한국   대만   중국   일본 
Vladimir Lenini - Wikipedia Jump to content

Vladimir Lenini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
(Percjelle nga Lenin )
Vladimir Lenin
Владимир Ильич Ленин
Lenin me 1920
Kryetar i Keshillit te Komisareve Popullore te Bashkimit Sovjetik
Ne detyre
6 korrik 1923 ? 21 janar 1924
Paraprire nga U themelua
Pasuar nga Alexei Rykov
Kryetar Keshillit te Komisareve Popullore te RFSR Ruse
Ne detyre
8 nentor 1917 ? 21 janar 1924
Paraprire nga U themelua
Pasuar nga Alexei Rykov
Anetar i Asamblese Kushtetuese Ruse
Ne detyre
25 nentor 1917 ? 20 janar 1918
Duke sherbyer me Pavel Dybenko
Paraprire nga Elektorati u themelua
Pasuar nga Elektorati u shperbe
Njesia zgjedhore Flota baltike
Te dhena vetjake
U lind me
Vladimir Ilic Uljanov

22 prill 1870
Simbirsk , Perandoria Ruse
Vdiq me 21 janar 1924 (53 vjet)
Gorki , Guvernorati i Moskes , RSFS e Rusise , Bashkimi Sovjetik
Nenshtetesia Rus
Sovjetike
Partia politike
Lidhjet e tjera
politike
Lidhja e Luftes per Emancipimin e Klases Punetore (1895?1898)
Bashkeshortja/et Nadezhda Krupska (m.1898)
Marredheniet
Prinder(it)
Shkollimi Universiteti Perandorak i Shen Petersburgut
Nenshkrimi

Vladimir Ilic Uljanov ? Lenini ( rusisht : Влади?мир Ильи?ч Ле?нин; 10 prill 1870 Simbiski ? 21 janar 1924 Gorki, Moske ) ishte nje revolucionar rus, politikan komunist, pjesemarres dhe lider ne Revolucionin e tetorit , udheheqesi i pare i Republikes Sovjetike Socialiste Ruse dhe qe nga viti 1922 lideri i pare i Bashkimit Sovjetik . Me 1999 ai u emerua nga revista TIME Magazine si nje prej 100 njerezve me me ndikim te shekullit XX . Kontributet e tija ne teorine marksiste pergjithesohen si Leninizem .

Jeta e hershme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Vladimir Ilic Uljanov (Lenini) 1887

Lindur ne Simbirsk (nga 1924, Uljanovsk ), prane Vollges ne Mbreterine Ruse . Lenini ishte i biri i Ilja Nikolaevic Uljanov dhe Maria Aleksandrovna Uljanova . Babai i tij ishte nje aristokrat i ri qe kishte depertuar ne shtresat e larta si inspektor shkolle. Familja e tij ishte nje perzierje etnike, paraardhesit e tyre ishin: rus, mordovian , kalmyk , hebre, gjermane te Vollges dhe suedeze, dhe sipas biografit Dimitri Volkogonov prejardhja e familjes se tij mund te jete e perzier edhe me etni tjera. Lenini qe i pagezuar ne Kishen Ortodokse Ruse .

Ne vitin 1886 , babai i Leninit, vdiq nga nje semundje ( hemorragji cerebrale ), dhe ne maj te vitit 1887 , kur Lenini ishte 17 vjecar, vellai i tij i madh Aleksanderi, u arrestua dhe u ekzekutua me varje per pjesemarrje ne nje atentat me bombe qe kercenoi jeten e Car Aleksandri III . Motra e tij Ana e cila ishte me Aleksandrin gjate arrestimit, u debua drejt prones se familjes se saj ne fshatin Kokushkino, rreth 40 km larg Kazanit .

