Kazakistani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Kazakistani (kazakisht: ?аза?стан, Qazaqstan ; rusisht: Казахстан, Kazahstan ), zyrtarisht Republika e Kazakistanit , eshte vend ne Azine Qendrore dhe Evrope . I radhitur i nenti per nga siperfaqja, si dhe me i madhi ne bote si vend jobregdetar. [1] [2] Ka 2.727.300 km² (me shume se Evropa Perendimore ). Kufizohet me Rusine , Kirgizine , Turkmenistanin , Uzbekistanin dhe Republiken Popullore te Kines . Vendi ka dalje te konsiderueshme ne Detin Kaspik .

I madh me territor, relievi i Kazakistanit eshte i shumellojshem: ultesira, stepe, tajga, kanjone shkembore, kodra, male, maje te mbuluara me bore dhe shkretetira. Kazakistani eshte i 62-ti ne bote me popullsi; ka pak mbi 15 milione banore dhe nje dendesi prej 68 frymesh ne km². Kazaket dhe ruset jane dy grupet me te medha etnike ne vend, ndersa kazakishtja dhe rusishtja jane gjuhe zyrtare.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Gjate pjeses me te madhe te historise, treva e Kazakistanit te sotem u banua nga fise nomade. Kah shek. XVI, kazaket u formuan si grup i vecante, i ndare ne tri hordhi. Ruset perparuan drejt stepave kazake ne shek. XVIII, ndersa ne mes te shek. XIX mbare Kazakistani u be pjese e Perandorise Ruse. Pas Revolucionit Rus te 1917-es dhe Luftes Qytare Ruse ne vijim, terrotiri i Kazakistanit u riorganizua disa here para themelimit te Republikes Socialiste Sovjetike Kazake me 1936, si pjese e Bashkimit Sovjetik . Gjate shek. XX, Kazakistani ishte vatra e projekteve te rendesishme sovjetike, perfshire ketu kampanjen e Hrushcovit te “Tokave te Pashkelura”, kozmodromin Baikonur, si dhe poligonin e Semipalatinskut, fushetestimi paresor i armeve berthamore sovjetike.

Kazakistani shpalli mevetesine me 16 dhjetor 1991, si republika e fundit sovjetike qe mori kete vendim. Udheheqesi i periudhes sovjetike, Nursulltan Nazerbajev, u be kryetari i pare i vendit. Prej pavaresimit, Kazakistani ka ndjekur politike te jashtme te baraspeshuar dhe ka punuar per zhvillim ekonomik, sidomos ne industrine e hidrokarbonit.

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kazakistani eshte republike presidenciale, ku pushteti i presidentit eshte zgjeruar dukshem me kushtetuten e fundit te viti 1995. Kreu i shtetit, qe emeron kryeministrin dhe mibkeqyr punen e qeverise, zgjidhet nga populli per mandat 7-vjecar.

Presidenti Nazerbajev ushtron kontroll te rrepte mbi politiken shteterore. Lidere te opozites dhe gazetare jane vrare ne vitet e fundit, ndersa vezhguesit perendimore ne pergjithesi nuk i vleresojne si te lira dhe te ndershme zgjedhjet ne Kazakistan. Megjithate, Kazakistani shihet si shteti dominues ne Azine Qendrore. [3]

Vendi eshte anetar i disa organizatave nderkombetare: Kombeve te Bashkuara, Partneritetit per Paqe te NATO-s, Bashkimit te Shteteve te Pavarura dhe Organizates per Bashkepunim te Shanghait. Me 2010, Kazakistani do te kryeoje OSBE-ne, ndersa me 2001 do te bashkoje doganat me Rusine dhe Bjellorusine.

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kanjoni Sharen

Me siperfaqe prej 2,7 milion km², Kazakistani eshte shteti i nente me i madh ne bote dhe me i madhi vend jobredgetar. Pershtrirja e vendit eshte e barabarte me ate te Evropes Perendimore. Ndan kufirin prej 6.846 km me Rusine, 2.203 km me Uzbekistanin, 1.533 km me Kinen, 1.051 km me Kirgizine, si dhe 379 km me Turkmenistanin. Qytetet kryesore perfshijne Nursultanin, Almaten, Karaganden, Shemkentin, Ateraun dhe Oskemenin. Kryesisht i ndodhur ne Azi, Kazakistani ngerthen nje cope toke te shtrire ne perendim te Malit Ural ne Evropen Lindore.

Kazakistani shtrihet perendim-lindje prej Liqenit Kaspik deri te Malet Altaj dhe veri-jug prej ultesires se Siberise Perendimore deri te shtetet e Azise se mesme. Stepat apo rafshnaltat kazake, me siperfaqe afro 804.500 km², zaptojne nje te treten e territorit te mbare vendit dhe njihen si rajoni me i madh ne bote i stepave te thata. Stepat krakterizohen nga hapesira te gjera te kullotave dhe trevave ranore. Ujerat me te rendesishme ngerthejne Detit Aral, lumenjte Ili, Irtesh, Ishim, Ural, Charyn dhe liqenet Balhash dhe Zajsan.

