한국   대만   중국   일본 
Pandeli Evangjeli - Wikipedia Jump to content

Pandeli Evangjeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Pandeli Evangjeli
Kryeminister
Ne detyre
19 tetor 1921 ? 6 dhjetor 1921
Paraprire nga Iljas Vrioni
Pasuar nga Qazim Koculi
Ne detyre
5 mars 1930 ? 22 tetor 1935
Paraprire nga Koco Kota
Pasuar nga Mehdi Frasheri
Minister i Puneve te Jashtme
Ne detyre
11 korrik 1921 ? 6 dhjetor 1921
Paraprire nga Iljas Vrioni
Pasuar nga Fan Noli
Ne detyre
2 dhjetor 1922 ? 25 shkurt 1924
Paraprire nga Fan Noli
Pasuar nga Iljas Vrioni
Ne detyre
3 nentor 1930 ? 20 prill 1931
Paraprire nga Rauf Fico
Pasuar nga Hysen Vrioni
Kryetar i Keshillit Kombetar , (Asamblese Kostituente, Parlamentit)
Ne detyre
prill 1921 ? 1922
Paraprire nga Dhimiter Kacimbra
Pasuar nga Eshref Frasheri
Ne detyre
1928?1930
Paraprire nga Kostaq Kota
Pasuar nga K. Kota
Ne detyre
1937?1939
Paraprire nga K. Kota
Pasuar nga Terenc Toci
Kryetar i Senatit
Ne detyre
1 qershor 1925 ? 7 qershor 1928
Paraprire nga Eshref Frasheri
Pasuar nga kthim ne sistem njekameral
Te dhena vetjake
U lind me 1859
Korce , Perandoria Osmane
Vdiq me 14 shtator 1949
Korce , Qeveria Demokratike e Shqiperise
Nenshtetesia shqiptar
Partia politike Partia Popullore
Punesimi tregtar, politikan

Pandeli Evangjeli , mbiemri i te cilit shkruhet edhe Vangjeli [1] ( Korce , 6 janar 1859 - 14 shtator 1949 ) ka qene veprimtar i Rilindjes Kombetare ne mergaten shqiptare te Rumanise , politikan me shume poste kyce ne periudhen e mes dy lufterave boterore, ku spikat si dy here kryetar i legjislativit, kater here i ekzekutivit dhe nje here kryetar i Senatit te shtetit shqiptar. [2] [3] Ka qene i pari i krishtere ortodoks qe u be kreu i ekzekutivit shqiptar, [4] si i tille me qeverine e tij te pare pas njohjes se pavaresise dhe sovranitetit te shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadoreve ne Paris, mori masa per largimin e mitropolitit grek te Korces, duke i dhene fund kesodore arsimit grek ne Korce. [5]

Ne lemin e kultures dhe gjuhes shqipe , ne vitet e rinise me familjen e tij ndihmoi ne hapjen e Mesonjetores se Korces [3] nderkohe qe gjuha shqipe ishte ndaluar se shkruari ne Perandorine Osmane qe me 1881 me ngjarjet e Lidhjes se Prizrenit . [6] Ne krye te shoqerise "Dituria" ne Rumani u botuan abetaret e gjuhes shqipe, librat e Naimit e Sami Frasherit si dhe libra te tjere me karakter patriotik qe shperndaheshin falas neper viset shqiptare. [7]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne qytetin e Korces, i biri i Jano Vangjelit, ne gjirin e nje familjeje me prejardhjen nga Shalesi i Kolonjes . Ne vendlindje mbaroi gjimnazin grek me rezultate shume te mira me 1877, [7] me 1878 mergoi drejt Rumanise. Kaloi shumicen e rinise se tij ne diasporen shqiptare te Rumanise. Ne fillim u vendos ne Buciumeni dhe me pas ne Bukuresht , ku u mor me tregti. [8] Me nje leter me 1887, Naim dhe Sami Frasheri falenderojne Jano Vangjelin dhe te bijte, Nikollaqin me Pandeliun, per ndihmen e dhene ne hapjen e Mesonjetores se Korces. Me 7 janar 1896 u zgjodh kryetar i kolonise shqiptare si kryetar i shoqerise "Dituria", [3] kontribuoi ne ngritjen e nje selie vendore te Komitetit per Lirine e Shqiperise . [9] Kafeneja e tij ne kryeqytetin rumun sherbente si vend tubimi per shqiptaret dhe shoqerise "Dituria". [7] [10]