Kjo ngjarje radikalizoi Leninin, dhe biografet e tij zyrtar sovjetik e pershkruan kete si shkak per vazhdimin e veprimtarise revolucionare. Nuk eshte per tu perjashtuar mundesia qe ndoshta nga kjo trazire emocionale ndodhi qe ne te njejtin vit ai te shihte veten te regjistruar ne Universitetin Shteteror ne Kazan . Nje pikture e famshme e Pjeter Beluzovit , Ne do te ndjekim nje rruge tjeter e riprodhuar ne miliona libra sovjetik, e pershkruan Leninin e ri dhe te emen e tij te hidheruar. Shprehja Ne do te ndjekim nje rruge tjeter i referohet zgjedhjes qe Lenini i beri Marksizmit per te perkrahur revolucionin popullor, ne vend te metodave anarkiste ose atyre individualiste.

Pas ngrijes se kureshtjes per Marksizem, ai u perfshi ne protesta studentore dhe me pas edhe u arrestua. Ai u perjashtua dhe nga Universiteti i Kazanit, per shkak te ideve te tija politike. Ai vazhdoi te studionte si autodidakt te cilat shkaktuan misherimin e tij me pikepamjet e paraqituar ne vepren Kapitali te Karl Marksit .

Leninit me vone, iu dha e drejta per te studiuar, kesaj here ne Universitetin e Shen Pjetersburgut . Ne janar te vitit 1892 , ai u vleresua nga universiteti me diplomen e klases se pare per drejtesi. Ai gjithashtu u dallua per gjuhet qe njihte si latinisht dhe greqisht dhe ato qe i mesoi, gjermanisht, frengjish dhe anglisht. Por njohuria e ketyre dy gjuheve te fundit me kalimin e kohes iu kufizua: ai kerkoi ndihmen e Anesa Armand per ti perkthyer nje artikull ne frengjisht dhe ne anglisht ne 1917 . Ne te njejtin vit ai i shkroi S. N. Ravicit ne Gjeneve: ’’Ndihem i pa afte per te mbajtur nje fjalim ne frengjisht’’.

Aktiviteti revolucionar, udhetimet dhe perndjekjet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Perpara se te shperngulej ne Shen Pjetersburg me 1893, Lenini ushtroi profesionin e avokatit per disa vite ne Samara ? nje qytet me port ne lumin Vollga.

Ne vend te qe te vazhdonte karrieren e tij ne lemin e drejtesise, ai filloi te rriste intesitetin e perfshirjes se tij ne perpjekjet per propagandat revolucionare duke u anetaresuar dhe ne grupin loka Marksist . Me 7 dhjetor 1895, Lenini u arrestua dhe nga autoritetet u mbajte per 14 muaj e me pas u lirua dhe u internua ne fshatin Shushenskoje ne Siberi, ku u perzije me shume marksiste te njohur, si Xhorxhi Plekhanov ? ai qe perhapi socializmin ne Rusi.

Ne qershor te 1898-es, Lenini u martua me aktivisten socialiste Nadezhda Krupskaja dhe ne prill te po ketij viti botoi librin ‘’Zhvillimi i Kapitalizmit ne Rusi’’. Pas skadimit te kohes se internimit me 1900 ai filloi udhetimet pergjate Rusise dhe Evropes. Lenini jetoi ne Cyrih, Gjeneve (ku dhe studioi e me vone ligjeroi ne Universitetin e Gjeneves), Munih, Prag, Vjen, Mancester dhe Londer, dhe gjate kesaj kohe ne bashkepunim Julius Martovin nxoren gazeten Iskra / Искра ("shkendija"). Martovi me vone do te behej nje oponent udheheqes. Gjate kesaj kohe, Leni shkroi gjithashtu nje sere artikujsh dhe libra te ndryshem mbi levizjen revolucionare, duke u perpjekur dhe te rekrutonte social-demokrate te ardhshem. Ai filloi te perdorte pseudonime te ndryshem duke u shpallur me ne fund ne “Lenin” ? “N. Lenin” plotesisht., Shtypi perendimor shpesh ate e quante “Nikolai Lenin”-ndoshta duke marre gabimisht faktin qe germa ‘N’ korrespondonte ne Nikolai ? gjithsesi ai nuk iu paraqit asnjehere i nenshkruar me kete emer Rusise ose Bashkimit Sovjetik, dhe Lenini vete kurre nuk e perdori kete si nje pseudonim.

Lenini ishte aktivist ne ‘’Partine Social Demokrate Punetore (PSDP ? РСДРП ne rusisht)’’ dhe me 1903, udhehoqi fraksionin Bolshevik pas ndarjes me Mensheviket. Emrat “Bolshevik” ose Shumica dhe “Menshevik” ose Pakica, referuar mundjes se ngushte me vota te Menshevikeve pas vendimit per te kufizuar anetaresine e partise ne revolucionar profesioniste, me teper se sa te perfshinin simpatizante. Divizioni qe inspiruar pjeserisht nga broshura e Leninit “ Cfare duhet bere? ” (1901?02) e cila qe fokusuar mbi strategjite e tija revolucionare. Thuhet qe kjo ka qene nje prej broshurave me me ndikim ne Rusine e para revolucionit, ku Lenini vete pretendonte se ‘’tre nga pese punetore, e kane lexuar ate dhe per me teper ju kane lexuar te tjereve’’.

Ne nentor 1905, Lenini u kthye nga perndjekja ne Rusi per te perkrahur Revolucionin Rus te 1905-es. Me 1906 , u zgjodh per te qene ne presidiumin e PSDS. Ne ate kohe, ai levizte shpesh midis Finlandes dhe Rusise dhe ne dhjetor te 1907-es, me shkaterrimin e revolucionit prej autoriteteve cariste, ai u detyrua te mergonte serisht ne Evrope. Deri sa te vinin revolucionet e 1917-es, ai e kaloi shumicen e kohes i merguar ne Evrope, ku pavaresisht kushteve te varferise, ai nuk reshti se vazhduari shkrimet e tija politike. Ne kuader te bazes filozofike te vete rrjedhes se revolucionit socialist, Lenini kompletoi Materializmi dhe Kritika empirike me 1909 ? nje punim i cili u be fundament i filozofise Marksiste-Leniniste .

Lenini vazhdoi te udhetonte neper Evrope dhe te merrte pjese ne shume takime dhe aktivitete te socialisteve, duke perfshire ketu dhe Konferencen e Partise se Prage me 1912. Kur Inesa Armand la Rusine per te shkuar ne Paris, ajo u takua me Leninin dhe bolsheviket tjere qe jetonin ne mergim dhe besohet qe ajo te kete qene e dashura e Leninit gjate kesaj kohe. Si shkrimtar Neil Harding thekson se, megjithese eshte bere shume sa i perket kesaj lidhje, prapeseprape jane per tu perbuzur “materialet e dobeta te deshmive... ne akoma nuk kemi asnje deshmi qe verteton se ata te kene qene seksualisht te lidhur“ .

Kur nisi lufta e pare boterore me 1914 dhe kur shume parti social-demokrate evropiane (ne ate kohe te veteshpallura si marksiste) perkrahen shtetet e tyre me ndihma lufte, e tronditen Leninin i cili nguronte te besonte se social-demokratet gjermane kishin votuar per ndihma lufte. Kjo beri qe ai te shkeputej nga Internacionalja e Dyte , e cila ishte formuar nga keto parti. Lenini (perkundrejt luftes ne bindjen e tij qe qytetaret dhe punetoret po benin nje beteje te borgjezise per ta) miratoi pozicionin te cilin ai e pershkroi si nje “Lufte Imperialiste” nje detyre qe duhej te kthehej ne nje lufte civile nepermjet klasave. Sapo mbaroi lufta, Lenini u mbajt nen arrest per nje kohe te shkurter nga autoritetet austriake ne qytetin Poronin, ku ai qendronte gjate asaj kohe.

Me 5 shtator 1914, Lenini levizi per ne Zvicer ku qendroi fillimisht ne Berne dhe me pas ne Cyrih. Me 1915, ai morri pjese ne Konferencen kunder luftes te Cimervaldit e mbajtur ne Zvicer ne qytetin me po te njejtin emer. Lenini ishte lideri kryesor i minorances Cimervaldi i majte e cila nuk pati sukses perkundrejt maxhorances pacifiste qe konferenca duhej te pranonte pozicionin e Leninit per te konvertuar luften imperialiste ne nje lufte klasash.

Lenini dhe Cimervaldi i majte u ballafaquan me po te nijetin vendim ne konferencen kunder luftes te radhes e cila u mbajtur po ashtu ne Zvicer ne qytetin Keintal (24-30 prill 1916), por qe ne fund e vendosur per nje manifest kompromisi.

Lenini ishte ne Cyrih ne pranvere te 1916, ku shkroi punimin teorike me te rendesishem Imperializmi, faza me e larte e Kapitalizmit . Ne kete punim, Lenini argumenton se shkrirja e bankave dhe e kartelave industrial sjell rritje te kapitalit financiar. Sipas Leninit, ne fazen e fundit te kapitalizmit, ne vazhdimesi te perfitimeve qe tregu vendas mund te ofroje, kapitali eshte i eksportuar. Kjo con ne ndarjen e botes ndermjet firmave internacionale monopoliste dhe kolonizimit te pjeseve t medha prej shteteve evropiane ne perkrahje te bizneseve te tyre. Imperializmi eshte nje faze e avancuar e kapitalizmit, nje mbeshtetje ne permiresim te monopoleve dhe ne eksportin e kapitaleve, ku kolonializmi eshte nje vecori e saj.

Rikthimi ne Rusi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas Revolucionit te shkurtit 1917 ne Rusi dhe abdikimit te Car Nikolla II, Lenini u bind se duhej te kthehej ne Rusi sa me shpejt te ishte e mundur, por kjo ishte problematike pasi ai ishte i izoluar ne nje zone neutrale te Zvicres si pasoje e shkaterrimit qe Lufta e Pare Boterore beri midis shteteve fqinje. Fritz Platen, nje komunist zviceran beri te mundur negociatat me qeverine gjermane qe Lenini me njerezit e tij te udhetonin nepermjet Gjermanise me te ashtuquajturin “treni i mbyllur”. Qeveria gjermane shpresoi qartesisht se rikthimi i Leninit nuk do te krijonte shqetesime ne Rusine qe do te ndihmonte per te sjelle fundin e luftes ne kampin lindor e per te lejuar me tej Gjermanine qe te perqendrohej per tu prishur planet aleateve perendimor. Ne 16 prill 1917 , Lenini mberriti me tren ne nje pritje te trazuar e te zhurmshme ne Stacionin Finlandez ne Petrograd. Ai menjehere morri nje rol udheheqes perbrenda levizjes bolshevike duke publikuar Tezat e prillit ku thirrej per nje opozite pa kompromise kundrejt qeverise provizore. Fillimisht, Lenini izoloi partine e tij nepermjet nje animi nga e majta.

Gjithsesi, kjo qendrese mos-kompromisese beri te qarte se Bolsheviket do te beheshin shtepia e dukshme per te gjithe ata qe ishin zhgenjyer me qeverine e meparshme dhe se me “luksin e opozites” Bolsheviket skane pse te marrin pergjegjesine per ndonje police te implementuar nga qeveria.

Nderkohe, Aleksander Kerenski, Grigori Aleksinski dhe oponente te tjere te Bolshevikeve akuzuan ata dhe Leninin ne vecanti si agjente te paguar te Gjermanise. Si pergjigje Leon Trotski, nje lideri ri i spikatur i Bolshevikeve, beri nje fjalim mbrojtes ne 17 qershor duke thene:

Nje atmosfere e patolerueshme eshte krijuar, ne te cilen po mbytemi si ju si edhe ne. Ata po i leshojne akuza te pista Leninit dhe Zinovevit. Lenini ka luftuar 34 vjet per revolucionin. Une kam luftuar 20 vjet kundra shtypjes se popullit. Dhe nuk mundemi te ushqejme nje urrejtje per militarizmin gjerman... Une kam qene i denuar per tete muaj nga nje gjykate gjermane, i burgosur prej luftes qe kam shfaqur kundra militarizmit gjerman. Kete e dine te gjithe. Asnjeri ne kete salle sduhet te thote qe ne lemi mercenare te Gjermanise ”.

Pas trazirave te diteve te qershorit, kur punetoret dhe ushtaret ne kryeqytet u perplasen me trupat qeveritare, Leninit iu desh te arratisej ne Finlande per siguri, te shmangte arrestimin. Bolsheviket nuk ia dolen dot me kryengritjen.

Koha nuk ishte ende e pershtatshem per revolucionin , tha Lenini : punetoret e qytetit qene te gatshem, por Bolsheviket akoma kane nevoje per perkrahjen e qytetareve . Gjate kohes se tij te shkurter ne Finlande, Lenini perfundoi librin e tij “ Shteti dhe Revolucioni ”, i cili bente thirrje per nje forme te re qeverisjeje te bazuar tek keshilli i punetoreve, ose sovjetiket, te zgjedhur dhe te revokueshem ne cdo moment prej punetoreve. Pas nje tentative te deshtuar per vrasje nga Gjeneral Kornilov ne fund te gushtit masat perkrahen Bolsheviket dhe programin e tyre “Paqe, buke dhe toke”. Te impresionuar, drejtuesit Bolshevik u cliruan dhe Lenini u kthye ne Petrograd ne tetor duke inspiruar Revolucionin e tetorit me sloganin “ E gjithe fuqia tek Sovjetiket! ”.

Lenini drejtoi permbysjen e qeverise provizore nga Instituti Smolni pergjate 6 dhe 8 nentorit 1917 . Rrezimi dhe kapitullimi i Pallatit te Dimrit ne naten e 7 dhe 8 nentorit shenoi fillimin e rendit Sovjetik.

Kreu i shtetit sovjetik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 8 nentor 1917 Lenini u emerua Kryetar i Keshillit te Komitetit Popullor nga Kongresi Sovjetik Rus.

Komunizmi eshte forca sovjetike plus elektrifikimi i te gjithe shtetit ” tha Lenini duke vene theksin tek rendesia e ndricimit elektrik anembane Rusise dhe modernizimin e industrise dhe agrikultures:

Ne duhet tu tregojme qytetareve qe organizimi i industrise ne bazat e modernes, teknologjise se avancuar, ne elektrifikimin i cili do te sjelle nje ure ndermjet qytetit dhe fshatit, do ti jape fund ndarjes ndermjet qytetit dhe fshatit, do te beje te mundur ngritjen e nivelit kulturor ne te gjithe vijen shteterore dhe me tej, edhe ne cepat me te larget te vendit, prapambetje, injorance, semundje dhe barbarizem.”

Ai filloi te kujdesej per ndertimin dhe realizimin e Planit GOLERO , plani i pare sovjetik per rimekembjen ekonomise kombetare dhe zhvillimin e vendit. Ai ishte shume i shqetesuar per ceshtje si: krijimin e sistemi universal shendetesor falas, te drejtat dhe lirite e grave dhe arsimimin e te gjithe analfabeteve rus per shkrim dhe lexim. Por mbi te gjitha, qeverise se re Bolshevike i duhej te nxirrte vendin jashte Luftes se Pare Boterore.

I perballur me impostimin e vazhdueshem kercenues te Gjermanise drejt lindjes, Lenini argumentoi se Rusia duhej menjehere te nenshkruante nje traktat paqeje. Drejtues te tjere bolshevike si Bukharin perkrahen idene e vazhdimit te luftes sin je menyre per te formuar revolucionin ne Gjermani. Trotski, i cili udhehoqi negociatat, mbrojti menjehere pozicionin “ Jo Lufte, Jo Paqe ” duke thirrur per nje traktat paqeje qe duhej te bazohej mbi kushtet qe te mos cenohej. asnje e ardhur dhe asnje pjese territoriale.