Liqenet me te medha ne Kazakistan jane liqeni Aral, Balha, Zaisan, Alakol, Tengiz dhe Seletengiz. Kazakistani mban pjesen me te madhe te gjysmes veriore te bregdetit lindor te detit Kaspik ? liqeni me i madh ne bote.

Klima eshte e ashper kontinentale. Temperaturat verore mund te arrije + 45 ° C, ndersa te dimrit ? 45 °C. Ne veri, reshjet arrijne 3000 mm, ne male 1600 mm, ndersa ne shkretetira me pak se 100 mm ne vit.

Bota shtazore e Kazakistanit eshte e pasur dhe e llojllojshme. Ka 158 specie gjitaresh, 485 lloje shpezesh, 52 lloje reptilesh, 12 lloje amfibesh dhe 150 lloje te peshkut. Nentembedhjete lloje kafshesh dhe 23 lloje te shpezeve jane te perfshira ne Librin e Kuq Nderkombetar te llojeve te rralla dhe te rrezikuara te kafsheve.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ekonomia kazake eshte me e madhja ne Azine Qendrore, fale rezerva te medha te fosileve djegese dhe mineraleve e metaleve te ndryshme. Qeveria e Kazakistan planifikon qe me 2018 te trefishoje prodhimin vendor bruto (PVB) te vitit 2000. PVB-ja kazake eshte rritur ne vitet e fundit ne shkalle mbi 9%. Kazakistani perfitoi nga chmimet e larta te naftes ne fillimvitet 2000, ndersa vazhdoi te eksportonte grure, tekstil dhe gjedhe. Parashihet qe kah viti 2010 Kazakistani te behet eskportuesi me i madh i uraniumit ne bote.

Demografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kazakistani eshte shtet me laramani etnike e kulturore, si rrjedhoje e internimeve masive te grupeve etnike gjate regjimit te Stalinit ne ish-BRSS. Kazaket jane kombesia me e madhe, e ndjekur nga ruset. Kazakistani garanton lirine e besimit, ndersa fe te ndryshme perfaqesohen ne vend. Islami eshte feja kryesore, ndersa krishterimi ortodoks eshte i dyti. Gjuhe zyrtare jane kazakishtja (me status te vecante te gjuhes shteterore) dhe rusishtja, ndonese kjo e fundit perdoren per komunikim te perditshem, sidomos mes komuniteteve te ndryshme ne vend.

Per dy dekada te fundit popullsia e Kazakistanit eshte rritur prej 8,5 ne 16,3 milion banore. Keto ndryshime jane pasoje e nje biodinamike te theksuar te popullsise. Pervec lindshmerise se larte (16%) e karakterizon edhe vdekshmeria e larte (10,4%) dhe shtimi natyror prej 5,6%. Me 6 banore ne nje kilometer katrore eshte shteti me i pabanuar ne shtetet e Azise se mesme. Ne Kazakistan jetojne shume kombesi (rreth 100 sosh), por grupacionet me te medha etnike jane kazaket 46%, ruset 35%, uzbeket 2%, tataret 2% etj. Popullsia urbane perben 55% te banoreve.

Terminologjia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Etnonimi kazak rrjedh nga fjala turke qe ka kuptimin e pavaresise, lirise se shpirtit. Rrenjet i ka ne kulturen kazake, ne te cilen kuajt kane luajtur rol te madh. Per kete arsye emertimi eshte i lidhur me termin Kazak. Gjuha e vjeter persishte ?stan, ka kuptimin e vendit ( tokes), keshtu qe Kazakistan ne perkthim do te thote “toke e kazakeve.”

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kultura kazake ngerthen ne vete traditen e lashte nomade-turke, te ndikuar me pas nga perhapja e islamit dhe ne fund nga sundimi rus dhe sovjetik. Sot, diversiteti kulturor ne Kazakistan perfshin edhe doket ruse, gjermane e chifute, si dhe ndikimet moderne te globalizmit.

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Agjencia Statistikore e Republikes se Kazakistanit (ASRK). 2005. Treguesit kryesore demografike. Gjendet ne http://www.stat.kz
  2. ^ United States Central Intelligence Agency (CIA). 2007. “Kazakhstan”, The World Factbook. On-line; gjendet ne https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kz.html
  3. ^ Medvedev Visit Underscores Kazakh Victory Over Uzbekistan For Regional Dominance Arkivuar 28 maj 2008 tek Wayback Machine Radio Evropa e Lire

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  Commons: Kazakistani  ? Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale