Liqeni Kaspik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Pamje nga Sateliti

Liqeni Kaspik eshte liqeni me i madh ne Toke , shtrihet ne mes Evropes dhe Azise , me nje siperfaqe prej 370,999 km2. Pjesa veriore e liqenit eshte e ceket pershkak se mbushet nga materiali lumor qe sjell lumi Vollga , ndersa pjesa jugore eshte me e thelle, dhe thellesia me e madhe arrine 1025 m. Liqeni Kaspik eshte i njelmet gjegjesisht eshte det i mbyllur. Komunikacioni ne liqenin Kaspik eshte i zhvilluar, por rendesi te madhe ekonomike ka edhe peshkimi. Lumi Ural derdhet ne Liqenin Kaspik.

Stenka Razin Liqeni Kaspik ( Surikov )

Deti Kaspik eshte nje trup I kycur uji pa dalje ne mes te Evropes dhe Azise. Pese vende ? Rusia, Kazakistani, Turkmenistani, Irani dhe Azerbaijani ? kufizojne kete det te kycur ne toke.

  • Megjithate shume gabime jane se thuhet se ai eshte i rreme* por kjo nuk eshte e vertete

Rendesia strategjike e Detit Kaspik qendron ne bollekun e saj te burimeve te energjise. Deti permban vellime te medha te rezervave te naftes dhe gazit natyror si ne depozitat ne det te hapur dhe ne fusha te cilat ndodhen ne brigjet e detit ne rajonet te cilat kufizohen. Eshte vleresuar se deti Kaspik permban 480 miljard me fuci nafte dhe 8.7 bilion metra kub gaz te rezervave te provuara apo te mundshme.

Si e tille, ka projekte te shumta te naftes dhe gazit natyror ekzistuese ne rajon, dhe te gjitha shtetet e bregut Kaspik jane prodhues te rendesishem te energjiese. Megjithate, shume nga burimet ne det te hapur te naftes dhe gazit natyror ne Detin Kaspik nuk jane vene ne tubacione pasi ka mosmarreveshje ndermjet pese shteteve fqinje mbi demarkacionin e kufijve detare dhe se si do te ndajne burimet e energjise. Negociatat per te vendosur kufijte detare kane shkuar gati per dy dekada. Shume propozime dhe kunderpropozimeve jane konsideruar, por keto bisedime nuk kane prodhuar ende nje zgjidhjeje te pranueshme per te gjithe, pese shtetet.

Evropa ka qene vecanerisht e interesuar ne furnizimin me energji nga Deti Kaspik. Ne vecanti, energjia e shfrytezuar nga Azerbajxhani dhe Turkmenistani dhe e derguar nepermjet rruges, Korridorit Strategjik Jugor eshte pare si nje menyre per te diversifikuar energjine dhe nxjerre Kontinentin nga kthetrat e Rusise.

Por opozita e bere nga Irani dhe ne vecanti nga Rusia ka parandaluar veprime te tilla, me te dy vendet duke kundershtuar projekte si ai I tubacionit Trans ? Kaspik i gazit natyror. Kjo ka krijuar nje ambient te tensionuar gjeopolitike ne rajon, ku Deti Kaspik eshte duke sherbyer si nje zone e rendesishme e konkurrences mes Rusise dhe Perendimit. Ngecja e koheve te fundit ne Ukraine eshte duke rritur ne nje menyre rendesine e Detit Kaspik ne kete drejtim. Deti Kaspik ndodhet ne nje prej fushave me te madha nafte-mbajtese dhe gaz-mbajtese te botes. Ne vazhdim nje korrespondence qe u hedh nje veshtrim tensioneve ne rritje ndermjet Rusise dhe Perendimit, te cilat po perpiqen te rrisin ndikimin ne kete rajon te trazuar:

Rreth 1 e treta e sasise se pashfrytezuar te gazit natyror dhe naftes se botes ndodhet nen Detin Kaspik. Megjithate ky potencial energjetik mbeti thuajse i paprekur deri ne fillim te viteve ’90, kur shume vezhgues e cilesuan si Meken e re te Naftes.