Nentorin e 1912 ishte mbeshtetes dhe pjesemarres ne takimet e bisedat e zhvilluara me Ismail Qemalin , kur ky se bashku me te birin Qamilin dhe Gurakuqin ishin kalimthi para se te keshilloheshin me diplomacine austro-hungareze . [11] Me 1913 mori pjese ne punimet e Kongresit te Trieshtes, [8] nje vit me pas u internua per pak kohe ne Rumani se bashku me Pandeli Calen . [12] Kur u kthye ne Shqiperi, u emerua prefekt i qytetit te vendlindjes. [8]

Me 1919 mori pjese ne Konferencen e Paqes ne Paris [8] si perfaqesues i kolonise shqiptare te Rumanise. [13] [14] Pas zgjedhjeve me 5 prill 1921, u zgjodh deputet i prefektures se Korces dhe kryetar i Keshillit Kombetar me 21 prill. [15] Ne tetor te 1921 nga propozimi per qeveri teknike i komisionit te perbere nga Bajram Curri , Qazim Koculi dhe Avni Rustemi , i formuar ky nga i ashtuquajturi "Bashkimi i Shenjte", Evangjeli u caktua ne krye te kesaj qeverie me 16 tetor te atij viti. [16]

Me 19 tetor 1921 Evangjeli pohonte se qeveria e tij do te kishte perparesi "perkujdesjen per integritetin dhe independencen e shtetit shqiptar", ku kryesore do te ishte njohja e shpejte dhe formale e shtetit shqiptar nga fuqite e huaja dhe lidhja e marredhenieve diplomatike. [17] Gjate qeverisjes se tij Konferenca e Ambasadoreve ne Paris njohu pavaresine dhe sovranitetin e shtetit shqiptar me 9 nentor 1921, po ate dite Shqiperia u njoh nga Britania e Madhe dhe pas asaj dite u njoh nga Franca e Italia . [16] Me ceshtjen e Mirdites, qeveria Evangjeli mendoi te krijoje dy komanda te pergjithshme me ne krye dy persona te afte dhe me influence nder ato krahina: Ahmet Zogun dhe Bajram Currin . Parlamenti nderkohe vendosi qe te pushonte aktivitetin e tij dhe dy ministra te qeverise, Ahmet Dakli dhe Zija Dibra , dhane doreheqjen [18] me nxitjen e Aqif Pashes . [17] Situata u be edhe me e ndere pasi Partia Perparimtare formoi nje komision per te organizuar, ne rast nevoje, nje grusht shteti. Ne ditet e para te dhjetorit, Keshilli i Nalte me ne krye Aqif Pashen dhe kreret e komisionit, i kerkuan me presione Evangjelit qe te jipte doreheqjen. Pasi ky i fundit iu pergjigj se do ta jepte me t'u mbledhur parlamenti, dy anetaret e Keshillit te Nalte Aqif Pasha me Imzot Bumcin e pushojne nga funksionet Evangjelin ne menyre antistatuore. [18]

Me 11 shtator te 1922 zevendesoi Nolin ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme ne qeverine Ypi . Ne qeverine e pare te Ahmet Zogut u rikonfirmua ne krye te ketij dikasteri. [19]

Pas Triumfit te Legalitetit ne dhjetorin e 1924, pasi me Legjislaturen e Pare te Republikes Shqiptare legjislativi u be me dy dhoma, ne zgjedhjet e mbajtura me 2 mars 1925 per dhomen e Senatit, Evangjeli u zgjodh senator dhe kryetar i Senatit, post te cilin e mbajti deri ne gusht te 1928. [8] Me zgjedhjet e vitit 1928 u zgjodh deputet i prefektures se Korces, [15] dhe legjislativi atehere i quajtur Asambleja Kostituente e zgjodhi kryetar te sajin. Me 6 mars 1930 ngarkohet te formoje kabinetin e ri qeveritar, qe zgjati deri prillin e 1931 kur dha doreheqjen. Mbreti Zog e ngarkoi te formonte kabinetin e dyte, me tej me legjislaturen e re dhjetorin e 1932 Evangjeli formoi kabinetin e trete radhazi. [3] Gjate pesevjecarit te Evangjelit ne krye te Keshillit te Ministrave, kryeministri para parlamentit deklaroi se qeveria kishte ne plan nisjen e reformes agrare, me qellimin e pajtimit te interesave te bujkut me pronarin. Gjate qeverisjes se tij u shtetezuan shkollat private, dhe ishte vendimtar mosnenshkrimi i paktit te 1926 me Italine dhe kercenimet serioze qe mori prej saj. Me ngjarjet qe solli kryengritja e Fierit me 1935, u pa e mundshme qe te hiqej duke u zevendesuar me kabinetin e "te rinjve" me ne krye Mehdi bej Frasherin . Gjate pesevjecarit te qeverive Evangjeli ai qe zevendesisht minister i Puneve te Jashtme ne kabinetin e pare, zevendesisht minister i Ekonomise Kombetare ne te dytin dhe te tretin si dhe zevendesisht minister i Puneve Botore ne te tretin. [20] Pasi vijoi jeten politike si deputet duke u rizgjedhur ne prefekturen e Korces, [15] me 1937 u zgjodh kryetar i Parlamentit, funksion qe e kreu deri me 7 prill 1939, kur Shqiperia u pushtua nga Italia . [3]