Pas mbylljes te negociatave, gjermanet rishikuan avancimin e tyre duke lene te lire nje pjese te madhe te territorit perendimor rus. Si rezultat i ketyre ngjarjeve, pozicioni i Leninit rriti gradualisht perkrahjen e lidershipit Bolshevik.

Ne 3 Mars 1918 , Lenini e nxorri Rusine nga Lufta e Pare Boterore duke perkrahur Traktatin e Brest-Litovskit, nga i cili Rusia humbi territore te rendesishem ne Evrope .

Gjate muajit janar, pasi mbyllen Asamblene Kushtetuese, Bolsheviket formuan nje koalicion qeverises me krahun e majte te Revolucionareve Socialist. Por ky koalicion deshtoi pas opozicionit qe Revolucionaret Socialiste mbajten kundrejt traktatit paqesor te Brest-Litovskit dhe gjithashtu ata mbeshteten parti te tjera qe kishin si qellim rrezimin e qeverise bolshevike. Lenini iu pergjigj ketyre veprimeve me nje politike te persekutimit ne mase e cila perfshiu dhe burgosjen e disa prej anetareve te partive opozitare.

Ne fillimet e 1918 , Lenini beri fushate per nje pergjegjesi te vetme individuale shteterore te cilen punetoret duhet ta vleresonin, qe do vihej ne ngarkim te cdo sipermarrje (punetoreve iu desh ti bindeshin atij derisa kjo u ndryshua nga shteti), ne kundershtim me konceptimin punetor te vete-menaxhimit, por absolutisht paresore per eficensen dhe ekspertizen sipas Leninit (kjo u perfol nga shumica e perkrahesve te vete-menaxhimit si nje forme qe fshihte si qellim kontrollin e shtetit mbi punen dhe qe deshtimet e vete-menaxhimit vinin si pasoje e pamjaftueshmerise se resurseve- nje problem qe vete qeveria nuk mund ta zgjidhi edhe sikur brenga muajit te autorizoje gjithe punetoret e shumices se fabrikave te provuara).

Sikuse shkroi dhe S. A. Smith: “ Ne fund te luftes civile, nuk kishin mbetur shume forma demokratike qe promovuan administraten industriale, kjo prej komitetit industrial i 1917 -es, por qeveria argumentoi se kjo s’perbente problem perderisa industria kishte kohe qe kishte kaluar nen pronesine e shetit te punetoreve ”.

Lenini kishte nje admirim te padyshimte per revolucionarin socialist irlandez Xhejms Konolli, dhe ishte Bashkimi Sovjetik shteti i pare qe njohu Republiken Irlandeze e cila kreu nje lufte pavaresie prej Britanise se Madhe. Ai takohej shpesh me te birin e revolucionarit te famshem, Rodi Konolli dhe zhvilloi nje marredhenie te ngushte miqesie me te.

Krijimi i policise sekrete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shpata dhe mburoja, simbolet e Cheka-KGB

Per te mbrojtur qeverine e riformuar bolshevike prej kundrarevolucionareve dhe prej oponencave te tjera politike, Bolsheviket ne dhjetor 1917 , krijuan nje polici sekrete te emertuar “Cheka”.

Bolsheviket kishin planifikuar te nginin nje gjyq kundrejt Carit te meparshem, por ne prill te 1918 kur Ushtria e Bardhe po avanconte ne Ekaterinburg ku familja mbreterore po mbahej, Sverdlov (Nje prej drejtuesve te Bolshevikeve dhe oficer sovjetik) mori kerkesen e lokaliteteve sovjetike qe te ekzekutonte direkt Carin, perpara se sa ky i undit mund te shpetohej nga Ushtria e Bardhe. Cari dhe pjesa tjeter e familjes menjehere u ekzekutuan. Fakti ne ky ishte nje vendim i qeverise qendrore apo i lokaliteteve sovjetike mbeten akoma nje ceshtje e diskutueshme historike. Lenini u informua per ekzekutimin e tyre vetem pasi u nderrmor ky veprim, por ai nuk e kritikoi veprimin.

