Mihal Trivoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku ( 1475 - 1556 ).

Mihal Artioti sic eshte quajtur ne vendlindje, apo Mihal Trivoli sic e quajne ne studime te ndryshme, - qe duhet te jete mbiemri i sakte i tij - ka lindur ne nje familje shqiptare te kulturuar rreth vitit 1475 , (ne nje botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek [1] " konsiderohet i ditelindjes 1480 , edhe ne botimet ruse konsiderohet i njejti vit) ne qytetin shqiptar Arte qe ishte pushtuar nga osmanet ne vitin 1449 . Prinderit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, qe konsideroheshin njerez te ditur per kohen e qe kishin lidhje me personalitete te kultures ne Itali , u kujdesen qe i biri te mesonte ne shkollat humaniste evropiane. Keshtu Mihalin e ri ne vitin 1492 (sipas botimi te Wolfang Heller 1993 ) e derguan me studime ne Itali e me pas ne Paris , France dhe sipas hamendjeve te studiuesve edhe ne Spanje .

Ne Itali qendroi per shume vjet ku studioi artet si dhe ndoqi studime ne fushen e moralit , drejtesise , filozofise dhe dijeve te tjera. Mori mesime humaniste ne Firence nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), Giovanni Pico della Mirandola (1463-1494), studjoi ne Bolonja , Milano , ndersa ne Universitetin e qytetit Padova , ku ai ndiqte studimet, jepte mesime bashkekombasi i tij, filozofi, historiani e astronomi i madh me prejardhje shqiptare Leonik Tomeu (1456-1531, mesues gjithashtu i Kopernikut ).

Mihal Trivoli-Artioti qendroi edhe ne Venedik ku zhvillonin veprimtarine e tyre figura te njohura me origjine shqiptare si shkrimtari Marin Barleti , humanisti Marin Becikemi dhe piktori i famshem i Rilindjes Viktor Karpaci . Ne kete qytet, ai bashkepunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio. Gjate kohes qe ishte ne Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nen ndikimin e ideve te Savonaroles . Krahas marrjes se mesimeve humaniste ngulmoi per kalitjen e karakterit te tij, duke bere nje jete stoike. Ne vitin 1502 , ne Firence u fut nen urdherin katolik dominikan . Ndersa ne vitin 1506 futet ne urdhrin e murgjeve ortodoks te manastirit te famshem Vatoped ne malin i Shenjte , i njohur per jeten e mundimshme e te shkeputur nga bota, prej te cilit kane dale 43 shenjtore te ortodoksise, dhe sipas botimit te vete ketij manastiri, "Manastiri i madh i Vatopedit" Mali i Shenjte, 1998, ne dy volume, 744 faqe, nder figurat me kryesore historike ka qene Mihal Trivoli.

Rreth vitit 1516 ai u kthye ne Arte, por ne qytetin e tij ishte e pamundur te zhvillonte veprimtari per shkak te kushteve te renda te pushtimit. Kur Knjazi i Moskes , Vasili i III Ivanovic kerkoi nje letrar te shquar e njeri te ditur per perkthimin e shkrimeve te shenjta qe kishte marre nga Bizanti , Mihali e pranoi ftesen dhe pas nje qendrimi ne Krime per te mesuar rusishten , me 4 mars 1518 arriti ne Moske ku u prit me nderime dhe iu vu ne dispozicion biblioteka e pasur e ketij qyteti. Qe ne fillim ai u mor me perkthimet fetare te psalmeve si dhe rishikimet e teksteve fetare te perkthyera me pare prej te tjereve nga latinishtja , por tashme duke pasur per baze origjinalet ne greqisht .

Ne Rusi mori nje emer te ri, Maksim Greku , mbase per shkakun se ai ishte nje interpretues, njohes e perkthyes i kultures antike dhe bizantine, dhe me kete emer do te njihet si ne studimet e shumta te tij por edhe ne studimet e botimet e autoreve te ndryshem mbi te.

Nga Pjerin Sheldija

Veprimtaria e pare humaniste qe beri ne Moske qe hapja e nje shkolle nen shembullin e shkollave ku kishte studiuar ne Itali. Ai deshironte te sillte ne kete vend te prapambetur frymen e ideve te Rilindjes Evropiane, duke u bere boterisht i njohur si humanisti i pare ne Rusi. Ne kohen e Ivanit te Tmerrshem hapi te paren shtypshkronje te rregullt dhe me shkrimet e tij publicistike ai i dha popullaritet zbulimeve te reja gjeografike te epokes (zbulimi i Amerikes nga Kolombi mberriti disa vjet mbrapa ne Rusi) duke afruar dukshem Rusine me zhvillimet evropiane, cfare nuk u pa me sy te mire nga ato forca qe perfaqesonin mentalitete te vjetra.

Ne ate kohe, ne Rusi kishte dy grupime qe ishin ne kundershtim me njeri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me kete te fundit per shkak te karakterit humanist te ideve te tij, ai do te behej objekt sulmesh e ndjekjesh madje publike. Duke qene me i fuqishem, grupimi konservator arriti edhe ta arrestoje ne 1525 dhe e mbyllin ne keshtjellen manastir te Volokolamskut. Ne vitin 1531 do t'i benin serisht nje gjyq me padine si heretik dhe se kishte keqinterpretuar perkthimet biblike nga greqishtja ne rusisht. Nga viti 1531 deri ne vitin 1551 e izolojne ne manastirin Otrou ne Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetes do t'a kalonte ne manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohe i ndaluar te lexonte e shkruante.

Kerkesen kembengulese te Maksim Grekut qe ne pleqerine e tij te thelle t'a lejonin qe te kthehej ne atdheun e tij, ne Epir , Knjazi i Moskes ia refuzoi me pretekstin se duke qene njeri i ditur e i zgjuar, qe di aq shume per Rusine, ai do te perhapte te verteten ne te gjithe boten. Eshte per te vene ne dukje se ai shkroi vec te tjerash edhe per vendlindjen e vet Arberine-Epirin dhe per kohen e bemat e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut.

Keshtu Mihal Trivoli-Artioti (Maksim Greku), njeriu me i ditur dhe humanisti me i madh i Rusise, qe percoi idete e medha te Rilindja Evropiane ne ate vend, ne perpjekje te jashtezakonshme per t'a bere ate pjese e asaj kulture, u denua t'a kaloje jeten ne internime te pafundme, por me nje krenari e dinjitet te palekundur e te admirueshem, sepse nuk hoqi dore deri ne frymen e fundit prej ideve te ndritura te kultures e te dijeve qe kishin perfshire kontinentin dhe hapnin nje epoke te re per njerezimin. Edhe pse rreth 80 vjecar, i lodhur e i derrmuar nga jeta e veshtire, vdiq i paperkulur ne idete e veta te ndritura, i vetmuar e ne internim ne Trinita Sergiev, me 21 janar te vitin 1556.

Duhej te kalonin afro pese shekuj qe shqiptari i Artes, Mihal Trivoli - Artioti, nen emrin e rusifikuar Maksim (Greku), te shpallej ne menyre triumfuese prej Sinodit te Shejte, si Shenjtori i Ortodoksise Ruse ne vitin 1988 . Por gjithsesi, sido qe te mbiquhet, te gjithe studiuesit serioze, shqiptare dhe te huaj neper epoka (madje edhe vete studiuesit ruse, ne nje Fjalor enciklopedik, botuar nga "Ruskoje sllovo" te vitit 1996 ) e kane konsideruar dhe e konsiderojne Mihal Trivolin - shenjtorin e ortodoksise Maksim Greku - si arberin/epiriotin (shqiptarin) nga Arta.

Mihail Artioti, ishte humanist i madh qe dha nje kontribut te jashtezakonshem ne mendimin intelektual humanist te Rusise. E mund te konsiderohet ne menyre te padyshimte me i shquari ne Rusine e kohes, sepse ai zhvilloi nje veprimtari te gjere filozofike, pedagogjike , etike , publicistike si dhe ne fushen e perkthimeve, duke qene autor i me shume se 150 veprave e studimeve ne fushat e teologjise , filozofise, pedagogjise e shkencave humane.

  • Ne faqen perfaqsuse ne Internet te Ambasades Amerikane ne Moske "US - Rusian Relations-timeline", qe ne krye thuhet se, "I pari qe e ka bere te njohur publikisht zbulimin e Amerikes tek ruset ka qene Maksim Greku ne vitin 1540. [2]
  • Edhe sot e kesaj dite konsiderohet nder perkthyesit me te medhej te botes, sipas Proel (Promotora Espanjola de Linguistika). [3]

Burimi i te dhenave [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) . Arkivuar nga origjinali (PDF) me 29 dhjetor 2009 . Marre me 16 tetor 2010 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! ) Mirembajtja CS1: Archived copy si titull ( lidhja )
  2. ^ http://www.moscow.usembasy.gov/links/history.php [ lidhje e vdekur ] [ lidhje e vdekur ]
  3. ^ [1] [ lidhje e vdekur ] [ lidhje e vdekur ]
  • Autor i shkrimit: Kolec Traboini [2] , nga libri "E verteta perveluese e Aristidh Kolias" ese, faqe 151-155, Tirane, Albania 2005.
  • Referim dytesore: Botuar ne gazeten ILLYRIA New York, Nr.1334, 16-19 prill 2004 [3]

[www.moscow.usembasy.gov/links/history.php] [www.proel.org./traductores/maksim/htm]

Lidhjet e jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]