Hoteli
eshte
ndermarrje
e cila ofron banim, zakonisht ne nje periudhe te shkurte kohore. Kushtet e akomodimit baze, te cilat nje hotel duhej qe t'i plotesonte ne kohet e kaluara (posedimi i vetem nje
dhome
, nje
krevati
, nje
dollapi
per rroba, nje
tavoline
te vogel dhe nje
lavaman
) jane zevendesuar dukshem me dhoma me instalime moderne, duke perfshire
banjo
ne dhoma te gjumit dhe
kondicionere te ajrit
. Gjerat tjera qe zakonisht gjinden neper hotele jane
telefoni
,
sahati
me alarm
,
televizori
, qasja ne
internet
; furnizimi me ushqime te lehta dhe pije mund te behet ne
mini-bar
, dhe ne aparate per pije te ngrohta. Hotelet me te medha mund te posedojne
restorante
,
bazene
,
cerdhe
, dhoma per
konferenca
dhe sherbime te tjera sociale.
Disa hotele ofrojne kombinime te ndryshme te ushqimeve ne llogari te qendrimit ne hotel. Ne
Britanine e Madhe
, hotelit i kerkohet me ligj t'u servoje ushqim dhe pije cdo mysafiri brenda oreve te caktuara; qe te shmanget kjo kerkese nuk eshte e pazakonshme te gjinden
hotelet private
, te cilat nuk jane subjekt i kesaj kerkese. Ne
Japoni
,
hotelet kapsule
posedojne hapesire te minimizuar ne dhoma dhe ambiente tjera.
Ne
Australi
dhe
Kanade
, hoteli mund te merret edhe si
pub
ose
bar
. Ne
Indi
, hoteli mund te merret edhe si restorant, per shkak se restorantet me te mira jane gjendur gjithmone prane hoteleve te mira.
Fjala
hotel
vjen nga fjala
frenge
hotel
(
hote
do te thote
mikprites
apo
bujtinar
), fjale e cila perdorej me shume per shtepi te verzionit francez qe pranonin shume shpesh vizitore se sa per vende qe ofronin akomodim. Sidoqofte, ne perdorimin bashkekohor francez, fjala
hotel
e ka te njejtin kuptim si termi anglez, ndersa
hotel particulier
perdoret per kuptimin e vjeter. Shqiptimi francez, me theksin lakor, eshte perdorur gjithashtu edhe ne gjuhen angleze, por tani kjo gje behet rralle. Theksi lakor e zevendeson shkronjen "s" ne shqiptimin e meparshem
hostel
, i cili me kalimin e kohes e mori kuptimin e ri, por te afert me kuptimin e vjeter.
Cmimi
dhe
kualiteti
i hoteleve zakonisht e tregojne rangun dhe llojin e sherbimeve ne dispozicion. Per shkak te rritjes se jashtezakonshme te
turizmit
boteror gjate dekadave te fundit te shekullit 20, standardet, vecanerisht ato te ndermarrjeve me te vogla, jane permiresuar dukshem. Por, per hir te krahasimit me te mire jane paraqitur sistemet e vleresimit, ku vleresimi permes nje deri ne pese yje eshte me i zakonshmi, dhe vleresimi me me shume se pese
yje
tregon per me shume luks. Hoteleve ju caktohet shuma ne baze te sistemeve tradicionale, dhe kjo varet shume nga paisjet e ofruara. Disa e konsiderojne kete si te papershtatshme per hotelet me te vogla, kualiteti i te cilave mund t'i perket nje kategorie te caktuar por mungesa e nje artikulli si p.sh. e
liftit
mund ta pengoje ate per ta arritur nje kategorizim me te larte. Ne disa vende ekziston nje sistem standard i kritereve per kategorizimin e hoteleve, por ne shume vende te tjera ky sistem mungon. Jane bere perpjekje per unifikimin e sistemeve te klasifikimit ne nje sistem te besueshem dhe te njohur nderkombtarisht, por ekzistojne dallime te shumta ne kualitetin e akomodimit dhe ne llojin e ushqimit brenda kategorise se njejte te hoteleve, ndonjehere edhe brenda vendit te njejte.
American Automobile Association
perdorin
diamante
ne vend te yjeve per vleresimin e hoteleve dhe te restoranteve.
Disa hotele kane fituar fame permes tradites, duke sherbyer per raste apo persona te rendesishem, si p.sh. hoteli
Schloss Cecilienhof
ne
Potsdam
,
Gjermani
, qe famen e mori nga e ashtuquajtura
Konferenca Potsdam
e aleateve te
Luftes se Dyte Boterore
Winston Churchill
,
Harry Truman
dhe
Joseph Stalin
ne vitin
1945
.
Taj Mahal Palace & Tower
ne
Mumbai
eshte nje nder hotelet me te famshme dhe historike ne
Indi
per shkak te lidhjes se saj me
Levizjen indiane per pavaresi
. Disa hotele e kane marrur emrin nga ushqimet ose pijet e ndryshme, si hoteli
Waldorf Astoria
ne
New York City
qe eshte i njohur per
Waldorf sallaten
, ose
Raffles Hotel
ne
Singapor
, vendi ku eshte shpikur pija
Singapore Sling
. Nje shembull tjeter eshte
Hotel Sacher
ne
Viene
,
Austri
, shtepia e tortes me cokollate
Sachertorte
, ose
Hotel de Paris
ku eshte shpikur
Crepe Suzette
.