Censura filloi te impostohej shpejtesisht, dhe ishte ne kompetence te Cheka-s qe te konfiskonte literaturen e punetoreve disidente: “ Me 17 nentor, Komiteti Qendror Ekzekutiv kaloi nje dekret me ane te se cilit u jep Bolshevikeve kontrollin mbi shtypin dhe gjithashtu fuqine e pakufizuar per te mbyllur gazetat kritikuese ndaj regjimit …”(Leonard Shapiro, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik).

Punetoret u reformuan ne sovjetike te pavarur ; Cheka i ndaloi ata. Gazetat e pavarura kritikuan qeverine e Leninit ; Cheka i mbylli ato derisa Bolsheviket kontrolluan Pravda-n dhe Izvestia-n ku nga paten nje monopol furnizimi lajmesh.

Shapiro shpalli se: “ Refuzimi per te qene tek termat e socialisteve dhe shperndarja e Asamblese kushtetuese coi tek rezultati logjik se terrori revolucionar tani nuk do binte direkt vetem tek armiqte tradicional, sic qene borgjezet apo perkrahesit e krahut te majte, por tek kushdo, qofte ai socialist, punetor apo qytetar, te gjitha ata qe kundershtojne rendin Bolshevik ”.

Tentativat per vrasje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 14 janar 1918 , Leninit iu be nje atentat per vrasje gjate kohes qe ai ndodhej ne makinen e tij ne Petrograd, prej nje personi te paidentifikuar. Lenini dhe Fritz Platten ne ate kohe ndodheshin bashke ne pjesen e pasme te makines, pasi kishin dhene nje fjalim. “ Kur te shtenat e armes filluan, Platteni kish mberthyer Leninin prej koke dhe e kish shtyre poshte... Dora e Plattenit ishte e mbuluar me gjak pasi u gervisht prej nje plumbi teksa ai mbrojti Leninin ”.

Ne 30 gusht 1918 , Fanja Kaplan, nje anetare e Partise Revolucionare Socialiste, u afrua me Leninin pasi ai foli ne nje miting dhe ishte duke ecur me te per tek makina e tij. Ai hodhi njeren kembe brenda makines. Ajo e thirri Leninin i cili u kthye per tu pergjigjur. Ajo hapi menjehere zjarr duke shtene tre plumba, dy prej te cileve e zune Lenin ne trup, plumbi i pare kapi krahun, i dyti me seriozisht kapi tek vendbashkimi midis nofulles dhe grykes, ndersa plumbi i trete vrau nje grua qe po fliste me Leninin pak para se te fillonin te shtenat. Lenini ra ne toke pa ndjenja. Ai u shpu ne apartamentin e tij ne Kremlin dhe refuzoi qe te cohej ne spital pasi sipas tij, te tjere vrases do te mund te ishin duke e pritur edhe atje. Doktoret qe u thirren vendosen se ishte teper e rrezikshme qe te nxirrnin plumbat jashte trupit.

Teksa Lenini po merrte veten ngadalshem, gazeta Pravda nje dite me vone mbajti nje qendrim talles kundrejt Fanja Kaplanit:

Lenini u godit dy here, me mushkeri te shpuara, me gjakderdhje, ai refuzoi ndihmen dhe vazhdoi te ecte vete. Mengjesin tjeter, edhe pse i kercenuar nga vdekja, ai lexon letra, degjon, meson dhe vazhdon te vezhgoje qe motori i lokomotives qe po na terheq rreth e perqark revolucionit global ska pushuar se punuari...” . Edhe pse Lenini nuk kishte asnje shpim ne mushkeri, plaga fatale midis qafes dhe nofulles solli si pasoje hyrjen e gjakut ne mushkeri, gje qe perfaqesonte serish dicka teper serioze.

Reagimi popullor qe ndodhi pas atentatit te Leninit u pershkrua ne ate kohe nga Leonid Krasin (politikan dhe diplomat sovjetik), i cili i shkroi gruas se tij ne shtator te 1918  :

Sikurse ndodhi, atentati per te vrare Leninin e ka bere ate shume me popullor se c’ishte. Me ra rasti te degjoja nje numer te madh njerezisht qe skane simpati per bolsheviket e qe thoshnin se do ishte nje katastrofe nese Lenini do tu ishte dorezuar plageve te tija, ashtu sic mendohej se do ndodhte. Dhe ata kane te drejte, pasi ne mes te kesaj rremuje e ketij kaosi, ai eshte shtylla e trupit te ri politik, perkrahja me e madhe ku mbeshtetet gjithshka ”.

Nje kult personal i Leninit, kult te cilin ai vete kerkoi ta shkepuste prej tij, filloi me kete incident.

Gjendja shendetesore e Leninit filloi te perkeqesohej. Disa besojne se incidenti ndikoi ne goditjet e mevonshme qe do vinin prej tij.

Lenini dhe Antisemitizmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lenini duke dhene nje fjalim.

Lenini qe i intriguar prej teknologjise dhe ne 1919-en incizoi tete prej fjalimeve te tija ne pllaka gramafoni. Shate prej te cilave u riprodhuan me vone dhe u vune ne shitje, ne periudhen e Khrushovit . Mjaft domethenese qe ajo tek e cila u pane te ndrydhura ndjenjat e vijuara te Leninit mbi Anti-Semitizmin:

“Policia cariste, ne bashkepunim me pronaret e tokave dhe kapitalistet kane organizuar programin kundra hebrenjve. Pronaret e tokave dhe kapitalistet jane perpjekur te percojne urrejtjen e punetoreve dhe qytetareve qe kane qene te torturuar me deshiren kundrejt hebrenjve... Vetem ata me injorantet dhe me te shtypurit mund tu besojne genjeshtrave dhe shpifjeve qe jane perhapur per hebrenjte... Nuk jane hebrenjte armiqte e klases punetore. Armiqte e klases punetore jane kapitalistet e te gjitha shteteve. Persa u perket hebrenjve, ata jane njerez punetor dhe ata perbejne shumicen. Ata jane vellezerit tane, qe sikurse dhe ne, jane te shtypur nga kapitali; ata jane shoket tane ne luften per socializem. Midis hebrenjve ka kulak, shfrytezues dhe kapitaliste, ashtu sic ka edhe midis ruseve, dhe midis njerezve te te gjitha kombeve... Hebrenjte e pasur, si ruset e pasur, dhe pasanikeve ne te gjithe boten, jane ne aleance me shtypjen, shkaterrimin, roberimin dhe ndarjen e punetoreve… Turp mbi carizmin e neveritshem qe torturoi dhe persekutoi hebrenjte. Turp mbi ata qe nxisin urrejtjen mbi hebrenjte, qe nxisin urrejtjen mbi shtetet e tjera".

Reformat sociale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Revolucionaret femra Aleksandra Kollontai dhe Inesa Armand ne 1919 se bashku themeluan “Zhenotdel-in” (Женотдел), departamentin e pare qeveritar ne bote per grate. Bashkimi Sovjetik nen drejtimin e Leninit ishte gjithashtu i pari shtet ne bote qe dekriminalizoi homoseksualitetin ne vitin 1922 . Partia Komuniste Ruse shfuqizoi te gjitha ligjet e vjetra Cariste dhe me nisjen e kodit kriminal sovjetik vuri politika liberale mbi seksualitetin duke legalizuar efektivisht divorcet pa faje, abortin dhe homoseksualitetin. Gjithsesi emancipimi i homoseksualeve u kthye nje dekade me vone mbrapsht prej Stalinit dhe homoseksualiteti mbeti i jashteligjshem deri ne periudhen e B. Jeltcin.