Luigji XIV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Luigji i XIV

Luigji XIV rrjedh nga familja Borbone ( Saint-Germain-en-Laye , 5 shtator 1638 - Versailles , 1 shtator 1715 ) ishte i 3-treti mbreti i Frances dhe i Navarra -s nga famiglia Borbone , mbreteroi nga 14 maji 1661 deri ne vdekje. U quajt "Mbreti Diell" (ne frengjisht Le Roi Soleil) ose Mbreti Luigj i madhi (ne frengjisht Louis Le Grand). Djali i pare i mbretit Luigji XIII i Frances dhe e mbretereshes Anna e Austrise, qe ishte goca e mbretit Filipo III i Spanjes. Mbreteria e tij (me shume se 72 vjet) eshte mbreteria me e gjate e dokumentuar ne Evrope.

Perforzoi figuren e Frances si superfuqi ne Evrope dhe ne bote, duke luftuar tre konflikte te medha, jashte ambit ushtarak, kultura Franceze u be nje model ne Evrope gjate mbreterise se tij, mbreteroi gjithmone ne interesin e Frances. Merite te vecante te vendit paten Luigji Ix dhe Filipi IV i quajtur "i bukuri".

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Biri i mbretit Luigji XIII dhe e mbretereshes Anna e Austrise , lindja e tij u duke e jashtezakonshme dhe shume e cuditshme sepse ndodhi 23 vjet pas martese dhe sepse mbreteresha nuk kishte lindur asnje femije. Lindja u duke si nje mrekulli dhe ky fakt e coi babain ta quante " Louis Dieudonne " sepse dukej si nje dhurate nga qielli. Ne moshen 5-vjecare perballet me vdekjen e babait, kjo vdekje e papritur do ta kurorezoi Luigjin mbret ne nje moshe teper te vogel, ne fakt per ta drejtuar Francen u emerua udheheqese e vendit e ema Anna, e cila e ndau.

Kete detyre me ministrin e pare, Kardinali Mazzarino . Ky i fundit e mbajti per shume vjet ne dore qeverine e Frances dhe u be nje njeri me shume influence ne politiken franceze , vetem mbas vdekjes te Kardinalit me 9 mars 1661 , Luigji mori te gjitha fuqite e Kurores.

Gjate viteve 1648 deri ne vitin 1652 Franca, sidomos Parisi, ishte shkendia e revoltimit te Fronde-s. Sipas nje thenje, disa frondiste, gjate demonstratave arriten te depertonin te gjitha masat e sigurise dhe te arritnin deri ne dhomat private te mbretit, ky fakt e coj mbretin te merrte masa sigurie me te rrepte kunder fisnike-ve. Ndertoi ne Versailles, ne vendin e nje rezidence te vjeter per gjah te cilen e perdorte babai i tij, nje vile luksoze dhe dhume te madhe, ne te cilen u benin ceremoniale te cilat to ti mbanin fisnik-et te hutuar nga ana politike e vendit.

Luigji qeverisi per 72-shtatedhjete e dy vjet rrjesht shtetin e Frances, me shume se cdo tjeter mbret i Frances. Me 10 qershor 1660 u martua me gocen e mbretit spanjoll Filippo IV , Maria Teresa . Martesa nuk u prit mire nga Luigji i cili ishte i dashuruar mbas mbeses se Kardinalit Mazzarino, Maria Mancini. Mbreti gjithsesi nuk kujtohet si shembull i besnikerise martesore, fale marredhenieve te shumta qe kishte me dashnoret e tija.

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Voltaire e quajti Luigjin e XIV "le grand siecle". Gjate mbreterise se tij Franca u be dominuse dhe model kulture per te gjithe Evropen bashke me Angline. Fjalia me e famshme qe i kujtohet eshte "L'etat, c'est moi !" (Shteti jam une), eshte me shume mundesi qe kjo fjali i eshte qepur nga persona te tjere sepse gjate mbreterise se tij u perparuan te drejtat publike, me shume e vertet duket fjalia tjeter e cila thote "Je m'en vais, mais l'Etat demeurera toujours" (Une do te iki, por shteti do te zgjase pergjithmone).