Ekzistojne hotele qe jane bere te famshme permes filmave si
Grand Hotel Europe
ne
Saint Petersburg
,
Rusi
, kur
James Bond
qendroi aty ne filmin e famshem
Goldeneye
. Hotelet ne
Kane
si
Carlton
ose
Martinez
u bene qender boterore gjate
Festivalit te Filmit ne Kane
.
Nje numer i hoteleve kane hyre ne vetedijen e publikut permes
pop kultures
, si
Ritz Hotel
ne
Londer
,
UK
,
Algonquin Hotel
ne New York City per shkak te se famshmes
Algonquin Round Table
,
Hotel Chelsea
gjithashtu ne NYC, subjekt i shume kengeve si dhe vendi i lendimit te
Nancy Spungen
(sipas te dashurit te saj
Sid Vicious
). Keto hotele vizitohen shpesh nga persona te famshem.
Shume hotele mund te konsiderohen si "destinacione ne vetvete", te cilat vizitohen per shkak te karakteristikave te tyre te pazakonta.
Disa hotele jane te ndertuara ne drunj te gjalle, per shembull hoteli
Costa Rica Tree House
ne
Kosta Rike
,
Treetops Hotel
ne
Keni
,
Ariau Towers
ne
Brazil
, dhe
Bayram's Tree Houses
ne
Turqi
.
Hoteli shpelle shkretinor ne
Coober Pedy
,
Australi
Jugore, hoteli
Cuevas Pedro Antonio de Alarcon
ne
Guadix
,
Spanje
dhe disa hotele ne
Kapadoki
,
Turqi
, jane te njohura per shkak te ndertimit te tyre ne shpella natyrale, ku disa kane dhoma nentokesore.
Hotelet kapsulle
jane nje lloj i hoteleve ekonomike qe gjinden ne
Japoni
.
Hoteli akull ne
Jukkasjarvi
,
Zvicer
, dhe Hotel de Glace ne
Duschenay
,
Kanade
dhkrihen cdo pranvere dhe rindertohen cdo dimer; Mammut Snow Hotel ne
Finlande
gjindet ne muret e keshtjelles se bores ne
Kemi
; dhe Lainio Snow Hotel eshte pjese e fshatit debore afer
Yllas
,
Finlande
.
Hotelet kopsht, te njohura per kopshtet e tyre para se te ishin hotele, jane Gravetye Manor, shtepia e dizajnerit te kopshteve
William Robinson
, dhe Cliveden, i dizajnuar nga
Charles Barry
me kopsht te trendafilave nga
Geoffrey Jellicoe
.
Disa hotele e kane akomodimin nenujor, si hoteli
Utter Inn
ne
Lake Malaren
,
Suedi
.
Hydropolis
, qe eshte ende nen konstruksion ne
Dubai
, do ta kete akomodimin ne fund te
Gjirit Persik
. Jules Undersea Lodge ne
Key Largo
,
Floride
kerkon scuba diving (kostum per furnizim me oksigjen) per hyrje ne dhomat e saj.
Moteli eshte hotel i parapare per njerezit te cilet deshirojne te kene pushim te shkurter dhe qasje te shpejte nga
automobili
deri ne dhomen e tyre.
Hoteli me i larte ne bote eshte
Burj Al Arab
ne
Dubai
, i cili ka 321 metra, te cilit sidoqofte do t'ia kaloje hoteli fqinj Rose Rotana Suites i cili do te kete 333 metra.
Hoteli me me se shumti dhoma eshte
MGM Grand Las Vegas
ne
Las Vegas
,
ShBA
, i cili ka gjithsej 6,276 dhoma. Ne vitin 2006,
Guinness World Records
e shpalli
First World Hotel
ne
Genting Highlands
,
Malajzi
hotelin me te madh ne bote me gjithsej 6,118 dhoma.
Sipas
Guinness World Records
, hoteli me i vjeter qe ende funksionon eshte
Hoshi Ryokan
ne
Komatsu
,
Japoni
, qe eshte hapur ne vitin 718.
Nje numer i figurave publike kane vendosur te jetojne perkohesisht apo perhere ne hotele.
- Aktori
Richard Harris
jetoi ne
Savoy Hotel
kur ishte ne
Londer
. Arkivisja e hoteleve
Susan Scott
e tregon anektoden per Richard-in, kur ate ishin duke e nxjerrur nga hoteli nepermes krevatit te ambulances, dhe pak para se te vdiste ai e ngriti doren dhe tha "eshte nga ushqimi".
- Ne vitin 2007, mediat ne tere boten raportuan se David dhe Jean Davidson, nje cift pensionistesh nga Sheffield, qendruan ne nje lokacion te Newark, Nottinghamshire & a Grantham, Lincolnshire per gjithsej 22 vite, duke e bere motelin shtepi te vet. Per kete
cift
shpenzimet e qendrimit te tyre ne motel ishin perafersisht te njejta me shpenzimet e jetes ne shtepi, por ketu ata perfitonin nga sherbimi i motelit dhe ushqimi i ofruar. Pas shkuarjes se tyre, moteli e emeroi dhomen e
ciftit
"The David and Jean Davidson Suite".
-
-
-
Varshave
-
Sopot
-
Ndertesa qendrore e Hotel del Coronado, ShBA
-
Ndertesa e vjeter e Hotel del Coronado
-
Mirage Hotel, Las Vegas, Nevada, ShBA
-
Wigwam Motel "room", Holbrook, Arizona, ShBA
-
Hotel Chateau Frontenac, Quebec City,
Kanade
-
Portopia Hotel "Oval" ne Kobe, Japoni
-
Chateau d´Isenbourg, Rouffach, France
-
The Clarence Hotel
, Dublin, Irlande
-
Dawson City, Kanade