Rajoni ka terhequr interesin e konsumatoreve me te medhenj te energjise, si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Japonia, India dhe ndoshta me shume nga te gjithe, Bashkimi Evropian, i cili brenda vitit 2020 mund te importoje rreth 80% te gazit natyror nga ky rajon. Por sipas analisteve, interesi i Amerikes ne kete rajon nuk lidhet me sigurimin e burimeve energjetike, por me rendesine e tij gjeopolitike.

Michael Lelyveld, keshilltar prane firmes P.F.C Energy, thote se gjate Luftes se Ftohte rajoni rrethohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Irani, por tani perbehet nga nje numer shtetesh, perfshire Rusine, Azerbajxhanin, Gjeorgjine dhe Turkmenistanin. Shtetet e Bashkuara, thote zoti Lelyveld, synojne t’i ndihmojne keto shtete qe te mos mbeshteten tek ndihmat ruse, por te shnderrohen ne aleate te Amerikes: “Ne rajonin e Kaspikut ndodhen 5 shtete si dhe Rusia, e cila ka ruajtur te njejtin qendrim qe kishte gjate Luftes se Ftohte. Kur shpallen pavaresine shtetet e reja, disa prej tyre i drejtuan syte nga perendimi per te vendosur rruget e eksportit larg ndikimit rus. Pikerisht ketu filluan edhe ferkimet qe ne vitin 1994."

Hugh Barnes, Drejtor i Qendres E Ardhmja e Programit Rus, per Studimin e Politikave te Jashtme, me seli ne Londer, thote se Rusia dhe Perendimi po perplasen keq aktualisht lidhur me rruget me te mira per te furnizuar tregjet perendimore me nafte dhe gaz nga Deti Kaspik: Barnes “Gjate dekades se fundit u krijua nje nisme qe nuk i shkonte shume per shtat Rusise, per te transportuar nafte permes Gjeorgjise dhe Turqise ne portin turk Ceyhan ne Detin Egje."

Deti Kaspik eshte ne udhekryqin e politikave globale energjetike. Keto politika po perjetojne nje periudhe shume te trazuar me te ardhmen e pasigurte te naftes irakiane dhe iraniane. Deti Kaspik luan nje rol kyc ne kete ekuacion. Tubacioni i sapohapur nga Baku, ne Tbilisi dhe me pas ne Ceyhan eshte linja e pare e transportit per naften e Kaspikut, e cila nuk kalon permes Rusise dhe ka fuqine te transportoje nje vellim prej 1 milion fucish nafte ne dite.

Nderkaq, Rusia eshte prodhuesi me i madh i gazit natyror ne bote dhe e dyta per nga vellimi i prodhimit te naftes. Ajo ka shenuar ritme te fuqishme te ekonomise, duke u renditur si ekonomia e nente me e madhe e botes, dhe e pesta ne Evrope. Analisti Lelyveld argumenton se kjo po e ndihmon Mosken per te rritur qendresen e saj ndaj politikave amerikane dhe evropiane, ne vecanti perballe shtrirjes se veprimtarise ushtarake te Natos dhe Amerikes deri ne kufijte e Rusise.

“Me fuqizimin e Rusise, eshte bere me e veshtire te percaktohen qarte kushtet e debatit. Rusia mendon se e ka kapercyer poziten e saj te dobet,” thote zoti Lelyveld.

Rusia, thote analisti Barnes, eshte pergatitur te filloje shantazhin ndaj Perendimit per ta bindur te luaje ne perputhje me rregullat e saj, perndryshe, ajo kercenon te gjeje kliente te tjere per rezervat e gazit. Analistet theksojne se per sa kohe qe ekonomite moderne te varen nga nafta dhe gazi si burimet kryesore energjetike, tensionet dhe konfliktet mbi keto burime ndermjet Rusise dhe pjeses tjeter te botes ka te ngjare te vazhdojne ne Detin Kaspik.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]