Pas pushtimit italian u terhoq nga jeta politike. Me marrjen e pushtetit nga komunistet, e debuan nga Tirana. U vendos ne Korce, ku u vendos te krushqit e tij te familjes Ballauri, [21] ku nderroi jete me 14 shtator 1949. [3] [8]

Trashegimia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Per kryeministrin Evangjeli reforma agrare kishte per synim "pajtimin e interesave te bujkut me pronarin". [22]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History . Londer: I.B.Tauris. fq. 134. ISBN   9781780764313 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  2. ^ Transclusion error: {{ En }} is only for use in File namespace. Use {{ lang-en }} or {{ in lang |en}} instead. "World statesmen: Albania" . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ a b c d e f Papandile, Jani (23 prill 2017). "Pandeli Vangjeli, karriera e shkelqyer e nje burri shteti" . maqedoniashqiptare.com . Arkivuar nga origjinali me 18 maj 2018 . Marre me 22 nentor 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39 . Londer: I.B.Tauris. fq. 173nb. ISBN   978-1-84511-013-0 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ Bido, Ardit (2015). Autoqefalia e Kishes Ortodokse te Shqiperise ne marredheniet shqiptaro-greke, 1918-1937 (PDF) . Tirane: (disertacion doktorature). fq. 38. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 7 shtator 2018 . Marre me 23 nentor 2018 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  6. ^ Vlora, Ekrem (1963). "Nje veshtrim mbi kulturen e popullit Shqiptar". Shejzat = [Le Pleiadi]: Vjeti VII, Nr. 05 - 06 - 07 - 08. : 215. {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  7. ^ a b c Beqir Meta , Hasan Bello (15 shtator 2012). "Pandeli Evangjeli: miku i Zogut dhe i Ismail Qemalit, qe u debua nga komunizmi" . Gazeta Shqiptare . - Nr. 5762 : 30?31. {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  8. ^ a b c d e f Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet . Tirane: 55. fq. 122nb. ISBN   9789994356225 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  9. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening . Princeton: Princeton University Press. fq. 146. ISBN   9781400847761 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  10. ^ Wojciech Roszkowski, Jan Kofman (2016). Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century . Business & Economics. fq. 246. ISBN   9781317475941 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  11. ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavaresia: udhetimi i paharruar i Ismail Qemalit . Tirane: Uet press. fq. 70, 74. ISBN   9789995639761 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  12. ^ Kotherja, Niko (9 dhjetor 2012). "Pandeli Cale: Jeta e panjohur e firmetarit te Pavaresise" (PDF) . Shqiptarja.com , Suplementi [Rilindasi], v. II, nr. 48 : 18. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 8 janar 2020 . Marre me 22 nentor 2018 . {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  13. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike ne Shqiperi (1897-1942) . Tirane: Vllamasi. fq. 151?152, 164. ISBN   978-9928-140-54-8 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  14. ^ Kruja, Mustafa ; Margjokaj, P. Paulin (2006). Leterkembim (1947-1958) . Shkoder: Camaj-Pipa. fq. 180?181. ISBN   99943-34-47-6 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  15. ^ a b c Istrefi, Diana (2005). "Ligjvenesit shqiptare 1920-2005" (PDF) . parlament.al . Tirane. fq. 11, 13, 19, 21. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 19 tetor 2020 . Marre me 22 nentor 2018 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  16. ^ a b Vllamasi 2012 , pp. 255-256.
  17. ^ a b Dervishi 2012 , pp. 12-13.
  18. ^ a b Vllamasi 2012 , pp. 258-260.
  19. ^ Dervishi 2012 , pp. 15-16.
  20. ^ Dervishi 2012 , pp. 21-22.
  21. ^ Kaloci, Dashnor (2007). "Letra e rralle e Fan Nolit zbulohet ne nje familje: [letra e derguar ne nentor 1920 ruhet nga mbesa e ish kryeministrit shqiptar te asaj kohe z. Pandeli Evangjeli, per te cilin jepet nje jeteshkrim i zgjeruar nga autori]" . Shqip. - Nr. 58 : 70?73. {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  22. ^ Sadiku, Xhafer (2013). Genocidi mbi kulaket ne Shqiperine komuniste 1948-1990 . Tirane: Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit. fq. 28. ISBN   9789928168139 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )