Pitagora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Busti i Pitagores
Teorema e Pitagoras

Pitagora ( greqisht : Πυθαγ?ρα?) lindi afersisht ne vitin 570 p.e.s. dhe vdiq me 495 p.e.s. ,( n. 486 , Abdera , Greqi - d. 411 , Deti Jon ), ishte nje filozof grek , qe konsiderohej si me i hershmi dhe me i rendesishmi i sofisteve .

Ishte matematikan dhe filozof grek . Pitagora eshte shume i njohur me teoremem e tij ne matematike, e cila njihet si " Teorema e Pitagores " e cila shprehet me barazimin eshte mjaft e thjeshte por per nga rendesia eshte e jashtzakonshme dhe mesohet qe ne shkollen fillore. [1]

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pitagora u lind ne ishullin grek Samos , midis 592 dhe 572 para eres sone. Qe i vogel shfaqi shume dhunti te vecanta qe me vone do te krijojne nje legjende, qe e do te jete i biri i Apollonit . Por edhe vete emri i tij do te thote ‘’ ai qe u deklarua nga Pitia (profetja)’’.Ne moshe te re merr pjese ne Lojrat Olimpike ku dhe behet kampion ne mundjen e lire. Me pas do te udhetoje ne Egjipt ku dhe do te initacionohet ne misteret e Memfides dhe Heliupolit . Ne vazhdim do te shkoje ne Finike dhe ne Halde ku dhe do te mesoje astronomin e dhe gjeometrin e. Gjithashtu duket se erdhi ne kontakt edhe me driidet e Galatis e. Rikthehet ne Samo dhe themelon shkollen e tij duke arritur te mbledhe mbi 3.000 nxenes. Madheshtia e tij do te provokoje reagimet e pushtetareve te Samosit dhe keshtu do te detyrohet te largohet nga ishulli, ku pas nje udhetimi te gjate do te arrije ne Krotone ku dhe do te themeloje shkollen e tij te famshme rreth vitit 520 para eres sone. Ne te gjithe jeten e tij mundua te jete nje shembull per njerezit e tjere, dicka qe perben bazen e menyres se doktrines se tij.

Doktrina Pitagoriane [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Doktrina e tij eshte nje ‘’formule’’ qe do te udheheqe njeriun ne kuptimin e ligjeve te natyres dhe te permisoje dhe te zhvilloje aftesite e tij. Fillimi i kesaj ‘’formule’’ eshte Matematika . Por jo me kuptimin e sotem mbi kete shkence . Por me nje konsiderim qe mund te na udheheqe ne shkakun e pare te gjerave. Numrat jane Perendi do te thote Platoni me vone, qe per shume mendimtare eshte Pitagorieni i fundit i madh, pavaresisht se kurre nuk e njohu Pitagoren. Nga numrat fillon faza e shfaqjes se botes. Pitagora shpreh krijimin e botes si me poshte:

BASHKIMI ESHTE LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ESHTE LIGJI I JETES
NUMRI ESHTE LIGJI I BOTES

Pitagora dhe matematika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Teorema e Pitagora

Matematika eshte pika ku takohen dhe harmonizohen feja , shkenca dhe arti . Per kete doktrina e tij mund te jete gjithesore dhe te permbaje harmonikisht, konceptin fetar, kerkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe te gjitha keto jane te mbushura me nje total rregullash etike ku dhe ato kane te bejne me celesa matematike dhe numra.Simbolet matematike kane nje rendesi te madhe ne doktrinen Pitagoriene pasi nepermes tyre arrinin te konsolidonin ne boten e shfaqur gjithcka qe kishin arritur te pervetsonin. Domethene mund te shkruanin , duke perdorur simbolet matematike, nje gjendje psikologjike ose nje shprehje bukurie. Si per shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), qe eshte shprehja e rregullit te bukurise se Natyres.Pitagora eshte themeluesi i shkences muzikore, zbulues i simboleve qe korrespondojne me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kesaj shkence quhej ‘’Harmonike’’. Pitagora eshte i pari qe flet per sfericitetin e tokes dhe se toka eshte pjese e nje totali sferash me qender te njejte ku distancat midis tyre rregulohen me hapesira muzikore. Eshte harmonia e sferave. Eshte i pari qe perdori fjalen Filozofi .

Teorema e Pitagoras. Leonardo da Vinci

Edukimi Pitagorian [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pavaresisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriane) funksiononte me nje menyre bashkejetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete qe drejtoheshin audiences se gjere. Keto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme te jetes se perditshme dhe ne zgjidhjet filozofike te tyre. Te shumte ishin ata qe vetem ndiqnin por pa dashur te zbatonin keto zgjidhje ne te vertete. Disa te tjere mundoheshin te shkonin me thelle duke perparuar ne hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe beheshin nxenes.Per tu bere dikush nxenes i pranuar, duhej fillimisht te kalonte disa testime , sidomos te tipit psikologjik. Qellimi i testimeve ishte qe nxenesi te mund te aktivizoje, intelektin dhe aftesine Etike. Intelektin ne menyre qe te mund te kishte opinionin e tij. Dhe aftesine Etike per ta perdorur kete intelekt ne te miren e perbashket, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjeter qellim ishte kalitja e karakterit te njeriut dhe zhvillimin e trimerise, qetesise dhe vetekontrollit. Per shembull, e linin per disa dite vetem ne nje dhome me pak uje dhe pak ushqim. I jepnin nje derrase me ndonje simbol gjeometrik te skalitur ne te . Pasi meditonte per disa dite, e dergonin ne nje amfiteater, ku perpara te gjithe nxenesve te vjeter, ku dhe duhej te thoshte se cfare kishte kuptuar nga ai simbol. Gjate fjalimit te tij, audienca e ngacmonte me menyra te ndryshme. Kjo ishte nje testim me te cilin kandidati mund te kontrollonte defektin e Arrogances.

