한국   대만   중국   일본 
Pr-tech - Wikipedia Jump to content

Pr-tech

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Webfaqja http://www.pr-tech.net
Komercial Jo
Tipi i faqes informatike
Regjistrim 30 mars , 1998
Gjuha(t) e gjendshme shqip
Pronari Ekipi Pr-Tech
Krijuar nga Betim Deva
Te ardhura s'ka
Gjendja e tanishme funksionale

pr-tech eshte nje faqe e prezantuar ne internet nga Misioni Pr-Tech nje nisme, ne nxitimin e ndertimit dhe ringjalljes se trojeve Shqiptare ne aspektin teknologjik, shkencor dhe kompjuterik.

Statusit ne baze te se cilit vepron misioni Pr-Tech thonte se berthama e Pr-Tech eshte se njohuria duhet te jete e hapur dhe e fresket. Pr-Tech e arrine kete duke e mundesuar publikimin e materialit dhe duke ofruar informim te fresket me perspektive Shqiptare por me prapavije nderkombetare.

Faqja ka disa hapesira si Informimi ku anetaret paraqesin informata nga bota e informatikes, Sfida, Enckloedin e informatikes, pastaj faqen e Publikime ku anetaret i publikojne punimet dhe disa hapesira tjera.

Fleta e informimit ne kete faqe interneti gjendet ne anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe japonisht.

Rregullorja e punes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rregullorja e punes se misionit parasheh disa kritere qe i permbushin kerkesat e nje faqe profesionale. Ne kete rregullore jane te parapara disa veprime me te cilat sigurohet funksionimi dhe bashkepunimi me faktoret qe perputhen me kriteret qe dalin nga statusi i misionit. Ne ete rregullore jane parapare veprimet me materiali kontribuues i cili leshohet nen licencen Creative Commoons (Attribution ShareAlike) pastaj rregullorja rreth perfiimeve nga Pr-Tech nder te tjer thote se : Kontribuuesit nuk jane te detyruar te ndajne perfitimet me anetaret tjere te Pr-Tech nese perfitimet jane rezultat i punes se tyre.

Projektet (aplikacionet/sistemet/zhvillimet softuerike) e derivuara nga anetaret e Pr-Tech licencohen ne menyre te ndryshme nga materiali tjeter. Licenca e projektit caktohet nga anetaret te cilet e themelojne ate projekt, por ajo duhet te jete e tipit Open Source. Pr-Tech nuk i detyron anetaret te perhapin projektet falas por kerkon qe kodi burimor i projektit te jete i hapur.

Perjashtim jane projektet te cilat sherbehen nga vet faqja e Pr-Tech, si p.sh. Harta e Prishtines. Kjo per arsye te sigurimit te sitit.

Projektet e sherbyera nga siti i Pr-Tech duhen te ofrojne kompensime per resurset e perdorura dhe per perkrahje.

Projektet e tjera te ndertuara nga Ekipi i Pr-Tech, si projekte vet-ekzistuese, mund te kene cfaredo karakteri. Projektet e tilla mund te kene lidhje (Ang: interface) me material te ndryshem ne internet, duke perfshire edhe Pr-Tech.

Perfitimet nga projektet qe mund te shkarkohen apo ato qe sherbehen nga siti i Pr-Tech, nuk duhen te ndahen me anetaret tjere te Pr-Tech. P.sh. nese ndonje anetare krijon softuerin per arkivim te skedave dhe e shet ate, anetaret ne Pr-Tech nuk perfitojne nga puna e autorit. Vetem autoret mund te kene perfitime nga projektet e tyre perderisa kodi (ne rastin e projekteve qe shkarkohen) dhe casja (ne rastin e projekteve te sherbyera nga siti i Pr-Tech) jane falas dhe te hapura.

Po ashtu ne rregulloren e ketij misioni jane te parapara edhe disa rregulla tjera qe e bejne ate te hy ne projekte profesionale me kodin e hapur ( open source ).

Informatat Teknike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Faqja eshte e dizajnuar ne rezolucionin 1024x768 dhe eshte provuar me shtate shfletues interneti Kjo faqe eshte testuar ne shfletuesit: Mozilla 1.x; Mozilla FireFox 0.8 dhe 1.x, 1.5; Opera 7.23, 7.50; lynx 2.8.4; Netscape 7; Epiphany 1.x.x; Safari 1.2.3 (v125.9). Disa funksione te shfletuesit Internet Explorer nuk paraqiten i duhet. Sipas mbajtesve te faqes keto probleme dhe problemet me shfletuesin Netscape 4.x duhet te qendrojne ne strukturen e programimit te ketyre shfletuesve.

Makina e Pr-Tech eshte e ndertuar ne PHP dhe MySQL dhe punon ne server Apache. Pervec skriptes eksternale ne javascript per hashimin MD5, asgje ne faqen e Pr-Tech-it nuk eshte nga burimet e huaja. Kjo makine eshte krijuar nga zhvilluesit e Ekipi Pr-Tech punen e te cileve e ka koordinuar Betim Deva

Komunikimi i anetareve behet ne kanalin #pr-tech te irc.freenode.net. Ky kanal eshte i parashikuar per biseda te cfaredoshme dhe eshte i hapur per te gjithe. Nuk ka censure dhe rregullat e miresjelljes ne IRC aplikohen. Kanali eshte i hapur per tema te ndryshme. Per shkak te kohes se kufizuar ekziston mundesia qe Ekipi i Pr-Tech-ut te mos jete i pranishem.

Mbrojtja e te dhenave te anetareve te misionit garantohet ne baze te rregullores e cila parasheh qe te dhenat mbi perdoruesit te mbahen vetem per qellime te projektit dhe nuk i shperndane ato.

Bashkepunimi i Misionit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bashkepunimi eshte i orientuar ne baze te qellimit te Misionit, nxitimi, ndertimi dhe ringjallja e trojeve Shqiptare ne aspekt teknologjik, shkencor dhe kompjuterik. Pr-Tech tenton ti ngrite shtetet Shqiptare ne nivel te duhur per te ekzistuar si konkurrence serioze ne tregun e sotem teknologjik, duke filluar me Evrope Jug-Lindore.

Ne kete koncept anetaret e pr-tech bashkepunojne me Firefox , Rrjeta.net , Alb-Shkenca , AlbaLinux dhe Wikipedian

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]