishte plotesisht i verber nga mosha shtate vjeqare, me sa duket si pasoje e glaukomes.Pavaresisht protestes se tij ai prap se prap filloi shkollimin ne nje shkolle ne Florida per te shurdher dhe te verber prej vitit 1937-1945. Nena e tij vdiq ne pranveren e vitit 1945, kur Charles ishte 14 vjec. Vdekja e saj erdhi si nje goditje e rende per te.Ai me vone, vdekjen e vellait te tij dhe nenes i konsideroi si "dy tragjedite me te medha" te jetes se tij. Charles u kthye ne shkolle pas funeralit, por u perjashtua me pas ne tetor per shkak te nje shakaje me mesuesin e tij.

Vitet e vona (1983?2004) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 1983, Charles nenshkroi nje kontrate me Columbia Records. Ai ka inqizuar nje varg albume te zhanrrit country , gjithashtu realizoi edhe disa duete me kengetare te njohur si: George Jones, Chet Atkins, BJ Thomas, Mickey Gilley, Hank Williams, dhe me mikun e tij te jetes Willie Nelson, me te cilin ai realizoi duetin nr.1 Country "Seven Spanish Angels".
Albumi i tij i vitit 1993 "My World" ishte albumi i cili per nje kohe te shkruter arriti te radhitej i pari ne Billboard 200.
Ne fillim te viteve 1980 Charles filloi te fitonte nje numer te madh te audiences dhe si rezultat arriti te paraqitej ne filma te ndryshem dhe show te ndryshem televiziv.
Ne vitin 1980 ai u shfaq ne filmin "The Blues Brothers".Ai gjithashtu u paraqit ne 4 episode e komedise se famshme "The Nanny", duke luajtur ne sezonet 4 dhe 5, gjate 1997-1998. Nga 2001-02, Charles u shfaq ne reklama per Lotarine New Jersey per te nxitur popullin me moton "Per cdo enderr, ka nje shperblim".
Ne vitin 2003, Charles performoi me"Georgia On My Mind" dhe "America the Beautiful" ne nje banket televiziv vjetor ne prani te gazetareve dhe mediave elektronike te mbajtur ne Uashington DC.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte me 30 prill 2004, ne Los Angeles.

Jeta personale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Martesat dhe femijet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ray Charles ishte i martuar dy here, dhe kishte dymbedhjete femije me dhjete gra te ndryshme. Femija i pare Charles Evelyn u lind ne vitin 1949 me te dashuren e tij Louise Flowers. Martesa e pare e Charles ishte me Eileen Williams, dhe zgjati nga 31 korriku 1951-1952.
Martesa e dyte Charles me Della Beatrice Howard Robinson filloi me 5 prill 1955, dhe zgjati 12 apo 13 vjet. Femijen e tyre te pare se bashku, Ray Jr, e ka lindur ne 1955.Charles nuk ishte ne qytet ne diten e lindjes se djalit per shkak se ishte ne nje shfaqje ne Texas.Cifti kishin edhe dy femije pastaj, David (1958) dhe Robert (1960).
Femija me i vogel i Charles u lind ne vitin 1987.

Interesa te tjera [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Charles pelqente te luante shah, duke perdorur nje bord te vecante me sheshet e ngritura dhe me disa vrima per cope. [40] Ne nje koncert te vitit 1991, ai iu referua Willie Nelson si "partneri im i shahut". [41] Ne vitin 2002, ai ka luajtur por ka humbur me nje amerikan ish kampion i shahut Larry Evans.

Vdekja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 2003 Charles pati nje operacion i cili perfundoi me sukses dhe po planifikonte te shkonte ne turne neper bote derisa ai filloi te vuante edhe nga semundjet tjera.Charles vdiq ne shtepine e tij ne Beverly Hills, Kaliforni me 10 qershor 2004, i rrethuar nga familja dhe miqte [2] [3] si rezultat i semundjes akute te melcise. [3] Ai ishte 73 vjec. Funerali i tij u mbajt me 18 qershor 2004, ne Kishen e Los Anxhelos-it, me koleget muzikore te tille si Little Richard ne pjesemarrje.Albumi i tij i fundit, Genius Loves Company, u lansua dy muaj pas vdekjes se tij, dhe perbehet nga duete me admirues te ndryshem dhe bashkekohesit: BB King, Van Morrison, Willie Nelson, James Taylor, Gladys Knight, Michael McDonald, Natalie Cole, Elton John, Bonnie Raitt, Diana Krall, Norah Jones dhe Johnny Mathis. Albumi fitoi tete Grammy Awards, duke perfshire Best Pop Vocal Album, Album i Vitit, Rekordi i Vitit dhe bashkepunimit me te mire Pop me Kengetar per "Here we go Again" me Norah Jones.

Diskografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Filmografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Lydon, Michael, Ray Charles: Man and Music, Routledge, ISBN 0-415-97043-1 , Routledge Publishing, January 22, 2004.
  2. ^ D'Angelo, Joe. "Ray Charles Dead at 73" . mtv.com . Marre me 1 janar 2012 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Evans, Mike. Ray Charles: The Birth of Soul . Marre me 1 janar 2012 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )