Logjika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Logjika ( gr. Logos-arsye, mendje, shkence, etj.) eshte disipline filozofike e cila merret me studimin e formave dhe te parimeve te te menduarit te drejte dhe te vertete. Themelues i logjikes eshte filozofi Aristoteli . Sot ka mendime te ndryshme mbi statusin e logjikes, disa teoricienet dhe filozofe jane te mendimit se logjika tashme eshte nje shkence e vecante, kurse disa te tjere jane te mendimit se ajo eshte nje dege e filozofise. Vet themeluesi i logjikes Aristoteli ishte i mendimit se logjika nuk eshte shkence e as disipline filozofike, por sipas tij logjika eshte vetem nje mjet (organon) per te hyre ne studimin e shkencave.

Logjika merret me format e mendimit logjik te cilat jane : nocionet, gjykimet (premisat) dhe konkludimet. Megjithate objekti i logjikes eshte me i gjere se kaq, ajo merret edhe me metodologjine e kerkimit shkencor dhe me studimin e operacioneve logjiko-mendore..