Ne kuadrin e anetareve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Degjuesi dhe Matematikani. Ne nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin te benin sidomos me imagjinaten e tij. Kishin si qellim te zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazite. Imagjinata krijuese ndryshon shume nga fantazite, sepse imagjinata eshte e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Perkundrazi, fantazite na terheqin ne mendime utopike qe jane krejt te pamundur. Ky nivel plotesohej kur nxenesi arrinte te ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethene atehere kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi te kete mesuar te mbizoteronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative te personalitetit te tij, atehere mund te kaloje ne nivelin tjeter, ate te Degjuesit. Zgjatja e kesaj faze eshte pak a shume 5 vite dhe nxenesi eshte i deyruar te jete i heshtur. Ne kete menyre mesonte si te merrej dhe si te permisonte fuqite dhe virtytet e tij.

Gjeometri do te fillonte te mesonte pas moshen 28 vjecare dhe ne vazhdim. Deri atehere , edukimi kishte si objektiv ne formimin e personalitetit te tij. Ne moshen 28 vjecare (7 x 4 = 2 plotesohet nje cikel i rendesishem i jetes se njeriut. Shtate vite per cdonjerin nga trupat e personalitetit . Keto trupa jane : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.Pasi te kishte edukuar personalitetin e tij, nxenesi mund te thellohej , duke zvogeluar rastet shtremberuese, mbi temat e Natyres dhe te Perendise.

Pas kesaj faze te edukimit mund te kthehej perseri dhe te integrohej brenda shoqerise (domethene te behej politikan, ose individ shoqeror) ne menyre qe te ishte me i dobishem. Politikan per Pitagorienet ishte njeriu i cili pasi kishte mesuar filozofine, rikthehej ne shoqeri per tu bere i dobishem per komunitetin. Nuk ishte nje njeri qe interesohej per poste dhe per pushtet por perkundrazi interesohej per permisimin e shoqerise. Ai qe zgjidhte te behej politikan nuk do te mund te kalonte ne fazen e Matematikanit. Matematikan per Pitagorienet ishte ai qe mund te jepte mesim, Mesuesi. Ata qe ishin ne kete nivel kishin favorin qe mund te jetonin afer Pitagores. Per Pitagorienet rendesine me te madhe kishin miqesia dhe ortakeria. Pitagorienet konsideronin se keta elemente pasqyrohej dashuria universale. Ishin te ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes se sekretit mbi doktrinen superiore, ceremonite dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerezimit nje ‘’ eksperiment te suksesshem’’ per ate qe Platoni me vone do te quaje: edukim me Gjimnastike dhe Muzike. Pavaresisht se shkolla e Krotones pushoi se funksionuari me nje menyre te dhunshme, fama Pitagorieneve vazhdoi te ekzistonte dhe te ndikonte ne boten e atehershme. Keshtu nje shekull e gjysem me vone, nje tjeter njeri i madh do te influencohet nga Pitagorizmi dhe do te kontribuoje dhe ai ne zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk eshte askush tjeter pervec se themeluesi i Akademise, Platoni .

Shkrimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Nga pasura e punimeve - shkrimet e retorikes , etikes , ligjit , filozofis e dhe gramatikes - ata nuk jane ruajtur mEe shume se 20 rreshta. Nga Diogjeni Laertios mund te gjeni disa nga titujt e veprave te Protagora : polemikave Art rreth luftimeve , per shkencen , per shtetin , per gjendjen primitive te gjerave, gjerat ne fakte Hades te gabuara per njerezit, normave, argumentues . ndikimi i tij u ndje ne te menduarit e Democritus , Euripidit dhe filozofet skeptike . Platoni e ben ate heroin e dialogut, duke luftuar tezat e tij (v. Protagoras Dialogue ); Plutarku dhe Profeti lexuan ne shekujt e dyte dhe te trete shkrimet. Protagoras njihej si profesor i retorik es dhe debatit, i cili ishte i rendesishem ne jeten shoqerore te Greqis e se lashte . Ai eshte autori i aforizmave te famshme: Njeriu eshte masa e te gjitha gjerave, e atyre qe ekzistojne si ata ekzistojne, dhe te atyre qe nuk ekzistojne, pasi ato nuk ekzistojne. Protagoras e kaloi jeten ne udhetime te gjata, te nderprera nga ndalesa ne Athine , ku u be miq me Perikliun . Ne themelimin e Thurioit ( 444 ), Protagoras u ngarkua per te hartuar kushtetuten e qytetit te ri. Per shkak te shkrimeve rreth perendive (te djegura ne publik ne Athine ), nje veper qe disa konsideroheshin ateist e , ai u akuzua ne 411 dhe te detyruar te largohen nga qyteti. Ai tragjikisht vdiq ne nje anijembytje ne rrugen e tij drejt Sicilis e .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]